Kontratat e adezionit

Download Report

Transcript Kontratat e adezionit

E DREJTA BIZNESORE LIGJERATA: E DREJTA DETYRIMORE

Semestri dimëror 2013/2014

Fakulteti Ekonomik

Salla S 5

1

D EGË E VECANTË E SË DREJTËS DHE DISCIPLINË SHKENCORE

 Degë e veçantë e së drejtës, paraqet tërësinë e rregullave juridike që rregullojnë marrëdhëniet e detyrimeve. Në këto marrëdhënie kreditori ka të drejtë të kërkojë nga debitori BORGJIN i cili mund të jetë një dhënie/dare, bërje/facere, mosbërje/non facere dhe pësim/pati.

 Disiplinë shkencore që i studion këto marrëdhënie të detyrimeve dhe është superstukturë e drejtëpërdrejtë për marrëdhëniet ekonomike-bisneore në ekonominë e tregut.

2

K

ARATKTERISTIKA E SË DREJTËS DETYRIMORE

Prestacioni –objekti i marrëdhënies detyrimore   Karakeri releativ i së drejtës- vepron vetëm në mes të palëve, pra veprimi inter partes. Karakteri dispozitiv i së drejtës- rregullimin e lirë në mes subjektëve pjesëmarrëse .

Marrëdhëniet e detyrimeve krijohen, ndryshohen dhe shuhen, e sipas të cilave rezultojnë tiparet/karakteristikat: e prestacionit, veprimit ndërmjet palëve, dispozitivitetit dhe karakteri pasuror.

3

P LYRALITETI I DETYRIMEVE

  

Kur në marrëdhënin detyrime ka më shumë kreditor dhe më shumë debitor, ato ndahen në:

Detyrime të ndashme Detyrime të pandashme Detyrime solidare - Detyrime solidare aktive Detyrime solidare pasive

Kur debitori ka borgj dy apo më shumë prestacione:

 Detyrimet alternative    Detyrime fakultative Detyrime komulative Detyrime me të holla

4

P ARIMET TË DREJTËS SË DETYRIMEVE

   

Parimi i ndershmërisë dhe ndërgjegjshmërisë ,

standard juridik i përcaktuar me ligj, por i lihet gjykatës ta vërtetoj në çdo rast konkret.

Parimi i ekuivalencës së prestacioneve , vlera e

barabart, e cënimi i të cilit shkakton pasoja juridike

Parimi i ndalimit të shkaktimit të dëmit

, obligimi për evitimin e burimit të rrezikut për shkaktimin e dëmit ;

Parimi i detyrës së përmbushjes së detyrimit

, (pacta sun servanda), pra të kryhet me kohë dhe sipas marrëveshjes,përjashtimit evitimi i vis majorum (parashikimi i klauzoles – rebus sinstandibus)

5

B URIMET E DRETJTËS SË DETYRIMEVE

Burimet Formale:

  Kushtetuta Ligji për detyrimet i Kosovës      

Burimet Materiale:

Kontrata Shkaktimi i dëmit Pasurimi i pabazë Gjerimi i punëve të huaja pa porosi Shprehja e njëanshme e vullnetit

6

K

ONTRATAT

 Kontrata është marrëveshje e dy apo më shumë personave që ka për qëllim të krijojë, të ndryshojë ose të shuaj një marrdhënje juridike të detyrimit.

 Burimi më krzesor material i të drejtës së detyrimeve.

 Kontrata si punë juridiko bisnesore është e pranishme në jetën e përditshme ekonomike – veçmas në qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve, si në nivel nacional ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

7

SHKAKTIMI I DËMIT

 Shkaktimi i dëmit është burim i detyrimeve sepse obligon kompenzimin e dëmit në bazë të faktit të shkaktimit të dëmit.

 Me shkaktim të dëmit cenohet pasuria dhe kompezimi i dëmit bie përgjegjesi e personit përkatës.

