Lënda: Etika në Kontabilitet dhe Auditim Prof.dr.Muhamet Aliu Ligjeratë Mbrojtja e pavarësisë profesionale të kontabilistëve dhe auditorëve Prof.dr.M.Aliu.

Download Report

Transcript Lënda: Etika në Kontabilitet dhe Auditim Prof.dr.Muhamet Aliu Ligjeratë Mbrojtja e pavarësisë profesionale të kontabilistëve dhe auditorëve Prof.dr.M.Aliu.

Lënda:
Etika në
Kontabilitet dhe
Auditim
Prof.dr.Muhamet Aliu
Ligjeratë
Mbrojtja e pavarësisë profesionale
të kontabilistëve dhe auditorëve
Prof.dr.M.Aliu
Një model për shqyrtimin e pavarësisë së një
kontabilisti
Alison, Bill, dhe Cathy janë anëtarë të firmës
”Kontabiliteti i Saktë”, dhe janë të angazhuar për të
audituar kompaninë “Veturat Klasike”.
 Alison ka një të afërm i cili në kohë më të hershme ka investuar në
kompaninë “Veturat Klasike”.
 Bill ka një të afërm i cili është punonjës i kompanisë “Veturat
Klasike”.
 Për një pjesë të punës së saj, Cathy përdor shërbimet e një kompanie
konsulente, e cila kompani punëson të afërm të një punonjësi të
kompanisë “Veturat Klasike”.
Prof.dr.M.Aliu
Pavarësia e Alison do të
konsiderohet si e keqpërdorur
 Nëse investimet e të afërmit të Alison ishin
materiale (të rëndësishme) ndaj të afërmve, dhe
 Nëse i afërmi ka investuar në kohën kur
”Kontabiliteti i Saktë” ka shprehur mendimin e
vet, dhe
 Në qoftë se Alison dinte për investimet e të
afërmit të saj, dhe
 Nëse i afërmi ishte bashkëshorti ose një person
me të cilin ajo ndanë të mirat materiale.
Prof.dr.M.Aliu
Pavarësia e Bill-it do të konsiderohet si e
keqpërdorur
 Nëse e afërmja kishte një pozicion në kompaninë
“Veturat Klasike” e që ishte pjesë e auditimit të
ndjeshem, dhe
 Nëse e afërmja ishte bashkëshorte ose person me të cilën
ndante të mirat materiale.
Prof.dr.M.Aliu
Pavarësia e Cathy do të
konsiderohet si e keqperdorur
 Nëse Cathy kishte shfrytëzuar punën e kompanisë
konsulente për një pjesë të rëndësishme gjatë auditimit
të kompanisë “Veturat Klasike” dhe
 Nëse i afërmi i një punonjësi të kompanisë konsulente, i
cili punon për kompaninë “Veturat Klasike” ishte një
bashkëshort ose person me të cilin ndanë të mirat
materiale, dhe
 Në qoftë se i afërmi i cili punon për “Veturat Klasike”
kishte ndikim të rëndësishëm në atë kompani ose ka
qenë i përfshirë në punët e ndjeshme të auditimit në atë
kompani.
Prof.dr.M.Aliu
"Rregullat nuk janë të mjaftueshme"
 Rregullat për pavarësinë
detajuara dhe komplekse.
profesionale janë të
 Dikush do të mendojë se rregullat e përmendura janë
të mjaftueshme për të zgjidhur çështjet e pavarësisë
së një kontabilisti apo auditori.
 Por ato nuk janë!
Prof.dr.M.Aliu
”Gjashtë arsye pse "Rregullat nuk janë të
mjaftueshme"
1.
2.
3.
4.
5.
6.
Prof.dr.M.Aliu
Rregullat japin vetëm e domosdoshmëri, jo kushte të
mjaftueshme.
Rregullat përmbajnë kushte që kërkojnë interpretim.
Ne duhet të apelojmë për idealizëm në mënyrë që të
zbatohet një rregull.
Rregullat nuk mund të jenë motivuese për të na shtyrë në
ndjekjen e një rregulli.
Rregullat në vete janë të pakontrollueshme.
Hulumtimi paraprak është i nevojshëm për të kontrolluar
nëse ne kemi ndjekur me të vërtetë një rregull.
1. Rregullat japin vetëm domosdoshmeri, jo kushte
të mjaftueshme
 Kushtet e nevojshme: ato që janë të domosdoshme
për diçka.
 shembull: energjia elektrike është një kusht i domosdoshëm për
funksionimin e një makine për larjen e enëve (enëlarëse).
