Transcript Document
UNIVERSITETI PLANETAR I TIRANËS FAKULTETI I EDUKIMIT DHE SHKENCAVE SOCIALE PSIKOLOGJIA KONJITIVE Kapitulli II :Kuadri historik i teorive të psikologjisë konjitive Java e parë E martë 4 tetor Përgatiti: Edvaldo Begotaraj Lindja e konjitivizmit Miller, Galanter, Pribram Broadbent, Chomsky 1967 Cognitive psychology, Ulric Neisser 1947 Craik, i pari qe e mendoi njeriun si mekanizem Welford: teoria e kanalit unik me kapacitet te kufizuar Miller: numri magjik 7 (+-2) Broadbent: teoria e filtri 1960 krijohet qendra per studimet konjitive ne Harward Proceset e mendimit sipas Craik aftesia e shnderrimit ne simbole te proceseve qe vijne nga jashte organizmit, duke ndertuar nje konfigurim te brendshem aftesia te arrihet ne simbole te tjera, me te zhvilluara, me ndertimin e disa strukturave te shkeputura deri diku nga ambienti (realiteti) i jashtem, duke u nisur nga simbolet primitive Aftesia e rishnderrimit te simboleve ne aksione dhe ne procedura kontrolli mbi ngjarjet ose eventet e ambientit (realitetit) te jashtem. Konjitivizmi Njeriu: sistem veterregullues por edhe perpunues i informacionit Koncept kyc: feedback Craik: njeriu si mekanizem, nje sistem perpunimi i informacionit rreth kontrollit automatik te nje veprimi HIP: Human Information Procesing, perpunimi i informacionit nga njeriu Craik E tashmja psikike nuk ekziston: e tashmja jone eshte ne fakt, nje vizion retrospektiv i botes, me nje vonese te disa fraksione te sekondave, por me nje te jetuar bashekokohore dhe te vazhdueshme Welford: teoria e kanalit unik Te njeriu ekziston nje mekanizem i vendimit me ane te te cilit shqyrtohet pergjigja ndaj cdo stimuli qe paraqitet i tille, qe nuk eshte ne gjendje te marre vendimin t’i pergjigjet S2 pa u verifikuar se pari pergjigja ndaj S1 (prandaj themi se kemi te bejme me nje kanal unik). Ligji i Hick Hick thekson se ne nje detyre koha e reagimit eshte proporcionale me sasine e informacionit qe individi duhet te perpunoje Miller Numri magjik shtate, plus minus dy Artikulli i Miller kontribuonte ne ate teorine e kapacitetit te limituar te mendjes, me sakte si «nje kanal komunikimi qe ka nje kapacitet te limituar te perpunimit te informacionit» Psikolinguistika Teoria gjenerativotransformuese Syntatic Structures Orientim inatist Chomsky: dy hipoteza - gjuha verbale eshte sjellje specie-specifike e njeriut, qe bazohet ne struktura biologjike te paralindura tipike te species njerezore. Chomsky teorizon ekzistencen e nje “pajisjeje per pervetesimin e gjuhes” (language acquisition device, LAD) unike e njeriut nder te gjitha speciet e kafsheve, e rrenjosur ne strukturen biologjike te sistemit nervor - sjellja gjuhesore eshte e lidhur me dy aspekte qe duhen dalluar, sic jane ai i kompetences dhe ai i ekzekutimit. Kompetenca linguistike eshte teresia e njohurive qe individi ka per gjuhen, te nenkuptuara jo si “me dit qe…”(to know that), por “me dit si”(to know how). Nje person di nje gjuhe neqoftese di te perdore shprehje ne ate gjuhe. Ishte hera e pare qe ne psikologji dilte ne skene nje koncept kaq bindes per njohurine, ne kuptimin e “me dit si”. Kontributi Piaget Operacionet intelektuale, qe bazohen ne nje forme logjiko-matematike, jane aksione reale, si prodhime te subjektit (personit), por edhe si eksperienca te mundshme ne saje te realitetit te jetuar. Si realizohet progresivisht dmth. kalimi nga inteligjenca ndijore-motorie (ndijore-levizese) e vitit te pare te jetes ne operacionet formuese te adoleshences dhe rinise Asgje nuk shpjegohet vetem me eksperiencen, por dhe asgje nuk