Shipëria-Vendi im (PowerPoint prezantim)

Download Report

Transcript Shipëria-Vendi im (PowerPoint prezantim)

Shipëria-Vendi im
Shqipëria ♥
• Qytetet:
• Shkodra, Tepelana, Berati, Tirana,
Durrësi, Korça, Kukësi, Elbasani, Vlora,
Fieri, Lushnja, Kavaja, Pogradeci,
Gjirokastra, Kruja, Lezha, Kuçova,
Saranda, Librazhdi, Përmeti, Divjaka,
Erseka, Himara, Këlcyra, Burreli,
Tropoja, Peshkopija.
Shkodra
•
•
•
Historikisht Shkodra ka qenë një ndër qytetet kryesore shqiptare. Zhvillimin më të madh e mori
në shekullin XIX. Më 1870 ajo kishte rreth 50 000 banorë. Historikisht Shkodra ka qenë një ndër
qytetet kryesore shqiptare. Zhvillimin më të madh e mori në shekullin XIX. Më 1870 ajo kishte
rreth 50 000 banorë. U bë nyjë e rëndësishme tregtare për gjithë Ballkanin, me 3500 dyqane, në
zonën ku sot njihet si 'pazari i vjetër'.
Që më 1718, Shkodra ka patur agjensi konsullore në shumë vende të huaja. Si port konsiderohej
Oboti, por sidomos Ulqini dhe më vonë Shëngjini. Gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit (1878),
Shkodra u bë vatër e rëndësishme e lëvizjes kombëtare. Në këtë kohë, dega e Lidhjes në Shkodër
kishte gardën e saj, e cila ishta nga më veprueset dhe ndihmoi në mbrojtjen e Plavës, Gucisë,
Hotit e Grudës, si dhe në luftën e Ulqinit.
Shkodra mund të përmendet edhe si qendër e katolicizmit shqiptar. Ishte qyteti i fundit shqiptar
që ra nën sundimin osman më 1479, dhe qyteti që kundërshtoi më së shumti ardhjen e
komunizmit më 1944. Qytetarët shkodranë ishin të parët që rrënuan simbolet e diktaturës më
1989. Aty filloi edhe shkëndija e parë e protestave gjithëpopullore kundër komunizmit në fundin
e vitit 1990.
Tepelena
•
•
•
•
Rrethi perfshin pjese nga krahinat etnografike te Kurveleshit, Lopesit, Rrezes, Dervenit, Buzit e
Krahesit, ku seicila shquhet për larmine e traditave, kengeve, valleve e kostumeve.
Ne kete rreth, fale pozicionit gjeografik, ka pasur shume qendra te banuara, si vende banimi te
hapura ne rajonet Dragot, Beçisht, Damës, ashtu dhe vendbanime te fortifikuara me mure masive.
Histori
Ne shekujt e pare te e.s. u vu re nje nderprerje e veprimtarise fortifikuese, qe perkon me te
ashtequajturen "paqe romake", por me tej për te perballuar dyndjet e barbareve dhe levizjet e
brendshme ndertimet u gjalleruan. Ne kete periudhe te vone antike ne Tepelene u zhvilluan
ndertime ne pika kyce, ne qytet dhe ne nyjet rrugore. Historianet trajtojne si te kesaj periudhe
punimet ne Kalivac, Zharre, Qesarat (ku janë gjetur qypa, gdhendje mermeri e mbeturina te nje
banje antike)...
Tepelena është një vendbanim i hershem që lidhet me ndërtimin e një keshtjelle në shek IVVI, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës, grykës së Këlcyres,
Drinosit dhe Mallakastrës. Poshtë kështjellës rruhen gjurmë të një ure të madhe, pjesa e pare
me harqe të shekullit të dytë. Pesë fazat e tjera janë ngritur nga shekulli VI deri XIX. Ajo u
shkaterrua nga pushtuesit Osman në 1492.Në shekullin XVII Tepelena kishte 250 shtepi. Me
1789 Tepelenën e shtiu në dore Ali pash Tepelena. Kalaja aktuale u rindertua prej tij me 1819
me nje sipërfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri më 1820 ka qënë rezidenca e dytë e
ApT. Më 1918 u krijua Klubi Atdhetar "Bashkimi" me pjesmarrjen aktive të patriotit Avni
Rustemi, që në atë periudhë ishte mesues në Tepelenë.
Berati
•
•
•
Berati është një nga qytetet më të rëndësishme shqiptare përsa i përket historisë dhe
arkitekturës. Themelet e para të qytetit datojnë rreth shekullit të IV-të para erës sonë.
Atëherë pjesë e krahinës së Desaretëve dhe një ndër qendrat më të rëndësishme ilire, qyteti
kaloi disa kohë të vështira gjatë luftës Iliro-Romake dhe Maqedonase-Romake. Në vitin 216
para erës sonë Polibio i vuri emrin Antipatrea. Ndërsa rreth vitit 200 të erës sonë qyteti u
morr nga Romakët. Mesjeta ishte e errët për Beratin. Në vitet 860 - 927 shikojmë invazionin e
parë bullgarë. Gjatë invazionit të dytë bullgar qytetit i vihet emri Belgrade që do të thotë
qytet i bardhë. Pas rënies së Perandorisë Bizantine, Berati bëhet qendër e rëndësishme e
Dioqezës së Epirit. Në 1417 qyteti u morr nga Perandoria Otomane, gjatë kësaj periudhe
krijohet edhe Pashallëku i Beratit.
