Politikat Fiskale www.valmirnuredini.tk 1

Download Report

Transcript Politikat Fiskale www.valmirnuredini.tk 1

www.valmirnuredini.tk
Politikat Fiskale
1
www.valmirnuredini.tk
Sistemi fiskal është i lidhur ngushtë me ekzistimin e shtetit dhe
funksionimin e tij.
Shteti që të mund të funksionojë dhe t’i plotësojë nevojat e
përgjithshme dhe të përbashkëta të qytetarëve, i nevojiten mjetet
materiale. Të gjitha këto nevoja kanë karakter publik, prandaj çdo
shtet insiston që në një nivel sa më të lartë t’i plotësojë ato.
Për këtë arsye, shteti nëpërmjet masave dhe instrumenteve të
ndryshme të sistemit fiskal siguron mjete të caktuara materiale
(financiare), të cilat i përdor për plotësimin e nevojave me karakter
publik siç janë: arsimi, shkenca, kultura, shëndetësia, mbrojtja,
infrastruktura etj.
2
www.valmirnuredini.tk
Përdorimi i politikës fiskale si mjet për të ndikuar në rrjedhat ekonomike
ishte ide e Kejnsit që nga viti 1930, pra me paraqitjen e depresionit të madh.
Kejnsi argumentoi se ekonomia e një vendi gjendet në një depresion,
atëherë shpenzimet qeveritare paraqiten si një e mirë publike, sepse prej saj
mund të përfitojnë të gjithë, ashtu që qeveria duhet ose të shpenzojë ose të
gjejë mënyrë që të ndikojë në rritjen e shpenzimeve individuale.
Kejnsi konkludoi se me rritjen e shpenzimeve qeveritare do të rriten edhe
shpenzimet individuale, ku pastaj përmes multiplikatorit do të vie deri te rritja
e produktit.
Qëllimi i Kejnsit ishte që përmes politikave fiskale të ndikohet në rritjen e
kërkesës agregate ashtu që të kemi rritjen e produktit si dhe të arrihet
punësimi i plotë me një nivel më të lartë të çmimeve.
3
Çka nënkuptojmë me termin politika fiskale?
– Më termin politikë fiskale nënkuptojmë mënyrën se si qeveria zgjedh të
shpenzojë buxhetin e saj me qëllim të furnizimit të qytetarëve me
shërbime dhe mallra publike –shpesh duke u referuar si “shpenzime”.
– Këto mallra dhe shërbime përfshijnë infrastrukturën publike, edukimin,
shëndetësinë, sigurinë publike, gjyqësinë etj…
– Qeveria përpiqet t’i gjejë metodat më të mira për financimin e këtyre
shpenzimeve nëpërmjet llojeve të ndryshme të tatimeve si: TVSH, taksat
doganore, tatimet në të hyra personale, tatimie në të hyra të korporatave,
kontributet për sigurimin social, etj.
– Gjatë zbatimit të politikave tatimore, qeveria mundohet që të sigurojë
nivel të ulët të ngarkesave tatimore dhe trajtim të barabartë si për
biznese, ashtu dhe për qytetarë.
4
www.valmirnuredini.tk
Rëndësia e politikës Fiskale
– Politika fiskale bashkë me politikën monetare janë dy komponente
themelore të politikës ekonomike shtetërore të cilat shfrytëzohen për
realizimin e objektivave makroekonomike për influencimin e produktit të
përgjithshëm vendor, nivelin e punësimit, të ardhurat dhe nivelin e
çmimeve. Përmes politikës fiskale, shteti mund të ndikojë drejtpërdrejtë
në ekonomi.
– Përmes instrumenteve të politikës fiskale ndikohet në punësim dhe
nivelin e çmimeve, në rishpërndarjen më të mirë të të ardhurës dhe
pasurisë, në rritjen ekonomike, në rritjen e kursimit, në nivelin e
investimeve, në çështjet e arsimit, kulturë dhe shëndetësi. Dhe, për të
ardhur deri te plotësimi i këtyre shpenzimeve, qeveria ka gjetur metodën
e saj për tu financuar me mjete përmes llojeve të ndryshme të të hyrave
fiskale si: TVSH, taksat, taksat doganore, tatimet në të hyra personale,
tatimi në të hyra të korporatave, kontributet për sigurimin social, etj.
5
www.valmirnuredini.tk
OBJEKTIVAT E POLITIKËS FISKALE
Objektivat e politikës lidhen me rritjen e mirëqenies së përgjithshme
shoqërore e cila sigurohet vetëm në kushtet e një ambienti që e
cilësojnë stabiliteti ekonomik, politik dhe social.