shpjegohet pa eksperiencen: strukturimi i te dhenave shqisore aktuale vjen si rezultat i nje ekuilibri te faktoreve te paralindur me ata te pervetesuar. Sistemi nervor qendror Hebb: sistemi nervor Truri funksion pasiv, jo i afte qendror eshte te perpunoje ne qender te proceseve informacione psikologjike Adrian dhe De Nò: neuronet kane nje aktivitet autonom nga ngacmimi Substanca retikulare Ky formacion neuronik shperndan impulset e marra ne zona te medha te korteksit. Me fjale te tjera, truri merr, perpunon dhe transmeton sinjalin te mbledhur me te gjitha modalitetet ndijore jo me ane te projektimit te drejtperdrejte, por nepermjet nje rrjete te projektimit te shperndare e perfaqesuar nga substanca retikulare, ose me sakte Ascending Reticular Activating System. Ky sistem ka per detyre te kopjoje sinjalet e ardhur nga kanalet ndijore specifike dhe t’i projektoje ne menyre te shpendare ne korteks, duke e aktivizuar dhe duke e mbajtur ne gjendje vigjilence. Moruzzi e Magoun (1949) Hebb 1958 Ne baze te te dhenave neurofiziologjike, theksonte se impulset aferente zhvillojne dy funksione te ndryshme. Ndersa rruga direkte i sherben korteksit per elemente kyce (cue function), qe lejojne ekzekutimin e detyrave te adaptimit te shpejte dhe efikas, rruga e dyte e mban korteksin ne nje gjendje vigjilance (arousal function), dmth ka si qellim mos ta lere pa nje aktivitet baze ose minimal, korteksin. Njesia TOTE Akronim i inicialeve te fjaleve test (test), operate (operim), test (test), exit (dalje): cdo here qe nje individ do te kryeje nje aksion (veprim), formulon nje plan te sjelljes per te arritur objektivin e vene. Njesite TOTE mund te konsiderohen me disa nivele, nga molekulari tek molari, duke qene se mund te nderthuren njera me tjetren ne menyre hierarkike. Per shembull, duam te diplomohemi: brenda ketij plani fillestar, kemi te tjere plane per studimin e librave, ndjekjen e leksioneve etj. Miller, Galanter dhe Pribram Subjektet perdorin strategji te vecanta asociative ne memorizimin e rrokjeve pa kuptim E vetmja menyre, per t’u siguruar nese subjektet (personat) po perdorin ndonje strategji dhe cila eshte kjo, eshte t’i pyesesh ata vete Ishte me mire sikur te zbulohej se cfare po benin subjektet e eksperimentuar, sesa te thuhej se po bente ate qe po kerkohej te studiohej Pyetja ishte c’ben nje person, por ky cben duhet kuptuar jo si sjellje e jashtme, por ne kuader te nje procesi te perpunimit te informacionit qe individi kryen. Paradigma HIP Njeriu shihet vetem nepermjet analogjise me makinen llogaritese, konsiderohet si nje makine, me nje perpunues informacioni. Aspekti interesant eshte ai i serialitetit te konsiderueshm te procesit, te nxjerrjes se informacionit ne seri Massaro (1975) Veren se parimi kryesor i HIP eshte se midis stimulit dhe pergjigjjes ka nje sere operacionesh mendore, te quajtura faza te perpunimit, qe zhvillohen ne baze te informacionit qe sjell stimuli. Cdonjera nga keto operacione kerkon njefare kohe per tu zhvilluar (prandaj ka rendesi zbulimi i Craik ne matjen e kohes se reagimit), dhe nese informacioni nuk do te perpunohej neper te gjitha fazat, nuk do te ishte i gatshem per fazat e metejshme. Paradigma HIP ka dy konstrukte: funksional, qe pershkruan natyren e informacionit ne nje faze te caktuar, dhe struktural, qe pershkruan naturen e operacioneve qe kryhen. Kujtesa Nje tjeter aspekt i rendesishem eshte ai i tranformimit te konceptit te “kujteses”. Brown (1958) dhe konjitivistet e tjere individuojne nje kujtese afatshkurter te pajisur me parimet e veta te funksionimit. Ne 