Në nëntor të vitit 1670, udhëtari turk, Evlija Çelebi, vazhdoi rrugën e tij në Shqipërinë e Jugut.
Pas vizitës në Ergiri (Gjirokastër), ai udhëtoi për në Tepelenë ku dy herë brenda një dite ra në
pritën e rebelëve nga Progonati. Pas Tepelenës, ai arrin në qytetin e Beratit, të cilën ai e quan
me lavdërim krahinën hijerëndë të Xhihadit. Berati i përshkruar nga Evlijai duket një qytet me
një zhvillim të lartë dhe me një nivel të mahnitshëm qytetërimi.
Tirana
•
Tirana - sot kryeqyteti i Shqipërisë - u themelua në vitin 1614, nga Sulejman Pash Bargjini, një
feudal i pasur i kohës, nga fshati Mullet. Ai ndërtoi fillimisht një xhami dhe një hamam, që u bën
pastaj bërthama e qytetit të ardhshëm. Mendohet që Tirana të ketë qenë një qendër e banuar, qysh
në kohën e Ilirëve, rreth shekullit IV para Krishtit. Rrënojat e qytetit gjenden akoma sot në këmbët e
malit të Dajtit, ku mendohet të ketë ekzistuar një kështjellë. Një nga burimet e emrit të Tiranë,
është pikërisht emri i kështjellës, Tirkan, e cila përmendet për herë të parë në historinë e
bizantinëve nga historiani Prokopius.
Në vitin 1920, në Kongresin e Lushnjes, Tirana u vendos të bëhej kryeqyteti i përkohshëm i
Shqipërisë. Statusin e saj përfundimtar e mori në vitin 1925. Sot, Tirana është një qytet që rritet
dhe ndryshon përditë dhe është qendra më e madhe tregtare dhe administrative në Shqipëri. Eshtë
një qytet i mbushur me hotele, restorante, bare, pub-e, qendra dhe komplekse argëtimi, që
mundsojn një jet aktive dhe të shumëllojshme për të gjitha shtresat e popullsisë dhe për të gjith të
huajt që vizitojnë Tiranën për arsye nga më të ndëryshmet.Gjithashtu Tirana është një qendër
aktivitetesh kombëtare dhe ndërkombëtare të rënëdësishme, seminare, simpoziume, konferenca,
festivale, spektakle etj, që e bëjnë një qytet tashmë të njohur dhe të hapur me botën.
Po të na duhej të bënim një listë të plotë të atraksioneve të kryeqytetit shqiptar që vlen të
vizitohen, kjo listë do të ishte shumë e gjatë. Nga kjo list ne po ju shkëpusim ato që ju kurrsesi nuk
duhet t'i lini pa i parë ose vizituar.
Durrësi
•
•
•
•
Historia
Durrësi mund te krahasohet me qytetet me te medhenj te Mesdheut antik dhe Mesdhetar. Qyteti
Epidamn Dyrak u ndertua nga Iliret Taulane, dallendyshasit ne shekuj XIII-XI p.K Banoret e pare te
Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoiler, pellazge, ngriten ne rrethinat e ketij qyteti, vendbanimet
e para prehistorike. Ne kushtet e nje klime mesdhetare, zona me e pershtateshme per banim ishte
ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultesira Perendimore perreth saj. Ne bregdetin e Gjirit te Durresit
u vendos qendra e pare apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve antik, ky qytet u themelua nga
dy mbreter me origjine ilire te quajtur Dyrah dhe Epidamn.
Mbreti Epidamn, ndertoi pjesen e fortifikuar te qytetit ne juglindje te Malit te Durresit, kurse nipi i
tij Dyrrak, ndertoi Portin qe per shume e shume shekuj mban emrin e tij. Nga keto dy emra mbijetoi
deri ne ditet tona, emri Dyrrah-Durresi, per vete rolin e tij si liman-Port. Emri i vertet i mbretit
vendas Dyrrah, indentifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor te relievit, duke shprehur qenien
e dy shpateve (dy rrahe), qe duken kur hyn ne Gjirin e Durresit.
Qyteti u zhvillua me shpejtesi per te mundesuar zevendesimin e rolit te Troies, duke u bere pika me
e pershtateshme nderlidhese midis Pelegi-Europe dhe Hesperise te populluar nga Tuske e Dardane.
Ne shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulane: Shtete me Kryeqender Dyrrahun. Ne shekujt VII-III
p.K Federata Taulane e shendrroi Taulanine ne shtetin kryesor Ilire te Ultesires Perendimore
Panadriatike, duke e bere kryeqendren Dyrrah, qytet me zhvillim te gjithanshem "Dere e dritare" te
Europes. Ne shekujt II p.K deri X era e re , Europa Perendimore njihej me emrin Durres, qe ishte
Shtet i Pavarur brenda Perandorise Romake-Bizantine.
Korça
•
•
Korça
Korça është qytet në Shqipërinë jugore. Korça është edhe qendra e prefekturës me të njëjtin
emër. Është një nga qytetet më të mëdha të vendit me rreth 85.000 banorë të regjistruar, por
me 70.000 rezidentë.