 Kusht i mjaftueshëm: çka mjafton për të bërë diçka.
 shembull:
energjia elektrike, plus një makinë larëse e cila
funksionon janë përbërës të mjaftueshëm për larjen e enëve.
Prof.dr.M.Aliu
“Kam ndjekur të gjitha rregullat përkatëse,
prandaj kam vepruar siç duhet." JO!
"Anëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm se është e
pamundur të numërojnë të gjitha rrethanat ku
pavarësia e një anëtari mund të vihet në dyshim
nga një palë e tretë.
Për shembull, marrëdhënia e një anëtari me
një bashkëjetues-e mund të jetë ekuivalente me atë
të një bashkëshortësie. "
Prof.dr.M.Aliu
2. Rregullat përmbajnë kushte që
kërkojnë interpretim
Pavarësia e Cathy do të konsiderohet si e keqpërdorur:
 Nëse, Cathy kishte mbështetur punën e kompanisë konsulente për
një pjesë të rëndësishme të angazhimit dhe
 Nëse i afermi i një punonjësi të kompanisë konsulente, i cili punon
për kompaninë “Veturat Klasike” ishte një bashkëshort ose person
me të cilin ndanë të mirat materiale, dhe
 Në qoftë se i afërmi i cili punon për “Veturat Klasike” kishte ndikim
të rëndësishëm në atë kompani ose ka qenë i përfshirë në punët e
ndjeshme të auditimit në atë kompani.
Prof.dr.M.Aliu
Një vision regresiv
 Nëse ne shtojmë rregulla në mënyrë që të shpjegojmë ato terma që
kërkojnë interpretim, këto rregulla shtesë do të përmbajnë
gjithashtu terme që kërkojnë interpretim.
Për shembull:
"Në përgjithësi, aktivitetet e një personi do të konsiderohen si të
ndjeshme për auditimin nëse aktivitetet e tilla janë zakonisht një
element i rëndësishëm që i nënshtrohet kontrollit të brendshëm
të kontabilitetit ."
Ne nuk mund te sqarojmë perfundimisht rregullat me
rregulla.
Prof.dr.M.Aliu
3. Ne duhet të apelojmë për idealizëm në
mënyrë që të zbatohet një rregull
"Përveç kësaj, në situata që përfshijnë vlerësimin e
shoqatës ndaj ndonjë personi të afërm apo të varur me
një klient, anëtarët duhet të konsiderojnë nëse forca e
biznesit dhe marrëdhëniet personale midis anëtareve
dhe personit të afërm ose të varur, në bashkëpunim me
klientin, do të çojnë në vetëdijsimin e një personi të
arsyeshëm për të gjitha faktet, i cili merr në konsideratë
forcën normale të karakterit dhe sjelljen normale në
rrethana të tilla, për të konkluduar se situata paraqet
kërcënim të papranueshëm për objektivitetitin dhe
paraqitjen e pavarësisë së anëtarit."
Prof.dr.M.Aliu
4. Rregullat nuk mund të jene shtyse
motivuese për ndjekjen e një rregulli
Eshtë e veshtirë përpjekja për të kapur (gjetur), në një rregull,
motivimin për të ndjekur një rregull, p.sh.
 "Një anëtar duhet të refuzojë një angazhim me një ndërmarrje në
qoftë se bashkëshorti i tij ose i saj e bën një punë të ndjeshme të
auditimit për atë ndërmarrje - një anëtar duhet të jetë i angazhuar
për të ndjekur këtë rregull! Dhe“
 "Anëtarët janë për të ndjekur të gjitha rregullat në këtë Kod."
Për të ndjekur një rregull presupozon një angazhim i cili
nuk mund të jetë mbështetur në rregulla.
Prof.dr.M.Aliu
"Mbi dhe përtej kërkesave të ligjeve dhe
rregulloreve"
Kodi i IAKPÇ (Instituti Amerikan i Kontabilistëve Publik
të Çertifikuar) është kodi i sjelljes profesionale pranon që
në fillim se angazhimi i praktikuesit me kode, dhe me
çdo rregull, duhet të bazohet në diçka më të lartë se çdo
rregull:
Deontologjia profesionale
“Anëtarësimi në Institutin Amerikan të Kontabilistëve
Publik të Çertifikuar është mbi baza vullnetare. Me
pranimin e anëtarësimit, një kontabilist i çertifikuar
publik merr përsipër një detyrim të vetë disiplinës.”
Prof.dr.M.Aliu
5. Rregullat në vete
janë të
pakontrollueshme
 Ne unifikojmë rastet, në lidhje me një rregull.