- personi A e lëndon personin B, dhe si pasojë e lëndimit personi B paaftësohet për punë. Pra vetë fakti i shkatimit të dëmit krijon marrëdhënie obligative sepse kërkohet kompezimi i shpenzimeve të shërimit, kompezimi i dëmit material e moral.

8

K

OMPENZIMI I DËMIT

Kompenzimi apo shpërblimi i dëmit, paraqet bazë të detyrimit nga shkaktimi i dëmit.

Konpenzimi i dëmit material

- me të holla - kompenzimi i dëmit për fitimin e humbur  Konpenzimi i dëmit jo material/dëmi moral Cënimi i dinjitetit, prishje e harmonisë familjare, turpërimi, shkaktimi i vuatjes psiqike

9

P

ASURIMI PA BAZË

Pasurimi pa bazë / ftimi pa bazë, është marrëdhënje juridike e detyrimeve dhe krijohet kur nga një subjekt pasuria kalon te subjekti tjetër, pa bazë juridike dhe pa shkak të justifikuar. Pra duhet ekzistuar këto momente: -

Ekzistimi i pasurimit/begatimit Ekzistimi i varfërimit

-

Mungesa e bazës juridike

  I pasuruar (debitor) I varfëruar (kreditor)

10

G

JERIMI I PUNËVE TË HUAJA PA POROSI

(

PA AUTORIZIM

)

 Gjerimi i punëve të huaja pa porosi ekziston kur një subjekt i kryen punët – veprimet juridike ose materiale pa autorizim, në llogari dhe dobi të përsonit tjetër.  Gjerues i punëve të huaja pa porosi (kreditori)  Kushtet e gjerimit të punëve të huaja pa porosi: - Gjerimi duhet të jetë i lejuar në aspektin juridik dhe moral - Duhet të kryhet puna e huaj

11

- Duhet të kryhet puna pa autorizim

SHREHJA E NJ

Ë

ANSHME E VULLNETIT

Premtimi publik i dhuratës

1.

2.

3.

Kushtet: Që të jetë thënë publikisht Që të jetë premtuar ndonjë dhuratë Që të jetë drejtuar numrit të pacaktuar të njerëzve apo grupit të caktuar të njerëze 

Lëshuarja e letrave me vlerë

e drejta i takon atij që e ka letrën me vlerë

12

NË VECANTI PËR KONTRATËN BURIMI THEMELOR I DETYRIMEVE Kushtet për lidhjen e kontratës

1.

2.

3.

Kushtet e përgjithshme:

Aftësia punuese e palëve kontraktuese Pëlqimi i vullnetit Lënda e kontratës 1.

2.

3.

Kushtet e veçanta:

Forma e kontratës Lidhja e kontratës me dorëzimin e sendit Dhënja e pëlqimit për lidhjen e kontratës

13

L

IDHJA E KONTRATËS

 Lidhjës së kontratës i paraprijnë veprimet paraprake siç janë: Negociatat   Bisedimet Parabisedimet e palëve kontraktuese.

 Pas përfundimit të këtyre parapërgatitjeve, palët ndërmarrin veprime konkrete rreth lidhjës së kontratës, siç janë: Oferta dhe  Pranimi i ofertës

14

O

FERTA DHE PRANIMI I OFERTËS

 Oferta është shprehje e vullnetit të një personi me anë të të cilit fton personin tjetër me qëllin që të lidhë kontratën.

- Ofertues - I ofertuar  Pranimi i ofertës është shprehje e njëanshme e vullnetit të të ofertuarit, me anën e të cilit e miraton propozimin e ofertuesit për lidhjen e kontratës në kushte të caktuara në ofertë.

15

F

ORMAT E KONTRATËS

Forma e kontratës është manifestim i jashëm i përmbajtjes së kontratës.

   Forma solemne Forma reale Froma provuese    Forma me shkrim Forma ligjore Forma kontraktore

16

K

LASIFIKIMI I KONTRATAVE TË DETYRIMEVE

Dinamika e zhvilimit të marrëdhënieve ekonomiko-bisnesore ka ndikuar në shtimin e llojeve të kontratave, dhe gjithashtu në kriteret e klasifikimit të tyre.

