lex 1, shkollore

Download Report

Transcript lex 1, shkollore

Redina BALLA
Baza ligjore e shwrbimit psikologjik nw
shkollw
•
•
•
•
•
•
•
Adoleshentëve mund t’u ndodhë:
􏰀 Të mos e duan shkollën dhe veprimtaritë mësimore,
􏰀 Të kenë vështirësi në organizimin e efektshëm të
kohës,
􏰀 Të kenë mangësi në aftësinë për të studiuar,
􏰀 Të dështojnë në detyrat shkollore,
􏰀 Të mos kenë disiplinë vetjake,
􏰀 Të shqetësohen për çështje familjare dhe të vuajnë
që nuk i kuptojnë,
•
•
•
•
•
•
Të ndihen të depresuar apo të ankthshëm,
􏰀 Të eksperimentojnë me drogat apo alkoolin,
􏰀 Të mendojnë për vetëvrasje,
􏰀 Të shqetësohen për seksualitetin e tyre,
􏰀 Të përballen me situata të vështira si aplikimi në
universitet, gjetja e një pune apo lënia e shkollës,
􏰀 Të vënë në dyshim potencialin, aftësitë apo fatin e
tyre.
Situata e tyre ndërlikohet shumë për shkak të
nevojave të veçanta në rastet kur kanë:
























Vështirësi në të nxënë,
Çrregullime emocionale,
Çrregullime të të folurit, të dëgjimit, të të parit,
Paaftësi fizike,
Probleme të shëndetit,
Paaftësi komplekse,
Mjedise të rënduara sociale,
Janë veçanërisht të talentuar.
Këtu vjen në ndihmë shërbimi psikologjik. Ai është instrument i
angazhimit publik të shkollës për të dhënë shërbime të specializuara, i
shprehur edhe në Dispozitat normative të arsimit parauniversitar.
Shërbimet e shkollës duhet dhe pritet që të mbështeten fort në interesat
dhe prirjet e nxënësve. Specialisti i shërbimit psikologjik në shkollë
vlerësohet si instrument i qasjes së investimeve në arsim pranë asaj që
të rinjtë janë realisht dhe nevojave të tyre.
• [1] Nxënësi ka të drejtë të marrë mësim dhe edukim në
shkollë në kushte normale, të sigurta dhe të
përshtatshme shëndetësore, të cilat përcaktojnë dhe
kohën për pushim, për aktivitete të lira në përputhje
me psikologjinë, aftësitë, interesat dhe moshën e tij, si
dhe të ndjekë rrugët e format e mundshme, që zbulojnë
dhe zhvillojnë prirjet e tij në fushën e shkencës, artit
• dhe sportit.
• Dispozita normative të arsimit parauniversitar, neni 36
[2] Individualiteti dhe dinjiteti njerëzor i nxënësit
respektohet; ai mbrohet nga dhuna fizike e
psikologjike, diskriminimi e veçimi. Në shkollë janë
kategorikisht të ndaluara ndëshkimet fizike apo
trajtimet poshtëruese e denigruese të nxënësit.
• Shërbimi psikologjik në institucionet arsimore parauniversitare
përbën një risi për arsimin tonë kombëtar, çka hedh edhe një
hap tjetër në përqasjen e sistemit tonë arsimor me sistemet
bashkëkohore evropiane e botërore. Implementimi i tij fillon
në vitin mësimor 2004-2005.
• Nga Urdhri nr. 321, datë 11.10.2004, i Ministrit të Arsimit dhe
Shkencës
Urdhri nr. 321, datë 11.10.2004, i Ministrit të Arsimit dhe
Shkencës “Për eksperimentimin e shërbimit psikologjik
në sistemin arsimor parauniversitar në vitet shkollorë
2004-2005 dhe 2005-2006” , hyri në fuqi menjëherë.
• Shërbimi psikologjik në shkolla do të kryhet nga një specialist.
Specialisti i shërbimit psikologjik duhet të ketë përfunduar
studimet universitare në degën e psikologjisë apo të jetë
mësues me specializim pasuniversitar në këtë fushë. Në
mungesë të tyre, përzgjidhen specialistë të shkencave socialpolitike ose të degëve të tjera të përafërta me to.
• Specialisti i shërbimit psikologjik i shkollës, është një person
kyç në mbarëvajtjen e veprimtarisë mësimore edukative të
institucionit arsimor. Veprimtaria e tij zhvillohet në lidhje dhe
bashkëpunim të ngushtë me stafin pedagogjik dhe drejtues të
shkollës, me prindërit dhe komunitetin ku ndodhet shkolla.
• Qëllimi kryesor i punës së specialistit të shërbimit
psikologjik në shkollë fokusohet në promovimin dhe
zhvillimin mendor e fizik të nxënësve si dhe në ndihmesën e
mbështetjen që jep për rritjen e cilësisë së procesit të
mësimnxënies dhe mësimdhënies.
• Specialisti i shërbimit psikologjik bashkëpunon me
personelin administrativ dhe pedagogjik për konceptimin
dhe realizimin e shërbimeve që lidhen me vlerësimin e
rezultateve të nxënësve, me orientimin e karrierës dhe me
zhvillimin social dhe personal të nxënësve, nëpërmjet:
• Sigurimit te shërbimeve të drejtpërdrejta për
adoleshentët dhe nxënësit në nevojë,
• Vlerësimit dhe interpretimit të rezultateve të
nxënësve, të stafit pedagogjik të shkollës dhe të
prindërve
• Shwrbimeve këshillimore dhe trajnuese për stafin
e shkollës dhe prindërit
• Konceptimit dhe realizimit të shërbimit
psikologjik në përputhje me politikat e zhvillimit të
arsimit dhe të institucionit arsimor.
Detyrat e specialistit të shërbimit
psikologjik
• 1. Këshillimi
Këshillimi realizohet përmes mbledhjeve me anëtarët e stafit
pedagogjik të shkollës dhe komunitetit të prindërve për të
diskutuar, identifikuar dhe parandaluar probleme të ndryshme
si dhe për të programuar ndërhyrje dhe shërbime të
nevojshme. Procesi këshillues përfshin këshillimin e stafit
pedagogjik në lidhje me nevojat e nxënësve.
Kwshilluesi
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
Këshillon stafin për konceptimin dhe realizimin e
planit të ndërhyrjeve në ndihmë të nxënësve,
􏰀 Këshillon dhe ndihmon prindërit të njohin dhe të
kuptojnë nevojat e adoleshentëve dhe realizon
veprimtari kualifikuese me ta,
􏰀 Ndihmon stafin pedagogjik dhe prindërit për
hartimin e planeve të bashkëpunimit të shkollës me
familjen,
􏰀 Ndihmon nxënësit që kanë vështirësi dhe probleme
përshtatjeje me ndryshimin e klasës, ciklit apo
shkollës,
􏰀 Bashkëpunon me shërbime të ndryshme të
specializuara të komunitetit si shërbimi shëndetësor,
shërbimi social, OJF të ndryshme etj.
Ndihma për këshillin e mësuesve të
shkollës
• Detyrat kryesore të specialistit të shërbimit psikologjik në këtë rol janë:
• Merr pjesë në analizat vlerësuese të veprimtarisë mësimore edukative në
bazë klase, cikli dhe shkolle,
• Zhvillon konsultime me mësuesit dhe prindërit,
• Merr pjesë dhe ndihmon në hartimin dhe zbatimin
• e planit mësimor edukativ të shkollës,
• Ndihmon në mënyrë të veçantë në zhvillimin e
• veprimtarive edukative që lidhen me sjelljen dhe
• etikën e nxënësve,
• Koncepton ndërhyrje dhe strategji veprimi aty ku
• e gjykon të arsyeshme si dhe bën rekomandimet e
• përshtatshme,
• Kur është e nevojshme, referon përpara këshillit
• të mësuesve për rastet tipike që janë trajtuar.
Këshillimi psikologjik individual
• Specialisti i shërbimit psikologjik i shkollës zhvillon seanca
psikologjike me nxënës të veçantë për probleme të
caktuara. Gjatë ofrimit të këtij shërbimi specialisti duhet:

