File - Etika ne Kontabilitet dhe Auditim

Download Report

Transcript File - Etika ne Kontabilitet dhe Auditim

Niveli i studimeve: Bachelor
Lënda:
Etika në Kontabilitet dhe
Auditim
Prof.dr.Muhamet Aliu
Ligjeratë
Dilemat Etike dhe Ushtrimi i Profesionit të
Kontabilitetit dhe Auditimit
Prof.dr.M.Aliu
Përmbajtja:
1. Ngjarjet me dilema etike
2. Kërcnimet që ndikojnë në mos
respektimin e parimeve themelore
3. Masat mbrojtëse për zvogëlimin e
kërcnimeve
4. Zgjidhja e konfliketeve etike
Prof.dr.M.Aliu
Ngjarjet me dilema etike
Prof.dr.M.Aliu
Skandali
!
• Në Itali alarmohet për një krizë financiare të firmës Parmelat,
kompani e njohur në industrinë ushqimore, si prodhuese e
qumshtit dhe produkteve qumshtore me afat të
qëndrueshmërisë.
• Kompania përjetojë një humbje të pashpjegueshme prej
dhjetëra miliardë dollarëve nga llogaritë e saja financiare.
• Shumë bujq nuk janë paguar për qumshtin që e kanë furnizuar
këtë kompani.
• 35 mijë punëtorë i humbën vendet e tyre të punës.
• Ish kreu i kompanisë dhe dy drejtorë financiare janë në mes të
20 personave të hetuar për mashtrim kriminal!?
Prof.dr.M.Aliu
Skandali
!
• Auditorët dhe bankat menjëherë muarën në vështrim nga afër
gjendjen financiare dhe librat e kompanisë dhe gjetën se më
shumë se 38% të totalit të aktiveve të Parmalat ishin depozituar
në llogarinë bankare të Bankës së Amerikës të degës në ishujt
Kajman.
• Në dhjetor të 2003 Banka e Amerikës zyrtarisht njoftoi se në
llogarinë e fondeve nuk ekziston kjo ngarkesë.
• Hetimet që pasuan nga prokurorët italianë kanë gjetur se
drejtuesit e kompanisë falsifikuan dokumentet zyrtare, dhe kanë
pasqyruar pasuri të imagjinuara në llogaritë bankare. Kështu,
gjatë një periudhë 15-vjeçare, ata kanë fshehur më shumë se
16.2 miliardë dollarë detyrime dhe kompania ka falimentuar më
27 Dhjetor 2003.
• Rasti ishte jashtëzakonisht i popullarizuar (përfolur), kishim të
bëjmë me një kompani shumëkombëshe me kapital më të madh
se 9.2 miliardë dollarë.
Prof.dr.M.Aliu
Skandali
• Në vitin 2001, Enron Corporation, ishte një ndër shtatë shoqëritë
shumëkombëshe, e cila merej me tregëtimin e energjisë me seli në
Hjuston, Teksas, SHBA e cila u shemb si një gërmadhë, kur firmat
vlerësuese të kreditit përgatitën vlerësimet e tyre për borxhet e
kompanisë.
• Borxhi ishte përdorur për të shtrirë veprimet e biznesit të saj në tregje
dhe produkte të reja.
• Disa nga aktivitet e reja përfunduan me humbje e që nuk u deklaruan siç
duhet nga menaxherët e korporatës.
• Kur këto humbje u deklaruan u vështirësua mundësia që korporata të
marë financime shtesë dhe ajo ishte e paaftë të përmbushë detyrimet
ndaj borxhlijve.
• Vlera e korporatës në treg ra shumë, krijojë humbje për shumë
investitorë.
• Shumë punëtorë humbën vendet e tyre të punës
• Humbën kursimet e pensioneve,
• Kreditorët nuk aritën të këthejnë shumat e dhëna.
Prof.dr.M.Aliu
Skandali
• Investitorët e Enron-it dhe kreditorët paditën menaxherër e
kompanisë, me akuzën se ata ishin keqinformuar nga raportet e
dhëna nga menaxherët.
• Menaxherët kishin marrë rroga të larta dhe kompensime tjera lidhur
me fitimin e lartë dhe rritjen që ata kishin paraqitur për kompaninë.
• Investitorët dhe kreditorët dhe shumë anëtarë të Kongresit Amerikan,
të cilët falimentuan e falimentimin e Enron-it, argumentuan se
menaxherët kishin përfituar nga veprimet e biznesit për fitime
personale në vend të fitimeve për pronarët e kompanisë.
• Andersoni, audituesi i saj, u gjet fajtor nga drejtësia për shkak të
asgjësismit të dokumentave të Enron-it.
• Andrew Fastow – shef i zyrës së financave të kompanisë, u padit me 78
akuza për të amshtrimit dhe pastrimit të parave.
• Ndihmësi i financave Copper u dënua për mshefjen e detyrimeve,
• Timothy Belden u dënua me 5 vjet burg dhe gjobë prej 250,000$ për
manipulimet me çmimet e energjisë.
Prof.dr.M.Aliu
Skandali
• Në vitin 1999 kjo kompani ishte vlerësuar me 180
bilionë dollarë.
