File - Kjo web faqe është e dizajnuar nga Muhamer Ujkani

Download Report

Transcript File - Kjo web faqe është e dizajnuar nga Muhamer Ujkani

SHMU.2
Lënda:Teknologji
Tema:Pyetje dhe Përgjegjje
Punoi:Blerina Jashari Xl9
Arsimtar:Muhamer Ujkani
Hyrje
• Rreziqet nga rryma elektrike
Materialet elektroteknike
Prodhimi i energjisë elektrike
Materialet elektroinstaluese
Elektroteknika
Transformatori
Elektromotori
Gjeneratori
Aparatet elektrotermike
Rreziqet nga rryma elektrike
• 1. Cilat janë rreziqet kryesore nga rryma elektrike?
1. Rreziqet kryesore nga rryma elektrike janë:
a) rreziku i djegies nga harku elektrik
b) rreziku nga goditja elektrike
2.Qka do të ndodhë nëse nuk ka tokzim ose tokzimi
nuk është si duhet?
2.Nëse nuk ka tokzim ose tokëzimi nuk është si
duhet atëherë rreziku do të jetë më i madhë për
njeriun sepse mundë të përfundojë deri në vdekje.
• 3. Si jepet ndihma e parë në rast të goditjes së
rrymës elektrike?
3. a) Së pari duhet të largojmë burimin elektrikë.
b) Pastrojmë gojën.
c) Jepet frymë artificiale dhe masazhi i zemrës.
Materialet elektroteknike
• 1. Prej nga e ka prejardhjen shprehja elektricitet?
1. Shprehja elektricitet e ka prejardhjen nga fjala
greke elektron që do të thotë qelibarë.
2.Qka janë materialet përcjellëse?
2.Materialet të cilat përmbajnë grimca të lira të
elektricitetit dhe mundësojnë kalimin e rrymës
elektrike, janë materiale përcjellëse.
• 3.Qka janë materialet izoluese?
3. Materialet të cilat nuk kanë grimca të lira te
elektricitetit dhe nuk e përqojnë rrymen
elektrike,janë materiale izoluese.
Materialet izoluese janë: goma,plastika,etj.
Prodhimi i energjisë elektrike
• 1. Qka quajmë central elektrik?
1. Sistemin teknologjik ku prodhohet energjia
elektrike e quajmë central energjik.
2. Cilat janë llojet e burimeve energjike?
2. Llojet e burimeve energjike janë:
a) burime te ripërtëritshme: psh. era, uji,
dielli,valët e detit etj.
b) burime të paripërtëritshme: psh. gazi natyror,
linjiti, nafta, qymyri etj.
3. Qka janë termocentralet?
3. Termocentralet janë objekte ku bëhet
shndërrimi i energjisë së nxehtësisë së lëndës
djegëse në energji elektrike.
• 4. Pse ekologët dëshirojnë ti mbyllin centralet
nukleare?
4. Ekologët dëshirojnë ti mbyllin këto centrale
sepse paraqesin rrezik të madhë nga rrezatimi
radioaktiv.
• 5. Qka janë hidrocentralet dhe si ndahën?
5.Hidrocentralet janë objekte ku bëhet shndërrimi
i energjisë kinetike të ujit në energji elektrike.
Hidrocentralet ndahën në rrjedhëse dhe
akumuluese.
• 6. Cilat centrale quhen centrale alternative?
6. Centralet të cilat paraqesin vetëm zgjidhje të
përkohshme quhen alternative,psh: centralet e
erës, e diellit, baticës dhe zbaticës.
Materialet elektroinstaluese
• 1. Qka paraqesin simbolet elektrike?
1. Simbolet elektrike janë shenja përmes së cilave
paraqiten paisjet elektrike.
2. Qka shërbejnë përcjellësit elektrikë?
2. Përcjellësit elektrikë shërbejnë për mbajtjen e
energjisë elektrike me përcjellje.
• 3. Qka shërbejnë gypat dhe kanalet instaluese?
3. Gypat dhe kanalet instaluese shërbejnë për
mbrojtjen e përcjellësve nga ndikimet e ndryshme
dhe na mbrojnë nga ndikimi i tyre.
• 4. Qka shërbejnë kutitë shpërndarëse?
4. Kutit shpërndarëse shërbejnë për vazhdimin ose
degëzimin e përcjellësve dhe për vedosjen e
komponentëve elektrikë.
5.Qka shërbejnë qelësat?
5.Qelësat janë komponentë elektrik të cilët
shërbejnë për kyqjen dhe shkyqjen e qarkut
