L05_EkPersonelit_Produktiviteti i punetorit

Download Report

Transcript L05_EkPersonelit_Produktiviteti i punetorit

L05
Produktiviteti i punëtorit
Prof.as. Avdullah Hoti
1
www.valmirnuredini.tk
Hyrje (1)
• Në kapitujt paraprak: ‘adverse selection’
– Zgjedhja e gabuar e punëtorit pasi nuk ishte e
mundur të dihej me saktësi produktiviteti i tij.
• Zakonisht, punëtori ka më shumë informata për
produktivitetin e tij se sa firma
• Por, në disa situata, firma ka më shumë
informata se sa punëtori
– Arsyeja: firma ka eksperiencë më shumë me
punëtorë të ndryshëm
• Punëtori e vlerëson produktivitetin e tij në përvojën
personale
• Forma e vlerëson produktivitetin e punëtorit bazuar në
përvojën paraprake të shumë punëtorëve
2
www.valmirnuredini.tk
Hyrje (1)
• Në praktikë, as punëtori e as firma nuk kanë
informata të plota për produktivitetin e punëtorit
• KËSHTU: paraqitet situata kur fillimisht firma
dhe punëtori duhet të ‘mësojmë’ për
produktivitetin e punëtorit
– Ose firma mund të bazohet në ligjin e mesatares
• të mirët i barazojnë ata që janë më pak të mirë
3
www.valmirnuredini.tk
Hyrje (2)
• GIFFEN: secili punëtorë mendon se është shumë i aftë, ata nuk
gënjejnë, ata mendojnë se janë të tillë. Çfarë të bëj me ta?
• HOTELLING: Trajtoj njëjtë, të mirët i barazojnë të dobëtit dhe në
mesatare të gjithë do të jenë njësoj.
• HUME: Jo, nuk mund të vazhdohet kështu. Nëse i trajtojmë të
mirët njësoj si të dobëtit, atëherë të mirët do të merren në punë
nga firmat rivalë.
• HOTELLING: por si do ta dinë rivalët cilët janë të mirë?
• HUME: Si të mësojmë për produktivitetin e punëtorit kur edhe ai
nuk e ka të qartë sa produktiv është pa u provuar? Intervistimi
dhe caktimi në punë bazike të atyre që janë të dobët?
• HOTELLING: por në këtë firmë nuk ka punë bazike. Të gjitha
punët kërkojnë njohuri të larta.
4
www.valmirnuredini.tk
Çështjet për trajtim
1. Kush dinë më shumë për produktivitetin e
punëtorit? Firma apo vetë punëtori?
2. Në cilat situata ia vlen që të shpenzohet në
gjetjen e nivelit të produktivitetit që ka
punëtori?
3. Nëse punëtorët trajtohen njësoj, a ka rrecik
dhe në cilat raste punëtorët e mirë (me
produktivitet të lartë) të merren ga kompanitë
rivale?
4. Sa të vlefshme janë informatat e nxjerra gjatë
intervistimit për të përcaktuar detyrat e punës
me rastin e punësimit?
5
www.valmirnuredini.tk
Kush dinë çfarë?
Informatat asimetrike dhe injoranca simetrike
• Punëtorët:
–
–
–
–
vijnë në intervistë me informata private, të cilat nuk i din firma
nuk kanë dokumente të dëshmojnë përvojën e tyre
Dinë për dobësitë/problemet e tyre
INFORMATA ASIMETRIKE – punëtori di më shumë
• Firmat:
– Dinë më mirë se sa produktiv do të jetë në vendin e punës
punëtori me aftësi të caktuara që paraqitet në intervistë
– INFORMATA ASIMETRIKE – firma di më shumë
• Në praktikë:
– As firma e as punëtori nuk kanë informata të sakta
– INJORANCA SIMETRIKE
6
www.valmirnuredini.tk
Përcaktimi i produktivitetit të punëtorit
• Përcaktim i produktivitetit të punëtorit është i
vlefshëm për firmën
– E kursen atë nga kostot e marrjes në punë të punëtorit
të gabuar
• Por, përcaktimi i produktivitetit të punëtorit ka
kosto
– Si mund të arsyetohen këto kosto?
