shkarko.. - Agim Binaj

Download Report

Transcript shkarko.. - Agim Binaj

Prof.As.Dr.Agim BINAJ
Lenda: Konceptet e kontabilitetit
Tema IV-te: Aktivet afatshkurtra dhe kontabiliteti
i tyre.
Leksioni 7
a- Aktivet afatshkurtra financiare dhe kontabiliteti i
tyre, aktivet likuide, te drejtat ndaj te treteve, matja
e kerkesave per arketim.
b-Investimet financiare afatshkurtra, obligacione,
aksione, shitja e investimeve afatshkurtra,
rivleresimi i tyre. Faktoringu i kerkesave per tu
arketuardhe veprimet e riblerjes.
Leksione 2 ore
Seminare 2 ore
Laborator 1 ore
Në vëmëndje për studentët.
Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit
Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua
tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm
për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam
treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për
pyetje të ndryshme.
Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka
asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se
kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht),
gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën
e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në
kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo
është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është
mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar
shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni
me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila
është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me
zgjuarsi.
Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e
rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë.
Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni
motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj
të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj
është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar
kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë
është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1
million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë
nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë
pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit.
Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më
të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë
mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të
kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve
shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni
në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me
kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata
mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e
përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për
pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju
duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund
të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga
fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka
do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.
Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë
lëndë.
Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat,
pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens
humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të
dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i
përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si
pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret
pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të
dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do
tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të
thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të
përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky
është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo
mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta
për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të
klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu
juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti
presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një
pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në
plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar,
ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në
këtë lëndë për ju.
Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të
vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është
fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të
përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte
instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai
për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado
qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen
në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta
me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e
pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme,
atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë.
Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që
të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju
duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti
(dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj
është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni
mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi
ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të
zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar
të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme
derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj
dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj
të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin.
Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni
mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni
përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi.
Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.
Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj
është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq.
Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi
nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të
lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë
problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që
pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e
tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh
se pedagogu është qënie njerëzore.
Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të
pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të
punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të
përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni
vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk
kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje
idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh
idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun
tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë.
Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të
duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të
përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të
mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në
përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira.
Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë
jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e
zhvilluara.
Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional
e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi
të mësojmë gjatë gjithë jetës.
ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni
AKTIVET AFATSHKURTRA DHE
KONTABILITETI I TYRE
Llogaritë e
aktiveve
Afatshkurtra
Investimet
afatshkurtra
•Aktivet likuide
•Aktivet
afatshkurtra ,
të drejtat ndaj
të tretëve
•Kontabiliteti i
të drejtave
ndaj të tretëve
•Të drejtat
ndaj të tretëve
•Matja e kërkesave për të
arkëtuar ose të drejtave
ndaj të tretëve
•Investimet afatshkurtra,
obligacionet
•Shitja e investimeve
afatshkurtra
•Zhvlerësimi i
investimeve afatshkurtra
•Faktoringu i kërkesave
për t`u arkëtuar
Kontrolli i aktiveve kupton jo vetëm kontrollin ligjor të tyre, pra pronësinë ligjore
mbi një rezervë ekonomike, (mbi një aktiv). Sipas standarteve ndërkombëtare të
kontabilitetit koncepti i “kontrollit” ka një kuptim më të gjerë. Ai përfshin zotërimin
nga njësia ekonomike të rezultateve, pra të përfitimeve që do të sigurohen nga
përdorimi i aktivit nga ana e njësisë ekonomike. Ky përfitim kontrollohet vetëm kur
njësia ekonomike ka titullin ligjor mbi një aktiv. Psh në kushtet e zotërimit të një
aktivi të marrë me kushtet e qerasë financiare, njësia ekonomike nuk është pronare
e këtij aktivi, por ajo zotëron të gjitha përfitimet e prodhuara nga aktivi. Prandaj ky
aktiv paraqitet në pasqyrat financiare të njësisë ekonomike që e ka marrë me qera
financiare, pavarsisht se nuk është pronare ligjore e tyre.
Me aktive afatshkurtra kuptohen të gjitha aktivet e njësisë ekonomike që
ndikojnë në sigurimin e përfitimeve ekonomike të njësisë me një afat të
shkurtër kohe, zakonisht më pak se një vit, 12 muaj (prandaj shpesh quhen
qarkulluese).
Këto aktive mund të ndahen në tre grupe kryesore që janë:
a) Aktivet likuide, ku përfishen mjetet monetare, etj.
b) Aktivet afatshkurtra financiare, ku përshihen aktivet e arkëtueshme, investimet
afatshkurtra, etj.
c) Aktivet afatshkurtra (jofinanciare)materiale, ku bëjnë pjesë të gjitha llojet e
rezervave inventariale (materiale, produktet e gatëshme, mallrat, etj.)
Detyra kryesore e kontabilitetit është që të sigurojë informacion të plotë dhe të saktë
për madhësinë e këtyre aktiveve për çdo lloj, si dhe për ndryshimet që ato pësojnë
gjatë aktivitetit të njësisë ekonomike. Për këtë arsye në kontablietet do të çelen
llogari të veçanta sintetike për çdo grup dhe nën grup të elementëve të aktivit.
Shpjegimi i përmbajtjes së çdo elementi të aktiveve afatshkurtra dhe evidentimi i
tyre kontabël pasqyrohet si më poshtë:
Evidenca sintetike kontabël e aktiveve likuide mbahet duke çelur llogarinë
“Mjete monetare”. Por në mënyrë më të detajuar, për të siguruar një informacion
më të plotë për nevojat e drejtimit, evidenca e mjeteve monetare mbahet duke
çelur dy llogari në kontablitet:
a) Arka
b) Banka (Llogari likuiduese pranë bankës).
Njësia ekonomike kryen pagesa në dy mënyra kryesore:
a) Me para në dorë, zakonisht kjo për shuma të vogla. (Sipas
ligjit aktual deri më 300.000 lekë).
b) Me kalim në llogari, pra pa lëvizje fizike të parave. Kjo mënyrë përdoret
zakonisht për pagimin e shumave të mëdha.
Për të bërë pagesat me para në dorë njësia ekonomike mban pranë saj një shumë
të caktuar parash.Pikërisht për të pasqyruar gjendjen, shtesat dhe pakësimet e
këtyre parave nga arkëtimet apo pagest e bëra nga arka, në kontabilitet përdoret
llogaria “Arka”. Dokumentat që shërbejnë për të kryer regjistrimet në Arkë janë:
Mandat arkëtimi (që justifikon futjen e parave në arkë), dhe Mandat pagesa ( që
justifikon daljen e parave nga arka).
Kur nevojitet për të bërë arkëtime apo pagesa me shuma të mëdha,njësia
ekonomike parat e saj i vendos në një llogari të saj pranë bankës. Në këtë rast
banka kryen veprime pagesash apo arkëtimesh nga kjo llogari, në emër dhe me
urdhër të drejtuesit së njësisë ekonomike. Për të pasqyruar gjendjen, shtesat dhe
pakësimet e këtyre mjeteve monetare, në kontabilitet përdoret llogaria “Banka”
me analiza të veçanta sipas llogarive të caktuara si në monedhën vendase ashtu
dhe të huaj.
Mbajtja e një evidence të detajuar, të mjeteve monetare krijon mundësinë për
sigurimin e informacionit të nevojshëm për nevojat e drejtimit në lidhje me
gjendjen, vendosjen dhe administrimin e mjeteve monetare.
Llogaritë e Arkës dhe të Bankës janë llogari aktive dhe si të tilla shtohen në
debi dhe pakësohen në kredi. Teprica është gjithashtu debitore. Për të pasqyruar
veprimet e arkëtimit dhe pagesave nëpërmjet arkës, përdoret libri i arkës. Ai
pasqyron në mënyrë të plotë të gjitha lëvizjet ditore si për të hyrat e mjeteve
monetare ashtu dhe për të dalat e tyre. Në fund të ditës në këtë ditar nxirret
teprica që është e barabartë (Të hyrat - Të dalat).
Kjo tepricë duhet të jetë e barabartë me gjendjen fizike të mjeteve
monetare në arkë, si dhe me tepricën debitore të llogarisë “Arka” sipas
kontabilitetit.
Tipi i ditarit të arkës (Model 1)
1
Faqja
Dokumenti
Nr
M.A
M.P
Data
Përshkrimi
1
1
-
01.01.0X Arkëtuar një klient X
100.000
-
2
2
-
02.01.0X Arkëtuar nga qeratë
20.000
-
3
-
1
01.01.0X Paguar furnitori X
-
50.000
4
-
2
01.01.0X Paguar takes pastrimi
-
20.000
Totali
Arkëtime
120.000
Pagesa
70.000
1.1 Aktivet likuide.
Do të quhen ato aktive që janë ose shndërrohen në para, në një afat shumë të
shkurtër dhe pa ndryshuar, ose duke ndryshuar në madhësi të papërfillshme,
koston e tyre fillestare.
