Transcript Slide 1
Teoritë arsimore (Konjitivizmi) TEORITË ARSIMORE DHE ANALOGJIA ME ZHVILLIMIN E TEORISË MBI ATOMIN (B.K.K) • TEORIA KONJITIVISTE E PIAZHESË (SKEMA, PROCESET KOMPLEMENTAR DHE ZHVILLIMI MOSHOR, STADET) • TEORIA E KONSTRUKTIVIZMIT SOCIAL KULTUROR TË VIGOTSKIT (SKELA & (Z ZH P) • TEORIA E J. BRUNERIT (ASPEKTI KONJITIV DHE SOCIAL KULTUROR DHE DEGËZIMI) • Të mësuarit dhe teoritë mbi të Të mësuarit realizohet nëpërmjet teorive arsimore Deri në fillim të viteve 90 arsimi ynë u përhap në të gjithë venditn Por, si çdo fushë tjetër edhe arsimi ishte i politizuar dhe i ideologjizuar. Në këto rrethana nuk mund të bëhej fjalë për teori arsimore. Edhe në vende të tjera para shekullit të 20 nuk mund të bëhej fjalë për teori arsimore, por për koncepte, ide dhe praktika mësimore Teoria është një dije e sistemuar dhe e përgjithësuar Në kohën e sotme tre teoritë arsimore bazë janë biheviorizmi, konjitivizmi dhe konstruktivizmi Ato janë në themel të procesit mësimor që realizohet në vendet e zhvilluara. Kjo edhe se elementet e tyre integrohen tek konstruktivizmi Koncepte tradicionale/bashkëkohore Deri në shekulllin e 20 nuk mund të bëhej fjalë për teori arsimore por për koncepte dhe qendrime tradicionale në arsim. Disa karakteristika dalluese midis dy qëndrimeve: Koncepte & metoda tradicionale Koncepte & metoda progresive Mësuesi në qendër të procesit Nxënësi në qendër të procesit mës. Vendimarrje e centalizuar Decentralizim i vendimmarrjes Standartizim (ngurtësim) Fleksibilitet Kontroll i centralizuar/nxënësit Autonomi me përgjegjshmëri e nxën Mardhënie individuale Mardhënie bashkëpunuese Pasivitet Inisiativë Konformizëm Diversitet Një mënyrë komunikimi Një rrjet informativ Përmbajtje lëndore e fragmentarizuar Tërësi, kontekst Orientim nga pjesët e mësimit Orientim nga procesi mësimor Përmbajtja e teorive arsimore Një teori arsimore përfshin në objektin e vet probleme të tilla si: Parimet e përgjithshme mbi të cilat bazohet procesi i të mësuarit, karakteristikat, veçoritë, kriteret e përcaktimit të brendisë dhe format e organizimit të saj. Teoria rreket t’u japë përgjigje pyetjeve se çfarë duhet të mësojë nxënësi dhe si duhet të mësojnë ata? Dalja e teorive ka hedhur dritë mbi mjaft probleme të të mësuarit është ndriçuar origjina dhe zhvillimi i pikëpamjeve rreth të mësuarit Megjithëse asnjë teori nuk merr përsipër që t’u përgjigjet të gjitha çështjeve mësimore, Në teori evidentohet përvoja, fokusi dhe rëndësia e saj Përmbajtja e teorive arsimore Studjuesi i njohur U. F. Hill, në librin Një Studim mbi Interpretimet Psikologjike bën një përmbledhje të përmbajtjes kryesore të teorive të mësuarit. Teoria arsimore fokusohet në çështje të tilla: Tek rëndësia që ka të kuptuarit e mësimit Në përcaktimin e strategjive konjitive, që mundësojnë zhvillimin e nxënësit, Në rëndësinë e Praktikës si një funksion bazë, në të mësuarit, Në lidhjen (analogjinë) midis të mësuarit të kafshëve dhe të mësuarit të njerëzve (bihevioristët) Si dhe sa ndikojnë në të mësuarit faktorë si: trashëgimia, mosha, inteligjenca, pjekuria, mjedisi dhe konteksti, dhuntia, personaliteti, motivimi, praktika? Efekti i përvojës apo të mësuarit e hershëm ndaj atij të mëvonshëm, Çfarë vendi ze orjentimi i të mësuarit nga teoritë, vënia në