DÉFINITION DE L`ÉTAT DE CHOC

Download Report

Transcript DÉFINITION DE L`ÉTAT DE CHOC

Rehabilitimi i
PREZENTIM I RASTEVE
pacientëve me
bronkopneumopati
kronike obstruktive
/ Sëmundjeve
Mentor SFISHTA,
Fizioterapeut,
kronike obstruktive
Klinika e pulmologjisë,
pulmonare
në
QKUK Prishtinë
klinikën e
pulmologjisë QKUK - Prishtinë
REZYME
Hyrja dhe qëllimi:
Këto raste studimi paraqesin studimin e një programi të
ushtrimeve fizikale që shkaktojnë ndryshime në forcën
muskulare, funksionin motorik dhe gjendjen psikologjike
të pacientëve me bronkit kronik obstruktiv në klinikën e
pulmologjisë në Prishtinë.
Qëllimi i këtij studimi është të përshkruaj rezultatet e
programit rehabilitues të pacientëve të rehabilituar gjatë
trajtimit në klinikën tonë gjatë periudhës së trajtimit dhe
rehabilitimit respirator në klinikë.
Përshkrimi i rasteve:
Rastet e studimit të punimit janë
pacientë të hospitalizuar, me lodhje të
shpejt dhe me vështirësi në ecje.
Rezultati: përmirësimet janë vërejtur në
qëndrueshmërinë dhe forcën e muskujve
respirator. Pacientët pas trajtimit rehabilitues
filluan të ecin në distanca më të gjata.
Hulumtimi tregon se gjatë
rehabilitimit pulmonar pacientët do
të fitojnë forcë, fleksibilitet dhe
qëndrueshmëri të mjaftueshme që
t’i kryejnë aktivitetet e përditshme
jetësore dhe kërkesat për punë.
HYRJE
- Bronkopneumopatit kronike obstruktive /
Sëmundjet kronike obstruktive pulmonare
- Janë grup i sëmundjeve sistemike mushkërore ku
atakohen bronket. Njihen edhe si sëmundje
mushkërore obstruktive që përfshin bronkitin
kronik dhe në stadin më të avancuar emfizemën
pulmonare. Gjatë këtij prezantimi do të përdori
nocionin bronkit kronik obstruktiv, nocion më i
përdorur në sistemin tonë shëndetësore.
Bronkiti kronik obstruktiv karakterizohet me
mbyllje progresive të rrugëve aerogjene dhe
zbritje jo të kthyeshme të debitit ekspirator.
Inflamacioni kronik i indit mushkëror
dyshohet të jetë edhe shkaktar i
disfunsionimit në nivel muskulor. Ky
inflamacion në fillim i prek bronket, pastaj
rrugët aerogjene më të vogla, vazhdon me
hapësirat alveolare duke shkaktuar emfizem.
Në fund preken edhe arteriet pulmonare
duke shkaktuar hipertension mushkëror.
Këtu është i rëndësishëm jo vetëm
trajtimi medikamentoz por edhe
rehabilitimi fizik. Për shkak se këta
pacient përfundojnë me insuficience
respiratore, hendikap dhe komfor të
jetës shumë të limituar.
Pacientet për këtë studim i përkasin moshës
mbi 45 vjeçare, 60 % prej tyre mëshkuj.
Sipas statistikave në 80 % të
rasteve me sëmundje kronike
obstruktive mushkërore
shkaktarë është pirja e duhanit,
20% shkaktarët janë të
ndryshëm si: sëmundjet
profesionale, ndotja e ambientit,
faktorët gjenetik, duhanpirja
pasive etj.
REHABILITIMI I PACIENTËVE ME
BRONKOPNEUMOPATI KRONIKE
OBSTRUKTIVE / SËMUNDJEVE KRONIKE
OBSTRUKTIVE PULMONARE
Rehabilitimi i pacienteve të kësaj kategorie është pothuaj i njëjtë.
- Adaptimi i ushtrimeve në kabinetin e fizioterapisë bëhet në
funksion të stadit të sëmundjes.
