Projekt propozimi: Si të shkruani një propozim për projektin hulumtues Gëzim Selaci, MA.

Download Report

Transcript Projekt propozimi: Si të shkruani një propozim për projektin hulumtues Gëzim Selaci, MA.

Projekt propozimi:
Si të shkruani një propozim
për projektin hulumtues
Gëzim Selaci, MA
Pyetja/Pyetjet e hulumtimit
Hulumtimi duhet të ketë, së paku, një pyetje
qendrore të cilës synon t’i jap përgjigje. Ato
mund të jenë dy llojesh:
 Pyetjet ‘Çka’ janë përshkrime.
 Pyetjet ‘Përse’ janë analiza, dhe janë më të
përshtatshme për hulumtim, ngase kërkojnë
të zbulojnë shpjegime, marrëdhënie,
krahasime, parashikime, përgjithësime dhe
teori.
Tipat themelore të hulumtimit



Hulumtim shpjegues. Problemi mund të vijë nga cilido aspekt i
disiplinës: ai mund të jetë një enigmë teorike ose të ketë bazë
empirike. Puna e hulumtuesit duhet të ekzaminojë cilat teori dhe
koncepte janë të përshtatshme, të zhvillojë teori dhe koncepte të
reja, nëse ka nevojë, dhe të ekzaminojë nëse mund të përdoren
metodat ekzistuese. Ai gjithashtu duhet të shtyjë kufijtë e dijes
me shpresë se diçka e vlefshme do të zbulohet.
Hulumtim provues. Gjen kufijtë e përgjithësimeve të
mëparshme. (Ky tip zbatohet sidomos në doktoratë. Kjo qasje ju
mundëson të punoni brenda një kornize të vënë/themeluar
paraprakisht dhe kështu të kryeni hulumtimin në kushte që ju
japin një shkallë mbrojtje në saje të natyrës së themeluar të
shumicës së ideve, argumenteve, instrumenteve matëse, etj.)
Hulumtim i zgjidhjes së problemit. Nis nga një problem i
veçantë nga realiteti, dhe sjell tërë burimet intelektuale që mund
të ndihmojnë në zgjidhjen e tij.
Tiparet e hulumtimit të mirë



Hulumtimi bazohet në një sistem të hapur të
mendimit (hulumtuesi nuk është ai që i di
përgjigjet e duhura, por ai që përpiqet të
shtrojë pyetjet e duhura),
Hulumtuesit i ekzaminojnë të dhënat në
mënyrë kritike,
Hulumtuesit përgjithësojnë dhe specifikojnë
kufijtë e përgjithësimeve të tyre (‘Të gjitha
përgjithësimet janë të rrezikshme, përfshirë
dhe këtë!’)
Pyetje të dobishme në lidhje me
pyetjen e hulumtimit
Ekzistojnë disa pyetje të dobishme që mund t’ia
shtrosh vetvetes në lidhje me pyetjen e
hulumtimit tuaj. Nëse pyetjet (ose përgjigjet) ju
zemërojnë ose ju nervozojnë, atëherë ju duhet
të rimendoni planin e hulumtimit. (Përgjigja ndaj
secilës pyetje duhet të jetë ‘po’.)
 A po provoni të zbuloni diçka të re dhe jo vetëm
të provoni diçka?
 A befasoheni me atë që zbuloni nga të dhënat
tuaja?
 A mendoni, bazuar në të dhënat tuaja, se idetë
tuaja të mëparshme janë të gabuara?
Për çfarë mund të shkruaj?
Konteksti/background







Pyetja e hulumtimit tim është ... (50 fjalë?)
Hulumtuesit që kanë këqyrë në këtë temë janë
... (50 fjalë)
Ata argumentojnë se ... (25 fjalë) Filani
argumenton se ... (25 fjalë) Filani argumenton se
... (25 fjalë)
Debati përqendrohet në çështjet e ... (25 fjalë)
Ka akoma punë për t’u bërë në .... (25 fjalë)
Hulumtimi im i afrohet më së shumti hulumtimit
të Filanit ashtu që ... (50 fjalë)
Kontributi im do të jetë ... (50 fjalë)
Vërejtje 1:



Teza është një argument që, tradicionalisht, duhet të ‘provohet’.
Megjithatë, ky është një term që, me disa përjashtime të vogla,
nuk përdoret në shkrimin akademik. Kuptohet, se hulumtimi dhe
shkrim i varen nga konteksti dhe rasti.
Prandaj, ne nuk ‘provojmë’ diçka për të gjitha kohët dhe vendet;
dhe kjo nuk është përdorim i saktë i fjalës ‘me provu’. Në të
vërtetë, ne mund të ‘tregojmë’, ‘propozojmë’ dhe të bëjmë
interpretime të arsyeshme të asaj që gjejmë në analizën tonë të
teksteve, përmbajtjeve, njerëzve apo ngjarjeve.
Nëse kjo duket si kompromis, atëherë nuk duhet harruar se me
rastin e shkrimit të tezës, ne futemi në një debat; ka shumë
njerëz që nuk do të pajtohen me tezën tonë. Jo vetëm që nuk
duhet injoruar punën e atyre që mund të mos pajtohen me ne,
por ne duhet t’i adresohemi drejtpërsëdrejti kësaj. Na duhet të
artikulojmë bazën e një mospajtimi të tij në shkrimin tonë, duke
treguar se çfarë vendi zë ai në debat. Fjalët si, ‘propozoj’ e të
ngjashme janë më të duhura për gjuhën e debatit.
Vërejtje 2: Metoda hipotetike-
deduktive




Mendimi i Karl Popper në The Logic of Scientific Discovery është se natyra
e metodës shkencore është hipotetike-deduktive dhe jo, siç mendohet
përgjithësisht, induktive.
Është e rëndësishme që ju, si hulumtues, të kuptoni dallimin ndërmjet
këtyre dy interpretimeve të procesit të hulumtimit, ashtu që të mos
shkurajoheni ose të ndjeni sikur po ‘mashtroni’ ose se nuk jeni në rrugë të
duhur.
Një keqkuptim i përhapur i metodës shkencore është se ajo është induktive:
se formulimi i teorisë shkencore nis me vrojtim të paanshëm dhe të
paparagjykuar të të dhënave të papërpunuara që perceptohen me anë të
shqisave. Nga këto të dhëna ndijore – që zakonisht thirren ‘fakte’ –
formohen përgjithësime. Miti është se nga një koleksion i rrëmujshëm i
informatave faktike, disi do të dalë një teori e rregullt. Mirëpo, pikënisja e
induksionit është e pamundur.
Nuk ka vrojtim të paanshëm. Secili akt i vrojtimit që bëjmë është funksion i
asaj që kemi parë ose përjetuar më parë.
(vazhdon...)
Vërejtje 2: Metoda hipotetike-
deduktive (...vazhdim)






Çdo punë eksperimentale ose shpjeguese nis duke pritë ndonjë rezultat të
caktuar. Kjo pritje e ndonjë rezultati është HIPOTEZA. Hipoteta siguron
nismë dhe nxitje për kërkim shkencor dhe ndikon në metodën e kërkimit.
Në dritë të kësaj pritjeje disa vrojtime vlerësohen si relevante dhe disa të
tjera si jorevelvante, përdoret një metodologji ndërsa të tjerat jo, bëhen disa
eksperimente dhe jo të tjera. Ku është hulumtimi naiv, i pastër dhe objektiv
këtu?!
Hipotezat burojnë nga supozimet ose nga frymëzimet, por pasi të jenë
formuluar ato duhet të testohen në mënyrë të rreptë, duke përdorë metodën
e duhur.
Nëse parashikimet e nxjerra nga hipoteza juaj nuk dalin të jenë të sakta,
atëherë ju duhet të braktisni ose të modifikoni hipotezën. Nëse parashikimet
dalin të sakta, atëherë hipoteza juaj është provuar/supported dhe mund të
qëndrojë përderisa teste të ardhshme të provojnë josaktësinë e saj.
Pasi të keni arritur tek hipoteza e juaj, që është produkt i imagjinatës tuaj,
atëherë ju kaloni në një proces më rigoroz dhe logjik, bazuar në argument
deduktiv – së këndejmi rrjedh termi ‘hipotetiko-deduktiv’.
Prandaj, mos u brengos nëse keni ndonjë ide mbi atë se çfarë do t’ju thonë
rezultatet madje para se të filloni të mblidhni të dhënat; nuk ka shkencëtar
që pret deri sa të mbledhë të gjitha të dhënat për të provuar t’i jep kuptim
atyre. Hulumtuesi gjithnjë duhet të formulojë një hipotezë para se ta testojë
atë, për shembull, se filan kërpudhë është kundërhelm i filan baktere.
Orientimi teorik