efiçencë e stimulit, shpërblimit, dhe dënimit në programet e të mësuarit? Si mund të çvendosen aftësitë e të mësuarit në një situatë tjetër? Zbatimi i koncepteve teorike Teoritë na japin një kuptim shkencor të përgjithshëm, i cili është arritur mbi një tërësi njohurish arsimore, të formuluara mbi bazën e studimeve të herë pas herëshme. Teoria parashtron dhe shpjegon një varg konceptesh, të cilat kanë të bëjnë me të përshtaturit efikas të nxënësit për të mësuar, me fitimin e njohurive apo mënyrave të sjelljejeve. Teoritë arsimore fokusohen në çështje të tilla: Në mënyrat e krijimit të mjediseve të përshtatshme mësimore, Në gjetjen e mënyrave efikase që i shërbejnë përshtatjes së nxënësit në mjediset fizike dhe sociale të shkollës, Në gjetjen dhe perfeksinimin e mënyrave të mësimdhenies, të bazuara në metoda tradicionale apo progresiste, Në mënyrat e përfitimit të njohurive, Në mënyrat e të kuptuarit, të shprehurit, të vepruarit, ndërsa nxënësi ndodhet në situata të problemzgjidhjes, Në vëzhgimin e mënyrave të sjelljejes ndërsa nxënësi kryen veprimtari individuale dhe në grup, në mjediset shkollore. Teori arsimore Në kohën e sotme, në variantin progresist numërohen disa teori kryesore të të nxënit. Kështu, p.sh, për një objekt të veçantë, siç është truri dhe të menduarit e njeriut, ka disa teori. Neuroshkenca synon të jap një hartë të përbërjes fiziologjike të trurit, të lidhjes dhe funksionomit të neuroneve, të përcaktimit të zonave të komandimit, që drejtojnë një varg procesesh fiziologjike, që veprojnë tek njeriu, gjatë procesit të mësimit. Mbi bazën e modeleve të funksionimit të trurit, synohet të shpjegohen fenomene të ndryshme si e vullnetshmja, e pavullnetshmja, kuptimi, liria, përgjegjësia dhe fenomene të tjerë të botës shpirtërore, të cilat kanë kuptim dhe përmbajtje filozofike. Teori të tjera arsimore përqëndrohen në drejtime të përcaktuara të procesit të të nxënit, të cilat emërtohen: Stilet e të mësuarit, inteligjenca shumëfishe, teoria e kontrollit, mësimi vëzhgues, kognitivizmi social, etj. Zbërthimi i teorive Ekzistenca e ideve dhe teorive arsimore rrjedh nga shumësia e pikëpamjeve filozofike dhe mënyrave të veprimtarisë njerëzore Sot nuk pretendohet që njohuritë të përmblidhen në një teori Jo vetëm një teori por të gjitha teoritë të marra sëbashku nuk do të mund tu përgjigjeshin të gjitha problemeve që ka arsimi. Gjithsesi, përvoja e shek. të 20 hodhi dritë në pika të errta të arsimit Kursi që shkolla ndjek është: njohja dhe përzgjedhja midis përvojave eksperimentale, të përgjithësuara në teori, të ekspozuara në literaturën bashkëkohore dhe zbatimi relevant në arsim Teoritë apo modelet e të mësuarit janë sistemike. Ato rrallë zhvillohen në atë pikë, që të jenë të operacionalizuara. (Mendelsohn & Di…) Pedagogët apo mësuesit, të dhënë pas vëllimit të informacionit, shpesh anashkalojnë punën për trajtimin e mjaft koncepteve teorike. Aspekte të zbatimit të teorive Në kohën e sotme, ka një orientim nga teoritë e të mësuarit dhe zbatimin e tyre në aspekte të ndryshme. Kjo, jo vetëm në fushën konjitive. Ka një orientin në drejtim të asaj që Daniel Goleman e quan “inteligjenca emociomnale” (emocioni pozitiv) Nëpërmjet teorive të të mësuarit ka një zhvillim ndaj qëndrimeve dhe vlerave, Apo