Shpesh këto aktive quhen mjete monetare dhe luajne një rol mjaft të rëndësishëm
për njësinë ekonomike sepse ato përbëjnë aktivet më likuide dhe sepse shërbejnë për
pagimin e detyrimeve ndaj të tretëve. Ato përbëhen nga mjetet monetare (paratë) në
arkë dhe në bankë si dhe të drejtat për të marrë shuma të caktuara parash nga arka
apo nga banka (çeqet, letrat e kreditit, etj.)
Në përbërje të mjeteve monetare përfshihen:
(1) Monedhat dhe kartëmonedhat që disponohen fizikisht,
(2) Çeqet dhe urdhërat për pagesa e arkëtime në para që janë marrë nga blerësit ,
(3) Depozitat në para pa afat në llogaritë bankare,
(4) Investimet në letrat me vlerë të njësive ekonomike të tjera që mbahen për një kohë
shumë të shkurtër.
Në këto mjete përfshihet dhe një shumë parash pranë bankës që nuk është plotësisht
e lirë për t`u përdorur dhe që quhet tepricë kompensuese. Ajo përfaqëson shumën
minimale që banka i kërkon njësisë ekonomike të mbajë në llogaritë e saj bankare, si
një pjesë e një garancie për hua (kredi) të marrë bankës apo ndonjë organizmi tjetër.
Kjo shumë zvogëlon paratë në dispozicion të njësisë ekonomike duke i kufizuar
asaj mjetet monetare lirisht të përdorshme. Megjithatë kjo tepricë kompensuese nuk
paraqitet veçmas në bilanc. Për rëndësinë që ka, duhet të pasqyrohet në një
dokument të posaçëm sqarues që u bashkangjitet pasqyrave financiare.
- Të hyrat
120.000
- Të dalat
70.000
Teprica
50.000
Gjendja fizike sipas prerjeve të kartëmonedhave :
100 x 50 = 50.000 lekë
Për të pasqyruar veprimet e bankës, bankat kanë llogari të veçanta për çdo klient dhe në bazë
të dokumentit që paraqitet në emër të klientit (njësisë ekonomike) me firma që vërtetojnë
kryerjen e veprimit në emër të tij, ajo kryen veprime arkëtimi dhe pagese. Sa herë klienti (njësia
ekonomike) kërkon gjendjen e llogarisë apo (Banka) nxjerr llogarinë (Ekstarktin e bankës) dhe ia
paraqet njësisë ekonomike në formë ditari. Njësia ekonomike pasi e kontrollon i pasqyron
veprimet në ditarin e vet të llogarisë.
Ky ditar në formë skematike paraqitet në (Model 2)
Model.2.
N
Ditari i veprimeve të bankë
Llogari
debi
Dokumenti
Për hyrjet (Arkëtim)
Llogaritë që kreditohen
Nr
r
Etj
.
Data
Përshkrimi
Banka
Klient
1.000
1.000
1
1
02.01.0X
Arkëtuar nga klienti
X
2
2
03.01.0X
Derdhje në bankë
1.000
3
3
04.01.0X
Arkëtuar nga qiratë
1.000
Totali Janar
3.000
Xh.Brend
Qeratë
1.000
1.000
1.000
1.000
1.000
.
Për daljet (Pagesa)
N
Llogari
kredi
Dokumenti
Llogaritë qe debiton
r
Nr.
Data
Përshkrimi
Banka
Furnito
rë
1
1
02.01.0X
Pagua furnitori X
1.000
1.000
2
2
03.01.0X
Tërheur me çek Nr.
1.000
1.000
3
3
04.01.0X
Paguar blerje
kancelari
4
4
05.01.0X
Paguar E.elektrike
1.000
Totali Janar
4.000
Xh.
Brend
.
Kancela
ri
E.elek
t.
1.000
1.000
1.000
1.000
1.000
1.000
1.000
Në formën e llogarisë “T” llogaria e Mjeteve monetare (Arka dhe Banka )
mund të paraqiten:
D
Klientë
K
DM. monetare(Arka + Banka) K
D Furnitiorë
XXX
Arkëtime
K
XXX
Pagesa
D Llog.të tjer.ark K
XXX
D Investime
K
D LLo.të .pag
K
Pagesa
Arkëtime
Pagesa
XXX
Gjendjet monetare në arkë dhe në bankë mund të jenë edhe në valutë të huaj. Në
këtë rast hyrjet dhe daljet nga llogaritë e likuiditeteve do të konvertohen në lekë
duke përdorur kursin e këmbimit të datës kur kryhet operacioni. Kurse gjendjet e
likuiditeteve në valutë në datën e ndërtimit të pasqyrave financiare do të paraqiten të
konvertuara me kursin e datës së ndërtimit të këtyre pasqyrave, të shpalluara nga
banka qëndrore. Diferencat që mund të rezultojnë në këtë rast sistemohen në
rezultatin e periudhës të njësisë ekonomike.
1.2 Aktivet afatshkurtra ose të drejta ndaj të tretëve.
Këto janë elementë të pasurisë së njësisë ekonomike që plotësojnë kriteret e
klasifikimit si aktive,si elementë i të drejtave ndaj të tretëve që do të thotë: njësia
ekonomike ka shitur një mall ose ka kryer një shërbim, ka dhënë një borxh,etj, por
ende nuk ka arkëtuar paratë. Në këtë grup të aktiveve përfshihen, aktivet (të drejtat)
e arkëtueshme ndaj klientëve,debitorëve, investimet afatshkurtra, etj. Për të siguruar
një informacion të saktë në lidhje me këto aktive, në kontabilitet do çelen llogari të
veçanta me analiza përkatse për cdo klientë apo debitor. Aktivet afatshkurtëra ose të
drejta ndaj të tretëve do ti grupojmë në këto grupe:
a) Llogaritë e të drejtave (aktiveve) ndaj të tretëve.
Në kuptimin kontabël të drejtat e arkëtueshme përbëjnë një aktiv sepse paraqesin të
drejtat e njësisë ekonomike ndaj të tretëve, pra që i sjellin asaj përfitime ekonomike
të ardhme, që vlera e tyre mund të matet në mënyrë të besueshme. Format më
kryesore të të drejtave të arkëtueshme janë:
1- Llogari të arkëtueshme, që paraqesin të drejtat e njësisë ekonomike ndaj të
tretëve për mallrat apo shërbimet e shitura me arkëtim të mëvonshëm. Shitja me arkëtim
të mëvonshëm, është një operacion i zakonshëm i çdo njësia ekonomike. Kur realizohet
një shitje me arkëtim të mëvonshëm, njësisë ekonomike i lind një e drejtë për të
arkëtuar, pra paratë nga kjo shitje do të merren më vonë. Kjo shitje bazohet në një
marrëveshje tregare midis shitësit dhe blerësit. Në literaturën kontabël dhe në planin
kontabël të përgjithshëm të Shqipërisë llogaritë e arkëtueshme quhen “Klientë”.
2- Të drejtat e arkëtueshme ndaj personave të tretë që i lindin njësisë ekonomike
jo nga veprimet e shitblerjes me arkëtim të mëvonshëm. Shpesh ato ndeshen me emrin
“Debitorë të ndryshëm”, siç mund të jenë dhënia e paradhënieve,pagesat e tepërta për
tatim fitimin, TVSH-në, sigurimeve shoqërore etj.
a.1 Kontabiliteti i të drejtave (aktiveve) ndaj të tretëve.
Për pasqyrimin e këtyre të drejtave të njësisë ekonomike, që lindin nga shitja me
arkëtim të mëvonshëm, në kontabilitet do të përdoret llogaria “Klientë”.Kjo llogari
është një llogari aktive dhe mund të ketë tepricë vetëm debitore e cila tregon shumën e
të drejtave ndaj klientëve akoma të paarkëtuar. Regjistrimi kontabël i shitjeve me
arkëtim të mëvonshëm, pra dhe i të drejtave ndaj klientit, siç është treguar dhe më parë,
në ditar do të paraqitej:
Ditari
Nr. llog
411
70
Emërtimi i llogarive
Klientë
Debiti
Krediti
100.000
Të ardhura nga shitja
Zgjidhja në mënyrë informatike:
100.000
Pra në datën e shitjes me arkëtim të mëvonshëm të drejtat e
arkëtueshme do të vlerësohen me çmimin e mallrave apo shërbimeve të
shitura. Kur të drejat jane të shprehura në valutë të huaj, atëherë ato
duhet të evidentohen në kontabilitet të shprehura në monedhën
raportuese kombëtare, në rastin tonë në lekë. Ky konvertim do të bëhet
duke përdorur kursin e këmbimit të valutës përkatëse me lekun në ditën e
kryerjes së veprimit të shitjes ose të një date tjetër të përcaktura në
kontratën ose faturën e shitjes.