Objektivat e politikës fiskale janë:
1.
2.
3.
4.
Alokimi i të hyrave publike
Stabiliteti makroekonomik
Nxitja e rritjes ekonomike
Rishpërndarja e të hyrave
6
www.valmirnuredini.tk
OBJEKTIVAT E POLITIKËS FISKALE
– Objektivat e politikave fiskale ndryshojnë dhe mund të përfshijnë:
1. Alokimin e tё hyrave publike (tatimet). Shumë veprimtari të
rëndësishme për funksionimin e shoqërisë – edukimin,
shëndetësinë, sigurinë publike, mirëqenien sociale, mbrojtjen e
ambientit, investimet publike – nuk do të ishin të mundshme ose
nuk do ofroheshin në nivel të mjaftueshëm pa intervenimin e
shtetit. Për t’i mënjanuar këto mangësi, politika fiskale shfrytëzon
të hyrat e grumbulluara në buxhet dhe ndihmon financimin e
këtyre aktiviteteve.
2. Stabiliteti makroekonomik. Ekonomitë e shumë vendeve të
zhvilluara shpesh janë objekt i luhatjeve të vazhdueshme.
Stagnimet eventuale në ekonomi shpesh reflektohen në buxhetin
familjar dhe pastaj edhe në shpenzimet e tyre për mallra dhe
shërbime. Në orvatjet e saj për të eliminuar ose zbutur luhatjet e
tilla, qeveria herë pas here përdorë mjete të politikave fiskale si
7
www.valmirnuredini.tk
politika tatimore dhe shpenzimet publike.
3. Nxitja e rritjes ekonomike. Nëpërmjet
ndryshimeve në tatime dhe shpenzime publike,
qeveria mund të ndihmojë në stimulimin e zhvillimit
ekonomik
4. Rishpërndarja e të hyrave. Përfituesit e të hyrave
të tatimeve qeveritare i përdorin tatimet e mbledhura
që të sigurojnë pensionet publike; nivelin minimal të të
hyrave për personat që janë të sëmurë, fizikisht të
sfiduar, të vjetër, etj… Shteti i cili ofron përparësi të
lartë këtyre synimeve zakonisht preferon të përdorë
sistem progresiv të të hyrave tatimore, d.m.th. se
tatimohen me tepër ata të cilët kanë të ardhura më të
larta.
8
www.valmirnuredini.tk
Cilat janë format kryesore të financimit të
shpenzimeve publike?
Qeveria ka disa mundësi:
1. Tatimet e drejtpërdrejta. Në këtë grup tatimesh përfshihen
tatimi në të hyrat personale, tatimi në të hyrat e korporatave,
apo edhe tatimi në pronë. Në Kosovë, si dhe në shumë ekonomi
të tjera të pazhvilluara, tatimet e drejtpërdrejta nuk luajnë një rol
me rëndësi në buxhetin e shtetit.
2. Tatimet indirekte. Tatimet indirekte përfshijnë në mes të
tjerash TVSH-në, akcizën dhe tarifat doganore. Momentalisht,
tatimet indirekte kontribuojnë me përqindjen më të madhe të të
hyrave të grumbulluara. Këto lloje të të hyrave më së shumti
mblidhen në pikat doganore.
9
www.valmirnuredini.tk
Cilat janë format kryesore të financimit të
shpenzimeve publike?
Qeveria ka disa mundësi:
3. Taksat. Taksat mund të aplikohen tek shërbimet lokale ose në
nivel kombëtar. Shembuj të shërbimeve të cilat mund t’i
nënshtrohen taksave janë: aeroporti; disa dokumente të lëshuara
nga administrata publike; regjistrimi i bizneseve etj. Është si
rregull, që këto lloje të të hyrave nuk luajnë rol të rëndësishëm në
buxhetin e një vendi.
4. Huazimet publike. Në situata ku qeveria nuk ka mundësi të
financojë shpenzimet aktuale publike përmes mbledhjes së
tatimeve të rregullta, ajo detyrohet të huazojë nga burime të
brendshme ose të jashtme. Aktualisht Kosova nuk ka të drejtë të
marrë borxh publik..
10
www.valmirnuredini.tk
TVSH, Akciza dhe Tarifat doganore
–Tatimi mbi Vlerën e Shtuar
–Tatimi mbi Vlerën e Shtuar apo TVSH është një
tatim mbi konsumin. Aplikohet në furnizimet e
mallrave dhe shërbimeve të kryera nga personi i
tatueshëm në Kosovë dhe në importe.