elektrikë.Qelësat mundë të jenë:
a) njëpolar
b) serik
c) alternativ
• 6.Qka shërben qelësi njëpolar?
6.Qelësi njëpolar shërben për kyqjen dhe shkyqjen
e një përquesi.
• 7.Qka shërben qelësi serik?
7. Qelësi serik shërben për të kyqur apo shkyqur dy
shpenzues.
• 8. Qka shërben qelësi alternativ?
8. Qelësi alternativ shërben për të kyqur apo
shkyqur tre shpenzues.
• 9.Qka shërbejnë prizat?
9. Prizat janë komponentë elektrikë të cilat
shërbejnë për lidhjen e pajisjeve në instalim.
• 10.Qka shërbejnë spinat?
10. Spinat janë komponentë elektrikë të cilat
shërbejnë për lidhjen e paisjes me prizën.
• 11. Qka siguresat?
11. Siguresat janë komponentë elektrikë që
shërbejnë për mbrojtjen nga rrymat e mëdha që
vijnë si pasojë e mbingarkesave ose lidhjeve te
shkurta.
• 12. Cila është arsyeja e zëvendësimit të siguresave
shkrirëse, me automatike ?
12. Siguresat shkrirëse janë zëvendësuar me
automatike, sepse ato janë më të shpejta dhe më
të lehta për mirëmbajtje.
13. Cilat janë llojet e darëve?
13. Llojet e darëve janë:
a) darë për lakim
b) darë për prerje
c) darë për mbrojtje
d) darë për zhveshje
Elektroteknika
• 1. Ku paraqitet fusha magnetike?
1. Fusha magnetike paraqitet atëherë kur rryma
elektrike rrjedh nëpër përcjellës.
2. Qka është bobina?
2. Bobinë e quajmë përcjellësin e mbështjellur në
formë të spirales nëpër të cilën kalon rryma
elektrike.
• 3. Ku aplikohet elektromagneti?
3. Elektromagneti përdoret në teknikë si pjesë
konstruktive e zileve,makinës larëse,telefonit,në
komunikacion,industri etj.
Transformatori
• 1. Qka shërben Transformatori?
1. Transformatori shërben për rritjen ose zbritjen
e tensionit te rrymës.
• 2. Kur një transformator është rritës e kur
zbritës?
2. Transformatori i cili rrit tensionin e rrymës
elektrike, quhet transformator rritës.
Transformatori i cili zbrit tensionin e rrymës
elektrike, quhet transformator zbritës.
Elektromotori
• 1. Qka quajmë elektromotor?
1. Elektromotor quhet makina e cila bën shëndrrimin
e energjisë elektrike në energji mekanike.
• 2. Cilët janë pjesët e motorit te rrymës së
vazhduar?
2. Pjesët e motorit të rrymës së vazhduar janë:
statori,kolektori,rotori,dhe furqat.
• 3. Cilët janë pjesët e motorit të rrymës
alternative?
3. Pjesët e motorit të rrymës alternative janë:
boshti,statori,rotori,dhe ventilatori.
Gjeneratori
• 1. Qka është gjeneratori?
1. Gjenerator quhet makina e cila bën shndërrimin e
energjisë mekanike në energji elektrike.
• 2. Cilët janë pjesët kryesore te gjeneratorit?
2. Pjesët kryesore të gjeneratorit janë statori dhe
rotori. Gjeneratori mundë të jetë një dhe tre
fazorë.
Aparatet elektrotermike
• 1. Cilët janë pjesët e përbashkëta të aparateve
elektrotermike?
1. Pjesët e përbashkëta të aparateve elektrotermike janë:
a) trupi ngrohës
b) qelësi termik
c) termostati
2.Prej kujt ndërtohet trupi ngrohës?
2.Trupi ngrohës ndërtohet prej legurave me rezistencë ndaj
nxehtësisë,sepse ai duhet të punoj në temperatura shum më
të larta.
• 3. Qka shërben qelësi termik?
3. Qelësi termik shërben për të kyqur dhe shkyqur
trupin ngrohës në aparatin elektrotermik.
4.Qka shërben Termostati?
4. Termostati shërben për mbajtjen e
temperaturës në hapsirën përreth trupit ngrohës
në nivel të caktuar.
• 5. Cilat janë aparatet dhe makinat që shpenzojnë
më së shumti energji elektrike?
5. Aparatet që shpenzojnë më së shumti energji
elektrike janë: shporeti,hekuri elektrik,
boileri,makina larëse,stufa termoakumuluese etj.