•
Historia
Hapësira ku sot gjendet qyteti është vërtetuar se ka qenë e banuar që në kohët e lashta.
Kështu në rrethinën e qytetit është gjetur ndër të tjera edhe një kodërvarrimi e vjetër diku
rreth 7 mijë vjetë me një diametër prej 10.47 metrash dhe lartësi 114 centimetra.
•
•
Kultura
Korca perben nje nga qendrat kulturore me te rendesishme te shqiperise. Vete muzeumet e
shumta ne qytet pershkruajne aktivitetet kulturor nder shekuj. Eshte e mirenjohur shkolla e
pare shqipe ne kete qytet qe daton ne vitin 1887, shkolla e pare ne Shqiperi per vajza si dhe
liceu Francez ndertuar ne vitin 1917. Edhe pse nder vite qyteti ka qene pushtuar disa here,
ndikimet e huaja perbejne nje pjese te vogel te kultures korcare.
•
Kukësi
•
Kukesi
•
Kukësi është qytet në Shqipërinë verilindore, i shtrire ne koordinatat 42.09°V, 20.43°L. Para vitit 1925,
fshati Kukes banohej kryesisht nga banore vendas, aktiviteti kryesor i te cileve ishte bujqesia dhe blegtoria
e cila zhvillohej ne tedy anet e lumenjve Drin i Zi dhe Drin i Bardhe.
•
•
Kronologji:
Në vitin 1571 shënohet me emrin "Kukufic" me 12 shtëpi
Në vitin 1610 rreth 50 shtëpi
Në vitin 1633 përmendet Vau i Kukësit
Nga fundi i shekullit XVII deri nga fundi i shekullit të XVII rezultoi i braktisur.
Nga fundi i shekullit të XVII e fillimi i shekullit të XIX u riprodhua me banorë te ardhur nga Bicajt
Në 1869 rishfaqet me emrin "Kukusa"
Në vitin 1912-1921 u pushtua nga serbët, bullgarët dhe austriakët
Dhjetor 1921 u përfshi në administratën e shtetit shqiptar
Në 1923 u bë qender krahinore me 28 shtëpi e 186 banorë
Në 1925 u bë qytet, qendër e Prefekturës së Kosovës, krahinë e bashki
Në 1938 kishte 1800 banorë
Në 1939-1943 ishte nën pushtimin italian e 1943-1944 nën pushtimin gjerman
Më 18 nëntor 1944 u çlirua nga forcat partizane
Më 31 mars 1962 u vendos përmbytja e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri
Më 22 korrik 1962 filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri
Në prill të 1965 filloi popullimi i tij
Në 1970 kishte 6073 banorë
Në 1978 Kukësi i Vjeter ua la vendin ujërave të liqenit të Fierzës
Në 2000 kandidat për Çmimin Nobel
Elbasani
Elbasani është qytet në Shqipëri dhe njëherit qendër e Prefekturës dhe rrethit
me të njëjtin emër. Qyteti i Elbasanit ndodhet në Shqipërinë e Mesme. Ai
shtrihet në fushën e Elbasanit, në krahun e djathtë të rrjedhjes së mesme të
lumit Shkumbin, i rrethuar në lindje nga Krasta e Madhe dhe e Vogël, në veri
dhe veriperëndim nga kodrat e Ullishtave, në perëndim nga përroi i Zaranikës,
në jug kufizohet nga lumi Shkumbin. Në anën perëndimore të qytetit kalon
përroi i Zaranikës dhe nga lindja ai i Manazderies. Elbasani është i vendosur
midis gjerësive gjeografike veriore 41° 27', jugore 40° 10', lindore 20° 34' dhe
perëndimore 19° 03' dhe ndodhet në një lartësi mesatare prej 125 m mbi
nivelin e detit. Veçoritë klimaterike të kësaj zone janë: dimër i butë e me reshje
dhe verë e nxehtë dhe e thatë.
Elbasani është një nga qytetet më të mëdha të vendit me një popullsi prej
rreth 120.000 mijë banorësh.
Vlora
•
•
•
•
•
Vlora është një qytet në Shqipërinë jugore. Vlora është qyteti i dyte më i madh portual pas
Durrësit, me një popullsi afërsisht 124.000 (2006). Ndodhet ne jugperëndim te Shqipërisë, në
Detin Adriatik dhe ështe qendra e Rrethit të Vlorës.
Histori
Qytet i lashtë dhe një nga portet kryesore te Shqipërisë. Ndodhet ne jugperëndim te vendit,
buzë Adriatikut. Në lashtësi njihej me emrin Aulona. Gjurmët më të hershme i takojnë shek.
VI p.e.s. Në shek. IV rrethohet me mure guri të latuar.
Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë
porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit. Në mesjetë fatet e qytetit lidhen me
kështjellën e Kaninës. Më 1081 u pushtua nga normanet, më 1205 nga Venediku, pastaj kaloi
në sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 u përfshi në mbretërinë e Arbërisë.
Në shek. V. u bë një qendër e lulëzuar tregtare e zejtare, si despotat më vete. Kaloi ne shek.
