Eudhu bi’l-lahi mine’sh-shejtani’r-rraxhim Bismi’l-lahi’r-rrahmani’r-rrahim NAMAZI (Es-Salatu) ©www.zeriislam.com Prizren, 1429/2008 Namazi Namazi është sharti i dytë islam, menjëherë pas kelimei-shehadetit.

Download Report

Transcript Eudhu bi’l-lahi mine’sh-shejtani’r-rraxhim Bismi’l-lahi’r-rrahmani’r-rrahim NAMAZI (Es-Salatu) ©www.zeriislam.com Prizren, 1429/2008 Namazi Namazi është sharti i dytë islam, menjëherë pas kelimei-shehadetit.

Eudhu bi’l-lahi mine’sh-shejtani’r-rraxhim
Bismi’l-lahi’r-rrahmani’r-rrahim
NAMAZI
(Es-Salatu)
©www.zeriislam.com
Prizren, 1429/2008
Namazi
Namazi është sharti i dytë islam, menjëherë pas
kelimei-shehadetit. Pejgamberi, s.a.v.s., ka
thënë:
'Islami bazohet mbi pesë shtylla: dëshmia
se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se
Muhammedi është i dërguar i Allahut, kryerja e
namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit
dhe kryertja e haxhit – kush ka mundësi.'
(Buhariu dhe Muslimi)
Namazi
Pejgamberi i Allahut
s.a.v.s. thotë:
‘Gjëja e parë që do të
përgjigjet njeriu në Ditën e
gjykimit është namazi.
Nëse është korrekt,
korrekte do të jenë edhe
punët e tjera, por nëse nuk
është korrekt edhe veprat
e tjera nuk do të jenë
korrekte.' (Tirmidhiu)
Në çfarë gjendje gjendesh, o vëlla musliman, nëse nuk i falesh krijuesit
tënd? Duhet ta kesh të ditur se namazi është shtylla e fesë pa të cilën feja
nuk ekziston. Ai është ibadeti më i vlefshëm trupor. Allahu xh.sh. thotë:
‘O besimtarë. Faleni namazin dhe lutjuni Krijuesit tuaj. Dhe bëni vepra
të mira që ta arrini atë që dëshironi.‘ (El-Haxhxh, 77.)
Namazi
Gjëja e parë për të cilën do të ankohen
banorët e zjarrit në Ditën e gjykimit dhe
për të cilën do të qortohen do të jetë
namazi. Allahu xh.sh. thotë: „Ç’u solli në
Sekar?“ „Nuk kemi qenë nga ata që
janë falur.“ – do të thonë ata.
(Sure El-Mudethir, ajeti 42 dhe 43)
Allahu xh.sh. thotë: “Faleni namazin, jepeni zeqatin dhe
përkuluni në ruku bashkë me ata që përkulen (në namaz).”
(El-Beqare, 43) A falesh ti o vëlla dhe motër? Çfarë është
namazi yt? Për namaz do të ketë përgjegjësi në Ditën e
gjykimit!
Zoti i lartësuar thotë:
Me të vërtetë, janë të
shpëtuar besimtarët,
të cilët janë të përulur
në namazin e tyre!
‘
(El-Mu'minun, 1-2.)
E ti o shpirt i kënaqur, ktheju
Krijuesit tënd i kënaqur, por
edhe Ai i kënaqur me ty, dhe hyn
në mesin e robërve të Mi, hyn në
xhentin Tim.” (Kur’ani)
Namazi
Madje edhe lartë,
mbi re,
muslimanët e falin
namazin.
Ata e kërkojnë
kënaqësinë dhe
paqen e Tij.
Njerëzit falin
namaz në
rrugë,
në borë,
në ujë,
madje edhe
fëmijët falen!
Të dashur vëllezër dhe motra,
njeriu falet edhe në këtë vend vetëm
që t’i bindet Allahut xh.sh.!
Besimtari mund
të falet në xhami,
në punë,
Falen edhe kur janë të sprovuar në
katastrofa, sepse Allahu ndihmon kur
njerëzit i drejtohen sinqerisht.
Namazi
“Çka mendoni, sikur para dyerve të njërit
nga ju të ishte lumi, në të cilën ai pesë
herë në ditë do të lahej aty, a do të mbetej
ndyrësi në të? ‘Jo,' u përgjigjen të
pranishmit, kurse Resulullahu s.a.w.s.
shtoi: ‘’Ky është shembulli i pesë
namazeve ditore me të cilat Allahu i fshin
mëkatet e bëra." (El-Buhariu)
Namazi
‘Lexo (o Muhamed) atë që
të është zbritur ty prej Librit
(Kur’anit) dhe fale namazin!
Vërtet namazi të ruan nga
shthurja dhe nga çdo vepër
e shëmtuar dhe vërtet
që përmendja e Allahut
është më e madhe! Allahu
di gjithçka që ju bëni.'
(El-Ankebut, 45.)
Xhenneti
ose
Xhehennemi
Faleni namazin dhe jepeni zekatin dhe mbështetuni në
Zotin; Ai është Zoti juaj dhe Krijues dhe Mbrojtës i
Madh. (Kur’ani)
Vëlla dhe motër,
fillo të falesh!
Namazi është shenjë e njohjes
së muslimanëve.
Nuk kemi jetë pa iman, namaz,
dhikër dhe vepra të mira.
Do të sheh se kur të kthehesh nga
namazi, se asgjë nuk ke lëshuar.
Vetëm ke fituar vepra të mira!
Namazi
Dërgoje këtë prezantim edhe në adresa
të tjera. Bën vepra të mira dhe fito
sevape, kurse Allahu xh.sh..
shpëblen shumëfish
çdo vepër të mirë.