1960, Sperling zbulon kujtesen ikonike – kujtese shume afatshkurter, me kohe magazinimi rreth 100-150 msek. Konjitivizmi Konjitivizmi nuk ishte nje shkolle e mirefillte, por ne te bashkejetonin disa kendveshtrime qe mund te ishin ne disa raste edhe komplet te kunderta: per shembull pozicionet, pozicionet empiriste ekstreme, si ai i Broadbent (1973), dhe inatistet ekstreme, si ai i Chomskyt (1957). Periudha e dyte e konjitivizmit Ne 1976 Neisser boton nje veper tjeter po aq me ndikim sa e para, e quajtur Cognition and Reality Kritika radikale iu drejtua konceptit te “perpunimit te informacionit Sipas Neisser, “informacionet” qe individi perpunon duhen pare ne ambient, sepse aty ndodhin dhe eshte pikerisht ambienti qe i ofron. Ne kendveshtrimin e ri te Neisser, individi zoteron ne strukturen e vet konjitive, disa “skema” qe e ndihmojne te kape informacionet, dhe qe ndertojne lidhjen kryesore midis perceptimit dhe mendimit. Gibson dhe teoria e tij ekologjike Gibson ka meriten e zbulimit te efekteve te njepasnjeshme ne perceptim Gibson propozoi nje drejtim ekologjik te perceptimit viziv Nuk e konsideronte mendjen si te afte te pasqyroje dhe te perpunoje informacione. Per Gibson e gjithe kjo eshte e parendesishme (irrilevante). Informacionet, sipas tij, jane nderkohe, prezente ne strukturen optike (stimulus array), ne stimulimin sic i paraqitet direkt subjektit. Dhe pa patur nevojen e sistemeve komputacionale, flukseve informacionale, strukturat paraqitese etj., keto informacione mund te kapen tek njeriu ne menyre direkte Gibson dhe teoria e tij ekologjike Informacionet kane kuptim per organizmin qe i kap direkt nga stimulimi (teoria e perceptimit direkt), duke qene se jane affordances (nje neologjizem i perdorur nga Gibson, qe ka kuptimin te furnizoje, te paraqese, por edhe i afte per te bere dicka), te paraqitura ne ambient ne lidhje me vleren evolutive qe kane per organizmin. Gibson perkufizon ambientin si dicka qe rrethon kafshet. Per te fjalet kafshe dhe ambient formojne nje cift te pandare Johansson dhe perceptimi i ngjarjeve Johansson ka demonstruar ne menyre efikase perceptimin e levizjes Psikologjia eshte interesuar perhere per perceptimin e ngjarjeve duke anashkaluar perceptimin statik. Dallimi vihet re tek roli qe keto koncepte i japin kohes: ngjarjet, faktikisht, zhvillohen ne kohe dhe ndryshojne ne kohe. Tek ngjarjet, modifikimi qe percaktohet nga koha eshte struktural Philip- Johnson Laird Vihet theksi tek raporti midis gjuhes dhe njohurise se botes Modelet mendore jane struktura raprezantuese te perbera nga elemente (tokens) dhe lidhje, te strukturuara ne menyre te tille qe te mund te paraqesin nga njera ane gjendjen specifike te gjerave, dhe nga ana tjeter te jene te pershtatshme me proceset qe do te zhvillohen ne to. Teoria e modeleve mendore Permbledhje Ne vitet ’70 kemi dhe revolten ekologjike ndaj konjitivizmit, te udhehequr nga dy studiues te shquar: Gibson dhe Johansson Refuzohen mikromodelet ne te cilat paradigma HIP kishte fragmentuar mendjen njerezore Ndihet gjithashtu nevoja e rivleresimit te ambientit te jetes se perditshme te njeriut Gibson: nformacionet nuk eshte se pervetesohen, por ato jane nderkohe prezente Modelet mendore jane struktura raprezantuese (paraqitese, parashtruese, pasqyruese). Kemi dy lloje kryesore: fizike dhe konceptuale. Permbledhje Substanca retikulare – grupime te ndryshme qelizash dhe fibrash nervore me funksione te ndryshme. Pergjegjese e gjendjes se ndergjegjshme dhe e ritmit gjume-te qenit zgjuar Arousal – gjendje psikofiziologjike