– A mund të mbahet sekret ndaj rivalëve produktiviteti i
punëtorit?
– A mund të mbahet sekret ndaj punëtorit?
• Çertifikim i punëtorit për aftësitë e tij
– rritja e pagës
– Rivalët mund ta marrin punëtorin
• Çertifikimi ka kosto
– A është i gatshëm të paguajë punëtori këtë çertifikim?
– A është fitim-prurëse për firmën të çertifikojë punëtorin?
7
Shembulli 1: Produktiviteti përcaktohet lehtë (1)
• Banka investive merr në punë një punëtor
• Individët që aplikojnë kanë aftësi të ndryshme
• Nga praktika:
Tipi i produktivitetit
A
B
C
D
E
% e pop me ato aftësi
0.1
0.2
0.3
0.3
0.1
Produktiviteti mesatar
-$100K 0
$50K $100K $200K
• Firma merr një punëtorë që e paguan $40,000 në vit
• Punëtori mesatar është i vlefshëm për firmën:
[0.1x(-100)]+[0.2x0]+[0.3x50]+[0.3x100]+[0.1x200]=$55K
• Në mesatare, punëtori është i vlefshëm $55,000 për firmën
• Punësimi i 10 punëtorëve të zgjedhur random i sjell firmës:
1x(-100,000)+3x50,000+3x100,000+1x200,000=$550,000
• Firma fiton në mesatare $15,000 për punëtorë:
= $55,000 - $40,000 = $15,000
8
www.valmirnuredini.tk
Shembulli 1: Produktiviteti përcaktohet lehtë (2)
• Por, firma humb para
– me punësimin e punëtorëve të tipit A
• Ata i kushtojnë firmës $40,000 në vit dhe i sjellin humbje
duke lidhur kontrata të gabueshme prej $100,000 në vit
• Kostoja totale $140,000 për punëtorë
– me punësimin e punëtorëve të tipit B
• Ata i kushtojnë firmës $40,000 në vit dhe i sjellin zero (shih
tabelën më lartë)
• Kostoja totale $40,000 për punëtorë
• Si të identifikohen këta punëtorë?
9
www.valmirnuredini.tk
Shembulli 1: Produktiviteti përcaktohet lehtë (3)
• Screening: Aplikimi i testit para marrjes në punë
– Pajisjet për testim kushtojnë $1,000,
• Por japin përgjigje për tipin e punëtorit
– Për çdo 10 punëtorë që aplikojnë, ata janë me aftësi:
• 1 A, 2 B, 3 C, 3 D dhe 1 E
• Punësimi i punëtoritë A dhe B i krijon firmës humbje
– Prandaj firma duhet të bëjë ‘screening’
– Për çdo dhjetë punëtorë që interviston firma:
• Ajo merr në punë 3 C, 3 D dhe 1 E, apo gjithsej 7 punëtorë
• Ata i sjellin fitim 3x50,000+3x100,000+1x200,000=$650,000
– Ose $650,000 / 7 = $92,857 për punëtorë
10
www.valmirnuredini.tk
Shembulli 1: Produktiviteti përcaktohet lehtë (3)
• Për të marrë këtë output për punëtorë prej
$92,857, në vend të $55,000, është i nevojshëm
testimi
• Kostoja e testimit për 10 punëtorë:
10x1,000=$10,000
• Fitimi neto për punëtorë pas kostos së testimit:
($650,000 - $10,000) / 7 = $91,857
• Çdo punëtorë i kushton firmës $40,000
– Aplikimi i testimti i sjell firmës:
$91,429 - $40,000 = $51,149 për punëtorë
• Në vend të $15,000 për punëtorë pa bërë ‘screening’
11
Shembulli 2: Produktiviteti përcaktohet vështirë (1)
• Punësimi i punëtorit në bankë komerciale