 Të ruajë konfidencialitetin (fshehtësinë),

 Të informojë drejtuesin e shkollës për atë çka ai
– duhet të dijë,

 Të informojë prindërit dhe të marrë miratimin e
– tyre,

 Të lidhet me struktura të specializuara jashtë
– shkollës për të siguruar një trajtim më të mirë të
nxënësit me probleme.
Këshillimi psikologjik në grup
• Në veprimtaritë këshilluese në grup, specialisti i shërbimit
psikologjik së bashku me dy ose më shumë nxënës,
organizon seanca në mjediset e qendrës së shërbimit
psikologjik, për të zgjidhur probleme të caktuara. Gjatë
ofrimit të këtij shërbimi specialisti duhet:
 
 Të ruajë konfidencialitetin (fshehtësinë),
 
 Të informojë drejtuesin e shkollës për atë çka duhet
• të dijë,
 
 Të nformojë prindërit dhe të marrë miratimin e
• tyre për atë që kryen,
 
 Të lidhet me struktura jashtë shkollës për të
• siguruar një trajtim më të specializuar.
Vlerësimi psikoedukativ
Vlerësimi psikoedukativ përmban të dhëna për sjelljet e
nxënësve gjatë zhvillimit të procesit mësimor edukativ.
Qëllimi kryesor është identifikimi i faktorëve që ndikojnë në
përparimin e nxënësve dhe realizimin e procesit mësimor
edukativ. Ky informacion përdoret për t’u dhënë përgjigje
problemeve të shkollës.
Gjatë ofrimit të këtij shërbimi specialisti
duhet:
• Të marrë në konsideratë tërësinë e informacioneve që
lidhen me problemin,
 
 Të vëzhgojë nxënësit gjatë procesit mësimor
edukativ,
 
 Të realizojë vlerësimin e sjelljeve funksionale të
nxënësve,
 
 Të sigurojë instrumente të vlerësimit individual,
• ë interpretojë rezultatet e vlerësimit dhe të përcaktojë
marrëdhëniet që ekzistojnë ndërmjet rezultateve dhe
arritjeve të objektivave mësimorë edukativë,
 
 Të bëjë rekomandimet e nevojshme.
Edukimi special
• Specialisti i shërbimit psikologjik është anëtar i grupit të mësuesve
të ngarkuar nga drejtoria e shkollës për edukimin special.
Specialisti i shërbimit psikologjik ofron shërbime të tilla, si:
 

Ndihmon në përgatitjen e planit të veprimtarive për
adoleshentët me nevoja të veçanta,
 

Bën vlerësimin e ecurisë së adoleshentëve me nevoja të
veçanta,
 

Administron vlerësimet e bëra,
 

Bën rekomandimet e duhura,
 

Përgatit me shkrim raporte për vlerësimin,
 

Ndihmon në përgatitjen e programeve mësimore
• edukative individuale,
 

Siguron ndërhyrjen e shërbimeve të specializuara
• sipas problemeve që kanë adoleshentët.
Veprimtari kualifikuese në ndihmë të stafit
pedagogjik dhe prindërve
• Detyrat kryesore të specialistit të shërbimit psikologjik në këtë
drejtim janë:
 
 Planifikon, zhvillon dhe koordinon veprimtari kualifikuese
që trajtojnë tema për shëndetin mendor,
 
 Siguron informacionin e duhur për komunitetin lidhur me
tema të shëndetit mendor,
 
 Informon mësuesit e shkollës dhe komunitetin, për
shërbimet që ofron specialisti i shërbimit psikologjik i shkollës.
Veprimtari studimore
• Rezultatet e shkollës, krahasuar me shkollat e tjera të
rrethit dhe më gjerë,
 
 Vlerësimet që janë bërë për shërbimin psikologjik,
 
 Merr miratimin e drejtuesve të shërbimit
• psikologjik,
 
 Merr në konsideratë dhe përfshin komentet,
• sugjerimet e këshillit të mësuesve, këshillit të prindërve
dhe përfaqësive të ndryshme
të nxënësve.
Zhvillimi profesional
• Specialistët e shërbimit psikologjik duhet të mbështeten,
të ndihmohen dhe të nxiten të marrin pjesë në seanca
kualifikuese, për të rritur dhe siguruar një nivel gjithmonë
e më të lartë të shërbimit psikologjik. Për këtë qëllim
specialisti i shërbimit psikologjik i shkollës duhet:
 
 Të marrë pjesë në mbledhje dhe trajnime
profesionale,
 
 Të jetë në kontakt të pandërprerë me literaturën
bashkëkohore,
 
 Të marrë pjesë në veprimtari edukative mësimore.
• Udhwzimi I Ministrit tw ARSIMIT
KONCEPTE DHE PWRCAKTIME THEMELORE NW
SHWRBIMIN PSIKOLOGJIK
KWSHILLUES SHKOLLOR
APO
PSIKOLOG SHKOLLOR?
Roli i këshilluesit shkollor konsiston
kryesisht në
• këshillim (individual dhe në grup),

 orientim të grupeve të mëdha,

 konsultim,
 
 koordinim.
• Këshilluesit shkollorë marrin pjesë edhe në veprimtari
• të tilla si mbledhja e të dhënave për t’i përdorur në
hartimin e programeve parandaluese në shkollë dhe
vlerësimi i efektshmërisë së tyre. Ndërkohë ata marrin
përsipër edhe role të tilla si:
 
 avokaci,

 udhëheqje,

 promovim të ndryshimit sistemik në shkollë.
Ndërsa roli i psikologut shkollor
konsiston në
•




•


•
•
•




•
këshillim,


konsultim,


vlerësim,


parandalim,


edukim (të vlerave themelore të sjelljes qytetare
demokratike),


kërkim dhe hulumtim,


planifikim dhe zhvillim programesh individuale
të ndërhyrjes.
Një psikolog shkollor njeh shumë mirë: 
 mënyrën se si funksionon
shkolla,








të të
dinamikën e zhvillimit moshor,
stilet e të nxënit,
shërbimet komunitare të shëndetit mendor,
teknikat e sigurimit të mjediseve të efektshëm
nxënit.
• Këshilluesit shkollorë janë përgjegjës tipikisht për orientimet
në karrierë apo udhëheqjen e grupeve, për hartimin e
programeve të zhvillimit, për planifikimin e veprimtarive
orientuese në karrierë dhe atë akademike, po aq sa janë
përgjegjës për zhvillimin social dhe personal të nxënësve.
Psikologët shkollorë kanë si përgjegjësi kryesore të ndihmojnë
procesin e të nxënit me shërbime të tilla të specializuara si:


matja e inteligjencës,


matja e vijuar e arritjeve dhe e ecurisë,


përdorimi i testeve të personalitetit,


zhvillimi i programeve arsimore të specializuara për
– nxënësit në kushtet e paaftësisë sociale, fizike
– dhe mendore.
• Të dy sigurojnë shërbime për të gjithë nxënësit në
kuadrin e shkollës, por puna e një dite e psikologut shkollor ka
të bëjë më tepër me nxënësit me nevoja të veçanta
(vlerësime, hartime programesh ndërhyrjeje edukative,
sigurimin apo koordinimin e shërbimeve të shëndetit mendor
etj.), ndërsa ajo e këshilluesit shkollor, veçanërisht në shkollat
e mesme, ka më shumë detyra që lidhen me shkollën, me
ndërveprimin e përditshëm të nxënësve me stafin e shkollës
dhe shërben si burim i vazhdueshëm informimi dhe shërbimi
për të gjithë komunitetin e shkollës.
PWRKUFIZIME
PSIKOLOG
• Psikolog është gjithkush që në raport me të tjerët, gëzon
tituj që kanë të bëjnë me shërbimet psikologjike. Ai është i
arsimuar në universitet për psikologji, është trajnuar, ka
përvojë dhe është ekspert në fushën e psikologjisë.
PRAKTIKË PSIKOLOGJIKE
• Praktikat psikologjike janë praktika shërbimi për individë,
grupe, organizata. Në to zbatohen procedura të
specializuara psikologjike për vlerësimin, diagnostikimin,
parandalimin e shqetësimeve psikologjike, emocionale dhe
çrregullimeve mendore. Praktika psikologjike mbulon edhe
shërbimet për të maksimalizuar të nxënit.
PROCEDURA PSIKOLOGJIKE
• Procedurat psikologjike përfshijnë, por nuk janë të kufizuara,
aplikimin e teorive, metodave apo procedurave për të kuptuar,
parashikuar apo ndikuar mbi sjelljen dhe të nxënit,
perceptimin, motivimin, të menduarit, emocionet apo
marrëdhëniet ndërpersonale. Ato përfshijnë metoda apo
procedura të ndërveprimit verbal, intervistimit, këshillimit,
modifikimit të sjelljes, manipulimit të saj përmes modifikimit
të faktorëve të jashtëm, përdorimit të proceseve të grupit,
psikoterapisë apo hipnozës. Pjesë e procedurave psikologjike
janë edhe përdorimi i testeve,
• 37
• procedurat e administrimit dhe interpretimit të testeve që
japin të dhëna mbi aftësitë mendore, potencialin e individit,
interesat, qëndrimet, karakteristikat e personalitetit,
emocionet apo motivimin.
PSIKOLOG SHKOLLOR
• Psikolog shkollor është gjithkush që kryen një veprimtari
profesionale psikologjike, që lidhet me shkollën a
përfituesit e saj dhe që ka kryer shkollim të rregullt,
trajnime, ka fituar përvojë dhe është njohur si ekspert në
fushën e psikologjisë shkollore.
PRAKTIKA E PSIKOLOGJISË SHKOLLORE
Praktika e psikologjisë shkollore është shumëplanëshe, por
nënkupton interpretimin e sjelljes dhe të ecurisë së individëve,
grupeve, organizatave përmes shërbimeve të tilla si:
 