–Shkalla tatimore (përqindja) normale e TVSH-së
është caktuar 16% e vlerës së mallrave dhe
shërbimeve te furnizuara dhe te sjellura në Kosovë.
11
www.valmirnuredini.tk
Akcizat
• Në sistemin tatimor janë përfshirë tatimet e
veçanta në qarkullim, ndërkaq secili prej tyre
është rregulluar me ligj të veçantë, me të cilat
tatohen: alkooli, pijet joalkoolike, birra, kafeja,
produktet e duhanit, automjetet etj.
12
www.valmirnuredini.tk
Dogana
• Për nga karakteri i vet ekonomik ato janë një lloj i
veçantë i tatimit indirekt. Edhe pse dallojmë
doganën për import, eksport dhe kalimin e transit,
sot në sistemet doganore bashkëkohore kryesisht
e hasim doganën e importit, dhe këtë kryesisht në
funksion ekonomik të mbrojtjes së prodhimit
vendor, kurse roli i saj fiskal është më pak i
rëndësishëm.
• Sipas rregullit dogana përcaktohet në përqindje
nga vlera e mallit, por në rastet e caktuara
aplikohet edhe dogana në shumën absolute për
një njësi të matjes, përkatësisht sipas sasisë ose
peshës së mallit.
13
www.valmirnuredini.tk
BUXHETI QEVERITAR
– Shpenzimet dhe të ardhurat e parashikuara nga qeveria për
një periudhë njëvjeçare, pasqyrohen në buxhetin qeveritar.
– Pra, buxhetin mund ta përkufizojmë si pasqyrë sistematike
financiare e të hyrave dhe të dalave të shtetit dhe të
bashkësive më të ngushta shoqërore politike për një
periudhë të caktuar, perkatësisht për një vit buxhetor.
– Buxheti shërben për të regjistruar dhe kontrolluar si kryerjen
e shpenzimeve ashtu edhe të ardhurat paraqiten të
detajuara.
– Luhatjet në ekonomi bëjnë që kohë pas kohe sasia e
tatimeve që bizneset derdhin në buxhet të ndryshojnë.
Prandaj buxheti qeveritar mund të jetë më tepricë pozitive
(suficitarë) me tepricë negative (deficitarë) por mund të jetë
edhe buxhet i balancuar.
14
www.valmirnuredini.tk
BUXHETI QEVERITAR
– Buxheti suficitar shkaktohet në ato periudha kur qeveria
përkatësisht grumbullon më shumë të hyra se sa i nevojiten
për financimin e shpenzimeve aktuale buxhetore.
– Buxheti deficitar shkaktohet në ato periudha kur qeveria nuk
është e aftë të financoj të gjitha shpenzimet e parapara
buxhetore nga të hyrat e saja aktuale.
– Buxheti i balancuar është kur të ardhurat janë të barabarta
me shpenzimet .
– Deficiti dhe suficiti konsiderohen si situate normale me të
cilat ballafaqohet qeveritë anekandë botës.
– Por deficiti mund të konsiderohet i dëmshëm nëse lejohet të
përsëritet në periudhë afatgjatë, meqë në atë rast rezultojnë
në grumbullimin e një barre të borxhit publik.
15
www.valmirnuredini.tk
Cilat janë komponentet kryesore të
shpenzimeve publike?
Shpenzimet publike në mënyrë tipike janë të klasifikuara
në dy mënyra.
1. Mbi bazë “horizontale”
2. Mbi bazё “vertikale”
16
www.valmirnuredini.tk
Cilat janë komponentet kryesore të
shpenzimeve publike?
1. Sё pari, mbi bazë “horizontale” përgjatë të gjitha
ministrive në formë të:
–
–
–
–
pagave dhe mëditjeve në sektorin publik,
shpenzimeve në mallra dhe shërbime,
transfereve dhe
investimeve kapitale nё sektorin publik.
17
www.valmirnuredini.tk
Cilat janë komponentet kryesore të
shpenzimeve publike?
2. Sё dyti, mbi bazё “vertikale”, më detajisht bëhet alokimi i
resurseve nga qeveria qendrore tek nivelet e ndryshme
qeveritare.
Pёr shembull, programet individuale tё ministrive tё edukimit, të
shёndetёsisë, etj. Duke e vështruar nga njё perspektivё tjetёr, njё
pjesë e buxhetit qeveritar shfrytëzohet për financimin e
investimeve për zhvillimin e resurseve njerëzore si dhe trajnimin
e tyre, pёrfshirё këtu sportin, shkencёn apo kulturёn.