 Ne unifikojmë rregullat, në lidhje me një parim.
Prof.dr.M.Aliu
6. Hulumtimi paraprak është i nevojshëm
për të kontrolluar që ne kemi ndjekur me të
vërtetë një rregull
Ne duhet të dimë gjatë ushtrimit të profesionit nëse me të
vërtetë jemi në përputhje me një rregull.
"... Nëse kontabilisti apo auditori bëhet i vetëdijshëm se
informacioni që vihet re nga ai është i pasaktë, i paplotë, ose
ndryshe i pakënaqshëm, ai duhet të kryejë procedura të tjera
që ai i konsideron të nevojshme për të arritur sigurinë
minimale se nuk ka nevoje të bëhen ndryshime materiale për
pasqyrat financiare në mënyrë që deklaratat të jenë në
përputhje me parimet e kontabilitetit të pranuara në
përgjithësi "(AR § 100,30).
Në sjelljen profesionale, kjo quhet "kujdesi i duhur".
Prof.dr.M.Aliu
Injoranca fajsuese dhe kujdesi i duhur
janë të lidhura
Injoranca fajsuese: Kur nuk dini diçka që është
dashur ta dini.
Hulumtimi paraprak: pranimi i veshtirësive për
të mësuar diçka që duhet ta dini!
Kështu që: injoranca fajsuese është rezultat i
dështimit për të ushtruar kujdesin e duhur!
Prof.dr.M.Aliu
Parimet e jashtme dhe të brendshme
Parimi i jashtëm: një nivel i lartë i përgjithësimit apo rregull.
”P.sh. Pavarësia konsiderohet si një rregull: "Një kontabilist duhet të
veprojë në mënyrë të tillë si një vëzhgues i paanshëm dhe objektiv, i
vetëdijshëm për të gjitha faktet relevante, do të gjykojë se, duke
pasur parasysh karakterin e njeriut të zakonshëm, gjykimi i saj apo i
tij nuk është i përgjegjshëm për shtrembërimet që mund të
shkaktojë. "
Parimi i brendshëm: një angazhim për njohjen, regjistrimin e
transaksiove, hartimin e pasqyrave financiare dhe interpretimin e
tyre:
P.sh. Një kontabilist e vlerëson të vërtetën në bazë të pasqyrave
financiare. Përmes tyre prezanton gjendjen e vërtetë financiare të
një kompanie mbi Asetet, Detyrimet dhe Ekuitetit. Pavarësisht se
biznesi mund të humbas paratë nëse jepet një përfaqësim
(pasqyrim) i vërtetë i kompanisë.
Për kontabilistin është me rëndësi vlerësimi i drejtë i gjendjes
financiare edhe nëse me atë rast biznesi mund të ketë humbje apo
fitim.
Prof.dr.M.Aliu
Madje as parimet e brendshme dhe të
jashtme nuk janë të mjaftueshme!
Një praktikues (profesionist kontabël) përveç
kësaj ka nevojë për karakter të mirë.
Karakter i mirë: emocionet, prirjet, dhe zakonet
të cilat na mundësojnë që me sukses t`u
përmbahemi angazhimeve tona të arsyeshme.
Prof.dr.M.Aliu
Të mos e harojmë se duhet të jemi
në shërbim të publikut!
Një shembull
i karakterit
të keq: lakmia
Disa shenja
të lakmisë:
 Dëshira për pasuri si parësore, jo si një instrument për ndonjë gjë
tjetër ("Dashuria për paratë është burimi i gjithë të këqijave.")
 Qëllimi për rrijten e pasurisë, si një qëllim final: të ketë sa më
shumë pasuri që të jetë e mundur (sa më shumë = aq më mirë, sa
më pak = aq më keq!)
 Varësia nga paratë.
Dikush i cili është goditur nga lakmia do ta ketë të vështirë ose të
pamundur të jetë i pavarur, edhe pse si i angazhuar ai megjithatë
deklarohet se mund të jetë pro parimeve.
Prof.dr.M.Aliu
Rregullat në shërbim të parimeve, ose
rregullat si parime në letër?
 Rregullat janë të destinuara për të ruajtur dhe për të
shprehur parimet: "Rregullat në sherbim të parimeve“ .
 Përmajtja mbi formën.
 Më e rëndësishme është përmbajtja sesa forma.
 Rregullat janë keqpërdorur, kur ato janë ndjekur për të
lënë pas dore parimet e rëndësishme: "Rregullat si
parime në letër”
 Forma mbi përmbajtjen?