XIV nën sundimin e Balshajve. Ishte e dëgjuar për punimin e hekurit, të shpatave, te
mëndafshit, për nxjerrjen e kripës etj. Osmanët e pushtuan më 1417, ishte i pari port i
pushtuar prej tyre në Adriatik. Në shekujt e mëvonshëm ishte qendër sanxhaku. Më 1531
sulltan Sulejmani më gurët e Aulones ndërtoi një kala afër detit (ne vendin e stadiumit te
sotëm) me trajtë 8-këndëshe, e përshtatur për artilerinë. Brënda kishte kulla 7-kateshë e
banesa. Mendohet se është projektuar nga arkitekt Sinani. Kalaja njihet edhe si Kalaja e
Skelës.
Fieri
•
•
Fieri
Fieri është qytet bregdetar në Shqipërinë e jugut. Për herë të parë emri i Fierit përmendet
rreth vitit 1620. Kryetar i Bashkisë së Fierit është Baftjar Zeqo.
•
Ekonomia
Fieri është një qendër e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur janë Industria
e Naftës, nxjerrja dhe përpunimi i saj. Në Fier ndodhet fusha naftëmbajtëse me e madhe e
Shqipërisë. Gjithashtu për tu përmendur është dhe industria e transportit.
•
Transporti
Fieri ndodhet rreth 115 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Ndodhet rreth 40 km larg
Vlorës dhe rreth 40 km larg Beratit. Eshtë një nga nyjet kryesore të jugut persa i përket
transportit. Fieri është pjese e rrjetit hekurudhor shqipetar.
Lushnja
•
•
•
Lushnja
Edhe pse me numër të kufizuar banorësh,Lushnja dallohet si një nga rrethet me prodhim
të rëndësishëm kulturor.Në Lushnje kanë lindur dhe janë rritur artistikisht shumë
personalitete të kulturës shqiptare. Në fushën e dramaturgjisë përmenden veçanërisht
dramaturgu Loni Papa,aktorja Margarita Xhepa si dhe aktori-regjizor Gjergji Lala(tani
gjemdet në Itali dhe vazhdon të punojë si aktor; roli i tij i fundit është ai i ambasadorit
sovjetik në filmin "Il papa buono".
•
Lushnja është vendlindja e këngëtares më të madhe shqiptare të të gjitha kohrave Vaçe
Zela. Në fushën e letërsisë ky qytet zë një nga vendet më të rëndëishme në Shqipëri. Të
pëmendur prozatorët Vath Korreshi, Halil Jaçellari e Lazër Radi(figurë poliedrike). Por
Lushnja është veçanërisht vendi i poetëve.Kjo trevë vazhdon të jetë një shkollë e vërtetë
poezie,duke u u nisur nga perkursori i saj Faslli Haliti,për të arritur tek Visar
Zhiti,Fatbardh Rustemi,Bujar Xhaferri etj..
Brezi më i rëndësishëm i poetëve të sotëm të Lushnjes përfaqësohet nga emra shumë të
përmendur shkrimtarësh që janë bërë të njohur e të vlerësuar lart nga kritika jashtë
Shqipërisë si Shpendi Sollaku , Jozef Radi e Gëzim Hajdari në Itali, Ferdinand Laholli në
Gjermani , Gazmend Kapllani në Greqi ...
•
•
Kavaja
•
•
•
•
•
Kavaja
Kavaja është qytet në Shqipërinë e mesme dhe ndodhet 20 km në Jug të
Durrësit. Qyteti ka rreth 30.000 banorë.
Histori
Për herë të parë emri i Kavajës u përmend gjatë shekullit të XV. Asaj kohe
Kavaja shkruheshte Kavalje. Kavaja shtrihet dhe në rrugën e njohur tregtar
romake Via Egnatia e që vazhdon më pas në Durrës dhe Elbasan. Gjatë shekullit
të XVII dhe XVIII Kavaja përjeton një lëvizje të madhe administrative dhe
bëhet qendër tregtare. Më pas, qyteti pati dy fish më shumë shtëpi për dallim
me Durrësin. Një udhëtar i asaj koheje raportoi se vendi në vitin 1670 kishte
400 shtëpi, 200 shitore, pazarin si dhe xhamitë, të cilat u ndërtuan në vitet
1561, 1589, 1625 dhe 1652. Që të katërtat u shkatërruan në shekullin e XX, si
pasojë, disa nga luftërat e disa nga ndryshimet infrastukturore. Ka mbetur
vetëm Kulla e Orës.
Kavaja ishte e njohur për përpunimin e tenxhereve dhe qylymat/tepikët.
Gjatë regjimit komunist, Kavaj u shndërua në qytet industrial si dhe qendër e
bujqësis për rajonin e vet. Kavajasit ishin të parët që morën guximin në vitin
1990 ta mposhtin Regjimin Komunist. Në Mars qytetarët e Kavajës demonstruan
për Liri dhe Demokraci. Gajtë konfliktit me policin e asaj kohe, humbi jetën një i
ri.