Në datën e duhur klienti duhet të paguajë detyrimin për mallrat e blera
më parë prej tij me likuidim të mevonshëm në bazë të një kontrate. Në
bazë të dokumentave përkatëse të arkës ose të bankës, në kontablitet
regjistrimi që pasqyron arkëtimin e parave nga klientët do paraqitej:
Ditari
Nr. llog
531 /
512
411
Emërtimi i llogarive
Arka / Banka
Klientë
Debiti
Krediti
100.000
100.000
Mund të ndodhë që të drejtat e lindura nga shitja me likuidim të
mëvonshëm të mos shlyhen në kohë nga klientët, ose dhe të mos
shlyhen fare (psh në raste të falimentimit të klientëve, etj.). Prandaj
kur një njësi ekonomike vendos marrëdhënie shitje me likuidim të
mëvonshëm, më parë duhet të studiojë
e të njohë mirë
partnerët e saj. Për të siguruar informacion në lidhje me klientët
aktualë e potencialë, njësia ekonomike mund të ngarkojë një person
ose njësi ekonomike tjetër ose të krijojë një zyrë të veçantë pranë
saj. Ata kanë detyrë të studiojnë gjendjen financiare të klientëve të
saj, borxhet e tyre, burimet financiare, aftësinë paguese, etj. Që një
partner të pranohet si klient duhet të ketë disa tregues financiarë në
vlera limite të caktuara. Por megjithatë, gjithmonë mund të ketë
klientë që nuk paguajnë në kohë apo nuk paguajnë fare detyrimin
ndaj njësisë.
Kjo përbën riskun që merr përsipër njësia ekonomike kur kryen shitje me likuidim të
mëvonshëm, duke synuar që përfitimet nga kjo formë shitje të jenë më të mëdha se
humbjet nga mospagimi që e shoqërojnë këtë formë shitje. Këto shuma të klientëve
të paarkëtuar formojnë të ashtëquajturin “Borxhi i keq” ose “Llogari (të drejat) të
pambledhshme” dhe përbejnë një humbje ose shpenzim nga shitja me likuidim të
mëvonshëm. Pavarsisht nga këto rreziqe që ekzistojnë, kjo formë e shitjes përdoret
me qëllim që shoqëritë të kenë mundësi të shesin me shumicë dhe sa më shpejt
produktet e prodhuara, ose mallrat e blera. Kjo krijon mundësinë që duke përdorur
dhe forma nxitëse, si aplikimi i zbritjeve për pagesa të herëshme, të realizohet një
fitim më shpejtë dhe më i madh se në rastin kur nuk shitet me arkëtim të mëvonshëm.
Humbjet nga shitja me arkëtim të mëvonshëm duhen gjykuar gjithmonë duke u
krahasuar me vëllimin e shitjeve të bëra me arkëtim të mëvonshëm dhe me të
ardhurat e ralizuara nga këto shitje. Meqënëse humbjet nga borxhi i keq përcaktohen
vetëm nga rritja e shitjeve me arkëtim të mëvonshëm, ato duhet të perballohen nga
të ardhurat e realizuara nga këto shitje.
Në kohën kur realizohet shitja me arkëtim të mëvonshëm, njësia ekonomike nuk e
di që do të ketë klientë që nuk do të paguajnë dhe sa do të jetë numri i tyre dhe
shuma e papaguar. Pamundësia për të arkëtuar të drejtat nga shitja me arkëtim të
mëvonshëm vihet re pas një kohe p.sh. pas disa muajsh, viti ose dhe më shumë. Por
njësia në bazë të eksperiencës së saj mund të parashikojë ekzistencën e riskut për
mosarkëtimin e parave nga klientët e saj. Prandaj bëhet një vlerësim paraprak i
këtyre humbjeve për periudhën kontabël, në bazë të riskut të vlerësuar, dhe
regjistrohen në kontabilitet si shpenzime për këtë periudhë. Kjo sepse, sipas parimit
të kompetencës (krahasimit) dhe atij të kujdesit, edhe sepse humbja vihet re në
periudhat e mëvonshme kontabël, ajo përbën shpenzim apo humbje për periudhën
kur është realizuar shitja me arkëtim të mëvonshëm, paratë e së cilës nuk mund të
arkëtohen.
Shëmbull:Më 5 Janar njësia ekonomike “X” i bën një shitje me arkëtim të
mëvonshëm njësisë ekonomike “Y”, për 200.000 lekë, me afat 60 ditë.
Regjistrimi në ditar i kësaj shitjeje do të ishte:
Ditari
Nr. llog
411
70
Emërtimi i llogarive
Klientë
Debiti
Krediti
200,000
Të ardhura nga shitja
200,000
Në fund të periudhës kontabël, bëhet vlerësimi dhe analiza e shitjeve të
bëra më kredi gjatë kësaj periudhe dhe rezulton që shuma e klientëve që
nuk mund të paguajnë, pra shuma e “Borxhit të keq” është 20.000 lekë.
Regjistrimi i kësaj shume të parkëtuar do të paraqitet në ditarin e
përgjithshëm si më poshtë:
Ditari
Nr. Llog
Emërtimi I llogarive
6
Shpenzime nga borxhi i keq
49
Zbtitje.llogari”Klientë”
Debiti
Krediti
20,000
20,000
Për llogaritjen e shumave të paarkëtueshme nga klientët përdoren metoda të
ndryshme që bazohen në eksperiencën e viteve të kaluara të njësisë për këtë
problem. Metodat që mund të përdoren për përcaktimin e shumës së “Borxhit të
keq” janë:(1) Përqindja e “Borxhit të keq” mbi totalin e shitjeve me likuidim të
mëvonshëm,(2) Përqindja mbi llogaritë e arkëtueshme, etj.
ardhurave dhe shpenzimeve, ky shpenzim do pasqyrohet në përbërje të
Në pasqyrën e të ardhurave, e ndërtuar sipas parimit të natyrës së të
shpenzimeve të shitjes, ose të shpenzimeve të veprimtarisë së përgjithshme
të njësisë ekonomike. Kurse në paqyrën e të ardhurave të ndërtuar sipas
parimit të shitjes teprica e kësaj llogarie paraqitet si zbritje e shitjeve, duke
ndihmuar kështu në llogaritjen e të ardhurave neto nga shitjet. Llogaria
“Zbritje nga llogaria klientë” është llogari e kundërt rregulluese e llogarisë
“Klientë”. Ajo mund të ketë tepricë vetëm kreditore dhe shërben për të
pasqyruar uljen e shumave të paarkëtueshme prej klientëve nga shuma që
pritet të arkëtohet nga shitja me likuidim të mëvonshëm. Në sistemin e
llogarive të thjeshta regjistrimet e mësipërme do të paraqiteshin si në
modelin 1:
Modeli 1
D
Shitja
D
K
200,000
(1)
200,000
Zbritje nga llogaria
D
Kilentë
Llogari “Klientë” K
Shpenzime nga
K
20,000
D
(2)
Borxhi I keq
20,000
K
Regjistrimi i bërë në debi të llogarisë “Shpenzime nga borxhi i keq”
pasqyron pakësimin e të ardhurave të regjistruara në momentin e
shitjes me arkëtim të mëvonshëm. Përdorimi i metodës së
parashikimit e të regjistrimit si shpenzim të shumave të parashikuara
të mosarkëtimeve të klientëve është një kërkesë e nevojshme e
kontablitetit e synon në mbrojtjen e kapitalit të pronarit. Në pasqyrën
e bilancit llogaria “Zbritje nga llogaritë e arkëtueshme” pasqyrohet në
zërin e aktiveve afatshkurtra, pas llogarisë “Klientë” duke korigjuar
vlerën e saj në zbritje.
Shembull:
Akitvet afatshkurtra
Llogari “Klientë”
200.000 lekë
Minus – Zbritje nga llogaritia “Klientë”
(- 20.000) lekë
180.000 lekë
Nëqoftse gjatë periudhës kontabël pasardhëse ndodh që një ose disa
klientë të llogaritur nga njësia si të humbur dhe për të cilën është
ngarkuar rezultati i periudhës paraardhëse me shpenzimet e borxhit
të keq, i paguajnë detyrimet e tyre njësisë, atëherë në kontabilitet do
të bëhet si regjistrimi i arkëtimit të klientit/ëve ashtu edhe regjistrimi
i rimarrjes në rezultat si e ardhur. Rimarrja në rezultat si e ardhur ka
si qëllim që të kompensojë ngarkimin e shpenzimeve të borxhit të keq
në periudhën e mëparshme. P.sh, njësia ekonomike “X” në periudhën
pasardhëse ka arkëtuar një shumë prej 6.000 lekësh në arkën e saj,
nga një klient i konsideruar prej saj si i paarkëstueshëm në periudhën
kontabël paraardhëse. Skematiksht regjistrimet kontabël që bën
njësia ekonomike “X” në llogari do të paraqiteshin:
Zbritje nga llogaritë
D Të ardhura K
6.000
D arkëtueshme
K
D Llog. Arkëtueshme K
D Arka K
(
1
(1)
) 6.000
10.000
S 100.000
(
2
6.000 (2) ) 6.000
=
4.000 S
S= 94.000
=
Pra llogaritë e arkëtueshme do të paraqiten në bilanc me vlerën e tyre neto,
pra me vleftën fillestare minus çdo pagesë që do të jetë bërë në lidhje me to
si dhe minus tepricën e llogarisë “Zbritje nga llogaritë e arkëtueshme”. Kur
janë të shprehur në valutë të huaj, sipas parimit të njësisë monetare, ato
duhet të konvertohen në monedhëm raportuese, në rastin tonë, në lekë. Për
këtë konvertim do të përdoret kursi i këmbimit të datës së ndërtimit të
bilancit kontabël i shpallur nga banka qëndrore.