 Interpretimtesteshpërtëvlerësuardhediagnostikuar
zhvillimin e intelektit, stilet e të nxënit, arritjet, motivimin
ose faktorë të personalitetit që lidhen drejtpërdrejt me
probleme të të nxënit në shkollë,
 
 Këshillim për të rinjtë me qëllim parandalimin e
problemeve që lidhen me të mësuarit,
 
 Konsulencë në lidhje me arsimimin apo karrierën,
 
 Shërbime edukative të drejtpërdrejta.
KËSHILLIM
• Këshillim është procesi prej të cilit nxënësit marrin
asistencë profesionale për të kapërcyer probleme apo
• shqetësime personale, emocionale apo sociale që mund të
përbëjnë pengesë për procesin e të nxënit a zhvillimit.
SHËRBIMET E KËSHILLIMIT DHE
ORIENTIMIT SHKOLLOR
• Shërbimet e këshillimit dhe orientimit në shkollë realizohen
përmes programesh vlerësimi dhe orientimi, përmes
këshillimit individual, në grup, orientimit të klasave,
zhvillimit për karrierë, orientimit për punë, orientimit në
shërbimin e punësimit, konsultimit me prindër e mësues dhe
referimit.
SHËRBIMET PSIKOLOGJIKE NË SHKOLLË
• Shërbimet psikologjike në shkollë përfshijnë dhënien e
shërbimeve të tilla nxënësve, mësuesve dhe prindërve si:
vlerësime psikoedukative, ndërhyrje në periudhë krizash,
studime rastesh, konsultime me grupe nxënësish, prindërish,
mësuesish, vëzhgime dhe analiza të sjelljeve problematike
dhe këshillim psikologjik.
Këshilluesi shkollor
Roli dhe funksionet kryesore të këshilluesit shkollor përfshijnë shërbimet e mëposhtme:
 
 Të ndihmojë në zhvillimin social dhe emocional të nxënësve,
 
 Të japë këshillim për individë ose grupe të vogla nxënësish, prindërish, mësuesish,







•


 Të konsultohet me mësuesit dhe prindërit për të kuptuar dhe plotësuar nevojat
e nxënësve në kuadrin shkollor,

 Të referojë në agjencitë e specializuara jashtë shkolle, nxënësit apo prindërit
kur është e nevojshme,

 Të marrë pjesë në veprimtari që kontribuojnë në mbarëvajtjen e efektshme të
shkollës,

 Të planifikojë, vlerësojë dhe rishikojë programin e këshillimit në shkollë,

 Të kujdeset për zhvillimin e tij profesional,

 Të jetë në kontakt me të rejat e profesionit,

 Të këshillojë nxënësit dhe prindërit dhe të
monitorojë përparimin e tyre,

 Të asistojë nxënësit në planifikimin e karrierës.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të
këshilluesit shkollor
• Këshillim

 Të sigurojë këshillim individual sipas kërkesave të
nxënësve,

 Të organizojë seanca këshillimi me nxënësit për të
planifikuar suksesin akademik, ndërgjegjësimin për karrierën si
dhe për zhvillimin social dhe emocional të tyre,

 Të kryejë seanca këshillimi të mirëstrukturuara për
të identifikuar nevojat e grupit që synojnë zhvillimin e aftësive
akademike, zhvillimin e aftësive sociale, ndërgjegjësimin për
karrierë, aftësim për zgjidhje konfliktesh, çështjesh familjare si dhe
për të bërë zgjedhje të shëndetshme në jetë.
 
 Të interpretojë drejt dhe saktë të dhënat e mbledhura nga
testet dhe nga rezultatet e vlerësimeve të tjera.
Konsultim
• Të asistojë nxënësit në zhvillimin akademik, të karrierës
dhe atë social duke u siguruar informacion dhe duke
ndërvepruar me prindërit, stafin shkollor dhe komunitetin
mbi burimet e zhvillimit për karrierë të nxënësve,
 
 Të ndihmojë prindërit në qëndrimet që mbajnë ndaj
shkollës,
 
 Të referojë nxënësit dhe prindërit e tyre, kur kërkohet
nga ata, në shërbime të specializuara jashtë shkolle,
 
 Të informojë nxënësit dhe prindërit e tyre për
rezultatet e testeve.
Koordinim
• Të promovojë bashkëpunimin dhe koordinimin e
veprimtarive dhe burimeve të shkollës si dhe komunikimin
me/dhe ndërmjet familjes, shkollës, shërbimeve
komunitare, bizneseve etj.,
 
 Të advokojë për akses të barabartë të të gjithë nxënësve
në programe dhe shërbime në shkollë,
 
 Të planifikojë dhe koordinojë programe orientimi për
punë, shkollë, trajnim etj.
Aspekte të punës së këshilluesit
shkollor me nxënësit
• Puna e këshilluesit shkollor ndikon në aspekte të ndryshme të
zhvillimit personal dhe social të të rinjve. Ajo i ndihmon të rinjtë
të zhvillojnë:
 
 një koncept të vërtetë për veten,
 
 aftësitë e komunikimit,
 
 aftësitë e vendimmarrjes dhe zgjidhjes
• së konflikteve,
 
 marrëdhënie pozitive me bashkëmoshatarët,
 
 marrëdhënie të shëndetshme me familjarë
• dhe të rritur,
 
 ndërgjegjësim mbi shkollën dhe punën,
 
 aftësim për vendimmarrje.
• Të rinjtë përfitojnë nga këshilluesi shkollor edhe shërbime për të
modifikuar dimensionet e mendimeve dhe ndjenjave personale,
për të kuptuar më mirë zhvillimin e tyre, për të diskutuar mbi
çështje personale, mbi dashurinë, raportet në familje,
seksualitetin, abuzimin me substancat, depresionin, fobitë,
humbjen apo ndarjen me njerëzit e dashur e të rëndësishëm,
shtatzëninë, vetëvrasjen etj.
• Këshilluesi shkollor i ndihmon nxënësit të realizojnë potencialet
e tyre duke punuar me ta në dy fusha:

 Këshillim individual dhe në grupe, konsultim dhe
referime për t’i ndihmuar të arrijnë qëllimet personale në
edukim,

 Seminare dhe veprimtari informimi për t’u siguruar
informacion mbi mundësitë e karrierës, arsimimit, punësimit
etj.
• Këshilluesit shkollorë mbajnë parasysh se nxënësit gjatë
periudhës së shkollës karakterizohen nga:
 
 Kërkimi dhe vlerësimi i pikave të forta tek aftësitë
personale,
 
 Përpjekjet për t’u harmonizuar me bashkëmoshatarët, 

Nevoja për shkëputje nga prindërit/familja,

 Nevoja për të realizuar pavarësinë e tyre,

 Nevoja për të marrë vendime a për të planifikuar
• të ardhmen.
Formimi i këshilluesit shkollor
Këshilluesi shkollor është i diplomuar në fushën e psikologjisë.
Diploma e studimeve të thelluara pasuniversitare (Master) në
këshillim, është e parapëlqyer.
Dhe gjithkush, që në kushtet e mungesës së të diplomuarve në
psikologji, merr përsipër të kryejë detyrën e këshilluesit
shkollor, duhet të trajnohet dhe të ketë informacion në fushat
e mëposhtme
• Teori këshillimi,