Pogradeci
•
Pogradeci eshte qytet ne Shqiperine juglindore. Emri i qytetit te Pogradecit
lidhet me historine e krijimit te qytetit. Enkelejtet kanë qene fis qe kane
jetuar brenda mureve te kalase se ndertuar ne maje te kodres prane qytetit, ne
pjesen veri-perendimore te qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalase, ku
momentalisht gjenden vetem rrenojat. Pogradeci është qytet në Shqipërinë
juglindore.Histori
Emri i qytetit të Pogradecit lidhet me historinë e krijimit të qytetit. Enkelejtët
kanë qenë fis që kanë jetuar brenda mureve të kalasë së ndërtuar në majë të
kodrës pranë qytetit, në pjesën veri-perëndimore të qytetit. Dikur qyteti kishte
dimensionet e kalasë, ku momentalisht gjenden vetëm rrënojat. Me rritjen e
popullsisë dhe mbarimit të luftërave lindi nevoja e zgjerimit. Fillimisht rrëzë
kodrës e më vonë deri në atë skaj saqë kalaja e vjetër nuk përbënte më qendrën
e qytetit. Prania me Maqedoninë dhe ndikimi i saj në gjuhën dhe kulturën tonë,
bëri që Pogradeci do të shkruej "Pogda grada", që do të thote "nën qytet".
Tashmë qyteti i ri shtrihej nën kalanë e vjetër ilire.
Gjirokastra
Gjirokastra është qytet në Shqipërinë jugore dhe shtrihet në shpatin e Malit të Gjerë.
Nga faqja e këtij mali ajo zbret deri në buzën e lumit Drino, i cili krijon një luginë
shumë të bukur ne anën lindore të saj. Pa dyshim që Gjirokastra është një nga
qytetet më të bukura të Shqipërisë për vlerat e saj arqitektonike dhe historike. Qyteti
dominohet nga një kështjelle e mrekullueshme, dëshmitare e kohrave të ndryshme.
Histori
Për herë të parë emri i Gjirokastrës përmendet në shekullin XIII. Fillimet e qytetit
mendohet të jene në shekullit e XVII siç tregojnë edhe themelet e kështjellës së këtij
qyteti. Kështjella e Gjitokastrës mendohet të jete filluar nga Prijesi Shqiptar Gjin Bue
Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit. Zgjerimet e keshtjelles janë bere nga Ali Pashe
Tepelena, dhe nga Qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesen veriore te
kalase ne burg. Ky burg majti te burgosurit politike ne kohen e komunizmit dhe sot i
është bashkangjitur pjeses muzeale te kalase. Kalaja e Gjirokastres si shume pjese
te tjera te trashegimise Shqiptare është ne rrezik imediat.
Kruja
•
•
•
•
•
Kruja është qytet në Shqipërinë e mesme. Për herë të parë emri Krujë
përmendet në shekullin e XII-të. Emri Krujë mendohet ta ketë origjinën te
fjala krua (burim uji), sepse në Krujë ka shumë burime. Kruja është qytet në
Shqipërinë e mesme.
Histori
Për herë të parë emri "Krujë" përmendet në shekullin e XII-të. Emri "Krujë"
mendohet ta ketë origjinën te fjala "krua" (burim uji), sepse në Krujë ka shumë
burime. Banorët e Krujës i thërrasin qytetit të tyre dhe burimeve të ujit me të
njëjtin emër "krò". Banorët e Krujës i thërrasin vetes "krutonë" ose "krotonë".
Në gjuhën zyrtare banorët e Krujës quhen "krutanë".
Kruja njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që
Skënderbeu udhëhiqte këtë rezistencë. Kështjella e Krujës u rrethua 4 herë
nga ushtria Osmane. Në rrethimin e katërt kështjella e Krujës ra në dorën e
pushtuesit.
Lezha
•
•
•
•
Lezha është qytet në Shqipërinë veriore. Lezha ndodhet në një pozicion gjeografik shumë të
favorshëm për sa i perket klimës saj bregdetare. Bregdeti i detit Adriatik ndodhet jo më
shumë se 8 km.
Histori
Lezha si qytet dhe biostrukture perfaqeson dicka shume te rendesishme dhe te vecante. Nga
pikepamja gjeometrike dhe ekologjike, Lezha, perben nje kaleidoskop te mrekullueshem te
natyres, gati njelloj principate te pashembullt ekologjike, ku mali, fusha, pylli, monumentet
arkeologjike dhe historike, laguna dhe deti, perbejne nje unitet te spikatur. Ne kete kuptim,
Lezha, eshte e preferuara e shekujve, nje sinteze e vepres se natyres dhe te njerezve me nje
vesk te ndritshem te historise dhe te artit. Ne portat e Lezhes mund te hysh pa trokitur, dhe
duke e njohur fytyren dhe thelbin e saj, vetem mund te magjepsesh pambarimisht.
Lezha eshte nje grishje e perhershme dhe nje estetike e gjalle e sendeve dhe qyteterimit iliroshqiptar, nje stacion diturak i mijevjecareve dhe i kenaqesive te vecanta te banoreve dhe te
udhetareve. Cdo tregim mitologjik per Lezhen i paraprin historise se saj plot motive dhe
kontraste nga me te ndryshmet. Jo me kot, kronikania dhe eruditja bizantine Ana Komnena,
ne shek.XII, e quan Lezhen nje qytet te ngritur ne ajer, qe mund te shihet nga te gjitha anet.