Qëllimi juaj këtu është të theksoni idetë tuaja themelore mbi
temën.
Së pari, theksoni qasjet e ndryshme teorike në temën tuaj. Cilën
propozoni ta përdorni në hulumtimin tuaj dhe përse? Çfarë
mendoni përafërsisht mbi temën?
Nëse ka teori të ndryshme në temën ose në fushën tuaj,
cilën/cilat do t’i përdorni në kornizën konceptuale për tezën tuaj?
Çfarë trende doni të përcillni nga literatura?
A keni ndonjë propozim të freskët shpjegues, interpretues ose
programor? Pyet veten...
Cilat pjesë të hulumtimit duket të jenë më të suksesshme e më
premtuese dhe cilat më pak?
Cilat janë kritikat më të rëndësishme të punës së
deritanishme/mëparshme?
Çfarë thekse të lëna jashtë, të papërfillura ose hendeqe mund të
identifikohen?
Metodologjia
Përshkruaj metodat që i keni propozuar në hollësi të
mjaftueshme ashtu që lexuesi të ketë të qartë se:
 Çfarë informata do të përdorni?
 Prej çfarë burimesh to të merren informatat?
 Çfarë burimesh do të të duhen?
 Çfarë metodologjie do të përdorësh?
 Përse keni zgjedhur këtë qasje?
 Çfarë çështje etike dhe të sigurisë keni identifikuar
dhe si propozoni të vazhdoni punën?
Metoda/Qasja






Përvijo se si do t’i qasesh temës.
Qëllimi juaj është të demonstrojë se metoda ose qasja që keni
zgjedhur do t’i shërbejë avancimin të tezës apo argumentit tuaj.
Me fjalë të tjera, duhet të shpjegoni se si puna që dëshironi ta bëni
do të testojë idetë e caktuara ose hipotezat, ose do të zbulojë
mënyrën më të mirë të zgjidhjes së një problemi kompleks.
Nëse ju duhet të mblidhni të dhëna, përshkruani se si do ta bëni
këtë. Për shembull, kërkime në arkivë, intervista me aktorët
relevantë, ose forma të tjera të punës në terren.
Ka shumë metodologji të hulumtimit. Fakulteti ose mësimdhënësi
përmes lëndës së Metodologjisë u ndihmon studentëve të
formulojnë një metodë të duhur.
Sidoqoftë, në propozimin fillestar duhet të jepni disa indikacione se
si do të realizohet projekti juaj. Nëse qasja juaj është
eksperimentale ose krahasuese, përvijoni se si kjo qasje do të
prodhojë/jep rezultate (çfarë prisni të zbuloni; përse keni zgjedhur
rastet e caktuara për studim?)




Disa teza marri një pozitë teorike, të frymëzuar nga filozofë,
mendimtarë ose njerëz të praktikës. Në vend të se përvetësoni tërë
filozofinë, ju mund të propozoni të huazoni koncepte të veçanta nga
autorë të caktuar dhe të zbatoni ato në fushë të caktuar ose brenda
një praktike të caktuar. Nëse e bëni këtë, identifikoni se cilat
koncepte janë të dobishme dhe si do t’i zbatoni ato për të arritur
rezultate të caktuara.
Ndonëse me siguri se do të bazoheni në materiale nga disiplina të
ndryshme, qasja/metoda juaj duhet të pasqyrojë disiplinën të cilën ju
e studioni ose praktikën që e ushtroni.
Nëse jeni praktikant dhe po iu adresoheni çështjeve
shoqërore/politike/kulturore/shkencore/filozofike/artistike, artikuloni
në hollësi se si e bëni këtë përmes praktikës tuaj.
Sidoqoftë, sidomos për doktoratura në shkenca shoqërore, çështja e
metodës mbetet komplekse që vazhdon të rimendohet gjatë tërë
procesit të kandidaturës. Propozimi është fillim i procesit. Aty jepen
vetëm indikacione të shkurtra.