Kontrata bilaterale (premtim për premtim)

Kontrata unilaterale (premtimi nga njëra

palë ndërsa verpimi nga pala tjetër) 

Kontratat e ekzekutueshme (dicka që ka

mbetur të ekzekutohet nga njëra palë ose të dyja)

17

K ONTRATA ME EMËR DHE PA EMËR

Kontrata me emër – janë ato kontrata që janë të parapara dhe të rregulluara shprehimisht me dispozita ligjore. ( Kontrata e shitjes, e dhuratës e veprës, e qirasë, e këmbimit).

Kontrata pa emër –janë ato kontrata që nuk e kanë emrin e tyre dhe nuk janë të rregulluara me ligje ose kode civile, por krijohen nga palët duke u bazuar në rregullat e përgjithshme të së drejtës kontraktuese. ( Kontrata për sefin, ekspozimin, botimin, angazhimin e kapaciteteve hoteliere)

18

K

ONTRATAT KONSENSUALE DHE FORMALE

Kontratat konsensuale –janë ato kontrata të cilat lidhen me marrëveshjen e thjeshtë të palëve kontraktuese. ( Kontrata mbi shitjen, mbi veprën, mbi qiranë).

Kontrata formale –janë ato kontrata për lidhjen dhe vlefshmërinë e të cilave me ligj është caktuar forma e posaçme, e cila paraqitet si element konstituiv i kontratës.

19

K

ONTRATAT ME SHPËRBLIM DHE PA SHPËRBLIM

Kontratat me shpërblim –në këto kontrata jepet shpërblimi për atë që merret. Në këtë grup të kontratash hyjnë: kontrata mbi shitjen, mbi veprën, mbi ortakërinë, mbi qiranë, mbi mbajtjën e përjetshme, mbi ndërtimin.

Kontratat pa shpërblim – janë ato kontrata që nuk jepet kurrfarë shpërblimi për atë që fitohet. Këtu hyjnë kontrata mbi dhuratën, huanë pa kamatë, kontrata mbi shpërblimin, kontrata mbi depozitën.

20

K

ONTRATAT DETYRUESE TË NJËANSHME DHE TË DYANSHME

Kontratat detyruese të njëanshme –janë ato kontrata nga të cilat krijohen detyra vetëm për njërën palë kontraktuese, vetëm ajo palë behet debitor ndërsa pala tjetër fiton të drejtën për të kërkuar dhe bëhet kreditor.

Kontratat e dyanshme detyruese –krijohen të drejta dhe detyra për të dy palët kontraktuese, pra krijohen edhe borxhe dhe kërkesa, si për njërën, ashtu edhe për palën tjetër. (Kontrata mbi qiranë, veprën, ortakërinë, sigurimin)

21

K

ONTRATAT KOMULATIVE DHE ALEATORE

Kontratat komulative – janë ato kontrata në të cilat palët kontraktuese që në çastin e lidhjes së kontratës i dinë të drejtat dhe detyrat e tyre.

(Kontratat mbi shitjen, këmbimin, ndërtimin, sigurimin, qiranë)  Kontratat aleatore – janë ato kontrata në të cilat palët në momentin e lidhjës së tyre nuk i dinë të drejtat dhe detyrat e tyre, por kjo varet nga një rrethanë e ardhshme dhe e pasigurtë.

(Kontrata mbi sigurimin, mbi lojën dhe kushtin, mbi mbajtjen e përjetshme, mbi shitjen e shpresës).

22

K

ONTRATA ME PRESTIME TË PËRHERSHME DHE TË PËRKOHSHME

Kontratat me prestime të përkohshme –janë ato në të cilat prestimi ekzekutohet aty për aty, menjëherë. Rasti i tillë ekziston kur lidhet kontrata e shitjes së sendeve me para të gatshme.