që Thomas Lickona e quan “ edukimi i karakterit” Nëpermjet teorive arsimore: Zhvillohen më tej aftësitë njohëse, promovohen kuptime të reja, zhvillohet aftësia e lartë e të menduarit, zhvillohen bazat e problemzgjidhjes, zhvillohet të mësuarit nëpërmjet mjedisit, etj. Teori arsimore të shek. 20 Gjatë shekullit të 20-të u zhvilluan shumë teori arsimore që fokusohen në fushën e sjelljes dhe të nxënit. Ndërmjet tyre mund të përmendim: Teoria e B.F. Skinner apo teoria e stiml-reagimit, që bazohet në kushtëzimin veprues, të përsëritjen shumë herë të një veprimi; Teoria e R. Ganjes mbi kushtet e të mësuarit, që bazohet në rëndësinë e instruksionit; tipave të ndryshëm u korespondojnë elemente të ndryshme teorike të nxënies, etj. Xhon Djui mbi parimet demokratike në arsim, e vë theksin tek vendosmëria e shkollës në këtë proces; Taksonomia e Blumit, mbi nivelet e nxënies Inteligjencia e shumëfishtë e Garnerit, pikasja dhe promovomimi nga prindërit dhe mësuesit i aftësisë individuale Të mësuarit me zbulim e Brunerit, si degëzim i të nxënit Teori të Vigotskit, Piazhesë, Bandurës, etj. Dhe tre teoritë arsimore bazë, biheviorizmi, konjitivizmi dhe konstruktivizmi Modeli i atomit & teoritë arsimore Zhvillimi i teorive të të mësuarit, është krahasuar me dukurinë Atomike Demokriti, hodhi iden e atomeve (atomos, në greqisht, ka kuptimin i pandashëm) si grimcat më të vogla prej të cilave përbëhej materia. Ky konceptim, konsiderohej shkencor dhe i rezistoi kohës deri në shek. e 18-të Në vitin 1803 J. Daltoni, mbi idenë e Demokritit, hodhi iden e teorisë atomike, që bazohej në përbërjen atomike të materies. Në vitin 1870 Kruks (Crookes) zbuloi praninë e elektroneve në atom. Në vitin 1890's J. Thompson tregoi se elektronet janë pjesëza me ngarkesë negative. Në vitin 1909 Radhërfordi zbuloi grimcat alfa dhe përpunoi mendimin se, atomet përbëhen nga grimca të vogla me ngarkesë pozitive, të vendosur në qendër dhe në hapësirën përqark, ku lëvizin elektronet. Në vitin 1913 Nils Bori paraqiti një model të ri të atomit, bazuar në nivelin e energjisë së elektroneve apo të vendosjes orbitale të elektroneve, sipas ngarkesave të tyre. Analogjia me zhvillimin e teorive atomike Zbulimet e viteve 30 dhe 40 të shekullit të 20-të, bën që të konfigurohet një model i ri i atomit, siç paraqitet në pjesën e fundit të figurës më poshtë, ku në qendër të atomit ka një bërthamë pozitive dhe një ngarkesë elekronike që sillet përqark saj. Nëpërmjet modeleve atomike, synohet që të krijohet konceptimi se edhe me teoritë arsimore, ka ndodhur një fenomen i ngjashëm, ashtu si me evoluimin e konceptit mbi atomin. Konceptimi i lashtë përbën një problem kyç (bazë) për tu fokusuar tek tiparet e mëtejshme të teorive. Shpjegimet e mëtejshme shpesh nënkuptojnë vlerat e kufizuara të atyre që ishin pranuar më parë si koncepte bazë, të cilat më vonë janë përmirësuar vetëm duke i trajtuar si përafërsi apo raste të kufizuara. Teoritë dhe modelet atomike Krahasimi me atomin (rrjedhoja pedagogjike) Në se do të qëndronim në krahasimin e teorive arsimore me zhvillimin e teorive atomike vihet re se koncepti mbi atë që zhvillohet në mendjen e njeriut ka evoluar, nga konceptimi biheviorist drejt konceptimit konjitivist dhe konstruktivist. Nga koncepti mbi mendjen