Nuk eshte thjesht metafore e skajshme, por vetvetiu cdo shikues mund ta veshtroje Lezhen
ne lartesine e historise se saj, ne ajrin e shekujve si te dale nga frymemarjet poetike te poetit
Mjeda, qe ka shkruar mrekullisht dhe poetikisht per Lezhen. Ne Lezhe, nga te kater anet, te
rrethojne metaforat e historise. Cdo njeri jeton midis tyre dhe ketu qendron vete sekreti i
mbijeteses.
Kuçova
•
•
Kuçova
Kjo trevë ka qënë vendbanimi i hershëm ilir i fisit desaret. Nga gërmimet e bëra në periferi të
qytetit të Kuçovës (në komunën Perondi ku ndodhet sot Kisha e vjetër e Shën Nikollës) del se
kjo trevë ka qënë një vendbanim i lashtë me një kulturë të zhvilluar, gjë që vërtetohet nga
mënyra e ndërtimit të shtëpive dhe e shëtitores për banorët e saj.
Kuçova Kjo trevë ka qënë vendbanimi i hershëm ilir i fisit desaret. Nga gërmimet e bëra në
periferi të qytetit të Kuçovës (në komunën Perondi ku ndodhet sot Kisha e vjetër e Shën
Nikollës) del se kjo trevë ka qënë një vendbanim i lashtë me një kulturë të zhvilluar, gjë që
vërtetohet nga mënyra e ndërtimit të shtëpive dhe e shëtitores për banorët e saj.
Kjo shëtitore ka përmasat e një bulevardi të vërtetë (10m gjerësi dhe 50m gjatësi) të shtruar
me kalldrëm e me gurë të gdhendur bukur. Po kështu në kodrën e Omurit në verilindje të
qytetit, janë gjetur punime mbrojtëse ilire e mbi të gjitha një pishtar (i ekspozuar në muzeun e
Beratit), i cili shërbente për të sinjalizuar rrezikun armik nga njëra kala në tjetrën si dhe në të
gjithë zonën. Nga gërmimet e bëra në vitet ‘40 – ‘50 të shekullit të kaluar u nxorrën në
sipërfaqe amfora, shpata e mburoja të kohës ilire.
Saranda
• Saranda
•
Saranda është qytet në Shqipërinë jugore i vendosur ne bregun e detit Jon
perballe ishullit te njohur grek te Korfuzit. Eshte i vendosur ne nje shpat mali.
•
•
Histori
Për herë të parë emri i Sarandës përmendet në vitin... Saranda është qytet në jug
të Shqiperisë, e vendosur në bregdetin jonian, përballë ishujve të Korfuzit. Emri
Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtëve
(Ágii Saránda në greqisht) (Santi Quaranta në italisht).
Librazhdi
• Librazhdi është qytet në juglindje të Shqiperisë. Kufizohet ne veri me rrethet Bulqize e Matit
perendim nga rrethi I Elbasanit; ne jug nga rrethi I Gramshit; ne juglindje nga rrethi I Pogradecit
dhe ne lindje nga r. e Maqedonise.Librazhdi ka nje gjatesi kufitare prej 42km dhe ka teresisht nje
reliev kodrinoro-malor.Relievin e ben me te larmishem fushgropat si ajo e Domosdoves ne
Perrenjas dhe ajo e Studnes me ate te Letmit. Lartesia maksimale mbi nivelin e detit është 2253
m ne majen e Kuqe te malit Shebenik...
•
•
•
•
Klima
Pozita gjeografike,konfiguracioni I relievit,lartesia absolute mbi nivelin e detit dhe largesia nga
deti Adriatik ka mundesuar natyren kontinentale te klimes e cila duket ne dimrin e ftohte e te
lagesht dhe ne veren e skurter ,te nxehte e te thate. Temperatura mesatare vjetore este13.4
grade Celsius,temperatura max. e regjistruar este40.7 grade Celsius me 14.9.1957 dhe
temperatura minimale është regjistruar ne vitin 1968 e cila ishte -15.7 grade celsius.
Flora
1857 lloje bimesh spontane,enezore,te cilat peraqesojne 58 % te flora e Shqiptare ose 16 % te
flores se Evropes e renditin Librazhdin ne nje nder rrethet me te pasura te vendit me bime te
lljeve te ndryshme.gjenden te gjitha katet bimore dhe mbulesa bimore ze rreth72 % te territorit
te Rrethit te Librazhdit.
Përmeti
• Përmeti është qytet në juglindje të Shqipërisë dhe qendër e njësisë administrative me të
•
•
•
•
•
njëjtin emër Rrethi i Përmetit. Qyteti i vendlindjes së Naimit zë një sipërfaqe të vogël dhe ka
një popullsi prej diku rreth 9 800 banorë.
Kultura
Në qytet vërehet një tolerancë fetare.
Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. Përpos
Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret
e njohur si p.sh.: Bardhyl Londo apo Sejfulla Malshova. Muzikanë të dalluar të nivelit
kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariu janë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet
me karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore.
Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të
kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës
artiste e popullit Tefta Tashko Koço dhe këngëtarës së muzikës së lehtë Anjeza Shahini.
