Document 7733213

Download Report

Transcript Document 7733213

Nga: ZENEL KASUMAJ, Drejtor i SH.M.T. “TAFIL KASUMAJ”
MARS: 2008
DEÇAN
Për të qenë i suksesshëm në një AAP në reformim dhe në një
ekonomi në zhvillim, në një treg fleksibil do të duhet të i
përshtatemi AAP së reformuar dhe ekonomisë së këtij tregu, të
parashikohen prirjet dhe ndryshimet e tij.
Ndryshimet në fushën e njohurive, në procesin e të menduarit,
në procesin e të ndierit, në procesin e të mësuarit gjatë gjithë
jetës, në procesin e të bashkëpunuarit që e shoqërojnë njeriun
gjatë gjithë jetës si një domosdoshmëri jo vetëm për sigurimin e
nevojave jetike por edhe për të qenë i suksesshëm dhe
përfaqësues në shoqëri.
Këtij realiteti përpiqet ti shërbej sistemi kosovare i arsimit dhe
atë në arsimin formal, joformal, për të rriturit nëpërmjet
arsimit publik, privat dhe me ndihmën e OJQ-së dhe OQ-së që
kanë vepruar dhe po veprojnë më pak tani në Kosovë.
Që të arrihen këto objektiva që nxënësi të jetë sa më i përgatitur
për tregun e punës që te ne është në zhvillim. Duhet të
përmbushën disa parakushte:
1. Mjetet financiare për kokë nxënësi të mos jenë lineare
siç janë tani në Kosovë. Por për nxënës të AAP të jenë
më të mëdha sepse që të jetë një nxënës i AAP i
përgatitur mirë kërkohet më shumë buxhet.
2. Stafi mësimdhënës të jetë i stimuluar materialisht.
Të bëhet klasifikimi i arsimtarëve varësisht nga
shkalla e shkollimit, rezultateve dhe përvojës në
punë (të bëhet licencimi).
3. Infrastruktura shkollore (klasat, kabinetet,
punëtoritë) të jetë në nivelin e duhur.
4. Bashkëpunimi me ndërmarrjet në aspektin e praktikës
profesionale dhe të njohjes, me trendët zhvillimore
ekonomiko-teknike janë një domosdoshmëri, sepse
nxënësit kanë qasje direkte në makineritë e
sofistifikuara prodhuese, me trendët zhvillimore të
ekonomisë së tregut, mbrojtje në punë, cilësia e
prodhimit, rregulli dhe disiplina në punë si kushte për
një ndërmarrje të suksesshme, orientimi në karier,
aftësitë reflektuese, kreative etj. Që nëpër shkolla
mundësitë janë më të kufizuara. Shfrytëzohet
eksperienca e ekspertëve të ndërmarrjeve. Por kjo deri
me tani është si shprehje e vullnetit të mirë të
ndërmarrjeve dhe angazhimit të shkollave.
5. Bashkëpunimi shkollë – shkollë në nivel rajonal dhe
në nivel të Republikës së Kosovës sidomos në aspektin
e trajnimeve profesionale në shkolla që kanë kabinete
dhe punëtori të pajisura është shumë domethënëse.
6. Sigurimi i teksteve për AAP është domosdoshmëri
7. Decentralizimi i buxhetit dhe rritja e tij nga
MASHT-i, ashtu që shkolla të jetë në gjendje më
shpejtë ti riparoj defektet e shumta në kabinete dhe
punëtori dhe sigurimi i materialit shpenzues.
8. AAP të mos jetë tepër i profilizuar. Në mënyrë që
nxënësi nga AAP të jetë në gjendje të kyçet në
tregun e punës edhe në lëmi të përafërta (qoftë edhe
me një trajnim të shkurtër). Por, edhe për
vazhdimin e studimeve.
9. Edukimi dhe udhëzimi në karrierë duhet të jetë
pjesë integrale e të gjitha programeve të ofruara nga
institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional
formal.
10. Të rishqyrtohet çështja e klasës së XIII. Të
nivelizohet kohëzgjatja e shkollave te mesme.
11. Nga takimet me ekspert të ETF dhe me ekspert të
vendeve Shqipëri, Turqi kemi fituar përvojë në
menaxhim:
– Detyrat e drejtorit (menaxherit) të shkollës janë shumë
dimensionale.
– Përgatitja profesionale (Duke përfshirë edhe trajnimet) . Të ketë njohuri
të duhura në: mësimdhënie, inspektim, financa etj.
– Sinqeriteti.
– Vendosmëria.
– Komunikimi, transparenca dhe bashkëpunimi me mësimdhënës
dhe me partnerë të tjerë (këshillin e prindërve, këshillin rinor të
nxënësve, institucionet relevante, ndërmarrjet etj.) duhet ta
shoqërojnë në çdo moment.
– Ta transmetoi përvojën e fituar tek të tjerët sidomos të
bashkëpunojë me arsimtarët e rinj.
– Të jetë transparent në evitimin e lëshimeve të ndryshme gjatë
menaxhimit të shkollës
(ti pranoj vërejtjet dhe sugjerimet e të tjerëve).
– Gjatë menaxhimit të shkollës të bëj përpjekje në stimulimin të
paktën moral të arsimtarëve të dalluar (këtë ta bëj me shumë
kujdes).
– Të mësoi nga bashkëveprimi, nga bashkëbisedimi në grup ose më
gjerë dhe atë gjatë gjithë jetës.