si një kuti e zezë, në mendimin se sjelljet e jashtme janë të lidhura dhe të ndërvarura nga zhvillimet që ndodhin në mendje dhe tek koncepti i mendjes si një fluks që varet nga situatat e krijuara. Krahasimi i zhvillimit të teorive të të mësuarit me zhvillimin e teorive atomike, na bën të kuptojmë se, ashtu siç ne nuk mund të shikojmë, me sy të lirë, një atom apo, aq më pak, vëzhgimi ynë të mund të depërtojë në brendësi të tij, ne nuk mund ta vërejmë, atë që ndodh në mëndjen e njeriut së brendshmi, përgjatë të mësuarit. Profesori i universitetit të Indianës, Reigelut (Charles M. Reigeluth), 1996, shpreh bindjen se, “Ne kemi nevojë për një paradigmë (model) të re të të mësuarit teorik” Paradigma e re fokusohet në modifikimin e të mësuarit që promovon inisiativën e nxënësit dhe përgjegjshmërinë, punën në grup, aftësitë mendore, aftësitë njohëse dhe diversitetin”. Vlera e hipotezave Modelet e të mësuarit paraqesin konfigurime të brendshme mendore dhe ne nuk mund ti perceptojmë me anë të shqisave, por duke përdorur metodën e analogjive, është aritur të krijohet një kuptim rreth tyre. Në lidhje me teoritë dhe modelet e të mësuarit, që kanë një karakter disi abstrakt, evidentohen, disa hapa të ngjashëm me ato që janë vërejtur në teorin atomike, të cilat mund të studjohen në rrugë eksperimentale. Nocioni ynë mbi të mësuarit është i lidhur me pafundësinë sasiore dhe cilësore të botës. Rruga për të përsosur kuptimin mbi teoritë arsimore dhe për të shkuar tek teorit e reja mund të krahasohet me hipotezat atomike të Demokritit. Hipotezat e tij përmbajnë në vetëvete mundësinë fleksible për të shkuar matanë asaj që shtrohet por që ende nuk mund të perceptohet. Hipotezat mbi atomin i krijuan mundësinë Demokritit për ta konceptuar diçka për të cilën, nuk ishin mundësitë për ta provuar dhe për një koncept që do ti ndihmonte fizikantët në të ardhmen Zhvillimet në brendësinë e mendjes Aspektet që lidhen me fenomenet janë më të ndërlikuara nga sa vërehet në pamje të parë. Kanti bënte dallimin midis fenomenit (dukjes) dhe sendit në vetëvete (si të pa kapashëm) Fenomenet janë të lidhura dhe veprojnë në kuadrin e diçkaje që ndodh së brendshmi në mendjen e njeriut. Dukja, ajo që mund të shqyrtohet duke ju referuar sjelljes është e lidhur me zhvillimin në brendësi të saj. Në sjelljen e njeriut (nxënësit) ka diçka të ngjashme, me atë që ndodhi me fizikantët Kruks, Tomson, Radhëfort dhe Bor (Crookes, Thompson, Rutherford and Bohr), që kuptuan se kishte diçka që lëvizte së brendshmi në atom dhe që shkaktonte “sjelljen” e tij. Zbulimet e reja në shkencën atomike, treguan se edhe atomi, që deri atëhere konsiderohej i ngurtë, stabël nuk ishte i tillë. Të mësuarit konjitiv Paralel me evoluimin e konceptit mbi përbërjen e atomit, lindi modeli konjitiv i të mësuarit, i cili përbën një teori tjetër, krahas asaj bihevioriste Të mësuarit si një proces konjitiv, që realizohet së brendshmi dhe që mundëson për ta studjuar procesin e të mësuarit, nga ajo që ndodh së brendshmi tek nxënësi. Të mësuarit latent (i pa shfaqur) dhe harta konjitive (forma të të mësuarit konjitivist që do tyë shtjellohen në të ardhmen) Të mësuarit që përftohet nëpërmjet vëzhgimit Rishikimi i objektivave të nxënies, sipas të mësuarit konjitiv (njohës) Çfarë