Kontrata me prestime të përhershme –janë ato në të cilat prestimi ekzekutohet me intervale më të gjata kohore. Në këtë grup bëjnë pjesë kontatat mbi qiranë, ndërtimin, sigurimin.

23

K

ONTRATAT E THJESHTA DHE TË PËRZIERA

Kontratat e thjeshta –janë ato që kanë elemete të një kontrate dhe paraqet një lloj të caktuar kontratash.

(Kontrata e shitjes, e qirasë, e dhuratës, e depozitit).

Kontatat e përziera –janë kontratat që sipas përmbajtjes kanë elemente të disa llojeve të kontratave të thejshta. (Kontrata mbi pansionin, mbi sefin, inxhinieringun).

24

K

ONTRATAT E PËRGJITHSHME DHE TË VEÇANTA

Kontratat e përgjithshme – janë ato në të cilat palët i kanë caktuar, saktësuar, të drejtat dhe detyrat në mënyrë të përgjithshme, për një periudhë të gjatë kohore. Këto kontrata zakonisht lidhen në ndërtimtari, për ndërtimin e urave, rrugëve, fabrikave.

Kontratat e veçanta – janë ato kontrata në të cilat janë konstatuar detyrat konkrete të palëve për një periudhë të shkurtër kohore prej 1 viti.

25

K

ONTRATAT E PAVARURA

(

KRYESORE

)

DHE AKCESORE

Kontratat e pavarura (kryesore) –krijojnë efekte juridike dhe shuhen pavarësisht nga ndikimi i ndonjë kontrate tjetër.

Shumica e kontratave në praktike lidhen si kontrata të pavarura, ato janë kontrata e shitjes, ortakërisë, qirasë,veprës etj.

Kontratat akcesore –lidhet, ekziston dhe varet nga kontrata krysore. Kontrata akcesore më së shumti lidhet për ekzekutimin e kontratës, këtu hyjnë kontrata për dorzaninë, kaparin, pengun, hipotekën etj.

26

K

ONTRATAT KAUZALE DHE ABSTRAKTE

Kontrata kauzale – shkaku i drejtpërdrejtë juridik për çka është lidhur kontrata është i njohur, jo vetëm për palët kontraktuese por edhe për personat e tretë, këtu bëjnë pjesë: kontrata mbi dhuratën, mbi huanë, depozitën etj.

Kontrata abstrakte – quhet ajo, në të cilën nuk është cekur qëllimi për të cilën palët obligohen.

Kontaratë abstrakte është kambiali, ose kur dikush obligohet me shkrim se di t’ia paguaj shumën e caktuar të parave.

27

K

ONTRATAT INDIVIDUALE DHE KOLEKTIVE

Kontratat individuale –janë ato me të cilat saktësohen detyrat ndërmjet subjekteve. Rastet më të shpeshta të tyre janë kontrata individuale e punës që lidh punëtori me punëdhënësin.

Kontratat kolektive –janë ato që krijojnë efekte juridike për të gjithë subjektet që i përkasin grupit të caktuar.Këto kontrata i lidh përfaqësuesi i grupit, bëjnë pjesë: kontrata kolektive e punës, kontrata e sigurimit kolektiv etj.

28

K

ONTRATAT PARAPRAKE DHE KRYESORE

Kontratat paraprake(parakontrata) – janë ato me anë të cilave palët janë të obliguara që në të ardhmen të lidhin kontratë tjetër, elementet e të cilave janë caktuar më parë.

Kontratat kryesore – janë ato të cilat krijohen pasi të jetë përmbushur kontrata paraprake.

29

K

ONTRATAT INTUITU PERSONAE DHE JO INTUITU PERSONAE

Kontratat intuitu personae (personale) – janë ato, për lidhjen e të cilave merret parasysh cilësia e veçantë e palës kontraktuse. Ato janë: Kontrata mbi autorizimin, veprën, dhuratën etj.

Kontratat jo intuitu personae – janë ato të cilat nuk merret parasysh cilësia e veçantë e palës kontraktuese. (psh. Kontrata e shitjes, këmbimit etj.).