Shënim:Veprimet kontabile me borxhin e keq dotë trajtohen më
gjerë në kapitullin e” Provizioneve”.
Ditari
Nr. llog
Emërtimi i llogarive
426
Të drejta ndaj punonjësve
7
Të ardhura
Debiti
Krediti
2.000
2.000
Shënim:Në të njëtën kohë dotë kryhet dhe veprimi i c`magazinimit
duke kredituar llogarinë 35”Mallra” dhe Debituar llogarinë
603”Ndryshim gjëndje” me të njëjtën vlerë.
Në të
drejtat e arkëtueshme përfshihen dhe të drejtat e
arkëtueshme rritëse (rrjedhëse). Këto përfaqësojnë të drejta që
lindin nga grumbullimi i të ardhurave që i takojnë periudhës kontabël
rrjedhëse por që priten të arkëtohen në periudhat e ardhëshme.
Këtu mund të përmënden p.sh interesi i arkëtueshëm nga shitje me
arkëtim të mëvonshëm, qeraja e arkëtueshme nga një pronë e dhënë
me qera, etj. Ato paraqiten në bilanc si aktive sepse pasqyrojnë të
drejta të njësisë ekonomike ndaj të tretëve.
Trajtimi kontabël i këtyre të drejtave kur janë në monedhë të huaj
është i njëjtë me atë të treguar për llogaritë e arkëtueshme.
1.2.1 Matja e kërkesave për të arkëtuar ose të drejtave ndaj
të tretëve.
Të gjitha kërkesat për t`u arkëtuar (p.sh. kërkesat e arkëtueshme,
të ardhurat e konstatuara, huatë e dhëna dhe kërkesa të tjera për
të arkëtuar afatshkurtra ose afatgjata) sipas standartit
të
kontabilitetit do të regjistrohen në bilanc me koston e amortizuar.
Kosto e amortizuar e kërkesave për t`u arkëtuar afatshkurtra, në
përgjithësi është i barabartë me vlerën e tyre (minus provizionet e
kryera për rritje në vlerë). Kështu
kërkesat afatshkurtra
regjistrohen në bilanc me vlerën e tyre neto të realizueshme (të
cilat raportohen p.sh.vlera e një fature, kontrate ose dokument
tjetër.).
Për të caktuar koston e amortizimit të kërkesave për t`u arkëtuar
afatgjata, ato njihen fillimisht me vlerën e caktuar drejtësisht të
shumës për të arkëtuar dhe më pas maten me kosto të amortizuar.
Në se norma e interesit efektiv e kërkesave për të arkëtuar
afatgjata ndryshojnë nga norma e interesit nominal (p.sh. në
rastin e një huaje pa interes) kërkesat për t`u arkëtuar do të
njihen filllimisht me vlerën e saj aktuale duke e skontuar me
normën e interesit të tregut për instrumenta të ngjashëm (p.sh. të
ngjashëm në monedhë, afate e norma kreditimi, etj).
Shembull 1: Njësia ekonomike “X”, i jep njësisë ekonomike “Y”
një hua në shumën 1.000.000 lekë me një interes vjetor prej 8%.
Veprimi ndodh në kushtet kur interesi mbi huanë është i barabartë
me normën e interesit të tregut edhe të njësive tjera ekonomike
me norma interesi dhe afate të ngjashme kredie.
Me dhenien e huasë, regjistrimi kontabël është:
Ditari
Nr. llog
Emërtimi i llogarive
4
Kërkesa fatshkurtra për t`u
arkëtuar
5
Mjete monetare
Debiti
Krediti
1.000.000
1.000.000
Llogaritja e interesit në fund të vitit të parë (norma e interesit efektiv
është i barabartë me normën e interesit të specifikuar në kontratë si rezultat
i së cilës të ardhurat nga interesi janë të barabarta me shumën e kërkesës
për t`u arkëtuar të intersit).
Regjistrimi kontabël do të ishte:
Ditari
Nr. llog
5
7
Emërtimi I llogarive
Mjete monetare
Të ardhura nga interesi
Debiti
Krediti
80.000
80.000
Humbjet nga rënia e vlerës së kërkesave për t`u arkëtuar do të njihen ose
në kundër llogarinë e duhur . p.sh “Humbjet nga rënia në vlerë e kërkesave
për t`u arkëtuar” ose do të njhen në zërin e bilancit “Shuma të parashikuara
për kërkesa të dyshimta” ose “Si ndryshim i vlerës kontabël të kërkesës për
të arkëtuar”.
Nëse humbja nga rënia në vlerë e një kërkese për arkëtim është e
njohur fillimisht në llogarinë e kërkesave të dyshimta por më vonë
shihet se mbledhja e kërkesës për të arkëtuar është krejtësisht e
pamundur, kërkesa për të arkëtuar do të mendohet si e
parikuperueshme dhe si kërkesa për t`u arkëtuar ashtu dhe
provizion për rënie në vlerë në kundra llogarinë koresponduese do
të njihen nga bilanci (nuk ka kosto shtesë në këtë kohë), një
kërkesë për t`u arkëtuar mendohet si e parikuperueshme kur
njësia ekonomike nuk ka asnjë mundësi të arkëtojë kërkesën për
arkëtim (p.sh. debitori ose klienti ka falimentuar dhe aktivet e tij,
pas falimentimit, nuk mjaftojnë për të bërë pagesën e kërkesës
për të arkëtuar).
Nëse nga përllogaritja e e mëparshme mbi shumën e kërkesave të
dyshimta ndryshojën më vonë, ajo duhet të njihet në pasqyrën e
të ardhurave të periudhës së ndryshimit. Kjo do të thotë që
arkëtimi i kërkesave për t`u arkëtuar të dyshimta ose të
parikuperuehme do të tregohet si pakësim i një shpenzimi në
periudhën e ushtrimit kur ka ndodhur arkëtimi. Më arkëtimin e
kësaj shume të kërkesave për arkëtime të dyshimta do të
pakësohet gjendja e kërkesave për të arkëtua ashtu dhe kundër
llogari e saj.
Shembull:
Njësia ekonomike “X” arkëton një kërkesë arkëtimi të konsideruar
të dyshimtë në shumën 50.000 lekë.
Veprimi kontabël:
Nr. llog
5
41
Ditari
Emërtimi i llogarive
Debiti
Mjete monetare
Krediti
50.000
Kërkesa për arkëtim (klientë)
50.000
Ky veprim arkëtimi do të pasqyrohet njëkohësisht dhe si pakësim i
shpenzimit të periudhës së ushtrimit.
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr. llog
41
6
Emërtimi i llogarive
Kërkesa për arkëtime të dyshimta
Debiti
Krediti
50.000
Shpenzime
50.000
Çështja 2-të. Investimet financiare afatshkurtra.
Një investim financiar në letra me vlerë, i njësisë ekonomike përcaktohet si
aktiv apo një pasuri tjetër, i blerë dhe i mbajtur me qëllim që prej tij të
sigurohet një e ardhur ose rritje kapitali në periudhat e ardhëshme.
Mënyrat më kryesore që një njësi ekonomike mund të bëjë një investim
financiar apo në letra me vlerë janë dy:
(1) Duke blerë aksione të një njësie tjetër ekonomike, pra duke
blerë letra me vlerë të kapitalit
(2) Duke dhënë para hua një njëse tjetër ekonomike ose shtetit,
pra duke blerë letra me vlerë ose duke firmosur një kontratë
huadhënie.
Qëllimet kryesore për të bërë një investim të tillë janë:
1- Marrja e dividentit nga aksionet, të ardhurat nga interesi i
letrave me vlerë të detyrimit ose rritje e kapitalit si rezultat i
shitjes me një vlerë më të madhe në treg se sa vlera me të cilën
është bërë investimi. E thënë ndryshe ajo përcaktohet si diferenca
pozitive midis çmimit të shitjes së një investimi në letrat me vlerë
me koston e blerjes së tyre.
Kjo mënyrë e investimit financiar realizohet duke përdorur mjetet
monetare përkohësisht të lira të njësisë.