arrihet së brendshmi, dhe si ndikon ajo në të mësuarit? Teoritë e të nxënit (learning) Feadback (reflektim mbi atë që është mësuar) Të mësuarit është procesi i zgjerimit të përvojave të një individi, si rrjedhojë e kapjes së informacionit të ri dhe vënies në efiçencë të faktorëve konjitiv, emocional dhe mjedisor (fizik dhe social), duke krijuar ndryshime në njohuritë, aftësitë, vlerat, pikëpamjet e tij. Teoritë arsimore (Teoritë e mësimdhënies dhe të nxënit) Tre teoritë arsimore bazë: Teoritë bihevioriste (fokusohen te rëndësia e sjelljes, lidhjes me mjedisin) dhe Teoritë konjitiviste ( te rëndësia e të menduarit dhe e zgjidhjes së problemeve) Teoritë konstruktiviste (të sendërtimii ideve, koncepteve e qëndrimeve të reja) Njohja e trurit Vëzhgimi, imitimi, modelimi Konstruktivizmi si sumum teorish? Teoria konstruktiviste e krahasuar me teorinë e atomit na jep pamje të re. Mendja e njeriut, ashtu si atomi vepron si një fluks i pandërprerë. Koncepti i fluksit zgjeroi konceptin mbi modelet bihevioriste dhe konjitiviste, duke dalë edhe jashtë skemave shabllone Megjithse pranohet se modelet e konfirmuara mbështeten në kritere që na japin një shkallë sigurie për momentin, krahas tyre, duhen llogaritur edhe faktorë të tjerë, të cilët mund të integrohen në këto modele. Pra, ashtu sikurse ndodh në një fluks, ku modelet e mëparshëm janë të përfshirë. Konstruktivizmi si sumum teorish? A mund që qasja konstruktiviste të konsiderohet sumumi i teorive të mësuarit? Teoria kuantike ndërtohet mbi bazën e teorive të mëparëshme atomike. Po kështu edhe konstruktivizmi, ashtu si tek modeli i teorive atomike ndërtohet mbi bazën e teorive të mëparëshme, kryesisht atyre bihevioriste & konjitiviste Konstruktivizmi pranon konceptin e perspektivave që duhen krijuar në procesin e të mësuarit dhe mbështet iden e dy teorive të mëparëshme, sipas së cilës, të mësuarit është një interpretim individual që nxënësi i bën botës (mbi bazën e interpretimeve bihevioriste dhe konjitiviste). Zhvillimet teorike T. bihevioriste përqendrohet në studimin e (sjelljeve të dukshme që mund të vëzhgohen dhe të maten) (Good & Brophy, 1990). Pikpamja bihevioriste e konsideronte mendjen si një “kuti e zezë” në kuptimin se reagimet ndaj stimujve mund të vëzhgohen në kuptimin sasior, duke lënë pas dore studimin e proceseve mendore Të dhënat e reja, në fushën e teorive arsimore kanë treguar vlerën e kufizuar të disa nocioneve që më parë paraqiteshin dhe pranoheshin si të dhëna bazë. Shumë ide, që më parë konsideroheshin të provuara eksperimentalisht, janë përmirësuar apo edhe zëvendësuar. Pra, koncepti ynë mbi teoritë arsimore ka ardhur në përmirësim. Disa koncepte, ide apo teori u’a kanë lënë vendin të tjerave, apo janë pasuruar dhe, këtë rrugë do të ndjek zhvillimi i teorive arsimore Procesi i dijes nuk lind në mënyrë subjektiviste, apo në mënyrë spontane. Në konceptin konstruktivist, dijet e reja, kanë prirjen që ti bashkangjiten atyre të mëparshme, duke krijuar kështu njohuri të njëtrajtëshme. Me dijen ndodh si me kulturën e një qyteti të lashtë, ku gërshetohet tradicionalja me më të renë, duke na dhënë jo vetëm një pamje solide por, edhe pasurinë dhe bukurinë e mozaikut të kulturave. Të përbashkëtat dhe veçoritë Strategjitë bihevioriste mund të jenë