e te qenit zgjuar dhe reaktive ndaj stimujve Shkenca konjitive Norman 1980, 12 pika: sistem besimesh, ndergjegjia, emocioni, interaksioni, gjuha, te mesuarit, kujtesa, perceptimi,performanca, aftesia dhe mendimi. Ne te vertete behej fjale per nje riorganizim te psikologjise konjitive, duke i dhene me shume perparesi inteligjences artificiale, refuzimit te mikromodeleve, si tek ekologjizmi, por ne ndryshim nga ky i fundit me nje theksim te idese se analogjise se njeriut me kalkulatorin dhe te perdorimit te AI. Shkenca konjitive Koncepti i paraqitjes se njohurive zevendesonte ate te kujteses Kushti kryesor i afirmimit te ketij koncepti ishte studimi i “rrjetave semantike”, i ideuar nga Quillian, ne fund te viteve ’60 dhe i shtjelluar me vone nga Loftus dhe Collins ne mes te viteve ’70, si modele te paraqitjes se kuptimit te fjaleve. Ne pergjithesi psikologjia e proceseve konjitive eshte psikologjia e paraqitjes se dickaje (edhe ne mungese) Nje paraqitje ose pasqyrim eshte nje sistem formal per te paraqitur qartesisht disa teresi ose lloje informacionesh, bashke me nje shpjegim sesi sistemi e ben te mundur kete gje Shkenca konjitive Mund te mendojme per paraqitjen e njohurive si nje rrjete, ku fijet qe lidhen jane atributet dhe nyjet jane konceptet Ky model, qe paraqet mjaft mire disa karakteristika tipike, psh., te kujteses semantike, dhe me ne pergjithesi te paraqitjes se njohurive gjuhesore, i perket kategorise se te ashtuquajturave ”rrjeta semantike”. Koncepti i skemes Perpjekje per te zhviluar nje model me te pergjithshem, qe mund te zberthehej me pas ne deget perberese, ne funksion te llojit te paraqitjes se njohurise qe do studiojme Nje skeme eshte struktura themelore e paraqitjes se njohurive Nje skeme e pergjithshme mund te kete nenskema ne brendesi te saj te vendosura ne menyre hierarkike Skemat jane modele te pergjithshme te njohurive Koncepti i skemes Skemat, pra, nuk zoterojne informacione specifike te eventeve individuale, vec e vec, te vetme, por informacionet pergjithesohen me ane te nje procesi abstrakt mbi kategori eventesh ose ngjarjesh Mund te themi qe skemat zoterojne variabla qe mund te marrin cfaredo vlera te ndryshme ne kushte specifike, te vecanta Gjithashtu skemat jane struktura hierarkike, prandaj themi qe nje skeme mund te inkorporoje, mund te permbaje ne brendesi te saj, nenskema te tjera te mbivendosura Script = skenar Me script do te kuptojme skemen e paraqitjes se njohurise procedurale Script eshte skema e nje situate te tille qe koncepti korrespondent me script pershkruhet nga nje seri njohurish, qe nga ana e tyre i korrespondojne nje sekuence veprimesh qe kane nje karakter te vecante per ate koncept. Ne brendesi te tyre perfshihen veprime, vlera, norma, dhe jo vetem njohuri ne kuptimin e ngushte te fjales Script = skenar Veprimet, sekuenca stereotipike e veprimeve te mesiperme, perbejne nje pershkrim te sakte te paraqitjes se njohurive tona me shume sesa nje liste cfaredo, vendesh, objektesh apo ndodhish. Ndersa ne 1982 Schank e perpunoi paksa konceptin e scriptit, duke i shtuar ate te skenes, qe eshte nje skeme qe perfshin dhe pershkruan nje ambient akoma me te gjere, dmth ka nje nivel me te larte (zgjeruar) pergjithesimi Van Dijk (1977) Revolucioni ne fushen linguistike Kapercen modelet psikoluinguistike te limituara tek analiza e frazave, duke vene ne dukje qe asnje nuk i lexon frazat ne menyre te izoluar si te ishin te izoluara, si te ishin vec e vec Imazhet mendore Nje menyre e ndryshme per te paraqitur menderisht gjerat ”analogjistet”: individi kryen