• Fillimisht ajo ishte një agjenci e vogël vendore e
telekomunikacioneve, por shpejt u bë njëra ndër
furnizueset kryesore të kësaj industrie.
• Si pasojë e veprimeve të parregullta mashtruese të
bëra me shpenzimet dhe investimet kapitale, u krijua
një mbivlerësim i aksioneve të World-Com-it.
• Në dhjetor të 2002 njësia e ngarkuar për investigim
hetoi gjashtë drejtuesit e saj.
Prof.dr.M.Aliu
Plani i pensioneve
Shumë pensionist humbën kursimet e pensioneve
Prof.dr.M.Aliu
Distancimi i plotë i kontabilistëve dhe
auditorëve nga veprimet joprofesionale dhe
joetike
Të gjtha veprimet joetike e kanë një shkaktar të
përbashkët;
- veprimet joprofesionale dhe joetike
• Të gjitha pasojat fillimisht rëndojnë mbi të
vegjlit,
– më vonë edhe mbi të mëdhejt dhe
– në fund mbi të gjithë ne.
Prof.dr.M.Aliu
?
• Tregoni se në rajon dhe në Kosovë, a kemi pasë
ndonjë rast të ngjajshëm për t`a krahasuar me
rastet e përmendura që kanë ndodhë në vendet
e botës
Por,
normalisht duke pasë për bazë kushtet dhe
rrethanat ekzistuese në rajon dhe në vend?
Prof.dr.M.Aliu
Gjykoni në aspektin etik për përfitimin!
Përfitimi
Prof.dr.M.Aliu
Etika
Gjykoni në aspektin etik për përgjegjësinë!
Përgjegjësia
Prof.dr.M.Aliu
Etika
Mënyrat e të përceptuarit të bizneseve
• Përceptimi tradicional i biznesit
• Përceptimi bashkëkohor apo etik i biznesit
• Përceptimi tradicional i biznesit
– Prona shoqërore
– Pasuria e ndërmarrjes përbën një pasuri të përbashkët për pronarët
kurse,
– Punonjësit e trajtojnë si pronë të huaj
• Përceptimi bashkëkohor etik i biznesit
– Pasuria e një biznesi individual apo e një kompanie përbën një pasuri të
përbashkët për:
• të punësuarit dhe menaxherët në njërën anë dhe
• pronarët dhe shtetin në anën tjetër
Prof.dr.M.Aliu
Përceptimi tradicional dhe ai bashkëkohor
• Sipas përceptimit tradicional mbi biznesin, të
punësuarit e menaxherët në njërën anë dhe pronarët e
shteti në anën tjetër referencën e kanë të njëanshme,
sepse vetveten e shohin vetëm si kontribues, kurse si
përfitues të vetëm të biznesit i konsiderojnë pronarët.
• Sipas përceptimit bashkëkohor apo etik, për biznesin të
punësuarit e menaxherët në njërën anë dhe pronarët e
shteti në anën tjetër referencën e kanë të dyanshme,
sepse vetveten fillimisht e shohin si kontribues, kurse
më vonë edhe si përfitues.
Prof.dr.M.Aliu
Kuadri konceptual i të vepruarit etik
• Rrethanat, në të cilat punojnë profesionistët kontabël,
mund të çojnë në kërcnime specifike ndaj respektimit
të parimeve themelore.
• Është e pamundur që të përkufizohet çdo situatë e cila
krijon kërcënime dhe të specifikohet veprimi i
përshtatshëm që çon në zvogëlimin e efekteve të tyre.
• Mund të ndryshojnë si natyra e angazhimeve ashtu
edhe punët që duhet kryer, andaj për rreziqet
(kërcnimet) e ndryshme që mund të ekzistojnë do të
duhet të zbatohen masa mbrojtëse të ndryshme.
Prof.dr.M.Aliu
Kuadri konceptual i të vepruarit etik
• Ishin disa nga arsyet që kërkohet që një profesionist kontabël
të identifikojë, vlerësojë dhe të trajtojë kërcnimet që i bëhen
respektimit të parimeve themelore
dhe jo
• Thjesht të respektojë një paketë të rregullave specifike, të
cilat mund të jenë arbitrare.
• Në qoftë se kërcnimet e identifikuara nuk janë krejt të pa
parëndësishme, një profesionist kontabël duhet që, atje ku kjo
është e përshtatshme, të zbatojë ato masa mbrojtëse, të cilat
eleminojnë kërcnimet ose i zvogëlojnë ato në një nivel të ulët,
të atillë që nuk kompromenton respektimin e parimeve
themelore.
Prof.dr.M.Aliu
Kuadri konceptual i të vepruarit etik
• Një profesionist kontabël është i detyruar të
vlerësojë çdo kërcnim që i bëhet respektimit
të parimeve themelore, kur ai ka dijeni për
këto kërcnime ose, kur në mënyrë të
arsyshme, mund të parashikohet se ai ka dijeni
për rrethanat apo marrëdhëniet që mund të
kompromentojnë respektimin e parimeve
themelore.