pjesë e një situate të të mësuarit konstruktivist, në se nxënësi zgjedh dhe gjen se lloji i të mësuarit përshtatet me përvojën e tij dhe stilin (mënyrat personale karakteristike me të cilat individi merr dhe përpunon informacionin) e të mësuarit. Po ashtu, qasja konjitiviste mund të përfshihet në kontekstin e të mësuarit konstruktivist. Kjo sepse teoria konstruktiviste e shikon procesin e të mësuarit nga brenda, nga mendja e njeriut dhe nga kjo pikënisje zhvillon konceptin e skemës mendore, duke argumentuar se, nxënësi ndërton njohuri duke u mbështetur mbi nivelin e dijeve dhe të përvojës që ka grumbulluar më parë. Vlerësimi sipas teorive BKK Ndoshta ndryshimi më i madh që mund të vërehet ndërmjet zbatimit të këtyre teorive është metodologjia e zbatuar në procesin e vlerësimit. Kjo sepse vlerësimet e nxënësve, në kontekstin e teorive bihevioriste dhe konjitiviste, bazohen në punën me objektiva të veçanta, të shpallura që më parë dhe që duhet të realizohen për gjatë procesit, ndërsa vlerësimi në konceptimin konstruktivist zhvillohet më tepër në sensin subjektiv të nxënësit. Natyrisht në se duam të bëjmë një vlerësimi objektiv, në kuadrin konstruktivist, shumë mirë mund të na ndihmojnë (të marim për bazë) strategjitë e përdorura në metodat bihevioriste dhe konjitive, duke i parë ato si pjesë përbërëse të konceptimit dhe të zbatimit të qasjes konstruktiviste. Krahasime konstruktiviste Biheviorizmi dhe konjitivizmi, janë teori me përmbajtje shkencore dhe veprojnë, në bazën e konceptimeve të shkencës së psikologjisë. Ndërsa konstruktivizmi përbën një teori që priret nga trajtimi filozofik. Në këtë kuptim idetë konstruktiviste karakterizohen nga një shkallë e lartë hamendësimi dhe përgjithësimi konceptual i intuitës. Lidhja e dyfishtë filozofiko-shkencore i jep fenomenit konkret, që merret në studim, dimensionet e nevojshme. Gjë që krijon mundësinë që fenomeni të paraqitet dhe të trajtohet në shumëanshmërinë e qënies së tij metafizike (me shumë veti fizike dhe trajta të qenësishme mendore dhe shpirtërore) dhe për rrjedhojë reflekton një konfiguracion më të plotë edhe nga pikëpamja kuptimore. Fushat e zbatimit të teorive Computers Concepts Decision Making Engineering (projektimi) Language Management Mathematics Perception Problem Solving Procedures Reading Reasoning Sensory-Motor Troubleshooting (ekspertizës) Sales (shitjes) Medicine, Aviation, Military Konceptet e të mësuarit Anxiety Arousal (nxitja) Attention Attitudes Cognitive Styles Creativity Imagery Learning Strategies Mastery Memory Mental Models Metacognition (shqyrtimi i teorive) Motivation Productions Reinforcement Schema, Sequencing of Instruction, Taxonomies TEMA E ARDHSHME Teoria e zhvillimi konjitiv të Piazhesë Teoria konstruktiviste e zhvillimit konjitiv fokusohet te zhvillimi i brendshëm, tek sendërtimi i mendimit mbi bazën e asimilimit dhe akomodimit të informacionit dhe mësuesit kanë pak rol në të. Teoria e zhvillimit konjitiv të Piazhesë bazohet në moshën dhe stadet e zhvillimit të fëmijëve Nxënësve nuk mund tu jepet informacion që nuk mund ta kuptojnë dhe përdorin. Ata duhet të konstruktojnë njohuritë e tyre. Ata i ndërtojnë njohuritë bazuar në përvojën e tyre. Përvoja i mundëson që të ndërtojnë skema, që janë modele mendore në