 Këshillim individual,

 Zhvillim human,

 Këshillim në grup,

 Bazat e psikologjisë sociale dhe asaj kulturore, 

Testim/vlerësim,

 Kërkim,

 Zhvillim dhe vlerësim programesh individuale, 

Orientim profesional.
Psikologu shkollor
Roli dhe funksionet e psikologut shkollor
•

•


•
•

•
Psikologu shkollor parandalon dhe për këtë ai:

 Harton programe për adoleshentët në rrezik apo të
dështuar në shkollë,

 Promovon tolerancën, mirëkuptimin dhe vlerësimin e
diversitetit brenda komunitetit të shkollës,

 Bashkëpunon me stafin pedagogjik dhe agjencitë e
tjera me synim përmirësimin e shëndetit psikologjik
dhe fizik të nxënësve,

 Zhvillon partneritet me prindërit dhe mësuesit për
të siguruar një mjedis të shëndetshëm në shkollë.
• Psikologu shkollor konsulton dhe për këtë ai:

 Bashkëpunon me mësuesit, prindërit dhe drejtorin
të gjejnë zgjidhje të efektshme për problemet e sjelljes
dhe të të nxënit,

 Ndihmon të tjerët të kuptojnë zhvillimin e
adoleshentit dhe si ndikon ai në të nxënit dhe në sjellje,

 Inkurajon marrëdhëniet midis mësuesve, prindërve
dhe ofruesve të shërbimeve në komunitet.
• Psikologu shkollor vlerëson dhe për këtë ai:

 Shikon nëse janë të përshtatshme praktikat e
– shërbimeve dhe të mësimit në shkollë,

 Ndjek te nxënësit aftësitë akademike dhe
kapacitetin
– për të mësuar,
• Përcakton nivelin e zhvillimit socioemocional dhe statusin e
shëndetit mendor të nxënësve, Vlerëson rrethanat e të
nxënit në shkollë.
• Psikologu shkollor ndërhyn dhe për këtë ai:
 
 Jep vetë këshillim psikologjik për të ndihmuar në
zgjidhjen e problemeve personale, ndërpersonale
• apo familjare që prekin ecurinë e nxënësit në shkollë,
 
 Punon drejtpërdrejt me adoleshentët dhe familjet e
tyre për t’i ndihmuar të zgjidhin probleme në planin
• e të nxënit apo të përshtatjes,
 
 Organizon trajnime/seminare në drejtim të aftësimit
• social dhe kontrollit të gjendjeve emocionale,
 
 Ndihmon familjet dhe stafin pedagogjik të
• manaxhojnë krizat e mundshme që prekin mirëqenien
psikologjike të nxënësit.
Detyrat dhe përgjegjësitë e psikologut
shkollor
Psikologu shkollor është pjesë përbërëse dhe shumë e rëndësishme
e shkollës. Ai siguron shërbime klinike dhe edukative për nxënësit,
stafin e shkollës, familjet dhe komunitetin.
• Psikologu shkollor:


Ka njohuri mbi politikat dhe çështjet që lidhen me
– sistemin e arsimimit,


Njeh mënyrën se si funksionon shkolla,


Njeh situatat kronike në shkollë, tipologjinë e sjelljes
– apo vështirësitë në të mësuar,


Përqas të dhënat gjatë analizës së problemeve të
– nxënësve sipas metodologjive shkencore, bazuar në
kërkime shkencore dhe të matshme,
• Përdor mjetet e duhura për të kryer vlerësime psikologjike
të stilit të të mësuarit dhe të menduarit të nxënësit, për të
matur sistematikisht ndryshimet në sjellje,
 