– Kohë pas-kohe disa detyra të tija tua shpërndaj kolegëve që edhe
ata të jenë të kyçur më shumë në mbarëvajtjen, funksionimin e
shkollës.
12. Kontrollimi ose mbikqyerja dhe llogaridhënia për mbarëvajtjen
e procesit mësimor të bëhet nga: stafi menaxhues, nga zyra e
inspektimit ose nga personat profesional dhe kompetent të
angazhuar nga MASHT-i është shumë domethënëse.
13. Krijimi i një mjedisi bashkëpunues në kolektivin e shkollës.
Të luftoi krijimin e grupacioneve dhe mardhënieve jo të mira
ndërnjerëzore në kolektivin që drejton.
14. Shkollat që kanë kulturë të lartë organizative, të lidhura
ngushtë dhe të bazuar në bashkëpunim janë treguar të
suksesshme. Ndërsa, shkollat që kanë drejtor të prirur të
pranoi dhe emetoi “urdhra” nga lartë-poshtë, d.m.th. natyrë
autoritare dhe burokratike janë treguar të pasuksesshme.
15. MASHT-i në bashkëpunim me Ministritë relevante të evitojnë
prezencën e gjerë të një tregu të punës jozyrtar, të çrregulluar i
cili punëson punëtor pa certifikim zyrtar të aftësive dhe në
këtë mënyrë dobësohen angazhimet e AAP. Sepse përgjegjësitë
e AAP janë të kufizuara ndaj dinamikës, fleksibilitetit të tregut
të punës.
16. Përmasat disiplinore për shkolla të mesme të larta të vendos
shkolla e jo DKA.
17. Arsimi i të rriturve – Në Kosovë duhet ti kushtohet më
shumë vëmendje sepse arsimi i të rriturve përmbush plane
dhe synime për të nxënë për ata që njihen si të rritur në
rrethin e tyre. Që për shumë individ është domosdoshmëri.
(Shumë vajza për arsye të ndryshme nuk kanë vijuar arsimin
e mesëm - tani janë të interesuar ta bëjnë këtë).
18. Zyret e inspektimit – Këtu të hyjnë inspektorë që
kanë përvojë të gjatë dhe të jenë të lëmisë përkatëse.
19.Për AAP shifra prej 1000 nxënës që një shkollë të
ketë zëvendës drejtor duhet të ulët. (Në Shqipëri kjo
shifër është 400 e në Turqi edhe më e ulët).
20.Mosha e pensionimit për mësimdhënëse (femra) të ulet
nga 65 në 60 vjet.
21.Urdhëresat administrative nga MASHT-i të përcillen
me kohë nëpër shkolla dhe ato mundësisht të
përmblidhen në një dispensë.
Nga vizitat e realizuara me ekspert të ETF në tri
vende Ballkanike u njohëm më ndryshimet e
bëra nga reformat nëpër shkollat pilote dhe jo
pilote.
Sistemi arsimor i AAPështë shumëdimensional
dhe sa më shumë që të jesh i kyçur në te, do të
njihesh edhe me kompleksitetin e tij.
 Procesi i reformave çdo kund përcillet me vështërsi
të shumta. Por, vështërsitë në Kosovë ishin dhe janë
edhe më të theksuara.
 Mungesa e infrastrukturës së mjaftueshme shkollore.
 Mungesa e kabineteve dhe punëtorive të nevojshme
për AAP (duke përfshirë edhe pajisjet).
 Mungesa e teksteve, sidomos për lëndë profesionale
 Stimulimi material i ulët i arsimtarëve dhe
punëtorëve tekniko-administrativ.
Si rezultat i kësaj shumë arsimtarë janë të
detyruar të merren edhe me një veprimtari të
dytë.
(37% të banorëve të Kosovës realizojnë të
ardhura 1.42 € (Euro) për një ditë. Ndërsa
15.2% të popullsisë jetojnë në varfëri të
skajshme me 0.93 € (Euro) për një ditë, 33% të
popullsisë bëjnë pjesë në moshën 0-14 vjeçare
– moshë e re).
 Si rezultat i kësaj shumë nxënës janë me probleme të
shumta sociale që reflektohen shumë në përkushtimin
e të mësuarit sepse kryejnë edhe punë të ndryshme
për ta mbështetur familjen. Si rezultat i kësaj është në
rritje braktisja e shkollës.
 Pas fillimit të aplikimit të reformave shumë shkolla
kanë përfituar në trajnimin e mësimdhënësve dhe
drejtorëve të shkollave si dhe në pajisje kabinetike
sidomos shkollat pilote.
 Shumë shkolla janë mbështetur nga OJQ dhe OQ.
Por, pas kësaj vështërsitë janë më të theksuara.
Reformat kanë përfshirë kurrikulet lëndore, qasjen e
bashkëpunimit me partnerë social, me prindër, me
ekonominë e tregut etj.
Në lidhje me kutikulat lëndore që janë ndërruar disa
herë ka vend për shumë ndryshime:
– Harmonizimi ndër lëndor
– Numri i orëve (gjatë javës) për disa lëndë bazike
siç është matematika, duhet të rritet.
– Janë organizuar shumë trajnime për stafin e
mësimdhënësve në shumë module teorike. Por,
shumë pak në ato të praktikës profesionale.
– Dhe të eliminohen – module nga plan-programet
mësimore që nuk janë aktuale-ose ato që përsëritën
në disa lëndë.