Që nga gushti i vitit 2004 qyteti ka edhe një stacion televiziv AOS TV (Aoos=Vjosa në Greqisht)
i cili përkujdeset për një informim më të dendëshëm të qytetarëve, kete vit është hapur edhe
nje stacion televiziv i ri Tv Përmeti.
Erseka
•
•
•
•
Erseka është një qytet në Rrethin e Kolonjës me rreth 5 499 banorë. Qyteti ndodhet në
juglindje të Shqipërisë në Pllajën e Kolonjës. Tipar dallues Mali i Gramozit (2523 m), që është
i vendosur në lindje të tij.
Historia
Është krijuar rreth vitit 1768 me rreth 100 shtëpi (sipas Edit Durham) banorë te ardhur nga
fshatrat përreth dhe të vendosur buzë rrugës që lidhte Korçën me Leskovikun.
Kultura
Erseka eshte nje qytet me nje tradite shume te madhe kulturore. Nder vite ka patur shume
kolonjare qe kane kontribuar ne fusha te ndryshme.Nder me te njohurit jane .Fan S NOLI.
Petro Nini LUARASI.Papa Kristo NEGOVANI.Motrat QIRIAZI.Faik KONICA.Sali
BUTKA.Themistokli GERMENJI.Hasan Zyko KAMBERI.Shain KOLONJA.Petrit DUME.Pa harruar
ketu edhe aktoret hollivudian me fame boterore John BELUSHI dhe James BELUSHI.
Televizioni lokal Era TV vazhdon Transmetimet e tij qe nga viti 1999.
Divjaka
•
•
•
•
•
Qytet në Shqipëri me rreth 7 100 banorë. Mendohet se kodrat e Divjakes deri ne afersi te
Terbufit kane qene te banuara qysh ne kohet e lashta. Kjo vertetohet edhe nga shume objekte
arkeologjike te gjetura ne keto kodra, si nga varret e shumta qe gjenden neper keto vende.
Rrethinat e Divjakes
Ne jug te Divjakes ne afersi te fshatit Mize dhe Xeng nga hapja e nje kanali kullues u gjenden disa
tjegula , copa rrexylli, nje gozhde kovaei 12 cm, dhe dy rrota me diameter 18 & 10 cm dhe
fragmentesh enesh te ndryshme. Copat e tjegulave dhe te tullave te gjetura ne kete are jane
idetike me tjegullat e tullat e gjetura neper varret e fshatrave te permendur me siper. Ne fshatin
Mize jane gjetur rreth e rrotull varre te mbuluar me tjegulla me permas 70×40x2cm, poee e
pjata balte si dhe vegla pune hekuri, te cilat i perkasin mesjetes se hereshme.
Te gjitha materialet te cilet jane gjetur si: Hanxhare, heshtat,pjatat kandilat, kane pas egzistuar
ne muzeun e Divjakes dhe i perkisnin shekullit III-II para eres sone. Me perjashtim te pak eneve
helenistike e te ndonje objekti tjeter, te gjitha te tjerat jane Iliro-shqiptare. Si do qe te jete fakt
eshte se Divjaka dhe kodrat perreth saj kane qene te banuara qe ne kohe te lashta nga fisi i
njohur Ilir i Taulanteve dhe me vone nga shqiptaret e hershem.
Nje fakt tjeter eshte nje gure i gjetur ne Divjake me mbishkrim latin i cili eshte nje gure rruge dhe
deshmon se ne kete zone ka pasur kaluar nje rruge qe lidhte Apollonin me Dyrrahun (Durresin)
dhe thuhet se ka qene nje dege e rruges Egnatia qe shkonte per ne Skampa (Elbasan) sipas
hartes Krahina jone ne shekujt IV-V te eres sone
Himara
•
•
•
Emri Himarë e ka origjinën nga fjala e vjetër Shqipe e përdorur në këto anë "Hi(j) Marë" - "Eja
Marë", qe ka të bëje me ftesën që i bëhet një vajze apo fqinje të marrë pjesë në një gëzim
familiar apo ti bashkohet nje grupi që këndon një kënge shumë-zërëshe. Marë eshte emër i
njohur Shqip vajze në Himarë, në jug të Shqipërisë dhe në veri të saj.
I ndërtuar në pjesën jugore të bregdetit shqiptar, qyteti i Himarës ka qenë gjithmonë qendër e
një zone që ka përfshirë jo vetëm fshatrat e jugut, por edhe Labërinë e Kuveleshin. Ajo
përmendet që në kohët e lashta ku parardhësit ishin fisi Ilir i Kaonëve, por historia moderne
duket se fillon në 1199, kur në qytet u vendos sundimi i Venedikasve. Fqinjet tanë veriorë nuk
mundën ta mbanin për shumë kohë dhe në shekullin e XIII zona e Himarës u përfshi nga Karli i
Anzhuve në atë që ai e quajti Mbretëria e Arbërisë. Zona ka qenë gjithmonë me një popullsi
autoktone shqiptare, kryesisht me origjinë nga ajo që sot njihet si zona e Labërisë dhe duke
filluar që nga shekulli i XV edhe me të ardhur nga zonat e Mirditës dhe Krujës.