 Identifikon, diagnostikon dhe ndërhyn në problematika
që kanë të bëjnë me sjelljen dhe të mësuarit.
TRE DREJTIME ME TW SHPESHTA HDE TW
RENDWSISHMW TW PSIKOLOGUT SHKOLLOR
A. Ndërhyrjet e drejtpërdrejta me fokus nxënësin
• Vendin qendror në përgjegjësitë profesionale të psikologut shkollor e zë puna
e drejtpërdrejtë me nxënësin. Këtë detyrë ai e realizon duke bërë:
1. Vlerësime të drejtpërdrejta psikologjike
Për këtë ai përdor grup testesh të standardizuara të llojeve të ndryshme, në
varësi të nevojës dhe parametrave të sjelljes që do të vlerësojë. Shpeshherë,
psikologu shkollor i bën vlerësimet edhe mbështetur në vëzhgime sistematike e
të qëllimshme. Përgjithësisht, vlerësimi psikologjik individual përfshin
administrimin dhe interpretimin e testeve psikologjike të standardizuara.
Praktika e testimit është ende e brishtë dhe pak e njohur në Shqipëri. Kështu,
përdorimi i testeve për të vlerësuar zhvillimin kognitiv, kujtesën, zhvillimin
gjuhësor, perceptimin vizual, perceptimin auditiv, zhvillimin e motorikës vizive,
arritjet akademike, zhvillimin socioemocional dhe nivelet e përshtatjes së
sjelljes, njihen dhe përdoren vetëm në qendra të specializuara. Vlerësimi
përfshin edhe vëzhgimet në klasë, rishikimin e dosjeve të nxënësve, mbledhjen e
informacionit për çdo rast nëpërmjet intervistave, rishikimin e vlerësimeve të
bëra nga profesionistë të tjerë për adoleshentët. Të dhënat e vlerësimit
psikologjik shërbejnë si bazë e rekomandimeve dhe strategjive të ndërhyrjes me
prindërit dhe mësuesit.
Këshillim
• Një nga detyrat e zakonshme të psikologut shkollor është
dhënia e këshillimit apo terapisë. Gjatë këshillimit apo
terapisë individuale, psikologu shkollor përdor teknika të
shkollave të ndryshme si: kognitive, biheiviorale, terapi
racional-emocionale, geshtaltiste etj. Këshillimi individual
dhe terapia realizohen përmes teknikave psikoedukative për
të ndihmuar nxënësit dhe të tjerët të kenë një kuptim më
të plotë të problemit apo për t’u fokusuar në çështje
personale, që kanë të bëjnë me parandalimin apo planet për
të ardhmen.
Ndërhyrje për zhvillimin e aftësive të
sjelljes në grup
• Psikologu shkollor shpesh mund të plotësojë nevojat e një
grupi të caktuar nxënësish, duke organizuar grupe të vogla
këshillimi që kanë për fokus ushtrimin e aftësive sociale, të
kontrollit të inatit, stresit si dhe dukurive të tjera tipike të
mjediseve shkollore.
B. Ndërhyrje jo të drejtpërdrejta, me
fokus nxënësin
• Konsulencë
Psikologu shkollor konsultohet me stafin pedagogjik, diskuton me ta
për çështje që lidhen me nxënësit, në mënyrë të veçantë, me
sjelljen në klasë apo vështirësitë në të mësuar.
• Planifikim i një programi
Psikologu shkollor merr pjesë në takimet që bëhen për planifikimin e
programeve vjetore dhe semestrale të veprimtarive të shkollës si
dhe në rishikimin e rrethanave dhe nevojave të nxënësve të
veçantë. Psikologu jep këshilla se si mund të përshtatet një lëndë a
kurrikul me nivelin e aftësive dhe shprehive të të nxënit dhe bën
rregullimet e duhura në përputhje me stilin e të mësuarit të
nxënësit, profilin kognitiv, nivelin e zhvillimit apo me nevojat
sjellore.
• Komunikim me prindërit
• Psikologu shkollor konsultohet me prindërit e nxënësit që ka
vështirësi në të mësuar, vështirësi socioemocionale apo
pjellore, lidhur me shqetësimet e tyre, për strategji
ndërhyrjeje, marrje informacioni për të kuptuar më mirë
nxënësin.
• Vendosje e qëllimeve
Psikologu shkollor interpreton gjetjet e vlerësimeve dhe i
përdor ato për të vendosur qëllime realiste në punën me
nxënësin, duke marrë parasysh pikat e forta dhe nevojat e tij.
• Asistencë për mësuesit
Psikologu shkollor konsultohet me mësuesit dhe sugjeron
strategji që kanë të bëjnë me të nxënit bazuar në natyrën
specifike të nxënësit apo në problemet e tij në sjellje.
• Bashkëpunim
• Psikologu shkollor bashkëpunon dhe koordinon me agjenci të
tjera për të siguruar shërbime të përshtatshme për
adoleshentët.
• Referim
• Psikologu shkollor lehtëson procesin e referimit në agjenci
apo profesionistë të tjerë, sipas nevojave.
C. Ndërhyrje në shkollë
• Psikologu shkollor punon edhe për nevoja të shkollës. Fokusi
në këtë rast është përmirësimi i shërbimeve, duke plotësuar
kështu nevojat e të mësuarit dhe shëndetit mendor të
nxënësve. Ai e arrin këtë me anë të formave të mëposhtme
të punës:
• Konsultimit
Psikologu shkollor konsultohet me stafin pedagogjik për të
siguruar informacion mbi stilet e të nxënit dhe sjelljen e
nxënësve.
• Bashkëpunimit
Psikologu shkollor bashkëpunon me stafin e shkollës për
mbështetjen dhe përfshirjen më të madhe të nxënësve me
nevoja të veçanta.
• Shërbimeve në kuadër të edukimit
• Psikologu shkollor siguron trajnime për stafin pedagogjik në
fusha të tilla si manaxhimi i sjelljes, manaxhimi i stresit,
interpretimi i karakteristikave të sjelljes dhe zhvillimit të të
rinjve.
• Parandalimit dhe ndërhyrjes
• Psikologu shkollor jep këshilla në kuadër të programeve të
parandalimit dhe ndërhyrjes në shkollë, që lehtësojnë
zhvillimin e një mjedisi pozitiv në shkollë.
Instrumentet e punës së psikologut
shkollor
•
•
Psikologu shkollor ka një kuptim të qartë mbi statistikën dhe psikometrinë,
ndërtimin e intervistave apo platformave të vëzhgimeve, për të bërë një
interpretim të saktë të të dhënave psikologjike. Vlerësimi psikologjik është
më tepër se të administrosh dhe të nxjerrësh pikëzimet e intervistave apo
vëzhgimeve. Ai mbështetet si në matricat e vlerave normale të DSM-IV dhe
normave bazë të manualeve bazë të psikologjisë, ashtu edhe në
interpretimin e rezultateve të testeve të bëra nga qendra të specializuara
të testimit psikologjik. Ai organizon vëzhgime të aspekteve të rëndësishme
të sjelljes si ankthi, demotivimi, shpërqendrimi etj.
Ai është i ndjeshëm ndaj efekteve të vlerësimit të nxënësit dhe për këtë
përdor teknika të veçanta për të marrë rezultatet optimale. Interpretimi
merr në konsideratë faktorë të tillë si: një kontekst i gjerë që përfshin
ndërtimin e intervistave apo vëzhgimeve, teoritë e zhvillimit, teoritë e të
mësuarit, proceset psikologjike dhe pritshmëritë e nxënësit. Për të
interpretuar intervistat apo vëzhgimet, psikologu shkollor përllogarit të
dhënat dhe i krahason me intervistat apo vëzhgimet e tjera. Gjithashtu, ai
rishikon aspektet teknike të instrumentit përkatës të tilla si vlefshmëria,
besueshmëria, standardizimi dhe ndwrtimi i tij
•
Diagnostikimi psikologjik është detyrë e vështirë. Ndërkohë që në
“treg” vijnë instrumente të reja, kjo aftësi është gjithnjë e më
thelbësore. Është e domosdoshme që psikologët të jenë në gjendje të
tregojnë se instrumentet që përdoren për vlerësim dhe procedurat e
çojnë pa gabuar në vendosjen e një diagnoze. Diagnoza të ndryshme
shoqërohen me terapi, prognozë dhe trajtim shumë specifik.
Profesionistët që merren me vlerësimin psikologjik duhet të mbajnë
parasysh standardet etike, konfidencialitetin dhe mbrojtjen e të
drejtave të nxënësit. Dhënia e miratimit të informuar prej nxënësve,
prindërve apo kujdestarëve është domosdoshmëri. Informacioni i
marrë nga vlerësimi mund të ndahet, me shumë kujdes etik, vetëm me
ata që janë të përfshirë në procesin e të mësuarit. Raportet e
rezultateve të intervistave e vëzhgimeve nuk kalohen në agjenci apo
profesionistë të tjerë pa lejen e nxënësit (nëse ai ka moshën ligjore
për këtë), të prindërve apo kujdestarit. Kur nxënësi nuk është më në
atë shkollë, duhet të ketë politika të qarta në lidhje me kohëmbajtjen
e raporteve psikologjike në shkollë dhe dërgimin e tyre në shkollën ku
shkon nxënësi.
Formimi i psikologut shkollor
• Formimi i psikologut shkollor është unik përsa i përket
kombinimit të njohurive mbi shëndetin mendor dhe
arsimimit. Universiteti i Tiranës, por edhe ai i Shkodrës,
përgatisin prej vitesh psikologë dhe punojnë për integrimin
e shprehive praktike me dije dhe informacione
bashkëkohore. Psikologët shkollorë kanë njohuri, krahas të
tjerash, mbi stilet e të nxënit, dallueshmërinë e fëmijëve,
metodat kërkimore, teknikat e vlerësimit, ndërtimin dhe
implementimin e programeve individuale.
• Një master në psikologji që përfshin dhe kurse në fushën e
zhvillimit të adoleshentëve është i parapëlqyer. Përvoja në
psikologjinë shkollore gjithashtu.
KESHILLIMI NE SHKOLLE
• Adoleshentët sjellin në këshillim jo vetëm probleme të rritjes
dhe zhvillimit, por edhe situata problematike, komplekse dhe të
