ligjerata e pest analiza e punes.

Download Report

Transcript ligjerata e pest analiza e punes.

BPrAL AAB
INSTITUCIONI I ARSIMIT UNIVERSITARË
Lënda: MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE
Tema:Analiza e Punes
Ligjeruesë:Naim Ismajli
e-mail:[email protected]
Analiza e Punës








Analiza e punës është një proces i cili u mundëson menaxherëve që,
nëpërmjet informative, analizave dhe njohurive që disponojnë;
të krijojnë vende të reja pune,
të përcaktojnë numrin e nevojshëm të njerëzve për plotësimin e tyre,
si dhe të përcaktojnë njohuritë e nevojshme për ato vende punë.
Qëllimi i analizës së punës është që të arrijë të dokumentojë lidhshmërinë e
procedurave të punësimit me punë siq janë: trajnimi;
seleksionimi,
kompensimi dhe
vlerësimi i perfromansës.
Përcaktimi i nevojave të trajnimit
Analiza e punës mund të përdoret për nevojat trajnuese për të identifikuar apo
zhvilluar:




Përmbajtjen e trajnimit
Testet vlerësuese për të matur efektivitetin e trajnimit,
Mjetet që do të përdoren në trajnim,
Metodat e trajnimit( grupet e vogla, të bazuara në kompjuter, video, klasa etj.)
Kompensimi
Analiza e punës mund të përdoret te kompensimi për të përcaktuar apo
identifikuar:
 Nivelet e aftësive,
 Faktorët kompensues të punës,
 Ambientin e punës (rreziqet, kujdesin, ngarkesat fizike),
 Përgjegjësitë (p.sh. fiskale, mbikëqyrëse),
 Nivelin e kërkuar të edukimit (në mënyrë indirekte, të lidhur me nivelin e
pagës).
Vlerësimi i performansës
Analiza e punës mund të përdoret në vlerësimin e performansës për të identifikuar
dhe zhvilluar:
 Qëllimet dhe objektivat,
 Standardet e performansës,
 Kriteret e evaluimit,
 Gjatësinë e periudhave sprovuese,
 Detyrat për t’u evaluuar.
Aspektet e punës të cilat duhen analizuar






Analiza e punës duhet të mbledhë informata në disa fusha si:
Detyrat dhe punët. Njësia bazike e punës është performansa e detyrave
specifike dhe punëve.
Tjetër është Ambienti i cili mund të ketë ndikim të madh në kërkesat fizike për
të qenë në gjendje për ta kryer punën. Këtu përfshihen kushtet e pavolitshme,
si erë e pakëndshme, temperatura të larta, rreziqe të ndryshme si gazra
helmuese etj.
Tjetër aspekt janë Mjetet dhe Pajisjet të nevojshme për kryerjen e detyrave.
Përshembull veshjet mbrojtëse të cilat duhen specifikuar në analizën e punës.
Mbikëqyrja. Në analizën e punës duhet specifikuar edhe mbikëqyrja e pranuar
edhe ajo e ushtruar.
Aspekt tjetër janë Kërkesat, dmth theksohen kërkesat minimale të nëvojshme
si njohuritë dhe shkathtësitë, për t’a kryer punën.
Procesi i analizës së punës

Udhëheqja e analizës së punës është përgjegjësi kryesore e departamentit të
resurseve humane.

Ky departament informatat lidhur më analizën e punës i mer prej nëpunësve dhe
mbikëqyrësve në departamentet në të cilat bëhet analiza e punës.

Elemente të këtij procesi janë: burimet e të dhënave, metodat e mbledhjes së të
dhënave, të dhënat për punën, përshkrimi i punës, funksionet e resurseve
humane, specifikimi i punës.
Shkallët e analizës së punës
Në shkallën e parë përcaktohet qëllimi i analizës së punës i cili duhet të jetë i
qartë dhe në përputhje me strategjinë e përgjithshme të organizatës.
Në shkallën e dytë bëhet identifikimi i punëve të cilat duhet të analizohen.
Shkalla e tretë paraqet të shpjeguarit e procesit nëpunësve dhe përcaktimin e
nivelit të tyre të përfshirjes duke informuar ata se kush do ta bëjë analizën e
punës, kujt i duhet ajo, cili është roli i tyre në proces.
Në shkallën e katërt bëhet zgjedhja e metodës me të cilën do të mblidhen
informatat lidhur me analizën e punës.
Në shkallën e pestë bëhet organizimi i informative mbi analizën e punës në
formën e cila mundëson përshkrimin dhe specifikimin e punës.
Shkalla e gjashtë si shkallë finale bën rishqyrtimin dhe rifreskimin e
informatave mbi analizën e punës të cilat janë të nevojshme sidomos kur
ndodhin ndryshime të mëdha organizative.
Metodat e mbledhjes së të dhënave




Për analizën e punës na nevojiten informatat të cilat mblidhen në mënyra të
ndryshme, varësisht nga qëllimi që i shërben organizatës
Observimi si metodë e mbledhjes së të dhënave kërkon nga anlisti i punës që të
observojë apo vëzhgoj punëtorët duke punuar
Pyetësorët. Përdorimi i pyetësorëve është metodë më e shpejtë, më e lirë dhe
më efikase e mbledhjes së informatave.
Auditi. Auditi bëhet kur analisti i punës shkon te lokacioni i punës për të cilin
bëhet analiza e punës dhe kërkon nga personat që punojnë që të tregoj për
detyrat më të rëndësishme dhe më të shpeshta.
Intervista është një bashkebisedim që bëhet me grupe të punëtorëve më të mirë.
Prej tyre kërkohet që ata të sqarojnë pse disa prej detyrave janë më të
rëndësishme se të tjerat dhe si janë kryer detyrat.
Aspekte strategjike të analizës së punës




Kjo pjesë hulumton analizën e punës në një ambient të ndryshueshëm të
organizatave, sikur edhe lidhjen mes ambientit të jashtëm të këtyre organizative,
praktikave të resurseve humane dhe të analizës së punës pasi që ambientet e
jashtme dhe strategjitë e punës ndryshojnë në një ambient dinamik të sistemit.
Në këto kohë të shtypjes intensive të konkurrimit, përmirësimit të vazhdueshëm të
kualitetit dhe të fleksibilitetit, një analizë pune e orientuar nga e ardhmja mund të
ofrojë zgjidhje se kur do të ndodhë një ndryshim i parashikuar dhe i organizuar.
Qasja tradicionale ndaj analizës së punës shërben për të arritur ndryshimet e
dëshirueshme dhe fleksibilitetin me ndarje dhe duke supozuar karakteristikat
statike të punës.
Të dyja, si analiza e punës e orientuar nga e ardhmja, ashtu edhe analiza
gjenerike e punës, ofrojnë premtim në kuptimin e menaxhimit të organizatave në
ambientet dinamike.
Rëndësia e analizës së punës

Rezultati më i rëndësishëm i analizës së punës është krijimi i një baze për
përshkrimin bazik të punës, në mënyrë që të sigurohet një mbështetje për
menaxhim më efikas me resurset humane.

Rëndësia e saj mund të jetë për të treguar nevojat për trajnim të personelit
sepse përmes analizës së punës e dimë se cilët kanë nevojë për trajnim.

Pastaj për udhëhequr një analizë të pagave, për të siguruar një bazë të mirë për
seleksionim, për të siguruar realizimin e planit strategjik etj.

Kur kompletohen rezultatet e analizës së punës në një raport të shkruar, atëherë
këto informata menaxherët e resurseve humane i përdorin për të zhvilluar
përshkrimet e punës dhe specifikimet e punës.