– Punëtorët nuk ndryshojnë shumë për nga aftësitë e
tyre
• Nga praktika:
Tipi i produktivitetit
% e pop me ato aftësi
Produktiviteti mesatar
A
0.1
$35K
B
0.2
$50K
C
D
E
0.3
0.3
0.1
$60K $70K $90K
• Pa bërë ‘screening’, për çdo punëtorë firma pret fitim:
(1x35,000)+(2x50,000)+(3x60,000)+(3x70,000)+(1x90,000)=$615,000
• Firma merr një punëtorë që e paguan $40,000 në vit
• Nëse nuk bënë ‘screening’, firma paguan 10x40,000=$400,000
• Fitimi neto i firmës
$650,000 - $400,000 = $215,000
12
www.valmirnuredini.tk
Shembulli 2: Produktiviteti përcaktohet vështirë (2)
• Supozojmë: për $1,000 firma mund të ‘screen’ aplikantët
• Punësimi i punëtorëve A rezulton me fitim negativ pasi:
prodhojnë $35,000 ndërsa kushtojnë $40,000 = - $5,000
• Firma punëson 2 B, 3 C, 3 D dhe 1 E = 9 punëtorë
(2x50,000)+(3x60,000)+(3x70,000)+(1x90,000)=$580,000
• Pagat e tyre:
9 punëtorë x $40,000 = $360,000
• Fitimi neto i firmës:
$580,000 - $360,000 = $220,000
– Kjo është më e lartë se $215,000 me 10 punëtorë
• Por, ‘screening’ kushton $10,000 (=10 punëtorë x $1,000)
– Që e zvogëlon fitimin neto në $210,000
• Kjo është më e ulët se fitimi pa e bërë ‘screening’ e
13
punëtorëve kur ishte $215,000
www.valmirnuredini.tk
Ndikimi i “screening” në tërheqjen e aplikantëve
• Supozojmë që në treg ka:
– Firma të tipit 1: aplikojnë “screening”
– Firma të tipit 2: nuk aplikojnë “screening”
• Çfarë punëtorë tërheqin secila prej tyre?
• Një punëtorë që aplikon në Firmën 1, ka 70%
shanse të që punësohet dhe të marrin $91,429
– Tabela 4.1.
• Një punëtorë që aplikon në Firmën 2, mund të
punësohet me siguri të lartë nëse është i
përshtatshëm të terma të përgjithshëm dhe merr
$55,000
• Punëtorët aplikojnë tek Firma 1, pasi
$91,429 x 0.70 = $64,000 (> $55,000)
14
www.valmirnuredini.tk
Ndikimi i “screening” në tërheqjen e aplikantëve
• Por, nëse refuzohen atëherë firmat e tjera nuk i
punësojnë ata punëtorë
– Nën supozimin që informatat nga “screening” bëhen
publike
• Kjo është një çështje e ndjeshme për shumë
punëtorë
• Nëse refuzohet, vetë-punësohet dhe fiton $40,000.
• Nën këto kushte, vlera e pritur nga aplikimi është më e
madhe se vetëpunësimi.
– Prandaj të gjithë aplikojnë.
• Në praktikë, firmat që aplikojnë “screening” dhe
paguajnë pagë të lartë tentojnë të pozicionohen mirë në
treg dhe të tërheqin punëtorët më të aftë.
15
www.valmirnuredini.tk
Konkluzionet
“Screening’ është më profitabil kur:
•
kushton pak për kompaninë, ose kur
përfitimet si rezultat i “screening” tejkalojnë
kostot përkatëse,
1. rezulton me refuzim më të madh të punëtorëve
dhe siguron që nuk merret në punë punëtori i
gabuar,
2. punëtorët që duhet të ‘screen’ janë të
kushtueshëm të merren në punë
16
www.valmirnuredini.tk