ngatërruara, të cilat nuk i përballojnë dot vetë. Ato janë si
problemet që njerëzit ndeshin çdo ditë:
• probleme të paformuluara apo që kanë nevojë për t’u kuptuar
dhe riformuluar,
• përplasje të interesit personal,
• mungesë informacioni të nevojshëm për zgjidhje,
• interpretim i përvojave personale të çdo dite,
• sfidë nga cektësia e perceptimit të problemeve,
• vështirësi në orientimin drejt zgjidhjes së drejtë
• kur mundësitë e zgjedhjes janë të shumëfishta dhe secila me
përgjegjësi dhe burime,
Të rinjte dhe adoleshentët vijnë në
këshillim, në më të shumtën e rasteve :
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
për të kuptuar rolin e këshilluesit,
për të kuptuar më mirë situatat në të cilat ndodhen,
për të gjetur zgjidhje alternative të problematikave të tyre,
për të kuptuar veten,
për të kuptuar marrëdhëniet në grup,
për të kuptuar marrëdhëniet në familje,
për marrëdhëniet dashurore,
për të kuptuar orientimin seksual,
për të pasur një vizion më të qartë për të ardhmen,
për t’u këshilluar lidhur me karrierën (zgjedhjen e fakultetit),
si edhe të referuar nga të tjere (prindër, mësues,
shoke, të dashur).
•C’FARW DUHET TE
BEJE KESHILLUESI
Këshilluesi duhet:
– Të transmetojë ngrohtësi, empati, besim dhe
kujdes për nxënësin e ardhur në këshillim,
– Të vlerësojë mundësinë e dhënies së shërbimit të
kërkuar,
– Të japë informacion se ku mund të merret shërbimi
i kërkuar,
– Të referojë në njësi të specializuara të dhënies së
shërbimit, nëse ai nuk mund të jepet në shkollë,
– Të kontaktojë nxënësin brenda 24 orëve, për t’u
siguruar se po merr shërbimin e nevojshëm aty ku
duhet.
Tipologjia e nxwnwsve nw kwshillim
• Nxënës rezistent
Kur këshillon një të ri rezistent:
• Ruaj qetësinë,
• Mos harro së klienti nxënës nuk është i zemëruar me ty,
• Mos e personalizo zemërimin e tij,
• Respektoje zemërimin e klientit nxënës,
• Ndihmoje të eksplorojë rrënjët e zemërimit,
• Inkurajoje të të ndihmojë të jesh i vlefshëm për të.
• Nxënës i papërgjegjshëm
– Ajo që duhet bërë është përgjegjësi e nxënësit klient jo
e këshilluesit,
– Ndihmoje të bëjë zgjedhjet e veta,
– Kujtoje se nëse nuk arrin të bëjë një zgjedhje për të
ndryshuar sjelljen e vet, edhe kjo konsiderohet zgjedhje.
• Nxënës i lëkundur
– Përgatitu të kesh përballë një të ri që gjithsesi do t’i
duket e pamundur të ndjekë një kurs sjelljeje që e çon
në ndryshim,
– Ndihmoje të eksplorojë shkaqet e pagadishmërisë për të
pranuar një alternativë ndryshimi,
– Pavendosmërinë dhe lëkundjen e tij lexoji si shenja të
dëshirës për të ndryshuar.
• Nxënës përdorues i drogës dhe alkoolit
• Ji gjithmonë konkret dhe realist kur ndihmon një nxënës
përdorues të drogës dhe alkoolit tek eksploron shanset e
veta për të ndryshuar,
• Referoje po të jetë e mundur në një program të specializuar
për trajtimin e varësisë ndaj drogës dhe alkoolit,
• Koordino sa më shumë shërbime ndihme të jetë e mundur,
për nxënësit dhe persona shumë të afërt të tij (shokë të
ngushtë, prindër, motra dhe vëllezër),
• Mos harro se ke detyrimin ta raportosh si rast, prandaj mos
premto konfidencialitet pa kushte.
• Nxënës i viktimizuar ose i përdhunuar
– Mos u çudit kur të ndjesh se përjeton ndjenja prindërore
ndaj nxënësve të dhunuar,
– Inkurajo atashimin e klientit me njerëz të dashur për të,
të cilët i japin siguri dhe dashuri,
– Referoje po të jetë e mundur për trajtim të specializuar
psikologjik a mjekësor,
– Nëse është e mundur, mund të sjellësh në skenë edhe
një klient të dytë që ka vuajtur të njëjtën përvojë.
Ndarja e dhimbjes shpeshherë është shëruese
• Nxënës i mbrapshtë
• Sido që të jetë klienti, jepi mesazhin se kujdesesh për të, se a
është i rëndësishëm për ty,
• Vlerëso situatën e klientit nxënës,
• Syno ta bësh të flasë për rrugët dhe mjetet që mendon të zgjidhë
situatën,
• Trego angazhim dhe konsideratë për zgjidhjet që jep ai,
• Jepi mundësi të shikojë dhe kuptojë se ka edhe mjete e rrugë të
tjera për të zgjidhur situatën e tij,
• Përgjigju çdo lloj pyetjeje që mund të ketë,
• Sqaro domethënien e asaj që bisedohet për t’u siguruar se ti po e
kupton shumë mirë dhe ai po të kupton,
• Vlerëso nevojat e tij imediate,
• Sigurohu që ai e ka kuptuar sinqeritetin tënd për ta ndihmuar të
zgjidhë krizën e tij.
Adoleshenti mendjendarë për këshillim
• Lidhe klientin pas vetes dhe inkurajoje të flasë hapur. Kjo
mund të jetë një këshillë e rëndomtë për rastin e
adoleshentit që vjen në këshillim se dëshiron të vijë.
Këshilla të tjera përfshijnë:
• Pyetja e parë për të do të jetë A je gati të ndryshosh?,
• Tregoji se je gati ta ndihmosh,
Ndihmoje të marrë një vendim të informuar, pasi të jetë
njohur me të gjitha mundësitë dhe opsionet që ka për
veten,
• Monitoro në mënyrë të vazhdueshme gadishmërinë e tij për
t’iu përmbajtur vendimit të tij, Ndihmoje me referenca
ndërkohë që ai merr vendimin, ndihmoje të dijë burimet e
ndihmës, Sigurohu që ai nuk e kupton ndihmën si të
përhershme.
Adoleshenti rastësor në këshillim
Këshilluesi shkollor mund të ndjeke këshillat e mëposhtme:
• Vlerëso situatën,
• Eksploro mundësitë që ka për të zgjidhur situatën dhe si ndihet për
to,
• Sqaroji klientit nxënës se roli yt është ta mbështesë në vendimmarrje
pasi të keni eksploruar së bashku mundësitë, me qëllim që të merret
vendimi më i informuar,
• Merri miratimin e informuar për gjithçka që do të ndodhë në
këshillim,
• (Miratimi i informuar është procedura e përgatitjes së nxënësit për
vendimmarrje, pasi ai të jetë informuar për të gjitha mundësitë që
ka dhe për pasojat e zgjedhjeve të veta. Procedura e informimit të
miratuar e ndihmon klientin nxënës ta zgjedhë alternativën e sjelljes
së ardhshme i lirë dhe pa u nxitur së jashtmi).
Pavarësisht nga natyra e klientit,
këshilluesi mban mend:
• Filloje këshillimin tamam aty ku është nxënësi klient, jo prej nga
do të doje ti ose ai të ishte,
• Angazhoje dhe kujdesu që mes jush të lindë një marrëdhënie,
• Dëgjoje,
• Përfshi familjen e klientit tënd kur është e mundur dhe e
domosdoshme,
• Trego kujdes dhe përkushtim,
• Jirealist,mosungut,mosuacaro,sidomoskurklienti është në mes të
krizës,
• Riformatoje problemin si një projekt, si një shans për të bërë një
ndryshim në jetë, pavarësisht gadishmërisë së klientit për t’u
angazhuar,
• Mos e gjyko nxënësin klient, ndërgjegjësohu për mendimet e tua
për sjelljet atipike të moshës së shkollës së mesme,
•
•
•
•
•
Ji konkret,
Ji empatik, po jo këshilldhënës dhe moralizues,
Ndihmoje të eksplorojë alternativat e veta me
realizëm,
Kur klienti del nga seanca e parë e takimit, mos harro ta
shoqërosh deri tek dera,
• Mos harro t’i thuash se vlerëson faktin që ai erdhi në
këshillim,
• Mos harro ta kujtosh se ti do të jesh aty për të për ta
ndihmuar,
• Pas takimit të parë, klienti nxënës duhet të ketë
kuptuar se si trajtohen problemet e natyrës së tij në
klinikën tuaj,
• Nëse është e nevojshme mund t’i jepni me vete të
lexojë fletëpalosje dhe broshura qe mund të keni
parapërgatitur për problemin e tij,
• Nëse është e nevojshme, cakto takimin e radhës
tjetër,
• Mos e anulo takimin e ardhshëm për arsye të
rëndomta.
Adoleshenti hezitues
Adoleshentët, pavarësisht nevojës qe i detyron të vijnë në
këshillim, kanë nevojë të ndjejne se këshilluesi kujdeset për
mirëqenien e tyre.
Kur të rinjtë apo adoleshentët me ide vetëvrasëse vijne
në këshillim ështe e rëndësishme të kihet parasysh fakti që
klienti është në këshillim, pra shpresa nuk ka humbur. Në
momentet e para të kontaktit me kliente me ide vetëvrasëse
këshilluesi duhet të manaxhoje shokun fillestar. Në këto raste
vlen të pyetet: “Si arrite të vish tek unë me gjithë këtë
ngarkese emocionale? Gjithë këtë dhimbje? Unë mendoj se ti
di të kërkosh ndihmë dhe të ruash veten. Kjo ështe nje aftësi
e jashtëzakonshme dhe unë të çmoj shumë!”.
Adoleshenti I abuzuar
Psikologët dhe këshilluesit shkollore ngarkohen me
përgjegjësine për të raportuar abuzimin që është bërë me
adoleshentin.
Çdokush duhet të jete vigjilent ndaj mundësise qe fëmijët
me të cilët ata janw në kontakt mund të kene qene të
abuzuar. Shqetësimet duhet të raportohen te shërbimet
sociale publike dhe private, në bashki dhe komuna. Kjo
përgjegjësi ështe veçanërisht e lidhur me profesionistë siç
janë mësuesit, punonjësit socialë, edukatorët dhe
profesionistët e shëndetësisë, të cilët kane kontakte të
rregullta me të rinjtë gjatë punës së tyre.
Karakteristikat e adoleshentwve tw
abuzuar
•