 E rëdësishme është forma dhe jo përmbajtja?
Prof.dr.M.Aliu
Lizingu operativ ose kapital?
P.sh. Nëse një qira duhet të trajtohet si qira operative ose qira
kapitale?
Kjo çështje duhet të vendoset në pikpamje me parimet
relevante:
 Transparenca: Trajtimi kontabël i një transaksioni duhet në
mënyrë të drejtë ta përfaqësojë atë transaksion.
 Përmbajtja mbi formen: Kur barrën dhe përfitimet e
pronësisë i ka marrë përsipër qiramarrësi, atëherë, edhe pse
transaksioni ka formen e nje qiraje, në thelb ajo është e
barabartë me një marrëveshje të lizimgut kapital.
Prof.dr.M.Aliu
Rregullat FASB (Bordi i Federtës së Standardeve të Kontabilitetit)
 Rregulla 1. Në qoftë se me marëveshje është caktuar se pronësia
transferuar në fund të qirasë, atëherë qiraja duhet të trajtohet si një
Lizing (qira) kapitale.
 Rregulla 2. Nëse qiramarrësi ka opsionin për të blerë pronën me
një çmim të volitshëm (nën vlerën e tregut), duke i garantuar
blerjen, atëherë qiraja duhet të trajtohet si një qira kapitale.
 Rregulla 3. Nëse kohezgjatja e qirasë është për të paktën apo ≥75%
e përdorshmërise totale të asaj prone, atëherë qiraja duhet të
trajtohet si një qira kapitale.
 Rregulla 4. Në qoftë se pagesat e qirasë jane të barabarta me së
paku ≥90% të vlerës së pronës, atëherë qiraja duhet të trajtohet si
një qira kapitale.
Prof.dr.M.Aliu
Realiteti i praktikimit të kontabilitetit
Toleranca në vlerësimin e drejtë të vlerave dhe të të
hyrave rrjedhese (akruale).
Kështu, një praktikues duhet të zgjedhë midis
"rregullave në shërbim të parimeve" ose "rregullave si
parime në letër".
"Rregullat si parime në letër”: p.sh. çështja e vetme
është nëse praktikuesi e konsideron të arsyeshme
manipulimin me numra për të justifikuar çfarëdo
trajtimi kontabël që klienti e dëshiron.
Prof.dr.M.Aliu
Udhërrëfyesi i GAAP -PKPP
Për herë të parë udhërrëfyesi gjithëpërfshirës GAAP
merr atë të drejtë:
"Disa marrëveshje të qirasë janë të tilla që një pasuri
dhe një detyrim (LlA dhe LlP) në lidhje duhet të
raportohen në bilancin e një ndërmarrje. Dallimi
është te “përmbajtja mbi formën” (parimi
fundamental) kur transaksioni në të vërtetë
transferon të gjitha të mirat dhe rreziqet e natyrshme
tek pronari i pasurisë. "
Prof.dr.M.Aliu
Por pastaj shkon keq
“Përmes GAAP - PKPP janë përcaktuar (vendosur)
kriteret për të përcaktuar nëse një transaksion qiraje
është në thelb një transferim i incidenteve të
pronësisë. Në qoftë se, në fillim të saj, një qira
plotëson një ose më shumë nga katër kriteret në
vijim, atëherë qiraja duhet të klasifikohet si një
transferim i pronësisë ... "
Por rregullat nuk janë "kritere për t`u
përcaktuar"!
Prof.dr.M.Aliu
Urtësinë e të parëve (Aristoteli)
"Çdo ligj është i përgjithshëm, por për sa i përket disa
çështjeve nuk është e mundur të folet (vendoset) me
korrektësi të plotë në mënyrë të përgjithshme. Në ato
çështje për të cilat ishte e nevojshme për të folur
(vendosur) në mënyrë të përgjithshme, ligji është i
pranueshëm, por për sa i përket çështjeve të cilat nuk
është e mundur për ta bërë këtë me korrektësi të plotë,
ligji nuk është i mjaftueshëm për të interpretuar atë që
ka ndodh "për pjesën më të madhe” - dhe kur ndodh
kështu (kur vendoset në të kundërtën), kjo është
arsyeja që mund të mos arrijmë në konkludime të
sakta (ta humbim rrugën).