30

K

ONTRATA ME PËRMBAJTJE TË CAKTUAR DHE KONTRATAT E ADEZIONIT

Kontrata me përmbajtje të caktuar – janë ato në të cilat është caktuar përmbajtja nga palët kontraktuese. Në këto kontrata palët me marrëveshje i caktojnë elementet dhe kushtet e saj.

Kontratat e adezionit – janë ato të cilat njëra palë që më përpara cakton elementet dhe kushtet e kontratës, kurse pala tjetër nuk merr pjesë në përpilimin e kësaj kontrate e as nuk ndikon në ndonjë element të këtyre kontratave.

31

M

JETET PËR SIGURIMIN E KONTRATËS Mjetet reale:

    Hipoteka Pengu Kapari Kaucioni    Pendimi Kushti penal Dorëzania Mjetet presonale:

32

K

ONTRATAT KRYESORE NË LËMIN E EKONOMISË

 Kontrat e lëmis së ekonomisë ndryshe quhen Kontratat mbi qarkullimin e mallrave, ekonomisë nacionale dhe ndërkombëtare.

në kuadër të  1.

2.

3.

4.

Disa nga karakteristikat e kontratave kryesore të ekonomisë:

Lidhen nga subjektet ekonomike/bisnesore Kryhet qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve Kryesisht janë “kontrata fomulare”, sepse që më parë ceken të gjitha elementet e rëndësishme për lidhjen e tyre Përgjegjësia e palëve është më e madhe, dhe eksistojnë dispozitat e veçanta “lex specialis derogat lex

generalis”.

33

K ONTRATA PËR SHITBLERJE

   Kontrata për shitblerje- është punë juridike, nga e cila për njërën palë kontraktuese shitësin krijohet detyrimi që, palës tjetër kontraktuese, blerësit t’ia dorëzojë një gjësend të caktuar, në mënyrë që blerësi, ta fitojë të drejtën e disponimit, përkatësisht të pronësisë në atë gjësend, për të cilin detyrohet që shitësit t’ia paguaj kundër-vlerën (çmimin) e caktuar. Elemtet themelore – SENDI dhe CMIMI Subjetet – SHITËSI DHE BLERËSI 1.

2.

Shitësi ka obligim:

Dorëzimin e sendit Përgjegjësinë për të metat materiale

Blerësi ka obligim:

1. Pagimi i cmimit blerës

34

2. Detyrimi i pagimit të sendit

K

ONTRATA KOMISIONARE

Kontrata komisionare - është punë juridike në ekonomi e cila i krijon detyrim njërës palë kontraktuese, që në emër të vet e sipas urdhrit dhe llogarisë së palës tjetër kontraktuese, lidhë punën e caktuar të së drejtës biznesore krahas shpërblimit që merr.  Personi (pala kontraktuese) që e kryen këtë punë si profesion, në emër të tij e sipas urdhrit dhe llogarisë e palës tjetër, quhet komisionar, ndërsa pala tjetër quhet Komitent.

35

K

ONTRATA PËR SHPEDICIONIN

Kontrata për shpedicionin - e detyron njërën palë që të organizojë transportimin e gjësendeve, në emër të vetë e sipas urdhrit dhe për llogari të palës tjetër kontraktuese, me shpërblim. Kjo palë quhet shpeditor ose organizator i transportimit të mallrave, ndërsa pala tjetër komitent ose urdhërdhënës ose edhe klient.

36

K ONTRATA PËR LIZINGUN ( LEASING )

Kontrata për lizingun (leasing) - me këtë kontratë dhënësi i lizingut si palë kontraktuese, detyrohet që, palës tjetër t'ia jap në shfrytëzim gjësendin e kontraktuar dhe ti kryej veprimet e kontraktuara, që kanë të bëjnë me shfrytëzimin adekuat ekonomik të atij gjësendi - palës tjetër kontraktuese - marrësit të lizingut i cili detyrohet që për shërbimin e bërë ndaj tij, të paguaj shpërblimin kontraktues (qiranë).

