presentation1

Download Report

Transcript presentation1

Ligjërues: Linda Hoxha
Psikologjia shkencore synon të studiojë brendinë dhe ligjësitë e
fenomeneve psikike.
Psikologjia synon gjithnjë t’i gjejë dhe t’i sqarojë ligjësitë e lindjes dhe
rrjedhës së fenomeneve psikike.
Me themelimin e laboratorit të parë psikologjik në Leipzig të
Gjermanisë nga Wilhelm Wundt më 1879 psikologjia konsiderohet
shkencë e pavarur.
Degët e Psikologjisë
Psikologjia e
përgjithëshme
Psikologjia
fiziologjike
Psikologjia
Pedagogjike
Psikologjia Sociale
Psikometria
Psikologjia e Punës
Higjiena Mentale
Psikopatologjia
Degët e Psikologjisë
Psikologjia e
përgjithëshme
Kryesisht ka karakter teorik, si dhe
studion ligjësitë e psikikës së njeriut të
rritur normal dhe të civilizuar.
Psikologjia
Fiziologjike
Studion bazën fiziologjike të proceseve
psikike të cilën e paraqesin sistemi nervor
dhe ai endokrin.
Psikologjia
Gjenetike
Studion zhvillimin e psikikës nga dy
këndvështrime – filogjenetik dhe
ontogjenetik
Psikologjia
Pedagogjike
Studion anën psikologjike të procesit
edukativo – mësimor.
Degët e Psikologjisë
Psikologjia Sociale
Psikometria
Psikologjia e
Punës
Studion ndikimin e faktorëve social në
shfaqjen dhe rrjedhën e proceseve
psikike.
Qëllimi i psikometrisë është matja e
proceseve psikike dhe tipareve të
personalitetit.
Studion ndikimin e faktorëve psikologjik
në procesin e punës.
Degët e Psikologjisë
Higjiena Mentale
Higjiena mentale sugjeron mënyrat e
pengimit të crregullimeve psikike dhe
kapërcimit më të lehtë të vështërsive
psikologjike.
Psikopatologjia
Studion psikikën e crregulluar dhe të
sëmurë. Merret kryesisht me dy lloje
crregullimesh psikike: neuroza dhe
psikoza.
Drejtimet ose Shkollat Psikologjike
Si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme për gjetjen e sqarimeve teorike lidhur me
fenomenet psikike është paraqitja e një vargu të teorive të përgjithëshme në
shkencën e psikologjisë, të njohura si drejtime apo shkolla psikologjike.
Drejtimet ose Shkollat Psikologjike
Strukturalizmi
Bazuar në shkencat ekzakte si kimia e
biologjia, psikologët strukturalist besonin se
edhe psikologjia duhet ti sqarojë fenomenet e
saj si të përbëra nga elemente të vecanta.
Geshtaltizmi
Sipas geshtaltizmit, ne të gjithë ngacmuesit i
përjetojmë si tërësi të organizuara.
Drejtimet ose Shkollat Psikologjike
Biheviorizmi
Drejtimi
Refleksologjik
Bihevioristët theksojnë se psikologjia duhet
të studiojë vetëm ato fenomene që mund të
vërehen nga jashtë dhe që mund të
regjistrohen.
Sipas refleksologjisë bazën fiziologjike të cdo
aktiviteti psikik e paraqet veprimi refleksor i
sistemit nervor.
Drejtimet ose Shkollat Psikologjike
Psikanaliza
Funkaionalizëm
Psikanaliza thekson rolin e nxitësve të
pavetëdijëshëm në veprimtarinë e njeriut.
Rol të posacëm në këtë kuptim ka epshi
seksual dhe përjetimet gjatë fëmijërisë së
herëshme.
Sipas këtij drejtimi apo shkolle psikologjike,
jeta psikike ka për funksion adaptimin e
individit në kushte të ndryshme jetësore.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik
Metoda e të vërejturit ose
vëzhgimit
Metoda e vëzhgimit duhet tu përmbahet disa parimeve të
caktuara, për të mundur të përdoret si metodë shkencore.
Qëllimi i të vërejturit duhet të jetë i caktuar qysh në
fillim.
Të vërejturit duhet të bëhet me plan.
Cdo gjë e vërejtur duhet të shënohet.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik
Në psikologjinë e fëmijërore dhe atë pedagogjike përdoren më
