kendi i matures shteterore 2014

Download Report

Transcript kendi i matures shteterore 2014

MATURA SHTETËRORE 2014
PROCEDURAT E PROVIMIT MSH 2014
Të gjitha provimet e MSH jepen vetëm me shkrim;
Struktura, data, kohëzgjatja e provimeve të MSH dhe shpallja e
rezultateve të tyre, caktohen me Udhëzim të Ministrit të
Arsimit dhe Sportit dhe shpallen në faqen www.arsimi.gov.al
dhe www.akp.gov.al
KUSH JEP PROVIMET E MSH 2014?
Maturanti që ka përfunduar me sukses vitin e fundit të
shkollës së mesme dhe ka plotësuar formularin A1;
Kandidati që ka marrë dëftesë pjekurie dhe ka plotësuar
formularin A1Z;
Maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit
2014, por nuk janë pajisur me Dëftesë Pjekurie/ Diplomë;
KUSH JEP PROVIMET E MSH 2014?
Maturanti i para vitit shkollor 2005-2006 jep provimet e
Maturës sipas kritereve të përcaktuara në udhëzimin nr. 60, dt.
26.12.2013;
Maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit
2014, nuk japin gjuhën e huaj si provim të detyruar;
APLIKIMI PËR MSH
Aplikimi dhe plotësimi i Formularit A1/A1Z, A2 bëhet online;
Datat e aplikimit miratohen nga MAS dhe shpallen në faqen
www.arsimi.gov.al dhe www.akp.gov.al
Për më shumë informacion drejtohuni në faqen web të
MAS www.arsimi.gov.al
KU BËHET APLIKIMI?
Në shkollat ekzistuese ku kryejnë/ kanë kryer studimet e Arsimit të
Mesëm të Lartë;
Në shkollën e përcaktuar nga KMSH e vendbanimit (komisioni i MSH
në DAR/ZA), kur shkolla e mesme që ka përfunduar studimet është
mbyllur;
Në shkollën e përcaktuar nga KMSH e vendbanimit nëse kandidati ka
mbaruar studimet jashtë vendit dhe ka ekuivalentuar diplomën e
shkollës së mesme në MAS
Dokumentat e aplikimit për kandidatët që aplikojnë me
formularin A1Z
Kërkesë me shkrim për dhënien e provimeve të Maturës;
Kopje të noterizuar të Dëftesës së Pjekurisë/Diplomës së Maturës,
Vërtetimin me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme me fotografi;
Certifikatën e Maturës me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme,
lëshuar nga Drejtori i shkollës, sipas rregjistrit të amzës, ose dokumentit të
lëshuar nga arkivi i shtetit, legalizuar nga Titullari i DAR/ZA-së;
Provimet që njihen për shkollat profesionale dhe të
orientuara
Kur kandidati ka fituar Dëftesën e Pjekurisë si provime të
detyruara njihen:
- Letërsia dhe matematika nëse janë dhënë e fituar;
- Në mungesë të tyre, një ose dy nga provimet, sipas planit
mësimor të shkollës së tyre;
.
KUR MATURANTI/KANDIDATI MBETET
Maturanti/ kandidati mbetet në provimin e Maturës nëse ka
marrë më pak se 20% të pikëve të testit.
KANDIDATËT E MSH 2006-2013
Aplikojnë për IAL-të, bazuar në rezultatet e mëparshme të MSH kur:
Nuk janë shpallur fitues;
Janë shpallur fitues dhe nuk janë regjistruar;
Janë shpallur fitues dhe janë çregjistruar gjatë vitit të parë akademik,
vërtetuar me shkresë nga IAL-të;
Kur studenti vazhdon sudimet në vitin e dytë e më tej ai duhet të
marrë paraprakisht miratimin nga MAS për të vijuar më tej procedurat;
Për më shumë informacion drejtohuni në faqen web të
MAS www.arsimi.gov.al