me mend te njejtin veprim ne te njejten kohe qe do ta kryente ne te vertete «propozicionalistet»: imazhet mendore nuk kane asnje gje te perbashket me perceptimin viziv, sic theksonin analogjistet Me fjalet e Pylyshynit, kalohet nga imazhi i <nje objekti X me permbajtje Y>, ne <imazh i objektit X> me permbajtje Y. Eshte thjesht nje spostim i pavetedijshem. Ne kete eksperiment, personit i duhet nje kohe me e madhe ne percaktimin e elementeve me te larget nga vendi i nisjes Modelet dinamike Zevendesojne inteligjencen artificiale klasike Nuk behet me fjale per variabla logjike por per variabla numerike qe mund t’u aplikohen rregulla evolutive Modelet dinamike paten nje gje parasysh qe tek inteligjenca artificiale ishte nenvleresuar: kalimi i kohes, dhe kjo ne saje te rregullave evolutive Karakter organizues-veterregullues i modeleve dinamike Fodor dhe gjuha e mendimit Mbeshteste idene se te menduarit dhe proceset e tjera mendore konsistojne kryesisht ne veprime komputacionale mbi sintaksen e paraqitjeve te njohurive qe perbejne gjuhen e mendimeve Mendimi ka nje strukture fjalore , me perberes qe mund te diferencohen dhe te interpretohen semantikisht, te kombinuar me rregulla semantike precize Ekziston nje gjuhe e mendimit (menderishtja), ne te cilin paraqitjet mendore jane ne forma frazash Teoria kompiuterike ose komputacionale lejon identifikimin e pozicioneve fjalore me lidhje specifike komputacionale. Modularizmi Modularizmi parashikon nje arkitekture konjitive te diferencuar ne struktura te ndryshme “vertikale Modulet gjate funksionimit te tyre jane te mbyllur hermetikisht keshtu qe nuk mund te kene kontakt me paraqitjen e njohurive te individit te depozituar ne kujtesen afatgjate dhe as ne informacione te prejardhura nga pjese te tjera te sistemit konjitiv te individit. Keto sisteme analizash te inputit jane specifike per nje sfere te caktuar Konesionizmi Konesionistet nuk jane dakort me arkitekturen vertikale me struktura te ndara dhe konjitivisht te papershkueshme Konesionizmi sheh nje arkitekture kryesisht”horizontale”, ne nje nivel masiv nderlidhjesh te te gjithe elementeve mes tyre Truri, sipas konesionisteve, eshte bere ne menyre radikalisht te kundert. Truri ka pak a shume 100 miliard neuronesh: cdo neuron eshte i lidhur me disa mijera neurone te tjere (nga disa mijera ne dhjetera mijera); cdo konesion (lidhje) mund te jete ne dy stade: i aktivizuar dhe i bllokuar. Truri, pra, eshte nje makine komplekse dhe me potencialitet te jashtezakonshem Konesionizmi Pra kemi nje makine jashtezakonisht te nderlidhur, qe nuk ka nje qender ku merren vendimet fizikisht te lokalizuar, por qe eshte e perbere nga nje numer jashtezakonisht i madh elementesh me nje numer gjithashtu aq te madh lidhjesh reciproke, qe funksionon ne paralel dhe jo ne seri. Eshte e vertete qe funksionimet teke jane me te ngadalta, por fakti qe mund te behen elaborime te pafundme njekohesisht e ben makinen jashtezakonisht te shpejte. PDP (parallel distribute processing), McClelland dhe Rumelhart (1986). Shperndarja procesuale paralele Nje rrjet nervor eshte nje strukture dinamike e afte te veterregulohet dhe te vete-mesoje Zemra e konesionizmit eshte modelizimi ne termat e rrjeteve nervore Te gjitha keto rrjete jane te perbera nga njesi (nyje, neurone artificial) qe jane te lidhura midis tyre nga lidhje, qe mbartin disa “pesha”. Nje peshe eshte rezultat i pervetesimit, por nuk eshte nje paraqitje e interpretuar ne te jashtmen, nga ana semantike; nuk vlen per asnje simbol. Paraqitja e rrjetit ne kete rast quhet subsimbolike