File - Kjo web faqe është e dizajnuar nga Muhamer Ujkani
Download
Report
Transcript File - Kjo web faqe është e dizajnuar nga Muhamer Ujkani
Tema:Sistemi kompjuterik,hardueri,softueri
Punoi: Blerina Jashari
Lënda: Teknologji
Arsimtar: Muhamer Ujkani
Klasa: lX\ 9
Hyrje
Sistemi kompjuterik
Komponentët e kompjuterit
Hardueri
Shtëpiza
Pllaka amë (motherboard)
Pllaka për zgjerim
Njësitë e disqeve
Njësitë e furnizimit
Softueri
Sistemi kompjuterik
Siq dihet ,sistemi kompjuterik paraqet një pajisje elektronike e cila
shërben për ruajtjen ,përpunimin dhe shpërndarjen e informacioneve.
Karakterizohet me pjesën harduerike dhe softuerike të tij .
Hardueri
Hardueri përmban komponentët fizikë të sistemit kompjuterik, siq
janë: shtëpiza,pllaka amë (motherboard),pllakat për zgjerimin,njësitë
e disqeve etj.
Brenda të cilave ose në të cilat janë kyqur pjesët përbërëse të një
kompjuteri (njësia qendrore dhe memoria punuese) dhe pajisjet
periferike të tij: monitori ,tastiera ,miu ,shtypësi etj.
Komponentët e kompjuterit
Shumica e kompjuterëve personalë janë të ngjajshëm në
ndërtimin e tyre.Rëndom është e mundshme që të kombinohen
komponentët e disa prodhuesve në një tërësi.Një kompjuter
personal (PC – personal computer) është i përbër nga këta
komponentë që do ti tregojmë me radhë:
Shtëpiza
Shtëpiza e kompjuterit përmban këta komponentë bazikë të
kompjuterit,të cilët janë: njësia qendrore (CPU) ose
procesori,kujtesën,pllakën amë,diskun e ngrutë,njësinë e
disqeve,kartelen e zgjerimeve etj.
Shtëpizat e tilla janë dy llojesh: tower dhe mini tower.
Kompjuterët personalë mund të jenë edhe të tipit portativ dhe
njihen me emrin Laptop ose Notebook, të cilët në kohën e fundit
janë paraqitur në mjaft modele të ndryshme dhe disa prej tyre janë
të pajisur edhe me komponentë multimediale.
Pllaka amë (motherboard)
Pllaka amë përmban të gjitha komponentët e nevojshëm të
kompjuterit siq është njësia qendrore (CPU), kujtesa (memoria),
dhe hapësirat për zgjerim (expansion slots). Pllaka amë është
pllakë e stampuar me qarqe elektronike dhe paraqet bazën në të
cilën vendoset procesori dhe qarqet elektrike përcjellëse.
Pllakat për zgjerim
Pllakat për zgjerimin janë të stampuara që shërbejnë për
përmisimin e vetive funksionale të kompjuterit personal.Pllakat për
zgjerim mund të jenë:
- kartela grafike për të mundësuar pamjen e fotografive në ekran
- kartela kontrolluese të njësisë së disketës,harddiskut dhe diskut
nga i cili vetëm mund të lexohet (CD ROM),
- kartela për komunikim të ndërsjellë me njësitë periferike
(shtypës,skanerm,mouse etj.)
- kartela e faksit dhe modemit për komunikim nëpërmjet linjës
telefonike,
- kartela e rrjetit që mundëson lidhjen e kompjuterit në rrjet,
- kartela e zërit pë të dëgjuar muzikë dhe për të incizuar, etj.
Njësitë e disqeve
Në shtëpizën e kompjuterit janë të vendosura njësitë e disqeve,që
rëndom jan tri.Pajisja e cila e vë në lëvizje diskun e kompjuterit
quhet ngasës i diskut (disk drive).Ngasësi i diskut mundëson
qasjen në informacionet në cilëndo vend të caktuar të diskut.
Disku tjetër që ndodhet në kompjuter është disku i ngurtë ose i
fiksuar(hard – disku) i cili pranon më shumë informacione se
disketa dhe rrotullohet shumë më shpejt se disketat.Lloji i tretë i
disqeve është kompakt disku ndryshe CD ROM disku (shkurtesë
nga anglishtja Compact Disk Read Only Memory).
Njësia e furnizimit
Njësia e furnizimit të kompjuterit është gjithashtu e integruar në
shtëpizën e kompjuterit.Kjo shërben për funizimin e të gjitha
pjesëve me tension të nevojshëm.
Softueri
Softueri paraqet një tërësi të instruksioneve ose urdhrave të cilët
janë të organizuar sipas një algoritmi të veqantë,të quajtur
program.Këto instruksione zakonisht vendosen në kujtesën RAM.
Softuerët zakonisht ndahën në: Softuer sistemor dhe aplikativ.