37

K

ONTRATA PËR SIGURIMIN

Kontrata për sigurimin - është punë juridike me të cilën siguruesi detyrohet që të siguruarit ose ndonjë personi të tretë (shfrytëzuesit të sigurimit) t’ia paguaj kompensimin, përkatësisht shumën e kontraktuar ose të bëj diçka tjetër, në rast të ndodhjes së rastit të paraparë me kontratë (rasti i sigurimit), për çka kontraktuesi i sigurimit, detyrohet që të paguaj shumën e caktuar në para ( preminë e sigurimit).

38

K

ONTRATA PËR NDËRTIM

Kontrata për ndërtim - është punë juridike biznesore, nga e cila për njërën palë kontraktuese investitorin, rezulton detyrimi, që sipas projektit të caktuar të ndërtohet në afatin e kontraktuar një objekt i caktuar ndërtimor, në truall të caktuar ose që në atë truall përkatësisht në objektin ekzistues të kryhen punë tjera ndërtimore për palën tjetër kontraktuese porositësin, për ç’gjë kjo palë detyrohet, që për këtë t’ia paguaj çmimin e caktuar

39

K

ONTRATA PËR FAKTORING

Kontrata për faktoring Është punë specifike bankiere, që ka të bëj me realizimin e kërkesave kontabilore të subjekteve të interesuara nga ana e bankës përkatëse ose të ndonjë institucioni tjetër financiar të specializuar për punë të faktoringut.

40

K

ONTRATA PËR LLOGARINË RRJEDHËSE BANKARE

Kontrata për llogarinë rrjedhëse bankare

tjetër kontraktuese, t’ia hapë një llogari të apo të kredive të lejuara. me këtë kontratë banka e caktuar detyrohet që, një personi - deponuesit i cili ka cilësinë e palës veçantë, përmes së cilës deponuesi i bën pagesat e tij për të tjerët dhe pranon pagesat e të tjerëve që i bëhen atij, në suazat e mjeteve që disponon

41

K

ONTRATA PËR DEPONIMIN E

L

ETRAVE ME

V

LERË

Kontrata për deponimin e letrave me vlerë -

është punë bankiere, me të cilën banka si palë në cilësitë kontraktuese, detyrohet që, nga pala tjetër e kontratës - deponenti, ti pranojë për ti ruajtur LV dhe për ti ushtruar të drejtat dhe detyrimet, që kanë të bëjnë me to, pra me letrat me vlerë. Deponenti nga ana tjetër detyrohet që bankës për këtë t'ia paguaj kompensimin, si dhe shpenzimet e veçanta që janë bërë gjatë kryerjes së atyre veprimeve.

42

K

ONTRATA PËR SEFIN

  Kontrata për sefin - lidhet në mes të bankës dhe shfrytëzuesit të sefit me qëllim të ruajtjes dhe kujdesit të gjërave me vlerë të veçanta (LV, gjësendet e çmuara, objektet artistike etj.) Me këtë kontratë banka detyrohet që shfrytëzuesit të sefit, t’ia jap në përdorim dispozicion sefin, për vuajtjen e gjësendeve të caktuara, për një periudhë të caktuar, ndërsa shfrytëzuesi, detyrohet që për këtë bankës t’ia paguaj kompensimin e caktuar.

43

K

ONTRATA PËR THEMELIMIN E MARRËDHËNIES SË PUNËS

Kontrata për themelimin e marrëdhënies së

punës - me këtë kontratë punëdhënësi dhe punëtori i rregullojnë marrëdhëniet e tyre, të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga puna e punëtorit të punëdhënësit. Marrëdhënia e punës themelohet me kontratën për themelimin e marrëdhënies së punës.Themelimi i marrëdhënies së punës është ndër aktet me të veçanta dhe të rëndësishme në jetën e individit. Kjo marrëdhënie krijohet në mes të punëtorit dhe punëdhënësit.