•

vetëvlerësim i ulët/imazh të varfër për veten,

 nuk beson te vetja, te të tjerët/frikësohet shpejt,

 i varur/ i tërhequr,

 i ankthshëm/depresiv,

 ankohet shpesh/shumë vigjilent,

 krijon me shumë vështirësi marrëdhënie shoqërore/
i shkëputur nga mjedisi i tij,

 pa entuziazëm,




•




 kërkues/agresiv,

 shkatërrues/pa takt,

 pasiv-agresiv/obsesiv-kompulsiv,

 nuk pranon të njohë/flasë për emocionet e tij,
familjen, shokët, shkollën,

 çrregullime gjuhësore dhe të gjumit,

 vetëshkatërues/ tentativa vetëvrasjeje,

 abuzues me drogën ose alkoolin.
• Në momentin qe sigurohet se i riu
ështe abuzuar, kwshilluesi duhet të
ndërmarre hapa konkretë sipas
procedurave ligjore për të raportuar.
Abuzimi dhe neglizhenca e rinjve
përfshijne:
• dëmtimin fizik dhe mendor,
• abuzimin dhe shfrytëzimin seksual,
• trajtimet neglizhente dhe keqtrajtimet e adoleshentit nën
moshën 18 vjeç nga dikush që është përgjegjës për
mirëqenien e tij, në rrethana të cilat tregojnë se shëndeti
dhe mirëqenia është dëmtuar ose kërcënuar,
• keqtrajtimin emocional.
Detyrimi për të raportuar abuzimin ndaj
klientit nxënës
Për çdo dyshim të arsyeshëm për abuzim duhet të ketë një
reagim,pasi injorimi i sinjaleve apo dështimi në ndërhyrje
mund të rezultojë në vazhdimin apo dëmtimin e mëtejshëm
të adoleshentit... Abuzimet dhe neglizhimet fizike mund të
jenë fatale dhe disa adoleshentë mund të mbeten
përgjithmonë të paaftë apo të shpërfytyruar si rezultat i
abuzimit të tyre.
• Manuali për mbrojtjen e fëmijëve, Shërbimi Social
Ndërkombëtar
• Nëqoftëse dyshohet për abuzim të
adoleshentit, personat të cilët bien në
kontakt me të duhet të raportojnw nw njw
qendwr qw ofron shwrbime sociale. Cdo
shwrbim socil nw bashki e komuna dhe
institucione private duhet tw ndjekw rastet
qw kwrkojnw ndwrhyrjen e tij duke filluar
me raportimin me shkrim pranw bashkive
dhe komunave sikundwr dhe pranw
prokurorisw.
Mbi hetimin e abuzimit me
adoleshentin
Këshilluesit i kërkohet të raportojë pranë
prokurorisë, shërbimit social në bashki ose
komunë për abuzimin ose neglizhimin e
adoleshentit nëse vëren dëmtime.
Konkretisht, këshilluesi rekomandohet që:

 Të jetë i prirur të dyshojë në
mundësinë e abuzimit Çdo sjellje e
adoleshentit në këshillim këqyret me
• kujdes.
 
 Të kërkojë shenja të abuzimit
Të rinjtë e abuzuar e fshehin faktin që janë dëmtuar,
• ndaj edhe shenjat më pak të dukshme duhet të eksplorohen
me kujdes. Këshilluesi në varësi edhe të teorisë që aplikon,
përdor teknika të tërthorta për të kuptuar apo zbuluar
abuzimin e dyshuar.
 
 Të regjistrojë informacionin e duhur
Rekomandohet që këshilluesit të regjistrojnë me kujdes
vëzhgimet duke përfshirë datën, kohën, emrat, vendet,
situatën konkrete dhe çdo informacion tjetër që mund të këtë
lidhje me abuzimin dhe abuzuesin.
Gjwrat qw duhet tw analizojw
kwshilluesi
 
 Kohëzgjatjen e abuzimit,
 
 Rrezikshmërinë e abuzimit për zhvillimin dhe cilësinë e
jetës së nxënësit,
 
 Dinamikën e mjedisit ku i riu dhunohet, praninë e
• elementeve frenues të vuajtjes së tij.
Struktura e raportimit të abuzimit
• Informacion identifikues (emri, adresa dhe mosha e
adoleshentit dhe emrat dhe adresat e prindërve/
kujdestarëve),
Emri dhe adresa e personit të akuzuar si shkaktar i dëmtimit
të të riut,
• Datat kur është ngritur shqetësimi ose kur ka ndodhur një
incident i veçantë,
Rrethanat në të cilat është ngritur shqetësimi, ose ka
ndodhur incidenti,
• Vlerësimi i rrezikut, dëmtimit apo shqetësimit, Dëshmia
personale e adoleshentit, (nëse është
e mundur),
• Çdo informacion tjetër që ka të bëjë me vështirësitë me të
cilat ai mund të jetë përballur,
• Detaje mbi ndonjë veprim tashmë të ndërmarrë rreth
rrezikut ose shqetësimit,
Emrat dhe adresat e institucioneve dhe organizatave ose të
personit kyç të përfshirë me prindërit/ kujdestarët,
• Identiteti i raportuesit (emri, adresa, numri i telefonit,
profesioni dhe marrëdhëniet me adoleshentin).
Adoleshenti depresiv
•




•

•


Këshilluesi shkollor e thyen konfidencialitetin kur:

 Mëson për një tendencë vetëvrasjeje,

 Kërcënohet viktimizimi i të tretëve,

 Përdoret drogë,

 Mëson se adoleshenti ka marrëdhënie të shumëfishta
seksuale me partnerë që mund të jenë HIV pozitiv,

 Mëson se i riu/adoleshenti ka plan për të vjedhur
me armë,

 Vëren shenja depresioni,

 Mëson se do të kryhet një abort.
Adoleshenti me vështirësi në të nxënë
• Crregullimet apo paaftësitë globale ose
pjesore të të nxënit në drejtim të
përpunimit të informacionit të perceptuar,
të informacionit gjuhësor dhe të
angazhimit të vëmendjes, energjisë dhe
motorikës fine në kryerjen e detyrave
akademike, i bëjnë të dallueshëm shumë
nxënës.
A duhet tw frekuentojnw shkollwn
fwmijwt me aftwsi tw kufizuara?
• [1] a) Me termin nxënës me nevoja të veçanta do të
kuptojmë të gjithë ata të rinj që paraqesin veçori anatomofunksionale specifike.
• Ata mund të jenë:
• me prirje dhe aftësi të veçanta (të talentuar) duke u dalluar
në mënyrë të dukshme nga norma e zakonshme ;
• me aftësi të kufizuara të natyrës mendore, fizike, shqisore
ose organike.
• b) Për te dy kategoritë e përmendura më
lart, për shkak të vështirësive ose
kërkesave qe lindin në edukimin dhe
arsimimin e tyre, shteti përkujdeset dhe
krijon mundësi me struktura
mbështetëse dhe organizma të tjerë të
larmishëm brenda dhe jashtë shkolle për
zhvillimin në maksimum të potencialeve
te tyre.
• c) Me termin nxënës me aftësi të kufizuara do të kuptojmë të
gjithë ata fëmijë apo të rinj, që paraqesin veçori anatomo –
funksionale specifikedhe që për edukimin dhe arsimimin e
tyre shkolla publike ndesh veshtirwsi
2] Arsimimi i nxënësve me aftësi të kufizuara realizohet në dy
forma:
në shkollat e arsimit publik (shkollat e zakonshme), në kuadrin e
gjithpërfshirjes, nëpërmjet integrimit të tyre në shkolla apo
klasa publike të veçanta (speciale), sipas kategorive e
specifikave që ata paraqesin, të cilat janë pjesë e rrjetit të
institucioneve shkollore parauniversitare publike të Republikës
së Shqipërisë
Dispozita normative të arsimit parauniversitar, neni 57
• Këshilluesi shkollor ndërton programe të veçanta për këto
kategori nxënësish:
• Programe kompensimi,

 Programe në mjedise të veçanta,

 Programe të monitorimit të progresit,

 Programe të përfshirjes së të gjithë të rinjve në veprimtari,
• Programe të ndërhyrjes së hershme

 Programe të ndërhyrjes,

 Programe të mundësimit të suksesit.
• Programe parandaluese

 Programe të parandalimit të abuzimit të të rinjve, 

Programe të parandalimit të abuzimit me drogën,
• alkoolin, duhanin, HIV/AIDS etj.
• Programe të individualizuara