mendjet e tyre. Skemat zgjerohen, ndryshojnë dhe bëhen më të sofistikuara nëpërmjet dy proceseve komplementarë që janë: asimilimi dhe akomodimi. Mbi bazën e koncepteve Piazhesë janë shkruar shumë libra artikuj, etj. edhe në fushën e pedagogjisë. Teoria e konstruktivizmit social e Vigotskit Teoria e konstruktivizmit social e Vigotskit, koncepti i skelës. Të tjerët janë si skela (& mësuesit), që ndihmojnë fëmijën të sendndërtojë ndërtesën e dijes Kultura historike, konteksti social dhe gjuha janë instrumente që duhen përdorur në sendërtimin e njohurive të nxënësit (teori e konstruktivizmit social) Teoria e Vigotskit mbi zonën e zhvillimit të përafërt. Në se informacioni jepet në përshtatje me të nxënësi ka shance ta përvetësojë. Përqëndrimi dhe studimi i kësaj zone ka rëndësi edhe në fushën pedagogjike Mbajtja e Z ZH P në vëmendje ndihmon në hartimin e kurrikulikulave dhe planifikimit të të mësuarit; Teoria konstruktiviste e Brunerit Të mësuarit është një proces aktiv në të cilin nxënësit ndërtojnë ide e koncepte të reja bazuar mbi njohuritë e tyre aktuale apo të kaluara. Nxënësi përzgjedh dhe shndërron informacionin, duke ndërtuar hipoteza, dhe nuk merr vendime, duke u mbështetur në një strukturë konjitive. Struktura kognitive (skema, modelet mendore), ndihmon për të organizuar dhe për tu dhënë kuptim përvojave, duke bërë që të “kalohet përtej informacionit të dhënë". Jerome Bruner shfaqi idenë e të mësuarit me zbulim, që përqëndrohet tek operacioni i degëzimit. Ajo përbën një metodë që bazohet në vetë shqyrtimin e të mësuarit, duke qëmtuar faktet dhe lidhjet midis tyre Nga fundi i shekullit, Bruner (1986, 1990, 1996) kaloi përtej skemës së zhvillimit konjitiv, duke përfshirë edhe rëndësinë e aspekteve sociale dhe kulturore të të mësuarit si dhe zbatimin e rregullave. Në këtë kuptim mund të themi se mban një pozicion të ndërmjetëm midis Vigotskit dhe Piazhesë. Strategjitë e të mësuarit Tre elemetet bazë që do ta dominojnë, edhe në të ardhmen procesin mësimor janë: teoritë arsimore, strategjitë e të mësuarit, teknologjia arsimore. Nëpërmjet zbatimeve inteligjente të teorive, strategjive dhe teknologjive mund të gjenden zgjidhjet e përshtatshme të të mësuarit Strategjitë e të mësuarit: Shpesh themi se mësimi është shkencë për arsye se lëndët që zhvillohen në shkollë kanë përmbajtje shkencore. Por mësimdhënia është edhe art, sepse mbështetet në inuitën dhe shprehitë e mësuesit për të realizuar mësimdhënien. Por jo çdo lloj mësimi e përmban këtë mundësi. Që ora e mësimit të jetë e tillë ajo duhet të planifikohet me kujdes, duke patur në vëmendje elementet e nevojshme me karakter teorik dhe praktik, që duhet të shprehen qartë dhe të materializohen drejt. Me strategji të të mësuarit kuptojmë artin e përfshirjes dhe integrimit të elementeve, që përbëjnë orën e mësimit për të realizuar qëllimet, siç janë: drejtimi i klasës, përcaktimi i niveleve të mësimdhënies, objektivat, mënyrën e të pyeturit, nxitjen e mendimit, diskutimet, vendimmarrjen, etj. Teknikat mësimore Ndërsa teknikat mësimore kanë të bëjnë me: Organizimin dhe drejtimin e mjedisit mësimor, si dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm fizik e social për të mësuar. Kështu p.sh. puna në grupe i fut nxënësët në një përvojë