44

K

ONTRATA PËR

K

NOW

- H

OW

Kontrata për know – how, përmban në vete detyrimin e një pale kontraktuese, që palës tjetër, t’ia bartë dituritë dhe përvojat e caktuara teknike-teknologjike, financiare, si dhe diturisë dhe përvojat biznesore.  Pala tjetër kontraktuese (pala e dytë, nga ana tjetër, detyrohet që për këtë, palës së parë, t'ia paguaj çmimin (shpërblimin) e caktuar.

45

K

ONTRATA PËR FRANSHIZING

Kontrata për franshizing - Objekti i kësaj kontrate është bartja e të drejtave të shfrytëzimit të franshizës, në këmbim të një kompensimi të caktuar financiar të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Me këtë kontratë njëra palë kontaktuese - dhënësi i franshizës ia bartë palës tjetër kontraktuese - marrësit të franshizës të drejtën e shfrytëzimit të franshizës, me qëllim marketingu, shitje të llojeve të caktuara të mallrave dhe të shërbimeve.

46

K

ONTRATA E

F

ORFETINGUT

Kontrata e forfetingut - Kjo kontratë lidhet në mes palëve me qëllim të dhënies dhe marrjes përsipër të kërkesave (borxheve) afatgjata, të cilat skadojnë në një kohë të ardhshme e që kanë të bëjnë me porositë e mallrave dhe shërbimeve, kryesisht në eksport.

47

K

ONTRATA PËR ALOTMAN

  Kontrata për alotmanin - është kontratë për angazhimin e kapaciteteve hoteliere. Kjo kontratë lidhet në mes të agjencionit përkatës turistik dhe hotelierit, respektivisht subjektit të caktuar biznesor, që merret me veprimtari hoteliere, si veprimtari ekonomike.

48

K

ONTRATA PËR QIRANË

Kontrata për qiranë - është kontratë joformale- ngase ligji, në parim nuk e cakton ndonjë formë të veçantë për lidhjen e saj.

Me këtë kontratë detyrohet qiradhënësi që gjësendin e caktuar t’ia jap me qira -palës tjetër qiramarrësit i cili për këtë arsye, është i detyruar që qiradhënësit t’ia paguaj qiranë e caktuar. Përdorimi (shfrytëzimi) i objektit të dhënë me qira nënkupton edhe mbledhjen e fryteve, nëse ndryshe nuk është paraparë.

49

K

ONTRATA PËR LICENCË

Kontrata për licencë - është kontratë barrësore, me të cilën dhënësi i licencës, detyrohet që fituesit të licencës t’ia bartë në tërësi të drejtën e shfrytëzimit ekonomik të patentit, shpikjes, diturisë teknike dhe përvojës, markës, mostrës ose modelit, shenjës së dallimit ose knoë-hoëit, ndërsa shfrytëzuesi i licencës, detyrohet që objektin e licencës ta shfrytëzoj në mënyrën e kontraktuar, si dhe dhënësit të licencës t'ia paguaj çmimin (kompensimin) e caktuar.

50

K

ONTRATA PËR TAJMSHERINGUN

 Me këtë kontratë njëra palë kontraktuese, dhënësi i tajmsheringut, detyrohet që palës tjetër kontraktuese - shfrytëzuesit që palës tjetër kontraktuese shfrytëzuesit të tajmsheringut, t’ia jap në shfrytëzim të drejtën e shfrytëzuesit ekonomik të një objekti të caktuar ekonomik, në interval të caktuar kohor, ndërsa pala tjetër - shfrytëzuesi i tajmsheringut ka për detyrë që objektin përkatës ekonomik - të paraparë me kontratë, ta shfrytëzojë me vëmendje të lartë biznesore, në mirëbesim, në mënyrën dhe sipas kritereve që i përgjigjen destinimit të objektit gjegjës ekonomik, rregullave dhe parimeve të profesionit dhe nikoqirit të mirë, si dhe që dhënësit të tajmsheringut t’ia paguaj kompensimin e kontraktuar

51

për objektin ekonomik që e shfrytëzon.