2- Për marrjen e kontrollit të një njësie tjetër. Qëllimi i investimit
në këtë rast është sigurimi i ndikimit të rëndësishëm ose
vendimtar në vendimarrjen e njësisë emetuese të letrave me vlerë
të kapitalit. Këto quhen dhe investime afatgjata sepse qëllimi i tyre
nuk është thjesht sigurimi i fitimit dhe sepse koha e investimit
është më e gjatë se një vit.
Në këtë pjesë do të trajtohen pikërisht investimet që bën njësia
ekonomike në letrat me vlerë të kapitalit ose të detyrimeve të
shoqërive të tjera me qëllim sigurimin e fitimit në një afat të
shkurtër kohe (të përkohëshme).
Shpesh ndodh që gjatë zhvillimit të aktivitetit të saj njësia
ekonomike të ketë më shumë para në dispozicion se sa i duhen
për të përballuar detyrimet afatshkurtra, dmth të ketë para të lira
“përkohësisht”. Këto mjete monetare të “tepërta”, kur përqindja e
fititmit është e favorshme për të, njësia i investon në blerjen e
letrave me vlerë si aksione apo obligacione të njësive ekonomike
të tjera, obligacione shtetërore, bono thesari, etj. Këto aktive që
ajo i siguron në këtë mënyrë quhen investime aftashkurtra
(IASH) apo letra me vlerë të tregtueshme. Që një investim në
letrat me vlerë të quhet afatshkurtër duhet që të plotësohen
kushtet:
(1) Letrat me vlerë të jenë të tregëtueshme, pra drejtimi i njësisë
të mund t`i shesë ato me shpejtësi;
(2) Njësia ekonomike të ketë kontrollin e tyre;
(3) Drejtimi i njësisë ekonomike t`i përdorë ato për sigurimin e
fitimit nga dividenti, interesi apo rishitja e tyre gjatë ciklit të
veprimtarisë së njësisë (zakonisht brenda një viti)
Investimet
afatshkurtra
konsiderohen
aktive
qarkulluese
(afatshkurtra) sepse janë të tilla për sa kohë që nuk përdoren për
pagimin e detyrimeve korrente. Detyra e kontabilitetit në lidhje
me këto investime është që të sigurojë informacionin e duhur në
kohën e duhur në lidhje me llojin, vlerën dhe përfitimet nga këto
investime. Për të siguruar këtë informacion të nevojshëm për
nevojat e drejtimit në kontabilitet do përdoret llogaria “Investime
afatshkurtra”.
Në këtë llogari investimet afatshkurtra do të regjistrohen në
momentin e blerjes me koston fillestare të blerjes së tyre.
Në këtë kosto përfshihet çmimi i tregut i blerjes së tyre si dhe
shpenzimet e tjera që lidhen me to, të tilla si shpenzimet e
komisionerit, shpenzimet ligjore, etj. Kjo realizohet kur pagesa për
një aktiv financiar të blerë bëhet menjëherë me para në dorë. Kur
pagesa kryhet pas një periudhe të caktuar (p.sh pagesa me këste
vjetore),atëherë kostos së blerjes do ti shtohen shpenzime të
tjera(psh. interesa të paguara).Kur pagesa bëhet në një afatë të
shkurtër(p.sh brënda 30ditëve),athere pagesa do të jetë sa kostua
e blerjes.
2.1 Investime afatshkurtëra në obligacione.
Obligacionet janë letra me vlerë të borxhit që emetojnë shteti,
korporatat, etj. ato janë një premtim për t`u bërë pagesën e
shumës së marrë borxh dhe të interesit të obligacion mbajtësit të
tyre në ditën e maturimit të obligacionit. Në vartësi të afatit të
maturimit obligacionet ndahen në afatshkurtëra (kur afati i
maturimit është nën një vit nga data e emetimit) dhe quhen bono
thesari, dhe në afatgjata (kur afati i maturimit është mbi një vit
nga data e emetimit të tyre).
Zakonisht blerja e obligacioneve që kanë afat maturimi më të vogël se një vit përbën
investim afatshkurtër. Në këtë rast ato quhen bono thesari. Investimi në këto bono synon
në sigurimin e të ardhurave si nga interesi i tyre ashtu edhe nga rishitja e tyre me çmim
më të lartë se çmimi i blerjes. Bonot e thesarit janë letra me vlerë që emetohen nga shteti
ose një shoqëri për të grumbulluar para borxh për të plotësuar nevojat e tyre
afatshkurtëra të arkës. Ato janë letra premtimi pagese nga ana e emetuesit për një vlerë
të caktuar, që shënohet në to dhe që quhet vlera nominale apo vlera e shënuar e tyre. Për
shkak të të ardhurave nga interesi që merr shoqëria investuese, investimet afatshurtëra në
bono thesari njihen me termin “investime në letra me vlerë me të ardhura fikse”.
Shëmbull:Më 3 janar njësia ekonomike X blen bono thesari me një vlerë nominale prej
132.000 lekë. Këto bono thesari do të maturohen pas 90 ditësh dhe vlera e maturimit të
tyre do të jetë 140.000 lekë. Në këtë rast interesi do të llogaritet si diferencë midis vlerës
së maturimit dhe vlerës nominale të bonove. Por interesi mund të llogaritet edhe në
përqindje fikse mbi vlerën nominale të bonove. Regjistrimi që bëhet për blerjen e këtyre
bonove nga njësia ekonomike X do të paraqitej në ditarin e përgjithshëm si më poshtë:
Ditari
Nr. llog
50
Emërtimi i llogarive
Investime afatshkurtra
Debiti
Krediti
132.000
( Bono thesari )
51
Arka / Banka
132.000
Shuma
132.000
132.000
Të ardhurat nga IASH përbëhen nga interesat që do të arkëtohen.
Ato do të regjistrohen kur të merren paratë ditën e maturimit të
bonove. Por sipas parimit të krahasimit (të kompetencës), kur
jetëgjatësia e obligacioneve, bonove të thesarit, etj. shtrihet gjatë
dy ose më shumë periudhave kontabël, është e domosdoshme që
të bëhet regjistrimi rregullues për të ardhuarat rrjedhëse nga
interesi, që i takojnë çdo periudhe kontabël.
Në rastin e
shembullit të mësipërm rezulton interes rrjedhës (i arkëtueshëm) i
cili duhet të regjistrohet si e ardhur interesi për secilin nga tre
muajt që përfshihen në kohëzgjatjen e bonove (sepse është
supozuar që periudha konatëbl do të jetë muaji). Psh supozohet që
të ardhurat nga interesi që i takojnë çdo muaji do jenë: 2.000 lekë
për muajin janar, 3.000 lekë për muajin shkurt dhe 3.000 lekë për
muajin mars. Regjistrimi rregullues që do të bëhet më 31 Janar do
jetë:
Ditari
Nr. Llog
46
7
Emërtimi i llogarive
Interes i arkëtueshëm
Debiti
2.000
Të ardhura nga interesi i IASH
Shuma
Krediti
2.000
2.000
2.000
Regjistrimi rregullues i njohjes së të ardhurave nga ineteresi i bonove të
thesarit.
I njëjti artikull ditari, por për 3.000 lekë, do të bëhet dhe në fund të muajit shkurt. Pas 90 ditësh ,
pra në ditën e maturimit, do të arkëtohen e gjthë vlera e maturimit prej 130.000 lekë, ku
përfshihet dhe shuma 8.000 lekë (140.000 – 132.000) e të ardhurave të maturuara nga interesi.
Regjistrimi kontabël që bëhet në këtë rast në ditarin e përgjithshëm do të jetë:
Ditari
Nr. Llog
51
Emërtimi i llogarive
Arka / Banka
Debiti
Krediti
140.000
50
IASH
132.000
46
Interes I arkëtueshëm
5.000
7
Të ardhura nga interesi i IASH
3.000
Arkëtimi I bonove në ditën e maturimit
Por shpesh bonot e thesarit emetohen me vlerën nominale dhe interesi për to parapaguhet, zbritet në
avancë, nga emetuesi i tyre. Kështu që investitori i blen këto bono me vlerën e mbetur (vlera nominale
– interesin). Në momentin e maturimit, në këtë rast, do të arkëtohet dhe vlera nominale e tyre, e cila
përfshin vlerën e mbetur plus dhe interesin e maturuar. Në ditën e blerjes së këtyre bonove, në këtë rast,
do të arkëtohet vlera nominale e tyre, e cila përfshin vlerëne mbetur plus interesine maturuar. Në ditën
e blerjeve të këtyre bonove, në këtë rast, në ditarin e përgjithshëm do të bëhej regjistrimi i mëposhtëm:
Nr. llog
50
51
46
Emërtimi i llogarive
IASH
Debiti
Krediti
132.000
Arka / Banka
Zbritje nga IASH
124.000
8.000
Kurse regjistrimi rregullues, që do bëhej në fund të muajit janar, për
përfshirjen e interesit të IASH në të ardhurat e periudhës, do paraqitej:
Ditari
Nr. llog
46
7
Emërtimi i llogarive
Zbritje nga IASH
Debiti Krediti
3.000
Të ardhura nga interesi i IASH
3.000
Një artikull rregullues i njëjtë do bëhej dhe në fund të muajit shkurt, por për
2.000 lekë.