Shpenzimet e kësaj natyre e ndihmojnë si sektorin publik ashtu
edhe atë privat. Një segment shumё me rëndësi i shpenzimeve
publike është edhe ai i dedikuar për mbrojtjen sociale të disa
kategorive të njerëzve: pensionet e financuara nga shteti; pagesat
për ndihma sociale për të papunët; ndihma sociale për ata të cilët
janë të sfiduar fizikisht, etj…
18
www.valmirnuredini.tk
Cilat politika fiskale ndihmojnë në nxitjen e
zhvillimit ekonomik?
Ka shumë mënyra në të cilat politikat fiskale mund të ndihmojnë
në nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit.
Në përgjithësi rekomandohet që të hyrat buxhetore të
sigurohen përmes një strukture të tillë tatimore ku baza e
tatueshme si të ardhurat apo shpenzimet për konsum janë
definuar shumë gjerë dhe sa me më pak përjashtime.
Kjo mundëson që shkallët tatimore të jenë në nivel të ulët, duke
e zvogëluar demotivimin për të punuar, shpenzuar,
investuar apo kursyer.
Sa i përket shpenzimeve buxhetore, është me rëndësi që
programet qeveritare të janë të dizajnuara në atë mënyrë
që të mbështesin aktivitetin e sektorit privat – duke ofruar
njё platforme në favor të rritjes ekonomike dhe punёsimit –
e jo të konkurrojnë me të.
19
www.valmirnuredini.tk
Cili është dallimi mes politikës fiskale dhe asaj
monetare?
Kjo është një fushë kompekse e analizave politike. Thënë
thjeshtë, politika fiskale shfrytёzon sistemin tatimor dhe
shpenzimet qeveritare për të ndikuar në ekonomi dhe për
tё arritur një sërë objektivash të tjera.
Politika monetare, nё anёn tjetёr shfrytëzon instrumente si
ndryshimet nё ofertën e parasë dhe me shkallën e interesit
me qëllim qё tё ndikojë nё nivelin e çmimeve dhe koston e
kredisë. Zakonisht politika monetare përcaktohet nga
Banka qendrore e Qeverisë. Kosova. Për këtë arsye,
qeveria gjatë përpjekjeve për të ndikuar në ekonominë
është e kufizuar në shfrytëzimin e vetë të disa
instrumenteve të politikave fiskale.
20
www.valmirnuredini.tk
Çka sjell deri te deficiti apo suficiti buxhetor?
Deficiti buxhetor shkaktohet nё ato periudha kur qeveria nuk ёshtё a aftё tё
financojё tё gjitha shpenzimet e parapara buxhetore nga tё hyrat e saja
aktuale.
Luhatjet nё ekonomi bёjnё qё kohë pas kohe, sasia e tatimeve qё bizneset
derdhin nё buxhet tё ndryshojnё.
Nё mёnyrё qё tё eliminojë deficitet nё pёrgjithёsi, qeveria do tё detyrohej qё
tё ndryshojё shpenzimet e parapara ose shkallët tatimore sa herё qё tё
ndryshojё niveli i tё hyrave buxhetore.
Por kjo do tё shkaktonte jostabilitet dhe pasiguri tek bizneset, dhe do tё
rrezikonte financimin e disa segmenteve me interes nё sferёn publike.
Pёr tё evituar kёtё, qeveria vendos qё tё futet nё borxhe publike pёr tё
tejkaluar diferencat eventuale.
21
www.valmirnuredini.tk
Çka sjell deri te deficiti apo suficiti buxhetor?
E kundёrta ndodh kur qeveria pёrkohёsisht grumbullon mё
shumё tё hyra se sa i nevojiten pёr financimin e
shpenzimeve aktuale buxhetore.
Nё këtë rast qeveria operon me suficit buxhetor. Ajo mund t’i
shfrytëzojë paratë e mbetura pёr shlyerjen e detyrimeve tё
mёhershme ndaj kredidhёnёsve.
Deficitet dhe suficitet konsiderohen si situatё normale me tё
cilat ballafaqohen qeveritë anekënd botёs. Egzistimi i
deficitit ose suficitit nuk mund tё pёrdoret si argument pёr tё
konkluduar mbi kualitetin e politikёs fiskale.
Shumëçka varet nga faktorët që kanë sjellë deri te deficiti.
Deficitet mund tё jenё tё dёmshёm, nёse lejohet tё
pёrsёriten nё periudha afatgjate, meqë në atë rast
rezultojnë në grumbullimin e një barre tё borxhit publik. 22
www.valmirnuredini.tk
www.valmirnuredini.tk
23