File - Kjo web faqe është e dizajnuar nga Muhamer Ujkani

Download Report

Transcript File - Kjo web faqe është e dizajnuar nga Muhamer Ujkani

SH.M.U-2 VUSHTRRI
Punuan: Arlind Krasniqi, Arbnora Gashi,
Endrit Gashi, Qendresa Gashi, Rona Preteni
Lënda: Teknologji
Tema: Elektronika
Arsimtari: Muhamer Ujkani
Klasa: IX/9
Produced by: AKRA-Krasniqi
Hyrje ne Elektronike
Materia përbëhet prej atomeve.
Ndërsa atomet përbëhen prej
protoneve,neutroneve dhe
elektroneve.
Elektonet e lira
Elektronet janë shumë më
të lehta se protonet dhe
neutronet.Këto elektrone
janë të lira dhe lëvizja e tyre
paraqet rrymë elektrike.
Këto elektrone i përcaktojnë
me masë të madhe vetitë elektrik të materies.
Vetitë elektrike të materialeve varen nga prezenca
apo denduria e elektroneve të lira në to.
Protonet,neutronet dhe elektronet
Protonet dhe neutronet
përbëjnë bërthamen e atomit.
Ndërsa elektronet lëvizin
rretth bërthames me
shpejtësi shumë të madhe
Protonet kanë elektricitet pozitiv.
Neutronet nuk kanë ngarkesë d.m.th. janë neutral.
Elektonet kanë elektricitet negativ.
p.sh. Carboni ne figuren e dhenë
Izolatorët
Materialet që kanë më shumë elektrone të
lira janë perçuesë të mirë,ndërsa ato që
kanë fare pak elektrone të lira janë izolatorë.
p.sh.goma,qelqi,
druri,porcelani etj.
që nuk e perqojnë
rrymën elektrike
quhen izolator
Ligji i Ohmit
Ligji i Ohmit është njëri prej ligjeve themelore të
elektroteknikës.
Intensiteti i rrymës elektrike në një qark të mbyllur të
thjesht, si në fig.3.2, është dhënë me shprehjen:
I=V/R
FIG. 3.2
I- intensiteti i rrymës elektrike, që matet me amper [A].
V- tensioni elektrik, që matet me volt [V].
R- rezistenca e rezistorit, që matet me ohm [Ω].
Nga këto mund të përfundojm se sipas Ligjit të Ohmit:
• Rryma nëpër një qark elektrik është në përpjesëtim të
drejtë me tensionin e burimit të tensionit dhe në
përpjesëtim të zhdrejtë me rezistencën e rezistorit.
I=V/R
Elektronet e lira, në një numër shumë të
madh lëvizin nëpër strukturën kristalore të
materies dhe gjatë këtij udhëtimi hasin në
pengesa të shumta. Elektronet ndeshen
me molekula dhe atome, shtyhen nga
forca të ndryshme dhe të gjitha këto
pengesa paraqesin rezistencën elektrike R
të materialit nëpër të cilin rrjedh rryma.
Rezistenca elektrike
Rezistenca elektrike eshte madhesi elektrike
Perkufizohet me Ligjin e Ohmit si vijon:
R-rezistenca elektrike qe matet me ohm
V-tensioni elektrik qe matet me (V) volt
I-intensiteti i rrymes elektrike qe matet me
amper(A)
Nënfishët e Ω
Shumëfishë e Ω
1µΩ=1/1.000.000Ω=10-6Ω 1kΩ=1.000Ω=103Ω
1 m Ω=1/1.000 Ω=10-3 Ω 1 MΩ=1.000.000Ω=106Ω
Sipas Ligjit te Ohmit:
Rezistenca elektrike në një çark
të mbyllur është në përpjesëtim
të drejtë me tensionin në skajet
e saj dhe ne përpjestim të
zhdrejtë me rrymën elektrike që
rrjedh nëpër të. Njësite më të
vogla dhe më të mëdha të
Ohmit janë nënfishet dhe
shumëfishet që kanë përdorim
në praktikë.
Rezistenca specifike
Rezistenca specifike eshte një veti elektrike e vetë materialit
qe varet nga lloji i atomeve dhe i molekulave dhe veçanërisht
nga denduria e elektroneve të lira të atij materiali.Shpesh herë
temperatura ndikon ne rezistencën specifike të materialit. Kur
temperatura i afrohet vlerës se zeros absolute (-273ºC) kemi një
dukuri që quhet superpërçueshmëri.
Metali
Cu-Bakri
Al-Alumini
Ag-Argjenti
Au-Ari
Fe-Hekuri
Rezistenca specifike ρ në 20ºC
1.7
2.7
1.6
2.2
9.7
Faleminderit për vëmendje!
Nëntor, 2013