format e organizimit në edukimin parashkollor në kosovë

Download Report

Transcript format e organizimit në edukimin parashkollor në kosovë

EDUKIMI PARASHKOLLOR
INFRASTRUKTURA LIGJORE DHE PROFESIONALE






Ligji për Edukimin parashkollor, 2006
Ligji për Arsimin parauniversitar në Kosovë, 2011
Ligji për Arsimin në Komuna në Republikën e Kosovës
Plani Strategjik për Sektorin e Arsimit 2011-2016
Korniza e Kurrikulës së Kosovës
Standardet e Zhvillimit dhe të Mësuarit në Fëmijërinë e
Hershme 0-6 vjeç
 Kurrikula e edukimit parashkollor në Kosovë 3-6 vjeç, 2006
 Standardet e përgjithshme të edukimit dhe arsimit parashkollor
në Kosovë 3-6 vjeç, 2006
 Dokumentacioni pedagogjik
FORMAT E ORGANIZIMIT NË EDUKIMIN
PARASHKOLLOR NË KOSOVË
Edukimi parashkollor në Kosovë
organizohet në këto forma:
• Në institucione parashkollore publike
• Në institucione parashkollore private
• Në klasat parafillore
• Qendrat me bazë në komunitet
Viti shkollor
Parashkollor
(1-5 vjeç)
2012/13
5 389
Gjithsej
25 706
Parafillor
(5-6 vjeç)
20 317
TË ARRITURAT
 Është bërë trajnimi pilot për zbatimin e dokumentit të Standardet
e Zhvillimit dhe të Mësuarit në Fëmijërinë e Hershme 0-6 vjet.
- Hartimi i shtatë moduleve trajnuese
- Trajnimi i edukatoreve në shtatë komuna pilot
- Vlerësimi i procesit të pilotimit të SZHMFH- së
- Përgaditja e fazës së dytë të trajnimit të SZHMFH- së,
në bashkëpunim me IPK-në
 Fakulteti i Edukimit , ka hapur drejtimin për fëmijërinë e
hershme, që përfshin moshën 0-3 vjeç të fëmijëve, ky program
pritet të fillojë këtë vit akademik.
Shumica e shkollave fillore kanë siguruar hapësirë për paralelet
para-fillore në objektet ekzistuese dhe të reja të shkollave, ku ka
filluar të zbatohet udhëzimi administrativ nr.47/2007, i cili
obligon edukatoren parafillore të punojë me dy grupe edukative
dhe kjo ka ndikuar në rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin
parafillor.
Ka filluar ndërtimi i institucioneve parashkollore me partneritet
publiko-privat, një i tillë është ndërtuar në komunën e Deçanit dhe
praktikat e tilla po vazhdojnë edhe në Prishtinë, ku në ndërtim janë
2 institucione parashkollore me parteritet.
 Është mbajtur fushata vetëdijësimi për rëndësinë e investimit për
edukim në fëmijërinë e hershme me moton “Ylli yt”e cila fushatë
filloi me datë 1 Qershor dhe ka përfunduar me datë 1 shtator 2012,
në këtë kontekst është synuar që të rrisim përfshirjen e fëmijëve në
edukimin parashkollor.
 Fushatat e tilla vazhduan edhe në vitin 2013, të cilat filluan me 1
Qershor në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, çdo tri vjet
MASHT organizon olimpiadën e “Lojërave pa kufi” për fëmijët
parashkollor të moshës 5-6 vjeç.
 Është hartuar kurrikula bërthamë për klasën parafillore.
PRIORITETET
• Edukimi parafillor të bëhet i obliguar
• Zbatimi i dokumentit të Standardeve të Zhvillimit dhe të
Mësuarit në Fëmijërinë e Hershme 0-6 vjeç.
• Rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin
parafillor/parashkollor, duke shfrytëzuar sa më shumë forma
alternative
• Hartimi i kurrikulës së edukimit parashkollor, në këndvështrimin
e KK-së
• Ngritja profesionale e edukatoreve
•Rritja e vetëdijësimit për fëmijërinë e hershme.
Sfidat
 Buxheti i pa mjaftueshëm .
 Përfshirja jo e kënaqshme e fëmijëve në edukim
parashkollor.
 Mungesa e institucioneve parashkollore publike
 Mungesa e hapësirës fizike në shkollat fillore për
përfshirjen e fëmijëve të moshës parafillore 5-6 vjet.
 Vetëdija e pamjaftueshme për rëndësinë e edukimit në
fëmijërinë e hershme.
 Licencimi i institucioneve parashkollore private
 Qëndrueshmëria e qendrave me bazë në komunitet.
Falemnderit për vëmendje
Imrane Ramadani