Prof.dr.M.Aliu
Një rast në të cilin “regullat nuk janë të
mjaftueshme ":
Viti
1958
1959
1960
1961
1962
Prof.dr.M.Aliu
Dëftesat e
pagueshme
Arkëtimet nga
investitori
$3,356,239
4,586,000
2,511,000
2,390,674
4,708,000
$2,583,172
3,510,451
2,670,500
1,520,000
1,986,500
Pagesat ndaj
investitorit
Fundi i vitit
$0
384,402
397,996
848,006
3,543,335
Informate plotesuese në deklaratën 1962
 “Valley Commercial Corp” (është një kompani e lidhur
në të cilën z. Harold Roth është një zyrtar, drejtor dhe
zotërues aksionesh) ka arkëtuar shuma në emër të
investimeve në aksione të cilat kanë interes në 12% në vit.
Dëftesat e pagueshme janë siguruar nga zyrtari përgegjës
i kompanisë së kapitalit në emër të letrave me vlerë të
tregtueshme për shuma më të mëdha se sa janë arkëtuar.
Shuma e kapitalit në bilancin e kompanisë është më e
vogël. Më 15 Shkurt 1963, shuma aktuale e kapitalit të
kuotuar në treg e ka tejkaluar shumën neto të
arkëtueshme. Pra në treg janë plasuar më pak para se sa
kanë qenë dëftesat e pagueshme.
Prof.dr.M.Aliu
Shënimet duhet të kenë qenë të njohur drejt
 Të Arkëtueshmet nuk kanë kanë pasë mundësi të mbulojnë
detyrimet, andaj është dashtë të meret kredi të cilën
kompania nuk ka qenë në gjendje të paguaj kredinë me
kohë dhe ka pranuar ndëshkime. Që nga kjo datë z.Roth
dhe të tjerët për shlyerjen e detyrimit të kompanisë (tani
3,900,000 kanë si garanci letrat me vlerë të cilat të
kompanisë të cilat nuk mund të kompensojnë borxhin). Më
15 Shkurt 1963, letrat me vlerë kishin një vlerë tregu prej
2,978,000 $, përafërsisht 80% e titujve të tilla janë të
aksioneve dhe obligacioneve të konvertueshme të
kompanisë.
Prof.dr.M.Aliu
Gjykimi
 Duke vështruar rritjet e kompanisë nuk mund t`i bashkohemi
mendimit të të pandehurve të cilët supozojnë se me vetë faktin që
një kompani ka bërë përparime në një degë do të imponojë si
zakonisht sipas detyrës një kontabilist për të hetuar (ditur) se çfarë
ka bërë Dega apo Filiali apo një oficer me atë kredi.
 Por thjesht nuk mund të jetë e vërtetë që një llogaritar nuk mund
ta bëjë të ditur atë që ai ka arsye të besojë se, në një masë
materiale, një korporatë është duke operuar për të mos kryer
biznesin e tij në interes të të gjithë aksionerëve, por për përfitime
private të presidentit të saj.
 Për kontabilistin nuk është lehtë në gjykatë të thotë se e gjithë kjo
është e parëndësishme, si një çështje të së drejtës, nëse mendohet
se vetëm në kredinë e pakthyeshme si të tillë.
 Ai mund të thotë se kontabilistët e pavarur nuk kanë përgjegjësi
për të zbuluar pandershmëritë që mund të ndodhin nga një oficer i
lartë i korporatës."
Prof.dr.M.Aliu
Vazhdim….
 Nëse për atë që ka ndodhur kontabilisti i çertifikuar apo auditori
nuk kanë pasë njohuri, kjo të paktën do të thotë se korporata nuk
ka qenë e vjedhur nga të brendshmit për aq sa kontabilistët e di,
ose, nëse ai këtë devijim e arsyeton me atë se është bërë mirë apo
ndoshta (është mshefur në mënyrë adekuate) dhe se nuk ka pasë
mundësi të ndërmarrë hapat e efektshme për të parandaluar, kjo
don të thotë Asgjë, dhe mbështetja e vendosur nga ana e publikut
mbi ata (kontabilistin dhe auditorin), do të jetë një lak dhe një
mashtrim.
 Në përgjithësi parimet e kontabilitetit përgjithësisht të pranuara
udhëzojnë një kontabilist apo një auditor se çfarë duhet të bëjnë në
rastin e zakonshëm, kur ata kanë arsye për të dyshuar se punët e
korporatës nuk janë duke u kryer me ndershmëri.
 Në rastin kur kontabilisti apo auditori ka arsye të besojë se një
veprim themelor është i rremë, ai duhet që në një mënyrë
krejtësisht të ndryshme t`i kundërvihet
Prof.dr.M.Aliu
Ju faleminderit për
vëmendje
Fundi i ligjëratës
Prof.dr.M.Aliu
34