Në ditën e maturimit të këtyre bonove, pas 90 ditësh, do bëhej regjistrimi i
mëposhtëm:
Ditari
Nr. llog
Emërtimi i llogarive
Debiti
51
Arka / Banka
132.000
46
Zbritje nga IASH
3.000
50
IASH
7
Të ardhura nga interesi I IASh
Krediti
132.000
3.000
Zgjidhja në mënyrë informatike:
Pra, në këtë rast llogaria “Zbritje nga IASH” është llogari e kundërt e
llogarisë IASH. Ajo pasqyron shumën e të ardhurave të llogaritura, ta
papërfituara nga blerja e IASH, dhe llogaritet si diferencë midis vlerës
nominale të IASH në bono thesari me vlerën e blerjes së tyre.
2.2 Investimet afatshkurtra në aksione.
Përveç blerjes së bonove të thesarit ose të obligacioneve të tjera
afatshkurtëra, mjetet përkohësisht të lira njësia eknomike mund t`i
përdorë për blerjen e aksioneve të shoqërisë të tjera, me qëllim
marrjen e dividendëve prej tyre, ose për rishitjen e tyre me synimin
sigurimin e fitimit, për një afat të shurtër kohe. Trajtimin kontabël që
bën njësia ekonomike në lidhje me investimet në aksionet e kapitalit
do të shpjegohet nëpërmjet shëmbujve të mëposhtëm.
Shembull: Njësia ekonomike X, blen më 20 janar 200X, 10 mijë aksione të
një shoqërie X, me një vlerë nominale 40 lekë secila. Meqënëse me shitjen
dhe blerjen e aksioneve zakonisht merren persona apo agjensi të
specializuara, paguhen dhe shpenzime komisioni. Po ashtu mund të
përballohen nga njësia blerëse edhe shpenzime të tjera ligjore, etj. Këto
shpenzime mbi çmimin e blerjes së aksioneve përfshihen në koston e blerjes
të IASH ne aksione. Supozohet që komisioni që ka paguar ajo është 5.000
lekë gjithsej. Në këtë rast kostoja e blerjes së aksioneve, me të cilën do të
bëhet regjistrimi në llogaritë e librit të madh, do llogaritet (10.000 aksione x
40 lekë) + 5.000 lekë = 405.000 lekë. Në ditarin e përgjithshëm regjistrimi
që do të bëhej në këtë rast do të paraqitej:
Ditari
Nr. llog
50
51
Emërtimi i llogarive
IASH – Aksione
Arka / Banka
Debiti
Krediti
405.000
405.000
Blerje e 10.000 aksioneve me qëllim IASH
-Më 30 janar, njësia ekonomike X deklaron se do shpërndajë vetëm një pjesë
të dividentit vjetor prej 2 lekë për aksion. Duhet theksuar këtu që dividenti i
aksioneve të blera nuk përbën një të ardhur rrjedhëse (rritëse) siç paraqitet
interesi i obligacioneve afatshkurtra. Kjo sepse, siç do të shihet më vonë,
dividenti nuk është fiks si interesi i obligacionit.
Prandaj dhe investimet në aksionet e kapitalit klasifikohen si investime në
letra me vlerë me të ardhura të ndryshueshme, ose jo me të ardhuar fikse.
Kjo sepse njësia emetuese e aksioneve të kapitalit, në vartësi të politikave të
saj, mundet që të deklarojë ose jo shpërndarjen e dividendëve në një
periudhë kohe të caktuar. Në rastin e shembullit të marrë shuma e dividendit
e deklaruar për t`u shpërndarë, prej 10.000 x 2 = 20.000 lekë do
regjistrohej në ditar si më poshtë:
Ditari
Nr. llog
51
7
Emërtimi i llogarive
Arka / Banka
Të ardhura nga idividendi i IASH – Aksione
Debiti
Krediti
20.000
20.000
Në rast së njësia ekonomike emetuese e aksioneve deklaron që do të
shpërndajë dividendë por që të cilët do t`i paguajë më vonë, atëherë njësisë
investuese i lind e drejta për të arkëtuar këta dividendë, dhe do t`i
pasqyrojë ato në llogarinë e aktiveve financiare “Dividendë të arkëtueshëm”.
Në bazë të standarteve të kontabilitetit, në investimet afatshkurtëra duhet të
theskohen dy momente:
a) Një njësi ekonomike ka emetuar aksione të preferuar duke garantuar
dividendë vjetor fiks 10% për aksionerët. Në rast se njësia ekonomike nuk
garanton përfitim të mjaftueshëm në një vit të caktuar financiar, dividendët
do të akumulohen (interesi i fituar) dhe sotë shpërndahen atëherë kur njësia
ekonomike të ketë fitime të pashpërndara të mjaftueshme.
Aksione të tilla të preferuar do të njihen si detyrime në bilancin e
emetuesit pasi njësia që emeton aksionet e preferuara ka detyrimin
të kryejë pagesa fikse periodike.
Dividendët e këtyre aksioneve të preferuara do të njihen si një
shpenzim financiar në pasqyrën e të ardhurave (në mënyrë të
ngjashme me interesin e huasë) dhe jo si pakësim i fitimeve të
pashpërndarë.
b) Një njësi ekonomike ka emetuar aksione të preferuara të cilat iu
garantojnë zotëruesve të tyre një dividend që është 10% më i lartë
se ai i aksioneve të zakonshëm.
Shpërndarja ose mos shpërndarja e dividendëve dhe shuma e tyre
përcaktohen në çdo rast nga asambleja e përgjithshme e
aksionerëve.
Aksione të tilla të preferuara do të njihen si instrumente kapitali pasi
njësia që i ka emetuar ato nuk ka detyrim të bëjë pagesa fikse
periodike për zotëruesit të tyre. Dividendët e paguar mbi këto
aksione të preferuara do të njihen si një pakësim i fitimeve të
pashpërndara (në të njëjtën mënyrë si për aksionet e zakonshme).
2.3 Shitja e investimeve afatshkurtra.
Shitja e IASH mund të bëhet:
1- Kur njësia ekonomike ka nevojë për mjete monetare
2- Kur drejtimi i njësisë ekonomike shikon mundësinë e realizimit të
fitimit nga shitja e tyre sepse çmimi i tregut për to është i lartë, ose
kur shitja bëhet e domosdoshme për pakësimin e humbjeve më të
mëdha në të ardhmen.
Kur shitja e IASH bëhet për plotësimin e nevojave për mjete monetare, ky
proçes mund të rezultojë me fitimin ose me humbje. Edhe në rastin e
dytë shitja mund të rezultojë me fitimin ose me humbje. Trajtimi kontabël
në këtë rast do të tregohet nëpërmjet një shëmbulli me IASH në aksione.
Ky trajtim do të jetë i ngjashëm edhe për IASH në Bono thesari ose në
letra të tjera detyrimi.
Shëmbull: Njësia ekonomike X ka nevojë për mjete monetare për të
shlyer detyrimet ndaj furnitorëve të saj. Për këtë arsye ajo me 20 janar i
shet një njësie tjetër Y, 5.000 aksione. Këto aksione janë blerë me një
kosto 48,5 lekë/copa dhe shiten me çimin e shitjes për 38,5 lekë/copa.
Pra, siç shihet, për arsye të ndryshme, vlera e tregut të këtyre aksioneve
ka rënë nën koston e blerjes së tyre. Prandaj njësia pëson një humbje
nga shitja e këtyre aksioneve. Kjo humbje do të jetë:
5.000 x (48,5 - 38,5) = 50.000 lekë.
Vlera që do të arkëtohet gjithsej nga shitja e këtyre aksioneve do të jetë:
5.000 x 38,5 = 192.500 lekë.
Vlera e paguar për blerjen e tyre ka qënë:5.000 x 48,5 = 242.500 lekë.
Regjistrimi i shitjes së këtyre aksioneve në ditarin e përgjithshëm do të
paraqitej:
Ditari
Nr. llog
Emërtimi i llogarive
Debiti
51
Arka / Banka
192.500
66
Humbje nga shitja e IASH
50.000
50
IASH – Aksione
Krediti
242.500
Në rast se këto aksione do të shiteshin jo me 38.5 lekë/copa, por me 58,5
lekë/copa, do të realizoheshin të ardhura nga shitja e IASH dhe regjistrimi
kontabël do të ishte:
Aksione 5.000 copë x 58,5 lekë = 292.500 lekë.