së shpeshti dy forma të të vërejturit.
Analiza e Situatës
• Zbatohet për të studiuar se sa varet sjellja
e fëmijëve prej ndonjë situate.
• Si sillen fëmijët në situata të ndryshme.
Modelet e kohës
• Shërben për studimin e ndryshimeve
idividuale ndërmjet fëmijëve.
• Secili fëmijë vëzhgohet për një kohë të
caktuar-jo gjatë gjithë kohës.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik
Metoda Experimentale – është metoda më e përsosur dhe më shkencore.
Përparësia e kësaj metode qëndron në mundësinë e ndryshimit sistematik
dhe me qëllim të kushteve në te cilat paraqitet ndonjë dukuri.
Experimenti laboratorik dhe
natyral.
Experimenti me grupe paralele –
kjo metodë është tipike për
psikologjinë pedagogjike.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik
Metoda e të vetëvërenjturit
ose introspeksioni
Kjo metodë qëndron në të vërenjturit e dhe përcjelljen e
përjetimeve personale. Të dhënat introspektive duhet të
shfrytëzohen por sa herë të jetë e mundur edhe të plotësohen me
të dhëna objektive përkitazi me sjelljen e njerëzve.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik
Teste
Psikologjike
Testi - është një varg
detyrash të zgjedhura
sipas disa parimeve të
caktuara të cilat na bëjnë
të mundëshme që në
mëntyrë objektive ti
studiojmë ndryshimet
personale ose proceset
psikike.
Teste
Pedagogjike
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik
Pyetësorët ose kuestionarët përmbajnë një varg pyetjesh të përpiluara sipas disa parimeve të caktuara.
Egzistojnë disa rregulla për përpilimin e pyetsorëve:
Pyetjet duhet të
jenë të formuluara
qartë.
Pyetjet nuk
duhet të jenë
sugjeruese.
Nuk duhet të
kërkohen të dhëna
përkitazi me jetën
intime.
Pyetsori duhet
të jetë i
shkurter.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik
Intervista ose biseda
është parashtrim i pyetjeve me gojë në formë të bisedës
me subjektët. Intervista mund të jetë e standardizuar
ose e pastandardizuar.
Historia e rasteve
është teknikë e cila e ka origjinën nga psikologjia
klinike. Me anë të saj mblidhen të dhëna për ndonjë
fëmijë i cili ka vështërsi në adaptim.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik
Me anë të kësaj teknike studiohen mardhëniet
socialo-emocionalenë grupet e vogla (p.sh. Në
klasë).
Teknika Sociometrike
Me anë të kësaj teknike mund të studiojmë
probleme të ndryshme. P.sh. Na intereson cfare
mardhënie egzistojnë ndërmjet nxënësve në klasë.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik
Shërbejnë për studimin e personalitetit, për studimin e
dëshirave dhe tendencave të fshehta. Këto teknika
përdoren më së shumti në psikologjinë klinike.
Teknikat projektive
Të gjitha teknikat projektive bazohen në përdorimin e
mekanizmit mbrojtës të projeksionit.
Egziston një numër i madh i teknikave projektive:
teknika e njollave të Rorshahut, testi TAT, vizatimet
dhe pikturimet.
Metodat dhe teknikat e Hulumtimit Psikologjik
Teknikat projektive
Teknika e njollave të
Rorshahut
Testi i aperceptimit
tematik (TAT)
Vizatimet dhe pikturimet
• Materiali për këtë teknikë janë dhjetë
njolla të ngjyrës.
• Prej subjektëve pritet të përgjigjen se cka
shohin në figurë.
• Përbehet prej një varg fotografishë.
• Prej subjektëve kërkohet që në bazë të
fotografive të thurrin nga një tregim.
• Konsiderohen si mjete të përshtatshme për
njohjen e fëmijës.


Juniku N. Kaptina nga Psikologjia
Terry Pettyjohn: Psikologjia – një hyrje koncize