Komponentët e programeve të rehabilitimit pulmonar në vete
përmbajnë ushtrime, këshillime për kujdes respirator, edukim dhe
mbrojtje psikosociale.
Rehabilitimi pulmonar është një vazhdimësi multidimensionale
drejtuar personave me sëmundje pulmonare dhe familjeve të tyre,
nga një ekip interdisiplinare e specialistëve, me qëllim që të arrijnë
dhe të mbajnë nivelin maksimal individual të pavarësisë dhe
funksionimit në shoqëri.
• Fizioterapia respiratore është tretman shtesë
e terapisë medikamentoze, vendin e saj e
gjen posaçërisht në fazat e komplikimeve të
këtij grupi të sëmundjeve
• Fushëveprime kryesore janë:
• Trajtohen rastet e hipersekrecionit në fazat
akute dhe kronike të sëmundjeve me qëllim të
lirimit të bronkeve.
• Trajtohen rastet obstruktive dhe pasojat
mekanike në rrugët e frymëmarrjes, dhe
njëherit pacienti edukohet në zgjedhjen e tipit
të frymëmarrjes.
• Trajtohen rastet e disfunksoinimit akut në
mekaniken ventilatore të jashtme.
• Përdoren këto mjete në praktiken e
përditshme:
Ndikimi karakteristik i SPOK në sistemin pulmonar
është paaftësia e largimit të ajrit nga mushkëritë në
mënyrë efektive, e cila në kthim e zvogëlon mundësinë
e sistemit respirator të transportojë oksigjenin në
mushkëri. Si pasojë e kufizimeve funksionale
shkaktohet procesi i invaliditetit.
Dëmtimet siç janë: kapaciteti vital i zvogëluar dhe
vëllimi ekspirator i sforcuar janë të shoqëruara me
tolerancën e zvogëluar për ushtrime, epizode të
shpeshta të dispnesë, zvogëlohet distanca dhe
shpejtësia e të ecurit dhe eventualisht pamundësi për
kryerjen e aktiviteteve të përditshme në shtëpi, në
vendin e punës ose që të mbetet pjesëmarrës aktiv në
shoqëri.
Qëllimet kryesore të rehabilitimit pulmonar
përfshijnë:
1. Përmirësimin e statusit shëndetësor
2. Përmirësim të simptomave respiratore
3. Përmirësim në tolerancën e aktivitetit ditor
4. Përmirësim në statusin nutricional

Rezultatet e rehabilitimit:
Përmirësimi i funksionit të muskujve respirator
Përmirësimi i qëndrueshmërisë së pacientit
gjatë ecjes dhe ngjitjes së shkallëve
Përmirësimi i distancës në të ecur dhe numrit të
shkallëve të kaluara në një kohë të caktuar
Programi i rehabilitimit
Ushtrime për muskujt respirator:
Pacienti fillon ushtrimet në kohëzgjatje 5 minuta, tri herë
në ditë , njëherë në sallën e kineziterapisë dhe dy herë
në shtëpi, duke e rritur kohëzgjatjen e ushtrimeve aq sa e
toleron derisa të mbërrin në 15 minuta, në një seancë .
Forcimi i ekstremiteteve të poshtme arrihet nëpërmjet
programit aerobik, me ushtrime në shiritin lëvizës, ecje në
shëtitore, biçikletë stacionare dhe ngjitje shkallëve.
Fillimisht pacienti ushtronte në kohëzgjatje 3 minuta
ushtrime, 2 minuta pushim dhe kështu vazhdoi duke e rritur
kohën e ushtrimeve dhe zvogëluar kohën e pushimit, derisa
arriti 6 minuta ushtrime dhe 1 minutë pushim.
Pacient duke e realizuar një pjesë të programit aerobik, ecja në
shëtitore.
Diskutimi
Shumë pacientë me sëmundje të ashpër kronike obstruktive
pulmonale kanë diafragmë të rrafshuar nga hiperinflacioni i
mushkërive.
Para se të fillojë rehabilitimi, pacienti duhet të vlerësohet për
aktivitetin ose për nevojat për oksigjen dhe rekomandimet
për kujdesin preventiv.