Ditari
Nr. llog
51
50
7
Emërtimi i llogarive
Arka / Banka
IASH – Aksione (Blerja 5.000 x 4,5)
Të ardhura nga shitja e IASH
Debiti
Krediti
292.500
242.500
50.000
Pra diferencat e rezultuara nga shitja e IASH në Aksione do të pasqyrohen në llogaritë
e rezultatit, si e ardhur.
2.4 Rivlerësimi i investimeve afatshkurtra.
IASH në letrat me vlerë (aksionet, obligacionet, etj.) evidentohen në kontabilitet me
koston e blerjes së tyre. Por, duke qënë se vlera e tyre e tregut ndryshon vazhdimisht,
drejtuesit e njësive ekonomike kanë nevojë për informacion në lidhje me vlerën aktuale
të tregut të tyre. Për këtë arsye,në mbyllje të periudhës kontabël, pasqyrimi në bilanc
bëhet me vlerën e tregut.Psh.me 31 dhjetor 200X njësia ekonomike X ka
gjendje 5.000 aksione të blera si IASH. Kostoja e blerjes së tyre ka qënë 48,5
lekë/copa. Në këtë datë çmimi i tyre në tregun e letrave me vlerë është psh 38,5
lekë/copa . Në këtë rast, në kontabilitet do të bëhet një regjistrim që ka për qëllim
rregullimin e kostos së IASH në vlerën e tregut të tyre. Ky regjistrim në ditarin e
përgjithshëm do të paraqitet:
Ditari
Nr. Llog
Emërtimi i llogarive
66
Humbje nga IASH – Aksione
46
Zbritje nga IASH
Debiti
Krediti
50.000
50.000
Regjistrimi i humbjes nga rivlerësimi i IASH
[5.000 x (10) = (5.000)]
Këtu ritheksohet dhe një herë që për vlerësimin e IASH për paraqitjen e tyre në
bilanc, përveç vlerësimit me vlerën e tregut, përdoret metoda e vlerësimit me
vlerën më të vogël midis kostos së blerjes dhe vlerës së tregut të tyre në datën e
ndërtimit të bilancit.
Në Standartet e kontabilitetit përcaktohet:
● Të paktën në çdo datë të mbylljes së bilancit , aktivet financiare (për rastin
konkret investimet afatshkurtra) do të maten me vlerën e caktuar drejtësisht në
datën e mbylljes të ushtrimit(pra vlerën e tregut). Fitimet dhe humbjet që vijnë
nga një ndryshim në vlerën e caktuar drejtësisht të aktiveve fianciare
afatshkurtëra të mbajtura për tregëtim (në rast së njësia ekonomike ka
përzgjedhur proçedurat e vlerësimit të caktuar drejtësisht për aktivet financiare
të mbajtura për tregëtim) do të njihen në llogarinë e fitimit dhe të humbjeve për
ushtrimin kontabël.
● Investimet afatshkurtëtra të cilat nuk kanë një çmim tregu të kuotuar në një
treg aktiv dhe vlera e caktuar drejtësisht e të cilave nuk mund të matet me
besueshmëri dhe që duhet të paguhen me dorëzimin e këtyre investimeve
afatshkurtra, do të matet me kosto.
Shembull : Më datën 31.03.200X, një njësi ekonomike blen aksione për 100
lekë me qëllim tregëtimi duke paguar një shtesë prej 2 lekë si kosto të
veprimit. Më daten 31.12.200X vlera e tregut të këtyre aksioneve është 105
lekë. Me shitjen e aksioneve, e lekë duhet të paguhen si kosto të veprimit.
Më datën 31.03.200X (viti më pas) aksionet shiten më 72 lekë (dhe 2 lekë
janë paguar si komisione).
● Me çfarë vlerë do të pasqyrohen këto aksione pas blerjes së tyre në bilanc
më 31.12.200X dhe më pas?
Njësia ekonomike vendosi të zbatojë vlerësimin e caktuar drejtësisht për
aktivet financiare të mbajtura për tregëtim.
Regjistrimi kontabël në kohën e blerjes së aksioneve më 31.03.200X do të
bëhet me kostone blerjes pa përfshirë kostot e veprimeve. Në kostot e
veprimeve janë të gjitha kostot shtesë që lidhen me blerjen e një aktivi
financiar si p.sh faturat që u paguhen agjentëve ose këshilltarëve, tatimet e
pakthyeshme që lidhen me veprimin dhe dhe kosto të tjera që lidhen me
veprimin e blerjes.
Veprimi kontabël:
Nr. llog
50
51
Ditari
Emërtimi i llogarive
Aksione
Mjete monetare
Debiti
Krediti
100
100
Rivlerësimi me vlerën e tregut në datën 31.12.200X (komisionet për të
paguar nuk do të konsiderohen kur do të përcaktohet vlera e caktuar
drejtësisht, kështu që vlera e caktuar drejtësisht është 105 lekë).
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr. llog
50
7
Emërtimi i llogarive
Aksione
Debiti
Krediti
5
Të ardhura financiare nga aksionet
5
Regjistrimi pas shitjes së aksioneve (humbja e barabartë me diferencën mes
vlerës kontabël dhe shumës neto të arkëtuar) :
Ditari
Nr. llog
Emërtimi i llogarive
Debiti
51
Mjete monetare
70
6
Të ardhura financiare nga aksionet
35
51
Aksionet
Krediti
105
● Treguesi më i mirë i vlerës së caktuar drejtësisht të një instrumenti financiar
është vlera e tij e tregut. Në mungesë të një tregu aktiv vlera e caktuar
drejtësisht mund të përcaktohet me një metodë tjetër p.sh. duke u bazuar në
veprimet e fundit të shitje-blerjeve të instrumentave të ngjashëm ose të njëjtë
financiar nëse është e nevojshme, duke rregullluar vlerën për diferencat ose duke
përdorur një metodë të flukseve të skontuara të parasë (d.m.th. duke skontuar
flukset e përllogaritura të ardhëme të parasë të gjeneruar nga instrumente
financiar). Me zbatimin e kësaj metode, norma e skontuar e përdorur është
norma e kthimit për instrumentet financiare të ngjashëm.
Regjistrimet e mësipërme në llogaritë e librit të madh do të paraqiteshin në
figurën 1:
Figura 1:
IASH
D 50 “ Aksione “
K
D 51 “ Banka “
(3)
50.000
242.500
(1)
192.500
(4)
100
242.500
(2)
292.500
(5)
5
105
(6)
70
Xh.D= 50.105
485.105 =Xh.K
D 46 “ Zbritje nga IASH “
Xh.D= =
K
Xh.D=485.070
100
K
D 66”Humbje shitja”K
(4)
100 = Xh.K
D 7”Të ardhrura financiare” K
50,000 (3)
(6)
35
50000 = Xh.K
Xh.D = 35
5
(5)
5 = Xh.K
(1)
50.000
=
50.000 (2)
=
2.5 Faktoringu i kërkesave për të arkëtuar dhe veprimet e riblerjes.
Faktoringu është shitja e kërkesave për të arkëtuar’ku në varësi të llojit të
kontratës blerësi ka të drejtë të rishesë kërkesat e arkëtueshme të
transferuara brënda një kohe të caktuar (faktoringu me kthim) ose nuk ka
asnjë të drejtë për rishitje dhe të gjitha rreziqet ose të mirat që lidhen me
zotërimin e një kërkese për arkëtim kalojnë nga shitësi tek blerësi
(faktoringu pa kthim).
Nëse “shitësi” mban detyrimin e riblerjes, veprimi do të njihet si një
veprim financiar (d.m.th si një hua garancia e së cilës është kërkesa për
të arkëtuar) dhe jo shitje. Një kërkesë për t`u arkëtuar nuk konsiderohet
si e shitur si rezultat i faktoringut por ajo qëndron në bilanc deri sa
kërkesa për të arkëtuar të arkëtohet ose e drejta e kthimit (arkëtimit) ka
skaduar (është parashkruar). Nëse nuk ka ndonjë të drejtë riblerjeje dhe
kontolli mbi kërkesën për të arkëtuar dhe rreziqet e të mirat që lidhen me
të, i janë kaluar blerësit, veprimi do të njihet si zbritje e kërkesave për
t`u arkëtuar.
Shembull:
Njësia ekonomike “X” i shetë një shoqërie Lizing ( qiramarrëse ose
qiradhënëse), kërkesat për t`u arkëtuar me një vlerë nominale prej
100.000 lekë dhe një afat maturimi prej 3 muajsh duke arkëtuar 90.000
lekë për të. Kërkesat për arkëtim janë mbajtur më parë në bilance me
vlerën e tyre nominale.
Këtu do përdoren 2 variante:
● Varianti A: I gjithë rreziku për mbledhjen e kërkesave për arkëtim i
kalohet shoqërisë Lizing (faktoringu pa kthim).
