File - Pleurat Rudi

Download Report

Transcript File - Pleurat Rudi

TITULLI : HISTORIA E MATEMATIKËS
Leka Shyti
Armir Qurdina
Hajan Thaqi
Natyra Berberi
Ali Spahiu
Leonita Cermjani
TETOR, 2014
Origjina e matematikës
Përpara kohëve moderne dhe përhapjes së gjerë në të gjithë botën e
njohurive, kemi vetëm disa zhvillime që kanë dalë në dritë.Tekstet më të
lashta në matematikë janë dokumenti i njohur si Plimpton 322, Papirusi i
Rhindit dhe Papirusi i Moskes.Interesant është fakti se të gjitha këto
dokumente përmbajnë të ashtuquajturën sot Teorema e Pitagores që
rezulton zbatimin matematikorë më të përhapur dhe më të lashtë.
Plimpton 322- Tabletë,model i
matematikës babiloniane
Papirusi i Rhindit- Dokument, model i
matematikës egjiptiane
 Studimi i matematikës si fushë fillon në Greqi në shekullin e VI para
Krishtit, dhe vetë termi matematikë rrjedh nga fjala greke mathema
që do të thotë mesim, studim, shkence perveç kësaj ajo përgjatë
kohëve ka marrë nje kuptim më të ngushtë dhe më teknik që do të
thotë ''studim matematik''.Kontributi më i madh ka qenë grek dhe
helenistik, që i dha formë si degë matematikës, por gjithashtu edhe
Kina, sistemi numerik hindu-arabik nga India, islamik, të cilat u
mblodhën dhe u përkthyen në latinisht duke e çuar atë ne periudhën
e Evropës Mesjetare.
Kjo tabelë tregon ndarjen e sistemeve numërike
Historia e matematikës
 Fillimet e matematikës humbën në thellësitë e shekujve.Matematika u shfaq si
rezultat i vështrimeve dhe përvojës së njerëzve në përballje me problemet dhe
nevojat praktike.Sistematizimi dhe përmbledhja e njohurive matematikore ka
filluar relativisht vonë.Kinezët e lashtë,civilizimi i Inkëve,pastaj në Indi kishte një
zhvillim të konsiderueshëm të matematikës. Në Greqinë antike matematika
përjetoi një zhvillim te paparë nga një grup i madh matematikanësh siç ishin :
Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi, Euklidi, Arkimedi etj.Grekët e vjetër
matematikën e kuptonin në sensin e gjeometrisë dhe të parët ishin ata që të
vërtetat matematikore i quanin teorema dhe i vërtetonin.Në vijim janë paraqitur
disa nga matematikanët e shquar ne Greqinë Antike.
Arkimedi
Euklidi
Platoni
Pitagora
Talesi
 Njohuritë matematikore të grekëve të vjetër më vonë i përvetësuan dhe i pasuruan
arabët, të cilët quheshin edhe themelues te algjebrës.
Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikës e morën në dorë evropianët. Në këtë
periudhë mund të përmendim Vietin, Cardanon,Fibonaccin etj. Më vonë dolën në
skenë Rene Descartes, Pascali, Leibnitzi, Gausi, Euleri etj. Në fund të shekullit XIX
David Hilbert nje matematikan i shkëlqyer gjerman në Kongresin Ndërkombëtar të
Matematikanëve të mbajtur në Paris në vitin 1900 propozoi dhe i formuloi 23
probleme matematikore, ku 10 janë te zgjidhura, 7 janë zgjidhur pjesërisht dhe 2
janë ende të hapura , 4 të mbetura janë formuluar shumë lirshëm per t'u deklaruar
nese zgjidhen apo jo. Disa nga matematikanët më të shquar të asaj kohe ishin :
Cantor
Leplace
Cauchy
Njutoni
Descartes
Paskali
Euleri
Fermat
Pitagora
Gaussi
Russel
Konferenca e parë ndërkombëtare e matematikës
Konferenca ndërkombëtare e matematikës është konferenca më e madhe për
