ANALIZA KOSTO-VËLLIM-FITIM

Download Report

Transcript ANALIZA KOSTO-VËLLIM-FITIM

ANALIZA KOSTO-VËLLIM-FITIM
Formula kryesore
F = A (x) – KF – KV (x)
Ose
Fn = Çx – (a+bx)
MSc. ALBAN ELSHANI
1
DETYRA 1.
1.
a)
b)
c)
“Iliria” është një hotel i vogël i cili ofron dhoma fjetjeje me
mëngjes. Çmimi për person është 50 euro për natë, ku përfshihet
edhe mëngjesi. Pronarët kanë llogaritur se kostot variabile për
person janë 20 euro. Këto kosto përfshijnë ushqimin,
mirëmbajtjen dhe shërbime tjera kryesore. Kostot fikse totale
vjetore të hotelit janë 42.000 euro. Hoteli mund të pranojë gjithsej
10 persona për një natë. Kërkohet:
Llogaritja e marzhës së kontributit për njësi dhe raporti i marzhës
së kontributit
Pragu vjetor i rrezikut për njësi të shërbimit dhe në vlerë
monetare.
Numri i njësive të shërbimit të nevojshme për të arritur profitin
cak prej 60.000 eurove në vit
MSc. ALBAN ELSHANI
2
DETYRA 2
• “Emerald” është një hotel i cili ofron dhoma fjetjeje me
mëngjes. Çmimi për person është 80 euro për natë ku
përfshihet edhe mëngjesi. Pronarët kanë llogaritur se
kostot variabile për person janë 50 euro. Këto kosto
përfshijnë ushqimin, mirëmbajtjen dhe shërbime tjera
kryesore. Kostot fikse totale vjetore të hotelit janë 42.000
euro. Hoteli mund të pranojë gjithsej 20 persona për një
natë. Kërkohet:
a) Pragu vjetor i rrezikut për njësi të shërbimit dhe në vlerë
monetare,
b) Numri i njësive të shërbimit të nevojshme për të arritur
profitin cak prej 60.000 euro në vit
c) Marzha e sigurisë
MSc. ALBAN ELSHANI
3
DETYRA 3
• Janë dhënë të dhënat vijuese të pasqyrës së të
ardhurave për muajin e fundit. Kompania nuk ka
inventar fillestar apo përfundimtar. Janë prodhuar
dhe shitur gjithsej 20.000 njësi. Shitja 800.000,
kosto variabile 550.000, kosto fikse 170.000. Të
llogaritet:
a) Pragu i rrezikut
b) Marzha e sigurisë
c) Shitja për profitin cak prej 120.000 euro
d) Pragu i rrezikut nëse shitja bjen në 780.000 euro
MSc. ALBAN ELSHANI
4
DETYRA 4
• Nga të dhënat e firmës: Kosto fikse 160.000,
Çmimi i shitjes 70, kostoja variabile 40, shitjet
ekzistuese 16.000 njësi, rangu i përshtatshëm 13.000 –
40.000. Kërkohet:
a) Llogaritni pikën kritike në njësi dhe në vlerë
monetare?
b) Sa njësi firma duhet t’i shes për të realizuar një fitim
prej 180.000 euro?
c) Sa do të jetë fitimi nëse kostoja variabile ulet 5% dhe
kostoja fikse ulet për 40.000?
d) Sa do të duhet të jetë çmimi nëse do të donim të
realizonim një fitim para tatimit prej 220.000 euro?
MSc. ALBAN ELSHANI
5
DETYRA 5
• Nga të dhënat e firmës: Kosto fikse 240.000,
çmimi i shitjes 80, kosto variabile 50, shitjet
ekzistuese 14.000 njësi, rangu i përshtatshëm
12.000 – 40.000. Kërkohet:
a) Llogaritni pikën kritike në njësi dhe në vlerë?
b) Sa njësi firma duhet t’i shes për të realizuar një
fitim prej 130.000 euro?
c) Sa do të jetë fitimi nëse kostoja variabile ulet
10% dhe nëse kostoja fikse ulet për 20.000?
d) Sa do të duhet të jetë çmimi nëse do të donim të
realizonim një fitim para tatimit prej 180.000?
MSc. ALBAN ELSHANI
6
DETYRA 6
• Nga të dhënat e firmës: Kosto fikse 200.000,
çmimi i shitjes 50, kosto variabile 30, shitjet
ekzistuese 14.000 njësi, rangu i përbashkët
10.000-40.000. Kërkohet:
a) Llogaritni pikën kritike në njësi dhe në vlerë
monetare?
b) Sa njësi firma duhet t’i shes për të realizuar një
fitim prej 150.000?
c) Sa njësi duhet të shiten për t’u sendërtuar një
fitim prej 280.000 nëse kostoja variabile ulet
10% dhe nëse kostoja fikse ulet për 50.000?
d) Sa do të duhet të jetë çmimi nëse do të donim të
realizonim një fitim para tatimit prej 140.000?
MSc. ALBAN ELSHANI
7