 Programe mbështetur në nevojën për të nxitur aftësi
• të veçanta të zhvilluara mbi normën ose të kufizuara në
zhvillim.
Konfidencialiteti dhe privatësia
• Kur ndodh thyerja e
konfidencialitetit?
Çështje të këshillimit në grup të
adoleshentëve
• Në shkolla, puna në grupe merr forma të tilla si:
 
 grupet e terapisë,

 grupet e rritjes personale të individëve anëtarë, 

grupet e edukimit,

 grupet e diskutimit,

 grupet e strukturuara,

 grupet e këshillimit.
• Grupet e terapisë, sugjerohet të organizohen me
adoleshentë të abuzuar ose problematikë pasi ata të kenë
kaluar një herë në këshillimin individual. Këto grupe
rezultojnë të jenë të efektshme me adoleshentët që në
qendër të nevojave kanë zbulimin e vetes.
• Grupet e rritjes personale, bazuar në teoritë e zhvillimit,
duken më shumë të përdorshme me grupmosha me nevoja
ekzistenciale.
• Grupet e edukimit, organizohen kur vihen re sjellje
shqetësuese për shkollën. Këto grupe organizohen për të
kuptuar burimin e sjelljeve shqetësuese, për të modifikuar
sjelljet, për t’u integruar në shoqëri.
• Grupet e diskutimit, organizohen për të diskutuar çështje a
shqetësime të përbashkëta në grupe të mëdha klientësh.
Ato janë grupe me fokus të qartë, por ndryshojnë në
strukturë. Në to, përfshirja emocionale është e minimizuar.
• Grupet e këshillimit, janë grupe që organizohen me klientë
që kanë nevojë të kuptojnë identitetin në strukturat
sociale, të rrisin mirëqenien, si dhe të realizojnë nevojat
ekzistenciale.
• Reflektoni nëse jeni në gjëndje:

 të hapni dhe mbyllni sesionet e grupit,

 të modeloni sjelljet për çdo anëtar të grupit,

 të inkurajoni dhe ruani masën e vetëhapjes së duhur
• në grup,
• të jepni dhe merrni feedback,
të nxisni dhe ruani kohezionin e grupit,
të ndihmoni anëtarët e grupit të integrohen dhe të
aplikojnë të nxënit,
të respektoni dhe zbatoni standardet etike në praktikën e
punës me grupin.
Kushtet e punës në grupe me
adoleshentë
• Eshtë e këshillueshme që këshilluesi të ketë bërë vetë
këshillim individual, të ketë pasur përvojë në këshillimin e
grupeve të rritjes personale, të ketë marrë pjesë në
trajnime, ku të jetë ushtruar i mbikëqyrur, sikundër edhe
duhet të ketë shumë të qarta karakteristikat e zhvillimit të
të rinjve dhe nevojat kryesore të zhvillimit të tyre.
• Një tjetër këshillë për punën me grupe është ndjekja e
modelit të këshillimit me bashkëdrejtim. Disa nga
përparësitë e grupeve të drejtuara nga dy këshillues janë se
ata:
 
 janë komplementarë dhe balancojnë njeri tjetrin,
 
 mësojnë duke diskutuar se çfarë ndodh në grup,
vëzhgojnë stilet e njëri tjetrit, planifikojnë të ardhmen.
 
 ndajnë ngarkesën, ndërkohë që njëri drejton
• sesionin, tjetri mund t’i kushtojë më shumë vëmendje
reagimeve të anëtarëve të grupit.
Kwshillimi me familjen
•


•

•
•

Këshilluesi punon me prindërit në rastet kur:

 vë re sjellje që janë jashtë normave,

 dhunë dhe agresivitet që i riu shfaq ose pranon të
ushtrohet mbi të,

 i riu refuzon të nxërë dhe për këtë është nevoja e
një sistemi mësimor të veçantë, pjesë e të cilit është
edhe familja,

 vihen re shenja abuzimi tek i riu.
•


•


•
•



•

Kur punon me prindërit, këshilluesit i porositet:

 Organizoni seanca këshillimi me prindërit,

 Referojini në burime të vlefshme ndihme dhe
informacioni,

 Këmbeni numrat e telefonit,

 Ruani marrëdhënie ndihme dhe inkurajimi gjatë
kohës që fëmija i tyre eksperimenton
me sjelljen e re,

 Përfshini mësuesit në aleanca progresive,

 Organizoni klasa prindërimi,

 Organizoni klasa të mësimit të strategjive të
të nxënit,

 Shpjegojuni rezultatet e testeve adoleshentëve.
• Disa forma të suksesshme për mbajtjen e prindërve aleatë në
sigurimin e shëndetit mendor të adoleshentëve janë:
 
 Siguroni informacion specifik për nënat dhe baballarët në
fletën e regjistrimit të nxënësit. Komunikoni me të dy prindërit
kur është e përshtatshme. Kur telefononi, kërkoni të flisni me të
dy prindërit, nënën edhe babanë. Mbajini të dy prindërit të
informuar me anë të takimeve, letrave, postës elektronike dhe
shënimeve që kanë lidhje me përparimin e nxënësit,
 
 Bëni shenja mirëseardhjeje në shkollë. Bëni
• përpjekje të përfshini meshkuj dhe femra në role drejtuese në
të gjitha organet këshillimore apo organizatat mësues prindër,
•
• Kërkojini të dy prindërit të marrin pjesë në takime.
Mundohuni të përfshini baballarët në diskutim lidhur
me fëmijët. Nëse ju lejon koha, jepuni të dy prindërve
kohë të flasin se çfarë pëlqejnë më shumë, interesat
dhe nevojat e veçanta dhe oraret e përditshme.
Parashikoni hapësirë ku prindërit të shënojnë
shqetësimet e tyre dhe të rreshtojnë nevojat specifike,


Krijoni një mjedis miqësor e tërheqës për
baballarët. Krijoni mundësinë e përfshirjes së
baballarëve në veprimtaritë shkollore. Nxitini të marrin
pjesë në to dhe të vëzhgojnë në klasa. Njihni rolin e
veçantë që luajnë baballarët në ngjarje familjare,
programe, lojra apo veprimtari të ndryshme,
• Ofroni në shkollë klasa prindërimi lidhur me angazhimet,
përgjegjësitë që duhet të ketë një prind.
Kur punon me prindërit, këshilluesit mund t’i shërbejnë këshilla të
tilla si:
 
 Ki parasysh që prindi ka edhe fëmijë të tjerë, pra ka
mundësi të ketë edhe probleme të tjera,
 
 Ndihmoje të rishikojë përgjegjësitë e veta si prind,
 
 Eksploro ndjenjat e fajit a të urrejtjes
• për adoleshentin,
• Ndihmoje të riformulojë sjelljen e vet që të mund të jetë më i
efektshëm si prind,
Fokusoje këshillimin në çështjen më të madhe
të klientit,
• Jepi të kuptojë se ti i kupton emocionet e tij.
•

•

•
•

•


•
•
Mos harro:

 Familjarët kanë një ndikim të madh në
vendimmarrjen e nxënësit klient,

 Niveli i ndikimit varet nga mosha e fëmijës, nga
problemi, historia e raporteve dhe arsimimi i
prindërve,

 Raportet e përmirësuara me familjarët, veçanërisht
me nënën, shpeshherë rezultojnë të jenë shëruese,

 Vendimmarrja përfundimtare i takon klientit,

 Gjatë këshillimit eksplorohet niveli i ndikimit të
familjarëve dhe vulnerabiliteti i nxënësit klient
ndaj tij,
•
•

•
•

•
•

•


•
Vendimi që do të marrë fëmija do të ndikojë në
dinamikën e familjes së tij,

 Përfshiji familjarët në procesin e këshillimit sipas
mundësisë dhe arsyes. Kjo gjithmonë do të vendoset
nga nxënësi klient,

 Eksploro rolet e familjarëve nëse është e mundur.
Qartësimi i roleve në familje ndihmon ndryshimin
për mirë të klientit nxënës,

 Analizo çfarëdolloj rezistence nga ana e familjarëve
në këshillim,

 Eksploro shanset për dhimbje në familje,

 Eksploro mitet mbi sjelljen e fëmijëve që mund të
kenë familjarët, sidomos pjesa mashkullore e familjes për
pjesën femërore,
• Vazhdo të vendosesh në raport të shëndoshë me të, për të
eksploruar më thellë alternativat e sjelljes në situatën e klientit
nxënës,
 
 Eksploro bashkë me të atë profil sjelljeje që ka në mendje,
 
 Ndihmoje të eksplorojë pse ka zgjedhur pikërisht atë tip
sjelljeje si më të mirën e mundshme,
 
 Eksploro se si do të ishte sjellja, nëse ai nuk do të ndiqte atë
zgjedhje që mendon si më të mundshmen,
 
 Konfidencialiteti është i domosdoshëm në këshillimin
• e të rinjve,
 
 Bëhu gati të trajtosh pasojat e njohjes së prindërve
• me problemet e vërteta të fëmijës së tyre si: ndjenjat e fajit,
zhgënjimit, turpit, dhimbjes.