Prof.dr.M.Aliu
Kuadri konceptual i të vepruarit etik
• Për vlerësimin e rëndësisë së një kërcnimi, një
profesionist kontabël duhet të mbajë parasysh
si faktorë sasiorë ashtu edhe ata cilësorë.
Prof.dr.M.Aliu
Kërcnimet që ndikojnë në mos respektimin e parimeve
themelore
Respektimi i parimeve themelore, mund të kërcnohet
potencialisht nga një shumëllojshmëri. Por ndër to
janë:
• egoizmi (interesi vetiak)
• vetë rishikimi
• favorizimi (përkrahja)
• familjariteti dhe
• frikësimi
Prof.dr.M.Aliu
Kërcnimet që ndikojnë në mos respektimin e
parimeve themelore
• egoizmi (interesi vetiak), si kërcnim i respektimit të
parimeve themelore ndodhë si rrjedhojë e interesave
financiare ose të intereseve të tjera të një
profesionisti kontabël, ose të një anëtari të
drejtpërdrejtë apo të ngushtë të familjes së tij.
– Varësia e tepruar nga shuma e honorareve të pagesave nga
një klient.
– Ekzistenca e një marrëdhënie të ngushtë biznesi me
klientin.
– Shqetësimi për humbjen e mundshme të një klienti.
– Punësimi potencial tek një klient.
Prof.dr.M.Aliu
Kërcnimet që ndikojnë në mos respektimin e
parimeve themelore
• vetë rishikimi, si kërcnim i respektimit të parimeve
themelore mund të ndodhë në rastet kur një gjykim i
dhënë duhet të rivlerësohet nga vetë profesionisti
kontabël që është përgjegjës për dhënien e këtij
gjykimi.
– Zbulimi i një gabimi të rëndësishëm gjatë procesit të
rivlerësimit të punës të profesionistit kontabël.
– Raportimi lidhur me mënyrën e funksionimit të sistemeve
financiare, ku profesionisti kontabël ka marrë pjesë në
hartimin dhe zbatimin e tyre.
– Përgatitja e të dhënave origjinale, që përdoren për të
gjeneruar regjistrimet, të cilat përbëjnë çështjet për t`u
shqyrtuar në kuadrin e angazhimit.
Prof.dr.M.Aliu
Kërcnimet që ndikojnë në mos respektimin e
parimeve themelore
• favorizimi (përkrahja), si kërcnim i respektimit
të parimeve themelore mund të ndodhë kur
një profesionist kontabël favorizon një
qëndrim apo një opinion deri në atë pikë, sa
që
kompromentohet
objektiviteti
i
mëvonshëm.
Prof.dr.M.Aliu
Kërcnimet që ndikojnë në mos respektimin e
parimeve themelore
• Familjariteti, si kërcnim i respektimit të
parimeve themelore mund të ndodhë në
rastet kur për shkak të një marrënie të afërt,
një profesionist kontabël bëhet shumë
dashamirës (tregon shumë simpati) ndaj
interesave të të tjerëve.
Prof.dr.M.Aliu
Kërcnimet që ndikojnë në mos respektimin e
parimeve themelore
• Frikësimi, si kërcnim i respektimit të parimeve
themelore mund të ndodhë kur një
profesionist kontabël, në kryerjen e një
veprimi me objektivitet, mund të frenohet
prej rreziqeve aktuale ose të marra me mend
(rreziqet që mund të rrjedhin më vonë).
Prof.dr.M.Aliu
Zgjidhja e konflikete etike
• Gjatë vlerësimit të respektimit të parimeve
themelore, nga një profesionist kontabël mund të
kërkohet të zgjidhë një konflikt që ka të bëjë me
zbatimin e parimeve themelore.
• Profesionisti kontabël inicon një proces jo formal të
zgjidhjes së konfliktit, ai duhet të marrë në
konsideratë, si pjesë përbërëse të proçesit të
zgjidhjes, qoftë individualisht ose edhe së bashku,
faktorët e mëposhtëm:
Prof.dr.M.Aliu
Zgjidhja e konflikteve etike - faktet
• Faktet përkatëse;
• Çështjet etike që lidhen me faktet;
• Parimet themelore që lidhen me çështjen në
fjalë;
• Procedurat e brendshme të vendosura dhe
• Drejtimet alternative të veprimit.
Prof.dr.M.Aliu
Masat mbrojtëse për zvogëlimin e kërcnimeve
Masat mbrojtëse të cilat mund të eleminojnë
ose të zvogëlojnëp kërcnimet në një nivel të
ulët të pranueshëm, ndahen në dy kategori të
mëdha:
• masat mbrojtëse që krijohen nga profesioni,
legjislacioni ose rregullat; dhe
• masat mbrojtëse të mjedisit të punës.
Prof.dr.M.Aliu
A mund të premtoni
Të thoni të vërtetën,
Vetëm të vërtetën, dhe
Asgjë tjetër pos të
Vërtetës?
Prof.dr.M.Aliu
Mundem.
Unë jam një
kontabilist.
Ju faleminderit për
vëmendje
Fundi i ligjëratës
Prof.dr.M.Aliu
31