edukuese. Përcjellja e njohurive tek nxënësi shoqërohet me teknika efikase mësimore. Mësuesi përpiqet të krijojë një atmosferë pozitive të mësuari, të mënjanojë frikën, pasigurinë që mund të çfaqen te nxënësit. Pra të krijojë atë që në literaturën pedagogjike njihet si gjallëria relaksuese. Një tjetër teknik që zbaton mësuesi në orën e mësimit është Procedimi aktiv. Mësimdhënia është e lidhur me mësimnxënien dhe në funksion të saj. Mësuesi i kështon rëndësi tërheqjës aktive të nxënësit në mësim. Ai u krijon hapësira nxënësve, që të reflektojnë dhe të tërhiqen aktivisht në përvetësimin e njohurive. Sokrati pasi u drejtonte nxënësve pyetje, nuk kërkonte që ata të përgjigjegjesin me një herë, por u krijonte një hapësirë kohore për të reflektuar. Përvetësimi i njohurive bëhet me tërhiqjen active të nxënësve në veprimtaritë mësimore. Natyrisht që mësuesi është i interesuar nga pikëpamja profesionale që të përdor metodat efikase mësimore, rrugët e mënyrat nëpërmjet të cilave realizohet procesi mësimor. Por ndodh shpesh që, mësuesit të dhënë pas Planifikimi në të mësuarit Teoricienët e të mësuarit përqëndrohen, gjithashtu, edhe te roli i planifikimit në të mësuarit. Kjo është detyrë parësore e hartuesve të strategjisë dhe, sidomos, nga ata që planizojnë rishtaz pasi këta nuk kanë përvojën dhe njohuritë speciale, që zotërojnë planizuesit e vjetër (Uilson, 1997). “Bota e sotme, - thotë një nga studjuesit më në zë të teorive dhe strategjive arsimore, Reigelut,- është botë e biznesit, kështu që edhe planifikimi i të mësuarit duhet të bëhet në përshtatje me të”. Gjatë punës për hartimin e kurrikulave duhet të mbahen në vëmendje aftësitë e ndryshme të nxënësve në problemzgjidhje. Në lidhje me planifikimin e të mësuarit,- arsyeton Reigelut,- ka një traditë bihevioriste. Ajo duhet të merret në konsuderatë, por duke krijuar një vizion të ri. Kjo kërkon që të ndryshohet, të alternohet apo edhe të zëvendësohet procesi i të mësuarit. Arritjet teknologjike mundësojnë dhe krijojnë një shans të madh për qasjen konstruktiviste. Zbatimet në procesin mësimor Vërehet qartë tendenca e kalimit nga biheviorizmi te konjitivizmi dhe konstruktivizmi. Por, gjithsesi, përdorimi i njërës teori apo tjetrës varet nga problematika përkatëse. Qasja bihevioriste, që bazohet në lidhjen stimul-reagim, përforcim, shtron detyra që nga pikëpamja e zbatimit të strategjive të të mësuarit mund dhe të kalojnë edhe pa një shkallë të lartë shqyrtimi. Ndryshe nga kjo, strategjia konjitive shtron detyra që kërkojnë një shkallë më të lartë përqëndrimi dhe shqyrtimi, si: organizimi skematik, arsyetime analogjike, zgjidhje problemesh. Realizimi i detyrave kërkon edhe një shkallë më të lartë shqyrtimi në strategjitë e të mësuarit konstruktivist, siç janë: përcaktimi i gjendjes së të mësuarit, përdorimi i arsyetimit konjitivist, negocimi social. (Ertmer P. dhe Neuby, T., 1993). Ertmer dhe Neuby besojnë se e njëjta strategji mund të gjejë mbështetje në teori të ndryshme. Pra kemi të bëjmë me eklektizmin teorik apo të marrjes së ideve nga dy apo më tepër teori arsimore. Hartuesit e programeve duhet të mbajnë në vëmendje teoritë dhe strategjitë, dhe, duke u nisur nga karakteristikat e tyre, bazuar në nivelin e nxënësve si dhe në objektivat të hartojnë kurrikulat.