temën e matematikës, e cila mbahet çdo 4 vjet. Felix Klein dhe Georg Cantor në
vitet e 1890, kontribuan me idetë e tyre për formimin e një konference
ndërkombëtare te matematikës.Konferenca e parë ndërkombëtare e matematikës u
mbajt ne Zyri, Zvicër në Gushtin e vitit 1897.Organizatorët e kësaj konference ishin
Luigi Cremona, Felix Klein, Georg Cantor, Gosta Mittag-Leffler, Andrey Markov etj.
Në këtë konferencë morrën pjesë 208 matematikanë nga 16 shtete, duke përfshirë
këtu 12 nga Rusia dhe 7 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Herën e fundit kjo
konferencë u mbajt ne vitin 2014 në Seoul te Kores Jugore dhe do të mbahet në
vitin 2018 në Rio De Janeiro të Brazilit.
Këta ishin Felix Klein dhe Georg Cantor,
matematikanë të cilët ishin
organizatorë të kësaj konference
Konferenca e parë ndërkombëtare
e matematikës e vitit 1897 në Zyri,
Zvicër.
Konferenca ndërkombëtare e
matematikës e mbajtur në vitin
2014 në Seoul të Koreas Jugore
Simbolet matematikore
Simbolet në matematikë shërbejne për krijimin e shprehjeve
matematikore dhe lidhjen e tyre në forma më komplekse. Me kalimin e
kohës dhe sidomosë me zhvillimin e matematikes logjike fjalori i
matematikes është pasuruar dhe pasurohet gjithnjë e më shumë me
simbole të reja. Zakonishtë për simbolizimin e variableve të ndryshme,
varsisht nga lëmia përdoren shkronjat e alfabetit latin dhe alfabetit
të vjetër grekë. Në shek XVIII, Euleri futi në matematikë një numër të madh
simbolesh të cilat përdoren edhe sot.Ja disa nga ato :
Matematika sot
Matematika ne ditet e sotme përjeton një zhvillim marramendës dhe është e
shpërndarë në shumë degë të specializuara të cilat janë mjaft abstrakte.Sot është
e pamundur të gjendët një autoritet si Hilberti i cili të ketë një pasqyrë të
përgjithshme për të gjitha degët e matematikës. Matematika ka depërtuar edhe
në ato degë të shkencës në të cilat deri para pak kohe as që ishte e
imagjinueshme.Shumica e simboleve që përdoren sot në matematikë nuk ishin
zbuluar deri në shekullin XVI. Matematika shkruhej me fjalë dhe kjo e kufizonte
zhvillimin e saj. Në shek XVIII, Euleri futi në matematikë një numër të madh
simbolesh të cilat përdoren edhe sot.Disa njerëz e konsiderojnë matematikën të
mërzitshme por ajo është shumë e rëndësishme për jetën.
Fjala jonë
Ky projekt na ka ndihmuar shumë në lidhje me historinë e
matematikës.Gjatë punës sonë ne zgjeruam njohuritë tona sa i
përket historisë së matematikës.Matematika është lëndë
shkencore e cila u shfaq në kohët shumë të lashta si rezultat i
vështirësive të njerëzve në përballje me problemet në jetën e
përditshme.Falë ketij projekti mësuam për tekstet më të lashta të
matematikore, për matematikantët e lashtë, konferencën e parë
të matematikës, matematikën babiloniane dhe greke,simbole te
ndryshme matematikore të lashta të cilat përdoren edhe
sot,ndryshimet në matematikë gjatë shekujve.
LITERATURA
www.wikipedia.org
www.math.ubc.ca
www.britishmuseum.org
www.bbc.co.uk
Përmbajtja
ORIGJINA E MATEMATIKËS
HISTORIA E MATEMATIKËS
KONFERENCA E PARË NDERKOMBETARE E MATEMATIKËS
SIMBOLET MATEMATIKORE
MATEMATIKA SOT
FJALA JONE
LITERATURA
2-3
4-5
6-7
8
9
10
11