PROVIMET ME ZGJEDHJE
I japin kandidatët që kanë kryer shkollën e mesme para 20102011 dhe nuk i kanë dhënë ose nuk i kanë marrë ato;
Nuk i rijapin kandidatët, të cilët në maturat e viteve të
mëparshme rezultatet janë jo më të ulta se 4.50;
PROVIMET ME ZGJEDHJE
I njihet rezultati i fundit, kur kandidati ka dhënë më shumë se
njëherë lëndë/lëndët me zgjedhje;
Kur lënda me zgjedhje, rezultati i së cilës kërkohet të mbartet
,nuk gjendet në listën e lëndëve me zgjedhje të këtij viti,në
llogaritjen e pikëve merret koeficienti i lëndës së përafërt me
të.
Aplikimi për Shtetasit shqiptarë dhe të huaj që vijnë
nga jashtë
Të zotërojnë gjuhën shqipe, e vërtetuar me dëshmi provimi
nga Fakulteti i Histori- Filologjisë;
Të dorëzojnë deri në 10 prill 2014, pranë Komisionit të
Posaçëm në MAS, dokumentacionin e kërkuar për
njëvlershmërinë e Dëftesës/Diplomës;
Aplikimi për Shtetasit shqiptarë dhe të huaj që vijnë
nga jashtë
Ata që nuk kanë dhënë provimet e MSH, duhet të japin Matematikën,
si dhe Gjuhën Shqipe e letërsinë, ose një nga gjuhët e huaja të listës së
lëndëve me zgjedhje (e konceptuar sipas standardit të testit të Gjuhës
Shqipe e Letërsisë)
Ata që nuk kanë asnjë detyrim për MSH plotësojnë Formularin A1Z në
shkollën e përcaktuar nga KMSH të vendbanimit deri në dt. 10 maj
2014;
DOKUMENTACIONI I KËRKUAR
Kërkesë aplikimi për njëvlershmëri diplome të shkollës së mesme;
Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;
Diplomën e shkollës së mesme (të përkthyer dhe të noterizuar);
Dëftesat origjinale të të gjitha viteve të shkollës së mesme (të përkthyera dhe
të noterizuara);
Dokumentin që vërteton dhënien e provimeve të barasvlershme me Maturën
Shtetërore në Shqipëri;
Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, lëshuar nga Universiteti i Tiranës;
Kopje të noterizuar të lejes së qëndrimit (për të huajt).
Për më shumë informacion drejtohuni në faqen web të
MAS www.arsimi.gov.al
Maturanti/ Kandidati
Për saktësinë e aplikimit merr informacion në shkollë tek mbikqyrësi
(mësuesi) që ka ndjekur aplikimin e tij;
Ndryshimet në aplikim, në Formularin A1/A1Z, A2, mund t’i kryejë deri
në momentin kur ai zgjedh opsionin e ruajtjes në formular dhe nuk ka
bërë konfirmimin përfundimtar në sistem. Me futjen në sistem të të
dhënave përfundon aplikimi në të gjitha fazat e tij dhe nuk mund të
bëhen më ndryshime.
INFORMACIONE TË TJERA
Rezultatet e MSH pasqyrohen te Libri i Transparencës, i cili
publikohet në faqet e AKP-së dhe MAS;
Pas daljes së Vendimit të Këshillit të Ministrave për kuotat e
Ciklit të Parë të Studimeve për vitin akademik 2014-2015 ( për
çdo program studimi), lista me fituesit pasqyrohet me ID
personale në faqen: arsimi.gov.al si dhe akp.gov.al.
Për më shumë informacion drejtohuni në faqen web të
MAS www.arsimi.gov.al
Koeficientët e shkollave dhe të lëndeve me zgjedhje i
gjeni në linkun :
http://www.arsimi.gov.al/al/arsimi/shkolla/maturashteterore
Udhëzimin teknik për aplikimin në Portalin e-albania e
gjeni në linkun :
http://www.arsimi.gov.al/al/arsimi/shkolla/maturashteterore