Kujdesi preventiv mund të përfshijë ndërprerjen e pirjes së
duhanit, shmangia nga irituesit e ambientit, hidratimi adekuat,
ushqimi i përshtatshëm dhe kontroll e peshës.
Pacientëve me sëmundje të rëndë pulmonare duhet tu jepen
testime të nivelit të ulët me ndërprerje të shpeshta në mes të
fazave ushtrimore. Si alternativë, mund të shfrytëzohet testi
funksional i ecjes për 6, 3 ose vetëm 2 minuta.
EVALUIMI NË NIVEL BOTËROR I
SËMUNDJEVE KRONIKE
OBSTRUKTIVE PULMUNORE
Të dhëna epidemiologjike nga OBSH
Literatura
1. Sadowsky S, Hillegass A E, Essentials of Cardiopulmonary Physical Therapy, W.B Saunders Company, first edition,
Philadelphia, Pensylvania, 1994 .
2. O’Sullivan B S, Schmitz J T, Physical Rehabilitation, Assessment and Treatment, F.A.Davis Company, fourth edition,
Philadelphia, 2001.
3. De Lisa A J, Rehabilitation Medicine, Principles and Practice, J.B.Lippincot Company Philadelphia, 1988.
4. Hertling D, Kessler R, “ Management of Common Muskuloskeletal Disorders” Physical therapy, principles and methods,
Lippincott Williams & Wilkins, third edition, Philadelphia, 1996
5. Jevtic M, Fizikalna Medicina i Rehabilitacija, Medicinski Fakultet, Univerzitet u Kragujevcu, Kragujevac, 1999.
6. Pesic H L, Fizicka Aktivnost i Rehabilitacija Srcanih Bolesnika, prvo izdanje, Prosveta, Nis, 1992.
7. Mador MJ, Deniz O, Aggarwal A, Shaffer M, Kufel TJ and Spengler CM. Effect of RespiratoryMuscle Endurance Training in
Patient With COPD Undergoing Pulmonary Rehabilitation. American College of Chest Physicians, Chest 2005: 128; 1216-1224
8. Dursunoglu N, Baser S, Moray A, Delen O, Polat B, Ekinci A. Utility of Total Face-mask in a COPD patient: A Case
Presentation. Turkish Respiratory Journal 2007; 8(2): 66-68
9. Zainuldin MR, Knoke D, Mackey MG, Luxton N, Alison JA. Prescribing cycle training intensity from the six-minute walk test for
patient with COPD. Discipline of Physiotherapy, The University of Sydney, Australia and Department of Physiotherapy, Royal
Prince Alfred Hospital, Sydney, Australia. BMC Pulmonary Medicine 2007, 7:9
10. Puhan MA, Schunemann HJ, Frey M, Scharplatz M and Bachmann LM. How should COPD patients exercise during
respiratory rehabilitation? Comparison of exercise modalities and intensities to treat skeletal muscle dysfunction. Thorax
2005;60;367-375
11. Currie GP, Douglas JG. ABC of Chronic Obstructive Pulmonary Disease. Non-pharmacological management BMJ volume
332, june 2006.
12. Hill NS. Pulmonary Rehabilitation. Division of Pulmonary, Critical Care and Sleep Medicine, Tufts-New England Medical
Centre, Boston, Massachusetts. Proc Am Thorac Soc Vol 3 pp 66-74, 2006.
13. Troosters Th, Casaburi R, Gosselink R and Decramer M. Pulmonary Rehabilitation in COPD. Respiratory Rehabilitation and
Respiratory Division, University Hospital, Belgium. Am J Respir Crit Care Med Vol 172, pp 19-38, 2005.
14. Pierson DJ. Translating New Understanding Into Better Care for the Patient With Chronic Obstructive Pulmonary Disease.
Conference Summary: Improving Care for COPD Patients. Respiratory Care, January 2004 Vol(1): 99-109.
15. Sin DD, McAlister FA, Paul Man SF, Anthonisen NR. Contemporary Management of Chronic Obstructive Pulmonary Disease.
JAMA, November 5, 2003-Vol 290, NO.17