Më 1431 Himara u përfshi nga Perandoria Turke si një krahine e Sanxhakut të Shqipërisë. Duke
filluar që nga shekulli i XVI, si pasojë e disa kryengritjeve, Himara, ashtu si edhe Mirdita,
siguroi një sërë privilegjesh dhe një lloj autonomie, që e lejoi të ruante fenë dhe flamurin
Shqiptar. Fatkeqësisht, mungesa e rrugëve dhe zona malore krijoi vështirësi në komunikimin e
saj me zonat e brëndshme të vendit. Pervec gjuhes amëtare Shqipe, duke shfrytëzuar detin
ata vendosën lidhje tregtare me Greqinë e Venedikun e kryesisht me Korfuzin dhe si pasojë e
ketyre lidhjeve, filloi te përdorej edhe gjuha Greke e Italiane për qellime tregtare. Që më 1912
Himara kishte ngritur flamurin e pavarësisë dhe kishte dërguar përfaqesinë e saj në Vlorë.
Këlcyra
• Këlcyra
•
•
Këlcyra është qytet në Shqipërinë jugore dhe pjesë e rrethit Përmet. Ajo shtrihet maleve
Trebeshinë dhe Nemerckë dhe laget nga lumi Vjosë dhe Dëshnicë.
Udha për në Këlcyrë, pasi shkëputet nga rruga Tepelenë-Gjirokastër, lë në të djathtë rrënojat
e qytetit të lashtë të Antigonesë, hyn në grykën madhështore e të mirënjohur të Këlcyrës –
në kohët e moçme Fauces Antigonenses, prej ku Filipi V i Maqedonisë u preu rrugen
romakëve të Flaminit për në Greqi – çan mes honesh të thepisura dhe mbërrin në pikën më
të lartë të pllajës që shtrihet mes Malit të Trebeshinës e Nemërçkës në qytetin e Këlcyrës, i
vendosur në të djathtë të Vjosës, aty ku lumi i Dëshnicës së bashku me degët e veta nis
bashkërrjedhjen me Vjosën.
Burreli
•
•
Krahina e Matit është një muze i vërtetë arkeologjik dhe djep i lashtë i kulturës ilire. Aty janë
zbuluar objekte prej ku dhe dalin të dhëna për të gjithë periudhat historike të zhvillimit
kulturor jo vetëm të trevës së Matit por edhe më gjërë, Mati është bërë tani i njohur jo
vetëm brënda vëndit por edhe jashtë Shqiperisë, si një krahinë arkeologjike e rëndësishme
me vlera të veçanta, sidomos për gjurmimin e studimin e kulturës ilire” Në vitin 1952 në
fshatin Bushkash nisën studimet e tre kodër varreve ilire ose siç quhen në gjuhën
arkelologjike tumave.
Origjinën e fjalës Mat(Matja) e kanë studiuar shumë studiues e shkencëtarë, por ende
mbetet e papërcaktuar qartë prejardhja e saj. Disa besojnë se ky emër ka prejardhje biblike,
kurse albanologu i njohur N.Jokli shpjegon se emri i krahinës vjen nga gjuha shqipe e ka lidhje
me fjalën mat`anë(mat`anë lumit, mat`anë bregut). Në një dokument të vitit 1304, në një
listë anzhuine me emrat e 13 fiseve, përmendet edhe ai i Matit në formën e Matesos.
Tropoja
•
•
Tropoja
Tropoja apo shpesh përmendet si Tropoja e vjetër është vendbanim në Shqipërinë veriore dhe
sot është zona me e lidhur me Kosovën.
•
Histori
•
Tropoja njihet historikisht si pjesë e Malësisë së Gjakovës. Gjatë Perandorisë Osmane ishte
pjesë e Vilajetit të Kosovës. Kufiri i vitit 1912 që shkëputi pjesën më të madhe të Kosovës nga
Shqipëria la Tropojën në izolim dhe vështirësoi jetën e banorëve. Kufiri la të izoluar edhe
ekonominë e Tropojës.
Nga çlirimi i Shqipërisë e deri në Luftën e dytë botërore Tropoja së bashku me të gjitha
venbanimet e tjera të Tropojës, Hasit dhe Kukësit që kishin mbetur këndej kufirit ishte pjesë e
Prefekturës së Kosovës, që ishte një nga 10 zonat administrative të Shqipërisë së lirë.
Sot Tropoja është pjesë e Rrethit të Tropojës, të cilit edhe i ka dhënë emrin. Me çlirimin e
Kosovës në vitin 1999 fillon një fazë e re për jetën e banorëve të cilët tani mund të
shfrytëzojnë shkollat apo spitalet në Kosovë.
•
•
Peshkopia
•
•
•
Ndodhet në pjesën verilindore të Shqipërisë. Fjala Peshkopi rrjedh nga greqishtja e
vjetër“episcopi”, që do të thotë residence e peshkopit. Për here të parë është përmendur në
një dokument të shekullit të XV. Qyteti është një bazë për të vizituar parkun kombëtar të Lurës
si dhe është i njohur për Llixhat ( ujrat termale te tij). Peshkopia është qytet në Shqipërinë e
verilindore. Peshkopia ndodhet në të dy anët e Lumit Drin. Lugina e Drinit është pjesa më e
ulët e rrëthit. Në afërsi të Peshkopisë ndodhet dhe mali më i lartë i Shqipërisë , Mali Korabit
(2751m).