Një kontratë e tillë faktoringu e lidhur më kushte të tilla, do të njihet si
shitje e kërkesave për t`u arkëtuar:
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr. llog
Emërtimi i llogarive
Debiti
51
Mjete monetare
90.000
6
Shpenzime
10.000
41
Kërkesa për arkëtim
Krediti
100.000
Njihet si shpenzim financiar (më të njëjtën mënyrë si shpenzime interesi)
ose si shpenzim i rënies në vlerë të kërkesave për të arkëtuar në varësi të
faktit nëse veprimi është përfunduar për qëllime të menaxhimit të fluksit të
parasë ose menaxhimit të rrezikut mbi kërkesat e këqija për arkëtim (klientë
pa shpresë arkëtimi).
● Varianti B: Të gjitha rreziqet dhe fitimet nga kërkesat për t`u arkëtuar i
mbeten shitësit. Tre muaj pas përfundimit të veprimit, shoqëria Lizing ka të
drejtë të rishesë kërkesat për të arkëtuar të pambledhshme, duke marrë /
arkëtuar të ardhura nga interesi në shumën për të cilën është rënë dakort si
shitësi mbi vlerën nominale, nëse kërkesa për të arkëtuar arkëtohet në
periudhën e ndërmjetme, interesi i zbritet dhe pjesa që tejkalon atë do t`i
kthehet njësisë ekonomike.
Me qënë se “shitësi” ka të drejtë të riblejë kërkesat për t`u arkëtuar, veprimi
do të njihet si veprim financiar (si hua e marrë duke vënë si garanci kërkesat
për të arkëtuar) dhe jo si veprim shitje:
Veprimi kontabël:
Nr. Llog
51
40
Ditari
Emërtimi i llogarive
Mjete monetare
Debiti
Krediti
90.000
Detyrime faktoringu
90.000
Njësia ekonomike do të llogarisë shpenzimet e interesit mbi huanë e marrë.
Shpenzimet e interesit në rastin konkret do të jenë 10.000 lekë.
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr. Llog
6
41
Emërtimi i llogarive
Shpenzime
Kërkesa për arkëtim
Debiti
Krediti
10.000
10.000
Pyetje dhe ushtrime.
a)
123456789-
Pyetje.
Kur një aktiv është aktiv financiar?
Ç`janë aktivet afatshkurtra (A.A.SH.) dhe si grupohen?
Ç`janë aktivet likuide, mjetet monetare në arkë dhe në bankë dhe
llogaritë e tyre?
Ç`janë A.A.SH ose të drejtat ndaj të tretëve dhe kontabiliteti i tyre?
Ç`është “Borxhi i keq”? Si vlerësohet ai? Si paraqitet ai në pasqyrën e
rezultatit?
Ç`kuptoni ju me Të drejta të arkëtueshme ndaj të tretëve?
Ç`janë investimet afatshkurtra? Cilat janë format kryesore të tyre?
Shpjegoni investimet afashkurtra në aksione, shitjen dhe rivlerësimin e
tyre.
Ç`është faktoringu i kërkesave për t`u arkëtuar dhe veprimet e
riblerjes?
b) Ushtrime
1- Në 2 janar 200X në njësinë ekonomike “X” , llogaria “Zbritje nga llogari
e arktushme.” kishte një tepricë kreditore prej 250.000 lekësh. Gjatë vitit
200X: u regjistruan 420,000 lekë shpenzime borxhi i keq; u çrregjistruan
230.000 lekë llogari të arkëtueshme pa shpresë arkëtimi dhe papritur u
akëtuan 60.000 lekë nga klientët e çrregjistruar më parë.
Kërkohet: Të regjistrohen veprimet në ditar dhe në llogari në formë T-je.
2- Gjatë muajit janar 200X nga njësia ekonomike “X” janë kryer këto veprime:
a) Me 1 janar i shitet një klienti mallra me faturë me likuidim të mëvonshëm
30.000 lekë me afat 60 ditë, me interes 10% për shërbimet e kryera më parë
ndaj tij. Interesi parapaguhet.
b) Me 10 janar arkëtohen në arkë 15.000 lekë nga kryerja e shërbimit ndaj të
tretëve.
c) Paguhen nga arka me 28 janar pagat për 6.000 lekë.
Kërkohet:
1. Veprimet e mësipërme të regjistrohen në ditar dhe në llogari në formë T-je.
2. Të llogaritet interesi ndaj klientit për shitjen me likuidim të mëvonshëm dhe
të bëhet regjistrimi në ditar dhe në llogari në formë T-je.
3- Gjatë një viti në njësinë ekonomike “X” janë kryer këto veprime:
a) Në muajin janar janë blerë me qëllim fitimi afatshkurtër 3.000 aksione njësisë
ekonomike “Y” me çmimin e tregut 50 lekë/copa. Paratë paguhen nga llogaria
likujduese bankare.
b) Janë blerë në muajin shkurt, me qëllim rishitje brenda vitit, 100 obligacione
njësië ekonomike “Y”
me çmimin e tregut 200 lekë/copa. Paratë paguhen
nga arka.
c) Në muajin maj janë shitur të gjitha aksionet e njësisë ekonomike “Y” me
çmimin e tregut 60 lekë/copa.
ç) Në tetor janë rivlerësuar obligacionet me 190 lekë/copa.
Kërkohet:
- Veprimet e mësipërme të regjsitrohen në ditar dhe në llogari në formë T-je.
- Të tregohet funksionimi dhe teprica normale e çdo llogarie.
4- Në njësinë ekonomike “X” në lidhje më IASH në mbyllje të periudhës
ushtrimore zotërohet informacioni I mëposhtëm:
Me koston e blerjes
-IASH në aksione të
Me vlerën e tregut
300 lekë/copa
290 lekë/copa
600 lekë /copa
670 lekë/copa
250 lekë/copa
300 lekë/copa
Njësisë X, 300 copë
-IASh në obligacionet e
Njësisë Y, 200 copë
-IASH në aksionet e
Njësisë Z, 400 copë
Kërkohet:
1. Të zgjidhet se cila do të jetë vlera e tyre e paraqitjes së tyre në bilancin
e mbylljes së periudhës nëqoftëse do përdoret metoda “Më e vogla midis
vlerës së tregut dhe kostos”
2. Të bëhen, kur lind nevoja, regjistrimet në lidhje me rivlerësimin e IASH të
njësisë ekonomike “X” sipas kërkesës 1.
5- Gjatë muajve mars-prill njësia ekonomike “X”
ka kryer dhe këto
veprime:
- Ka arkëtuar në llogarinë likujduese bankare 130.000 lekë për një shërbim
reklame të kryer njësisë ekonomike “Y”.
- Ka dhënë më 20 maj hua nga llogaria likujduese banjkarë
60.000 lekë, për dy muaj kundrejt një interesi 10% në
muaj, i cili paguhet menjëherë.
- Më 20 korrik arkëton në arkë huanë e dhënë në 20 maj.
Kërkohet:
1-Veprimet e mësipërme të regjsitrohen në ditar dhe në
llogari në formë T-je.
6- Njësia ekonomike “X” ka blerë më 2 maj me pagesë të
mëvonshme një makineri me vlerë 20.000 lekë, afat
përdorimi 10 vjet.
● Më 10 maj jep me qera një ambient të saj për një periudhë
6 mujore me vlerë 6.000 lekë. Paratë arkëtohen në arkë.
● Më 12 maji blen materiale për 25.000 lekë nga një furnitor
me likuidim të mëvonshëm.
Kërkohet:
1-Të regjistrohen
mësipërme.
në
llogari në formë T-je verpimet e
7- Njësia ekonomike “X” me pronar
llogarish në lekë:
- Detyrime
150.000
- Zbritje nga klientë
25.000
- Të ardhura në avancë
15.000
- Parapagim qira 2 vjeçare
(më 31.12. të vitit parardhës)130.000
- Banka
870.000
Mikelin fillon vitin 200X me këto gjendje
- Mallra
- Fitimi
- Furnitorë
200.000
40.000
25.000
- Klientë
- Kapitali i pronarit
250.000
?
Në muajin e parë të vitit ka kryer këtë aktivitet:
1. Më datën 10 janar ka paguar faturën e energjisë eleketrike të muajit dhjetor
200X, për një vlerë 3.500 lekë.
2. Më datën 20 janar ka blerë duke paguar nga llogaria bankare aksione të një
shoqërie tjetër, me çmimin e blerjes 150.000 lekë, e shpenzimet e komisionit
15.000 lekë.
3. Për shërbimet e bëra në kompjuter një njësie ekonomike lëshohet fatura për
60.000 lekë, nga të cilat 30.000 lekë i arkëton në arkë në momentin e lëshimit
të faturës kurse diferencat do të arkëtohen më vonë.
Kërkohet:
1- Të ndërtohet bilanci kontabël i çeljes
2- Të regjistrohen veprimet e muaijt në ditar e të mbarten në llogari në formë Tje
3- Të ndërtohet bilanci në fund të periudhës me gjendjet e llogarive.
4- Të ndërtohet pasqyra e rezultatit.